VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - We Albanians miss George W.Bush - Ne Shqiptarëve na mungon George W. Bush  Nga Elida BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

We Albanians miss George W.Bush - Ne Shqiptarëve na mungon George W. Bush  Nga Elida BUÇPAPAJ


E Hënë, 01.19.2009, 09:56am (GMT+1)

Ndërsa në Washington D.C. është duke përfunduar ceremonia e ndërrimit të pushtetit, ku në krye të Shtëpisë të Bardhë vjen Barack Obama, ne shqiptarët që tani ndjejmë mall për George W.Bush. Sepse ne më tepër se askush, shpesh herë edhe më shumë se një pjesë e Amerikanëve, e kemi kuptuar se pothuaj të gjitha veprimet e tij, shpesh herë kanë qenë të ndërmarra si një detyrim, më tepër se të kenë qenë një dëshirë. Ne shqiptarët kemi tetë vjet që jemi ndodhur në kundrarrjedhë me kritizerët e George W.Bush-it, me pseudopacifistët, sepse George W.Bush ka qenë në rrjedhën e zhvillimeve demokratike, të cilat i duhej të ndermerrte burri më i fuqishëm i botës që njerëzimi të mos përballet me një luftë të re botërore, shumë më katastrofale se ato luftëra që i shohim sot nëpër qendrat më të nxehta të globit.

Të shkosh në luftë dhe të çosh njerëzit e tu në luftë, pas 11 Shtatorit 2001, ishte gjëja më e vështirë për Presidentin e SHBA, por nuk kishte zgjidhje tjetër, sepse mjerisht Europa vazhdon të mos jetë sa duhet e papërgjegjëshme për rreziqet që i kanosen sot botës, kur të gjithë kufijtë janë hapur. Europa nuk e kupton se sot bota demokratike është e rrezikuar nga letargjia e saj, sepse ajo vazhdon që të na bëjë moral për pacifizëm, kur do të duhej të merrte në dorë përgjegjshmëritë që i takon. Jo si kritizere e George W.Bush-it, por si aleate e tij, si aleate e SHBA për të përballuar këtë realitet të ri që ofron shekulli XXI dhe mileniumi i tretë.

Ne shqiptarët na merr malli për George W.Bush, sepse e dimë më mirë se askush sa të vështira kanë qenë këto tetë vite të tij, të cilat po ashtu kanë qenë shumë të vështira edhe për shqiptarët, si pasojë e politikave tradicionaliste që janë ndejkur në rajon gjatë shekullit që lamë pas, shekull nga më të përgjakshmit e historisë. Periudha e George W.Bush, ka qenë po aq e  vështirë sa periudha e Presidentit të 32-të të SHBA F.D.Roosevelt. Kanë qenë vite edhe më të  vështira, sepse të paktën pas sulmit në Pearl Harbor, kur SHBA i shpalli luftë Boshtit të së Keqes, Europa e kishte kuptuar domosdoshmërinë e aleancës me Amerikën, pas një çmimi shumë të lartë, që kishte ardhur si pasojë e Paktit të Münich-ut më 1938, të cilin Hitleri e nënshkroi me Anglinë, Francën dhe Italinë, çka ishte në fakt kapitullimi i vlerave të lirisë përballë Gjermanisë hitleriane.

Ne shqiptarëve na mungon George W.Bush dhe këtë mall nuk e kemi si luftënxitës apo si luftëdashës, përkundrazi e kemi si paqedashës. Si njëri nga popujt më të lashtë të Europës, ne e dimë se liria ka një çmim të lartë sakrificash. Si njëri nga popujt më të persekutuar të Europës e dimë se pa praninë e SHBA në Europë, Kosova nuk do të ishte sot e pavarur, Shqipëria nuk do të hynte sot në NATO dhe Ballkani sot nuk do të ishte në integrim e sipër në strukturat Euro-Atlantike, por do të vazhdonte të definohej ashtu si në shekujt e shkuar  "fuçi baroti".

Ne shqiptarëve na mungon George W.Bush jo sepse kemi dyshime për Presidentinm e ri Barak Obama, por sepse ato veprime që i ndërmori George W.Bush nuk mund t'i ndërmarrë sot Barak Obama. Pasi sot do të ishte vonë.

Ne shqiptarëve na ka marrë malli për George W.Bush, që do të thotë se ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për fatin e tone si si një komb me shtrirje në gjashtë shtete të Ballkanit, por edhe për vetë Europen dhe botën. Për ne shqiptarët ka qenë burrë-shtetasi I cili - me rolin që ka pasur në fatin tonë historik - i ka tejkaluar të gjithë politikanët shqiptarë, për çka mund të krahasohet vetëm me Skënderbeun dhe Ismail Qemalin.

Sot kur i shkruaj këto fjalë, askush nuk mund të më akuzojë, se i shkruaj nga pozita e një servileje, sepse nesër George W.Bush i dorëzon çelësat tek Barak Obama, i cili në një fare mënyrë ia dedikon praninë e tij në këtë post, jo vetëm Abraham Linkolnit, por veçanërisht George W.Bush-it, sepse ishte i pari president i SHBA që mbajti në krah të tij si nga më të besuarit, një grua të jashtëzakonshme, tejet inteligjente dhe të aftë, afrikano-amerikano, Madam Condoleezza Rice, Sekretaren e Shtetit, e cila në mandatin e parë ishte Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Ne shqiptarëve na mungon George W.Bush. We Albanians  miss George W.Bush.

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"LQSHA-AACL-Person i Vitit" - 20 vjet LQSHA ose Joe e Shirley DioGuardi dhe jubileu i lobimit shqiptar në Washington D.C.  - Nga Elida BUÇPAPAJ (01.14.2009)
Zekeria Cana ose pleqnari i madh i modernitetit tonë (01.11.2009)
Vdiq Zekeria Cana burrë i shquar i Kosovës dhe kombit (01.11.2009)
Wall Street Journal: Travajet e Ballkanit: Perëndimi i dha fund luftës, tani është koha të sigurojë paqen (01.09.2009)
Veriu i Mitrovicës është përgjegjësi e plotë e KFOR-it dhe EULEX-it (01.06.2009)
Më 2009 si më 2008 Kosova Sfidë Shqiptare (12.31.2008)
Pyetja është sa janë të pranishëm strukturat joparalele në Veriun e Mitrovicës (12.29.2008)
Ligji i Spiunëve nuk i cënon marrëdhëniet me Amerikën (12.24.2008)
REKUIEM PËR DOSJET E SIGURIMIT  (12.16.2008)
TË SHPËTOHET KOSOVA (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]