VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EDHE NJË PËRPJEKJE TJETËR PËR PAQË NË LINDJEN E MESMENga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 10:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
EDHE NJË PËRPJEKJE TJETËR PËR PAQË NË LINDJEN E MESME
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 07.30.2013, 06:30pm (GMT+1)


Ndërsa përveç turistëve nga e mbarë bota, në këto ditë vape të korrikut, Uashingtoni pothuaj është boshatisur për arsye të pushimeve verore të mijëra nëpunësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të qeverisë federale dhe të tjerëve, administrata e presidentit Obama, nepërmjet Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhjon Kerri, njoftoi të hënën rifillimin -- pas një ndërprejeje prej tre vjetësh -- të bisedimeve për paqë në Lindjen e Mesme, midis Izraelit dhe Palestinezve. Sipas Departmentit amerikan të Shtetit, të dy palët kanë rënë dakort të vazhdojnë bisedimet për nëntë muajt e ardhëshëm.

Ashtu si pothuaj çdo president amerikan para tij, edhe presidenti Obama e ndjenë jo vetëm të nevojshme, por edhe si detyrim, që të përpiqet të bëjë ç'është e mundur për të ulur të dy palët në tryezën e bisedimeve me qëllim që më në fund të vendoset paqa midis Izraelit dhe Palestinës, si kyçi për paqë në të gjithë Lindjen e Mesme. Duke njoftuar fillimin e bisedimeve midis dy palëve, si dhe emërimin e përfaqsuesit të posaçëm amerikan për bsiedimet iraelito-palestineze, ambasadorin Martin Indyk, Xhon Kerri tha se ishte vizita historike e Presidentit Obama në Ramallah marsin që kaloi, ajo që solli këtë moment të fillimit të bisedimeve. Kryediplomati amerikan njëkohsisht falënderoi edhe presidentin palestinez Abas dhe kryeministrin izraelit Netanjahu për udhëheqjen e tyre të guximshme, si dhe për gatishmërinë e tyre për të marrë vendime të vështira, "për një çështje aqë të vështirë, të komplikuar, aq emocionale dhe simbolike", tha ai. Z. Kerri shtoi se procesi i negociatave do të jetë i tepër i vështirë, sepse po të mos ishte i tillë, paqa do ishte vendosur me kohë midis dy popujve. Por me vendosmërinë dhe me shpresën dhe optimizmin amerikan për suksein e bisedimeve dhe për një zgjidhje eventuale midis palëve, ai tha se pasojat për të mos bërë asgjë në këtë drejtim, janë shumë më të këqija.

Sekretari i Shtetit Kerri, duke paraqitur diplomatin e njohur Martin Indyk si përfaqsues të posaçëm amerikan në këto bisedime, tha se ambasadori Indyk "Është reaslist. Ai e di se paqa midis palestinezve dhe izraelitëve nuk do të vijë kollaj dhe se nuk do të ndodhë shpejt. Por, njëkohsisht, ai është i vetdijshëm se tani ekziston një rrugë e hapur përpara, dhe se këjo rrugë duhet ndjekur me urgjencë", shtoi Xhon Kerri. Ndërsa, Ambasadori Indyk, duke falenderuar Sekretarin Kerri për emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme, por me plotë sfida, citoi nga fjalimi i Presidentit Obama në Jeruzalem marsin që kaloi, se në Lindjen e Mesme, "Paqa është e nevojshme, paqa është e drejtë dhe paqa është e mundshme", tha se pret të punojë ngushtë me Sekretarin Kerri, me Presidentin Palestinez Abas, me Kryeminstrin izraelit Netanjahu dhe me delegacionet e të dy palëve, për të bërë çdo gjë të mundur që të realizohet vizioni i Presidentit Obama për dy shtete, në paqë dhe siguri me njëri tjetrin", që në të vërtetë ka qenë vizioni edhe i administrave të mëparshme amerikane. Xhon Kerri tha se, "Në qoftë se udhëheqësit e të dy palëve vazhdojnë të tregojnë udhëheqje të fortë, vullnet të mirë dhe gatishmëri për të marrë vendime të vështira dhe të bëjnë kompromise, atëherë paqa është e mundur.''

A është ky një ''mission i pamundur'' që ka ndërmarrë Sekretari Kerri, pasi në fund të fundit, për dekada tani, përpjekjet amerikane për të sjellur paqën në Lindjen e Mesme kanë dështuar. Megjithse pala amerikane duket më entuziaste dhe më me shpresë për mundësinë e suksesit të këtyre bisedimeve dhe ndërsa Liga Arabe duke se i ka dhënë aprovimin e saj nismës diplomatike të administratës Obama për rifillimin e bsiedimeve, përfaqsuesit e të dy palëve, siç duket, janë më të rezervuar mbi ato që presin nga këto negociata, ndërsa shprehën qëndrimet e njohura të tyre. Ministri i jashtëm i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Riyad Maliki u tha gazetarve të hënën se, "Objektivi i delegacionit palestinez në këto bisedime është që të theksojë faktin se ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara të veprojnë për t'i dhënë fund okupimit izraelit dhe të punojnë për krijimin e një shteti palestinez." Ndërsa ambasada izraelite në Uashington, nepërmjet një deklarate pak si evazive tha se "Izraeli i konsideron Shtetet e Bashkuara si një partner jetik në përpjekjet tona për paqë me palestinezët. Ne mirëpresim një rol aktiv dhe krijues amerikan dhe njëkohsisht përkrahim përpjekjet e Sekretarit Kerri për të sjellur përsëri palestinezët në tryezën e bisedimeve.''

Por megjithkëtë, Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri duket se e ka marrë këtë nismë me seriozitetin më të madh. Ai ka bërë gjashtë udhtime në Lindjen e Mesme ç'prej kohës që është emëruar si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara. Gjatë atyre vizitave në rajon, ai ndërmori atë që ishte bërë e njohur nga parardhësi i tij dekada më parë, Henri Kissinger si diplomacia vajtje-ardhje nga një kryeqytet i Lindjes së Mesme në tjetrin. Megjithë entuziazmin e Sekretarit Kerri, ka mundësi që përpjekjet e reja të diplomacisë amerikane të mos sjellin asnjë hap ose rezultat të mirë drejtë paqës në Lindjen e Mesme, mendime këto që në të vërtetë po shfaqen edhe nga disa ekspertë si dhe në editorialet e gazetave më të mëdha amerikane. Por Sekretarit amerikan të shtetit -- megjithë përspektivat e paka për sukses -- duhet t'i njihet kredia që të pakën ndërmori nismën për rifillimin e bisedimeve palestinezo-izraelite, duke shpresuar për një marrveshje që do të çonte në realizimin e vizionit për dy shtetete që do të jetojnë në paqë me njëri tjetrin. Përballë sfidash të mëdha, është më mirë të provosh të bësh diçka për të përmirsuar gjëndjen edhe nëqoftse më në fund dështon, se sa mos të përpiqesh të bësh asgjë.

Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerry duke paraqitur përfaqsuesin amerikan në bisedimet izraelito-palestineze për paqë, ambasadorin Martin Indyk.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SEKTI POLITIK ME EMRIN PDNga AFRIM KRASNIQI (07.30.2013)
TAP NUK ËSHTË ÇLIRIMI I DYTË I SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (07.29.2013)
LADORISHTI, NJË NDËRGJEGJE E NGARKUAR HISTORIKE...Nga LEBIT MURTISHI (07.28.2013)
PËR HERË TË DYTË DUA TË ZHDUKEM NGA KY VENDNga MENTOR KIKIA (07.28.2013)
MBLEDHJA BALLKANIKE E NIVELIT TË LARTË NË SLLOVENINga FRANK SHKRELI (07.26.2013)
KËRKESAT PËR LULZIM BASHËNNga SAMI REPISHTI (07.25.2013)
NJË MINISTRI PËR DIASPORËNLETËR E HAPUR nga ARTUR VREKAJ, Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI, Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI, Worcester, Massachusetts, SHBA (07.24.2013)
TRI REVOLUCIONET E EGJIPTITNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (07.24.2013)
SHEKULLI I KLLAPISËNjë film mbi shëmbjen e komunizmit shfaqet në Kongresin amerikanNga FRANK SHKRELI (07.22.2013)
DISA VËREJTJE PËR MIKUN TIMNga RESHAT KRIPA (07.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]