VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PD TO BE OR NOT TO BE - HUMBËSI I 22 KORRIKUT A DO TA PRANOJË HUMBJEN? Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 07.22.2013, 08:15am (GMT1) Kjo është pyetja që pothuajse nuk është shtruar në këto javë të garës për kreun e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë: Humbësi i 22 korrikut a do ta pranojë humbjen? Më saktë: pala humbëse e 22 korrikut a do ta pranojë rezultatin e dalë nga votimet e anëtarësisë së kësaj partie anembanë vendit. Një muaj pas 23 qershorit, pritet që 22 korriku të jetë data tjetër më e bujshme e zhvillimeve politike në Shqipëri. Prandaj pyetja e mësipërme, pothuaj tabu edhe në kampin kundërshtar, edhe në mediat përkatës ka qenë tabu ose është shtruar nën zë. Nga kjo pyetje, në një drejtim të kundërt me logjikën e matrioshkave, lindin pyetje përpjesëtimisht më të mëdha: A do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të PDsë, për herë të parë me parimin 'një anëtar një votë' një zgjedhje e drejtë dhe e ndershme, pra me një rezultat, cilidoqoftë ai, të pranueshëm si për njërin kandidat edhe për tjetrin, si për mbështetësit e njërit kandidat, ashtu edhe për mbështetësit e kandidatit tjetër? Mediat, në analizat dhe opinionet e tyre, lënë disi të kuptohet se gara e zhvilluar këto javë nga dy mëtuesit për kreun vakant të PDsë, është vetëm sipërfaqësore, është vetëm dukja, është vetëm cipa e asaj që vlon në kazanin e kësaj partie. Klanet e PDsë, sipas tyre, nuk janë aq miqësore, nuk janë aq të pajtueshme mes tyre, madje janë armiqësore, janë të papajtueshme. Ato përfaqësojnë grupe dhe grupime të mëdha interesash krejt të papërputhshme. Dhe rezultati, fruti që do të japë 22 korriku, më tepër do të vijë nga gara e nëndheshme se nga paraqitja që kanë bërë kandidatët në turneun e tyre zgjedhor në bazën e partisë. Duke pasur tetë vjet në duar Shqipërinë, pasuritë e saj, burimet e saj natyrore dhe njerëzore, garuesit, më saktë, palët garuese pak ose aspak e shikojnë 22 korrikun si një datë vendimtare për fatin e partisë së tyre, për fatin e demokracisë në partinë e tyre, për fatin e një alternative të rëndësishme në politikën dhe në jetën e Shqipërisë, rrjedhimisht për fatin e zhvillimeve të ardhshme të vendit. Ata e shikojnë 22 korrikun me logjikën e tenderit. Ata nuk janë mësuar të humbasin tendera. Pra, nuk mund t'ia lejojnë vetes të humbasin një tender të tillë të rëndësishëm dhe ndoshta të papërsëritshëm, siç është 22 korriku. Atëherë, pyetja pasuese më e madhe që del nga një pyetje pararendëse më e vogël është se a do ta pranojë pala humbëse bashkëjetesën me palën fituese? Më qartë: A do të pranojë ajo një rëndësi më të vogël se ajo që ka pasur në kuadrin e një klani apo të një grupi klanor? Pra, në përfundim, Partia Demokratike a do të jetë ajo që ishte deri më 24 korrik? A do të shpërbëhet ajo natyrshëm gradualisht, pa ndonjë bujë të madhe apo kjo do të ndodhë në mënyrë kaotike dhe me mbresa të padëshirueshme për klimën politike të vendit? A do të jetë, pra, PD një kooperativë bujqësore tjetër e radhës, nga e cila, kush është më afër kryesisë, kush është më i zoti, më shkathëti, më i shpejti, më nuhatësi do të marrë pjesën e saj më të madhe dhe do ta çojë në shtëpinë e vet, më saktë: në shtëpinë e klanit të vet, grupit të vet klanor? Për midenë e një partie që, në gati gjithë historinë e saj, nuk e ka njohur transparencën, nuk i ka njohur votimet e rregullta dhe të ndershme, ku zgjedhjet kanë qenë emërime, ku proceset kanë qenë farsë në të gjitha instancat dhe në gjithë hierarkinë, do të jetë e rëndë dhe e vështirë të kapërdijë apo të përthithë një 22 korrik të lirë, të ndershëm, transparent. Një kapërcim i improvizuar i ylberit do të ishte tepër i paparashikueshëm për këllqe të tilla gjatë të shrembëruara dhe të ligështuara. Pyetja vijuese do të ishte: Ish kryetari i PDsë, nga jashtë strukturave të saj tashmë, a do të jetë në gjendje t'i mbajë brenda shishes xhullinjtë, të cilët kalërojnë PDnë dhe Shqipërinë pa patur kush t'i ndalë prej së paku katër vitesh, kur PD mbajti farsën zgjedhore më fatale të saj? A do të jetë ai do të ketë në dorë gongun e ankandit? A do ta pranojnë më tej palët PDnë si shtëpinë e tyre të përbashkët? Shtruarja dhe renditja e të gjitha këtyre pyetjeve bëhet mbi bazën e një logjike të vetme pritëse, e cila nuk ekziston askund në Tiranë: Mbi bazën e logjikës së përgjigjeve që ato do të marrin gjatë dhe pas 22 korrikut. ©
SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |