VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MBLEDHJA BALLKANIKE E NIVELIT TË LARTË NË SLLOVENINga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 01:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MBLEDHJA BALLKANIKE E NIVELIT TË LARTË NË SLLOVENI
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 07.26.2013, 09:05pm (GMT+1)


Sllovenia dhe Kroacia organizuan këtë javë në Brdo të Sllovenisë takimin e kryetarëve të shteteve të Ballkanit Prëndimor, në një përpjekje nga këto dy vende të vetme ballkanike, anëtare të Bashkimit Evropian, për të rivendosur lidhjet politike dhe ekonomike me qëllim për forcimin e stabilitetit në rajon pas luftërave të përgjakshme fund shekullin e kaluar që shkaktuan vdekjen e rreth 100-mijë vetave anë e mbanë ish Jugosllavisë.

Ky takim u cilësua si një mledhje jo zyrtare, por pjesë e të ashtuquajturit "Procesit Brdo", i cili me nismën e Sllovenisë dhe të Kroacisë, filloi më 2010, me objektivin për forcimin e marrëdhënjeve rajonale, ndërkohë që shtetet e Ballkanit Perëndimor përpiqen të plotësojnë kushtet për antarsim në Bashkimin Evropian. Takim ky jo zyrtar , sipas organizatorëve, sepse një atmosferë e tillë bën më të mundur dialogun e hapur e të sinqertë dhe bashkpunimin më të mirë midis udhëheqsve të vendeve pjesëmarrëse në konferencë, të cilat kanë një histori të gjatë konfliktesh dhe armiqësishë -- me shpresën se madje edhe problemet më të ndërlikuara, "mund të zgjidhen me dialog, sinqertitet dhe besim."

''Procesi Brdo'', është shikuar gjithashtu si një model për zgjidhjen e problemeve me rëndësi midis vendeve të Ballkanit, pasi ky proces, fillimisht ka bërë të mundur zgjidhjen e problemeve edhe midis Kroacisë dhe Sllovenisë, dy vendeve sponsorizuese të këtij takimi. Një ndër objektivat e kësaj konference ka qenë dhe mbetet përpjekja për të identifikuar së bashku projekte që do të çonin në një bashkpunim dhe integrim më të madh midis vendeve të kësaj pjese të Evropës. Pasi pa integrim dhe bashkpunim midis vet vendeve të Ballkanit Perëndimor, e vështirë, mos e pa mundur, do jetë edhe integrimi dhe bashkpunimi i tyre me organizmat euro-atlantike, përfshirë edhe Bashkimin Evropian, megjithse antarësimi në këtë oganizatë varet edhe nga përparimi i shënuar dhe plotësimi i kushteve nga secili vend veças.
Në takimin e Brdos të presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor të ënjtën, morën pjesë Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, si dhe Presidenti i Bosnje Hercegovinës, i Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, për të dialoguer, në një atmosferë jo zyrtare, mbi bashkpunimin rajonal. Fotografia nga ky takim në nivel të alrtë megjithse jo zyrtar, me dy presidentë shqiptarë rreth tryezës së rrumbullakët, le të kuptohet dhe dërgon një mesazh të pa dyshimtë se fati i shqiptarëve sot është në dorë të tyre dhe se ata janë një faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie dhe fqinjësie të mirë në Ballkan. Është gjithashtu edhe symbol krenarie për çdo shqiptar!

Këtyre iu bashkua Presidenti i Francës, i cili ndodhej në një vizitë zyrtare dyditëshe në Slloveni, Z. Francois Hollande, me të cilin ata patën rast të diskutojnë, bashkërisht dhe individualisht, mbi ritmet drejtë antarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Shqipërisë, Z. Bujar Nishani u tha kolegëve të tij se Tirana zyrtare është e vendosur të plotësojë kushtet dhe se antarësimi në Bashkimin Evropian, mbetet një prioritet për Shqipërinë, përfshirë edhe angazhimin serioz të maxhorancës së re qeverisëse, të dalë nga zgjedhjet e fundit. "Mbetemi plotësisht të përkushtuar në intensifikimin e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, forcimin e shtetit të së drejtës dhe përshpejtimin e ritmit të reformave për arritjen e standardeve evropiane. Ky është një proces që kërkon vijueshmëri. Kështu, do t`u ofrojmë qytetarëve tanë shërbime të cilësisë evropiane dhe do të arrijmë objektivin më parësor strategjik, integrimin evropian."- deklaroi Presidenti Nishani.

Edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Z. nja Atifete Jahjaga, në takimin e saj me presidentin francez, në Brdo tha se objektivi kryesor edhe i Kosovës është gjithashtu antarësimi në organizmat euro-atlantike, duke theksuar se, "me fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Kosova dhe BE-ja kanë hapur një marrëdhënie të re kontraktuale. Ajo u angazhua se, "reformat e nevojshme dhe të domosdoshme në vend dhe procesi i forcimit të demokratizimit të Kosovës do të përshpejtohen në kuadër të rrugës së anëtarësimit në BE". Mirëpo, në një formë ankese ndaj Evropës, Presidentja tha se "Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që ende nuk e ka marrë liberalizimin e vizave për qarkullim të lirë të qytetarëve në vendet e BE-së dhe vlerësoi se ndihma e Francës në këtë proces do të ishte e më se e nevojshme".

Pjesëmarrja e Presidentit francez në takimin e udhëheqsve më të lartë shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte një shënjë mbështetjeje, jo vetëm nga ana e Francës, por edhe e Bashkimit Evropian, për një integrim sa më të shpejtë të vendeve të këtij rajoni në komunitetin e vendeve evropiane. Ai e cilësoi vendimin e tij për të marrë pjesë në konferencën e Brdos si, "një shprehje e përkrahjes së Francës për integrimin e mëtejshëm të vendeve ballkanike në strukturat e Bashkimit Evropian", dhe shtoi se, "Ky takim përbën një mesazh shprese për popujt e Ballkanit, pasi ata mbajnë mbi supe një përvojë të rëndë", historike, tha udhëheqsi francez.
Njëra nga këto barrë të rënda që rëndon mbi supet e sidomos të shqiptarëve dhe njëkohësisht pengon edhe përmirsimin e marrëdhnjeve rajonale është politika gjithnjë agresive e Serbisë ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj. Megjithse kryeministri i Kosovës dhe ai Serbisë kanë zhvilluar bisedime në Bruksel për përmirësimin e marrëdhënjeve midis dy vendeve, Beogradi zyrtar dhe Kisha Ortodokse ruse vazhdojnë avazin e vjetër se Kosova në mendjen e tyre na qenka gjithnjë, "provincë" e Serbisë, megjithse pavarsia e saj është njohur tanimë nga mbi 100-shtete anë e mbanë botës.

Presidenti serb, Nikoliç i cili mori pjesë në konferencën e Brdos, ball për ball me dy presidentë shqiptarë, u tha gazetarve disa ditë para konferencës në Slloveni se Kosova, sipas tij, nuk do të jetë kurrë shtet dhe udhëheqsi serb pohoi se në ''mirësinë" e tyre serbët na qenkan gati që Kosovës t'i japin një "autonomi substanciale". Për këtë, siç duket udhëheqsit politikë dhe fetarë serbë llogarisin në mbështetjen e Rusisë për politikën e tyre ndaj Kosovës. "Ne presim që Rusia si fuqi e madhe sllave, do të japë mbështetjen e saj, kështuqë problemi i Kosovës të zgjidhet në mënyrë të drejtë," i ka thënë kohët e fundit kreu i Kishës Ortodokse serbe Irenej, kryetarit të parlamentit rus, Sergei Naryshkin, sipas agjencisë Itar-Tass-it.

Fatkeqësisht, me deklarata dhe qëndrime të tilla ndaj Kosovës, nga ana e Serbisë, dhe megjithë qëllimet e mira të takimeve zyrtare ose jo-zyrtare të "Procesit Brdo'', pa normalizimin e marrëdhënieve shtet me shtet, midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë paqë e stabilitet në Ballkan, dhe as anëtarësim e integrim të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizmat euro-atlantike.

Angazhimi i "Procesit Brdo", sipas të cilit "Të gjithë së bashku në Bashkimin Evropian", me kontributet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të shkohet drejtë një të ardhme të përbashkët evropiane, do mbetet vetëm aq, një angazhim me fjalë dhe asgjë tjetër. Është në dorë të Bashkimit Evropian që të detyrojë Serbinë të njohë pavarsinë e Kosovës, ashtuqë i gjithë rajoni i Ballkanit, sipas deklaratës së Brdos, të "jetojë në pajtim, begati, siguri, liri shtypi, rend e qetësi dhe në mirëqenje për të gjithë, pa marrë parasyshë prejardhjen e tyre etnike.... bazuar në standardet, parimet dhe vlerat europiane."


Takimi i kësaj jave i udhëheqsve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë

Udhëheqsit e Ballkanit Perëndimor me Presidentin francez Francois Hollande në mes, në Brdo të Sllovenisë

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËRKESAT PËR LULZIM BASHËNNga SAMI REPISHTI (07.25.2013)
NJË MINISTRI PËR DIASPORËNLETËR E HAPUR nga ARTUR VREKAJ, Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI, Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI, Worcester, Massachusetts, SHBA (07.24.2013)
TRI REVOLUCIONET E EGJIPTITNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (07.24.2013)
SHEKULLI I KLLAPISËNjë film mbi shëmbjen e komunizmit shfaqet në Kongresin amerikanNga FRANK SHKRELI (07.22.2013)
DISA VËREJTJE PËR MIKUN TIMNga RESHAT KRIPA (07.22.2013)
PD TO BE OR NOT TO BE - HUMBËSI I 22 KORRIKUT A DO TA PRANOJË HUMBJEN?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.22.2013)
A KA KUPTIM BASHKIMI EUROPIAN PËR POPULLIN SHQIPTAR!Nga LEBIT MURTISHI (07.22.2013)
FILLIMI I RI NË PD, NJË SHANS I HUMBURNga AFRIM KRASNIQI (07.21.2013)
DUHET PËRKUSHTIM TË JESH VEPRIMTAR I DIASPORËS SË AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA-SHBA (07.21.2013)
Faktori ekonomik përcaktues i politikave shtetërore…ME NDËRRIMIN E PUSHTETEVE FITOJNË MAFIOZËT DHE HUMBET PËRHERË POPULLINga LEBIT MURTISHI (07.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]