VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

A KA KUPTIM BASHKIMI EUROPIAN PËR POPULLIN SHQIPTAR!
Nga LEBIT MURTISHI

E Hënë, 07.22.2013, 06:52am (GMT1)


Përvoja e hidhur historike, sidomos robëria shumëshekullore nën Perandorinë Osmane, kur ,,njiheshin" si territore shqiptare katër Vilajetet e Medha, dhe fati i tyre gjatë dhe pas shpërbërjes së asaj perandorie, duhet të mirret si shembull i mundshëm i historive të ardhshme, përpara se të bëhet vonë edhe për shumë breza të ardhshem...

Tendenca e hapur e poltikës europiane për të defaktorizuar shqiptarët në emër të integrimeve euroatlantike dhe arroganca e znj. Eshton për të copëtuar definitivisht edhe ate copë Kosove të pergjakur me fajin edhe të gjyshërve të saj, nuk jep ndonjë sinjal inkurajues për perspektivën e popullit shqiptar në atë bashkësi ,,të barabartë" të popujve dhe shteteve të ndryshëm... Europa ,,pa kufij" është vetëm një ëndërr e të marrëve dhe një mundësi e lehtë për të shtruar ndikimin ekonomik, politik dhe ushtarak të fuqive të mëdha mbi ato vende që dikur i shtronin me mjete ushtarake... Lehtësimi i kalimit të kufijve nuk do të thotë heqje kufijsh, përkundrazi, kufijtë do jenë edhe më të fortë, perderisa vazhdon konkurenca e heshtur e superarmatimit mes fuqive të mëdha, e cila një ditë, sipas ligjeve që po zhvillohen, do të kërkojë fusha të tjera konkuruese...

Nuk është me rëndësi koha dhe hapësira, mund të kalojnë vite edhe shekuj, me rëndësi është ndeshja e pashmangshme e konkurenteve të tregjeve në secilin kënd të globit... Dhe pikerisht atehere, siç ndodhi me Vilajetet, me Karten e Atlantikut, me ,,Karten" e Rambujese, me ,,Karten" e Ohrit dhe ,,Karten e Koncullit", do te ndodhin Kufijt e Rinj mbi hartat e sotme... Dhe ne shqiptaret do te duhet prej fillimit te derdhim gjak per pak te drejta qe do ofrojne ,,miqte e medhenj"... Pa siguruar me ushtri shqiptare kufijtë e Shqiperise Etnike, nuk duhet te enderrojme ,,maja" te paenderrueshme... Nese vertet (sipas qendrimeve te sotme politike) kufijtë nuk kane vlere, cila eshte arsyeja e ndertimit te shtetit ,,maqedon" mbi territore shqiptare, cila eshte arsyeja e dhunes se shfrenuar mbi Kosove per te vendosur pushtetin kriminal serb mbi viktimat shqiptare, cila eshte arsyeja e kercenimeve te hapura mbi shqiptaret posa permendin teritore!.. Keto dhe shume pyetje te tjera kane vetem nje pergjigje: Vendimet e Kongresit te Berlinit dhe Konferencave vijuese jane te shenjte dhe te paprekshem per Europen e sotme!.. Prandaj duhet angazhim, duhet pune e perkushtueshme dhe e pandalshme, per te penguar vulosjen e copetimit te Shqiperise nga Esatpashet e sotem... Pa u bashkuar Shqipieria nuk mund te mirremi me bashkimiin e mafies politike ne Bruxsel!..

20.07.13


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.