VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SEKTI POLITIK ME EMRIN PDNga AFRIM KRASNIQI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 07:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SEKTI POLITIK ME EMRIN PD
Nga AFRIM KRASNIQI

E Martë, 07.30.2013, 08:14am (GMT+1)


PD e mbetur nuk surprizon dhe nuk zhgënjen më. Një parti bën surprizë kur del tej parashikimeve, por PD e pushtetit nuk ka lëvizur ende jashtë çdo parashikimi! Një parti zhgënjen kur beson në të, kurse tek PD aktuale zgjedhjet provuan masën e besimit dhe ndaj nuk ka vend për zhgënjim. Thjesht po del publikisht ajo që deri dje fshihej pas stendave të pushtetit. Një parti politike, që nuk bën dot debat, nuk ka elitë mendimi, nuk ka rend meritokracie, nuk ka rregulla dhe as respekt gare, nuk ka anëtarësi të saktë dhe as sens mase. Një parti që ka humbur lidhjen me realitetin, me qytetarët, me median, me publikun dhe me historinë. Ajo sillet si sekt fetar fanatik, ku ndalohet kritika për udhëheqësin, ku kushdo dënohet jo vetëm për fjalët, veprimet, por edhe mendimet, ku mungon liria dhe durimi për të dëgjuar, ku reflektimi është fjale e huaj dhe ku turma fanatike e besimtareve, njerëz pa identitet dhe pa dinjitet personal, kërkon ushqim dhe për t'u ushqyer është e gatshme të bëjë gjithçka.

105 mijë anëtarë u thirrën në votim, disa mijëra u pranua se u lanë jashtë listës, vetëm 41 mijë votuan dhe prej tyre 32 mijë votuan për kandidatin e përcaktuar prej një viti. Pra, vetëm një e treta e anëtarësisë aktuale ka folur dhe kjo konsiderohet sukses historik!! Gara ishte formale, nisi formale, u pranua formale dhe u mbyll siç nisi, me revoltën e njohur sipas të cilës "kafshët e uritura dhe njerëzit e shumëushqyer janë gjërat më të rrezikshme në këtë botë".

Më 1991 pati garë reale midis dy kandidatëve, më 1992 pati përsëri garë reale, më 1996 nisi gara formale, e cila vijon pa ndërprerje me një kandidat ose me dy kandidatë të zgjedhur nga lideri suprem. Edhe tani kështu ndodhi. Nuk është çështje emrash, por parimesh dhe procedurash. Ndaj të vjen të qeshësh kur eksponentë aktualë të pushtetit, që janë aty për shkak të shërbimit pa kushte publike edhe kundër miqve të tyre të afërt, mburren se kjo ishte gare historike, unike, model për të tjerët...!

Një parti serioze sillet në mënyrë serioze: njeh veten, mendon, analizon, reflekton, pastaj vendos me parimin e votës. Në PD është kaluar pa u konsumuar çdo etapë e tillë, nuk ka vend dhe as plan për mendim, reflektim dhe analizë, thirrjet për unitet të kujtojnë PS me 2002 apo PPSH me 1991. Çfarë e pengon PD të mbajë shënim çdo mendim dhe të ulet për t'i diskutuar ato? Çfarë e pengon atë të pranoje në parti K.Islamin dhe njëherësh të përjashtojë gjithë PD-në historike të viteve 1990-1995? Çfarë e shtyn një parti të refuzojë zgjedhje transparente në çdo nivel e strukturë? Në çdo rast, në çdo kohë dhe në çdo vend përgjigja është e njëjtë: mentaliteti, frika nga konkurrenca e vota e lirë, kultura e munguar dhe vizioni pengues i lidershipit politik! Si në rastin aktual!

Problemi kryesor i saj është se nuk funksionon më si parti, nuk ka status dhe nuk e respekton atë të vjetrin që ka, nuk ka rregulla loje dhe askush nuk e respekton lojën, nuk ka liri mendimi dhe të gjithë kanë alergji nga mendimi i lirë, nuk ka meritokraci, as elitë ndaj në raste të tilla bashkohen të gjithë humbësit për të shtrënguar radhët e tyre, për të mos lejuar ndryshim, sepse çdo ndryshim krijon një sistem meritash e vlerash ku ata duken jashtëtokësorë... ndaj kjo që po ndodh në PD-në aktuale është vetëm fillimi, të pasurit po grinden duke kërkuar pushtet dhe imunitet personal, ekipet paramilitare të forcës po tregojnë muskujt sot në FB dhe nesër në sallat e mbledhjeve, turma po grindet duke tentuar të bëhet bodigardi më i besuar i udhëheqësit të vjetër e të ri, mendjet e qeta dhe elitare janë të padëshirueshme dhe refuzohen me egërsi, PD po humb gjithçka, jo vetëm pushtetin, jo vetëm qetësinë. 100% për meritë të kulturës politike që krijoi lideri i lavdishëm i '68- ës, i kulturës së dhunës që ngriti në institucion modeli i baltosjes ndaj çdo mendimi kundër, i pafuqisë për të menduar i lirë dhe i paaftësisë për të nxjerrë në krye mendjet vs muskujve, i sistemit klientelist ku turma e servilëve qeveris, i sistemit korruptiv ku të pasurit e rinj të shëndoshur me paratë publike e pushtetin politik diktojnë votime, rregulla dhe vendimmarrje politike.

PD aktuale, megjithëse ka një kryetar të ri zyrtar, por nuk ka ende një ide novatore mbi të ardhmen dhe sfidat e saj, nuk ka reagim, nuk ka siguri dhe as garanci për të ardhmen e saj. Ka ndryshuar vetëm mosha e njeriut nën kostum, jo kostumi, jo sjellja, jo mentaliteti, jo mekanizmi i politikës si dhuratë e mbijetesë, jo vizioni për politikën dhe demokracinë, jo respekti ndaj rregullave, parimeve dhe normave ku bazohen krijimet dhe funksionimet e partive politike moderne, jo aftësia për të shikuar tej interesit të ngushte ditor dhe as mençuria për të kuptuar vetveten dhe për të bërë dallimin e madh midis 1 milion votave kundër dhe 1+5 vetave që vijojnë të bëjnë fajtor qytetarët për dështimin e vet historik.

U thanë këto mendime edhe vite më parë, refuzuan, tani kur koha u dha të drejtë, po merren dhe po thuhen nga armiqtë e radhës! Si përherë, armiqtë duhet të jenë diku lart, në krye, mundësisht sfidues për kryetar ose zv/kryetar, siç ka ndodhur gjatë viteve të ndryshme me Hajdarin, Pashkon, Cekën, Imamin, Pollon, Arbnorin, Meksin, Topin dhe së fundi me Patozin. Sepse në një parti të modelit sektar ka vetëm një udhëheqës, vetëm një të drejtë, vetëm një folës, vetëm një vendimmarrës, vetëm një shpëtimtar, vetëm një Zot...! Të tjerët janë ndjekës besnikë, turmë e dhunshme pa zë, e gatshme për shërbime kamikaze ose ka mëkatarë që duhen dëbuar e dënuar prej turmës së ndjekësve! Siç ka ndodhur shpesh dhe siç po ndodh përsëri, në kohën kur ende në tabelat e pallateve ka mbetur slogani elektoral "qytetari është i pari!!!

AFRIM KRASNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TAP NUK ËSHTË ÇLIRIMI I DYTË I SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (07.29.2013)
LADORISHTI, NJË NDËRGJEGJE E NGARKUAR HISTORIKE...Nga LEBIT MURTISHI (07.28.2013)
PËR HERË TË DYTË DUA TË ZHDUKEM NGA KY VENDNga MENTOR KIKIA (07.28.2013)
MBLEDHJA BALLKANIKE E NIVELIT TË LARTË NË SLLOVENINga FRANK SHKRELI (07.26.2013)
KËRKESAT PËR LULZIM BASHËNNga SAMI REPISHTI (07.25.2013)
NJË MINISTRI PËR DIASPORËNLETËR E HAPUR nga ARTUR VREKAJ, Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI, Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI, Worcester, Massachusetts, SHBA (07.24.2013)
TRI REVOLUCIONET E EGJIPTITNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (07.24.2013)
SHEKULLI I KLLAPISËNjë film mbi shëmbjen e komunizmit shfaqet në Kongresin amerikanNga FRANK SHKRELI (07.22.2013)
DISA VËREJTJE PËR MIKUN TIMNga RESHAT KRIPA (07.22.2013)
PD TO BE OR NOT TO BE - HUMBËSI I 22 KORRIKUT A DO TA PRANOJË HUMBJEN?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]