VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikKOSOVA NUK ËSHTË ATDHEU I SERBËVE, POR SERBIA!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 09:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
KOSOVA NUK ËSHTË ATDHEU I SERBËVE, POR SERBIA!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Mërkurë, 07.31.2013, 06:50am (GMT+1)


*** Nëse pohojmë dhe pranojmë se "Kosova është atdheu i përbashkët i serbëve dhe i shqiptarëve", atëherë serbomëdhenjtë kolonialistë, fashistë, racistë dhe hegjemonistë paskan të drejtë t'i mbronjë tezat e tyre të derisotme kuazishkencore të historiografisë, të politikës, të diplomacisë dhe të propagandës shtetërore dhe kishtare të Serbisë së Madhe kolonialiste dhe imperialiste se "Kosova është djepi, zemra dhe koka e Serbisë"!!! Por, jo, Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë ATDHEU i serbëve, por vetëm një KOLONI-PLAÇKË ILEGALE, e pushtuar me agresion, me terror gjenocid dhe me shpërngulje masive të shqiptarëve (1878-1999).

*** Prandaj, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gabimisht ka ngatërruar nociconet "ATDHE" dhe "SHTET" mbase Kosova shqiptare është vetëm një pjesë integrale e ATDHEUT, që historikisht, etnikisht dhe territorialisht i përket SHQIPËRISË ETNIKE, kurse Serbia është ATDHEU i serbëve, jo i shqiptarëve, që jetojnë brenda shtetit të Serbisë (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja). Kjo është e vërteta, serbët nuk kanë kurrfarë hiseje në ATDHEUN e SHQIPTARËVE. Këtë, duhet ta dinë "lopët" e Aristotelit, që pa "kërpesh" po e shkretënojnë florën dhe faunën e ATDHEUT të shqiptarëve në Ballkan.

***Në asnjë dispozitë as paragraf të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15.06.2008) nuk figuron konstatimi i kryeministrit të qeverisë së Kosovës se "Kosova është ATDHE i përbashkët i shqiptarëve dhe i serbëve". Për më tepër, në asnjë rresht të përmbajtjes së saj nuk figuron nocioni "ATDHE"!
-Atëherë, me të drejtë shtrohet pyetja, nga doli ky konstatim i gabuar (politikisht, juridikisht, kushtetutshmërisht dhe kombëtarisht) i kryeministrit Hashim Thaçi, kur sipas Kushtetutës së Kosovës në fuqi, thuhet: "2. Republika e Kosovës është shtet (JO ATDHE MH) i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj."(Dispozitat themelore, Neni 1, paragrafi 2, Përkufizimi i Shtetit).

* * *
Duhet të jemi të vetëdijshëm se me deklarta të tilla abstrakte dhe diletante politike dhe propagandistike , nuk mund të krijohet kurrrfarë normalizimi i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit e as kurrfarë mirëbesimi ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, sepse edhe shqiptarët, edhe serbët e dinë shumë mirë dhe, e kanë më se të qartë se, Kosova nuk është"ATDHEU I PËRBASHKËT" i tyre, por vetëm se jetojnë në një shtet të përbashkët, ashtu sikurse, edhe shtetasit e tjerë të Republikës së Kosovës. Kjo është e vërteta faktike, juridike, kushtetuese, politike dhe demokratike.

"Logical illogicality" politics

Derisa të improvizohet dhe të manipulohet me deklarata të tilla të marketingut politik për të fituar ndonjë votë të shkretë nga minoriteti serb për të siguruar kulltukun e kryeministrit, të presidentit a të kryeparlamentarit të Republikës së Kosova, shteti i pavarur i Kosovës, do të jetë në krizë të vazhdueshme politike. Këtë e provon edhe përfundimi i Marrëveshjes së ashtuquajtur "historike" Thaçi-Daçiq, bërë në Bruksel, më 19 prill 2013, të cilën e miratoi qeveria, kuvendi dhe presidentja e Kosovës.
Nuk ka dyshim se, një politikë e këtillë e dakorduar (qeveri-parlament-presidencë) për arritjen e marrëveshjeve të tilla me Beogradin, kinëse në emër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, justifikon kërkesat politike dhe diplomatike të qeverisë së Beogradit, që "postscriptum" të rishqyrtohet statusi i shtetësisë së pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Këtë, pikërisht, e provon edhe Marrëveshja Thaç-Daçiq, e cila nënkupton njohjen e autonomisë politike dhe territoriale të serbëve në Veriun e Kosovës. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje të miratuar dhe të ratifikuar nga ana qeverisë dhe e paralamnetit të Kosovës imponon edhe ndryshimin e ligjeve dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15/06/2008). Çfarë do të thotë kjo? Vënien në pikëpyetje të statusit politik, juridik, kushtetues dhe ndërkombëtar të Republikës së Kosovës!- Kjo është rruga më e sigurt drejt "bombardimit" gradual-fazor drejt shembjes së shtetit të ndërtuar të pavarur të Kosovës.

Gjithashtu, një politikë e tillë "pa logjikë logjike" e drejtuesve të qeverisë, të parlamentit dhe të presidencës së Kosovës, lë hapur tezat e derisotme kuazishkencore serbe mbi kontestimin dhe mohimin e së drejtës historike dhe legjitime të shqiptarëve mbi Kosovën e Shqipërisë Etnike.

Pra, lë të hapur mundësinë e kërkesës ilegale kolonialiste shekullore të Serbisë për rikolonizimin e Kosovës, madje, në mënyrë paqësore, edhe me nënshkrimin dhe me ratifikimin e marrëveshjeve nga ana e qeverisë dhe e parlamentit të Republikës së Kosovës.

Një dakordim i këtillë i politikës (logical illogicality) zyrtare të Prishtinës me Beogradin, do të thotë rrezikun permanent nga pretendimet territoriale kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë, si dhe nga imperializmi i Rusisë, derisa Kosova, të mos jetë ribashkuar me Shqipërinë.

Këtë rrezik e paralajmëron edhe deklarata zyrtare e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili në takimin me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ndër të tjera, pohoi se "Kosova është territor serb". Këtë mesazh të Putinit e përshëndeti edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, duke deklaruar për të satën hereë se "Serbia asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën, BE-ja duhet të mbetet neutrale".(www.b92.net/info/27/07/2013).

Turizmi politiko-propagandistik i Hashim Thaçit!

-Kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se "Zotimi im përsëri sot si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës është se ne do të jemi afër qytetarëve të vendit në Graçanicë e kudo në Mitrovicë, Leposaviq e kudo. Kosova është atdheu ynë dhe ne duhet ta ndërtojmë bashkërisht".(www.botasot.info/23 korrik 2013).

Sipas kësaj deklarate zyrtare të kryeministrit Hashim Thaçi, del se "Kosova qenka atdhe i përbashkët serbo-shqiptar"!?

Ky konstatim është naiv dhe i gabuar si në kuptimin historik, kombëtar, politik dhe juridiko-kushtetues, sepse Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë atdhe i serbëve, por vetëm territor i kolonizuar me forcë, me terror, me gjenocid dhe me agresion nga ana e Serbisë, përkatësisht e Jugosllavisë mbretërore, komuniste, millosheviqiste dhe shesheliste (1912-1999). Ndërkaq, sot, Kosova është shtet i përbashkët i të gjithë shtetasve të saj që jetojnë në të. Kështu, thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës (15.06.2008). Mirëpo, ashtu siç theksuam më sipër, në asnjë rresht të kësaj Kushtetute, nuk thuhet se Kosova "është atdhe i përbashkët serbo-shqiptar", ashtu siç është shprehur kryeministri Hashim Thaçi, para serbëve të Graçanicës, me rastin e inaugurimit të komunës së tyre, etnikisht të pastër serbe.

Një deklaratë e tillë iracionale, plotësisht është në frymën e Marrëveshjes Thaçi-Daçiq, ku për pasojat dhe dëmet negative që do t'i reflektojë kjo marrëveshje kundrejt statusit të Kosovës së pavarur dhe sovrane, kemi shkruar disa herë rresht.

Mirëpo, si në kuptimin historik, politik, juridik, kushtetues, diplomatik, kombëtar dhe ndërkombër përgjegjësinë për të e bartë vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me qeverinë, me parlamentin dhe me presidencën e Kosovës, që e miratuan dhe e ratifikuan një marrëveshje të tillë në dëm të interesave të përgjithshme të Kosovës.

Duke u mbështetur verbërisht në Marrëveshjen e theksuar, Thaçi e bën edhe një gabim të rëndë politik, kur thotë se "Kosova është atdhe i përbashkët i shqiptarëve dhe i serbëve, sepse Kushtetuta e Kosovës (siç theksuam më sipër), thotë ndryshe "Kosova është shtet i të gjithë shtetasve të saj", jo, kursesi ATDHEU i tyre.
Ky lloj truizmi i kryeministrit Hashim Thaçi, të përkujton kohën e hidhur dhe, tanimë të perënduar të politikës propagandistike serbo-jugosllave, kur ligjëvënësit dhe politikanët e Serbisë, përkatësisht të Jugosllavisë, luftonin bashkërisht për t'i bindur, për t'i mashtruar dhe për t'i indoktrinuar shqiptarët se kinëse"atdheu i tyre" ishte Serbo-jugosllavia, jo Shqipëria!

Me gjithë atë trysni dhe shtypje sistematike dhe institucionale terrorizuese tiranike,kolonialiste dhe gjenocidale pushtuese shekullore mbi supet dhe mbi të drejtat e tyre njerëzore, etnike, historike, kombëtare dhe të vetëvendosjes, shqiptarët e Kosovës, kurrënjëherë, nuk u pajtuan se "atdheu" i tyre ishte Serbo-jugosllavia, sepse e dinin se identiteti i tyre burimor ishte SHQIPËRIA ETNIKE dhe KOMBI SHQIPTAR, jo as Serbia e as Jugosllavia ortodokse komuniste e Titos dhe e Milosheviqit.
Prandaj, me gjithë përpjekjet dhe me intezuazmin e frustruar politiko-propagandistik të kryeministrit Thaçi, me qëllim që t'i joshë kolonët serbë dhe Serbinë për t'i njohur institucionet e shtetit të Kosovës së pavarur dhe sovrane, se gjoja Kosova "është atdhe i përbashkët serbo-shqiptar", kjo nuk është e vërtetë, sepse Kosova historikisht, etnikisht dhe territorialisht i përket vetëm SHQIPËRISË ETNIKE, jo e Serbisë kolonialiste dhe hegjemoniste, pavarësisht nga Marrëveshja Thaçi-Daçiq, e arritur në Brukesl, më 19 prill 2013, e cila është instrumenti më oportun politik dhe diplomatic për revidimin e statusit ekzistues të Republikës së Kosovës. Këtë e dëshmon edhe fushata e ethshme politike (logical illogicality) e qeverisë, e parlamentit dhe e presidencës së Kosovës për ndryshimin e ligjeve dhe të Kushtetutës në fuqi të Kosovës (15/06/2008), sepse vetëm në këtë mënyrë de fakto dhe de jure, mund të sigurohet zbatimi i marrëveshjes famëkeqe Thaçi-Daçiq.

Në rastin konkret, nuk duhet besuar truizmit politik të kryeministrit Hashim Thaçi se gjoja "Kososva është ATDHEU I PËRBASHKËT" i serbëve dhe i shqiptarëve, por është e kundërta, Kosova është shtet i përbashkët i të gjithë shtetasve dhe i rezidentëve të saj, duke përfshirë edhe minoritetin kolon serb.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDHE NJË PËRPJEKJE TJETËR PËR PAQË NË LINDJEN E MESMENga FRANK SHKRELI (07.30.2013)
SEKTI POLITIK ME EMRIN PDNga AFRIM KRASNIQI (07.30.2013)
TAP NUK ËSHTË ÇLIRIMI I DYTË I SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (07.29.2013)
LADORISHTI, NJË NDËRGJEGJE E NGARKUAR HISTORIKE...Nga LEBIT MURTISHI (07.28.2013)
PËR HERË TË DYTË DUA TË ZHDUKEM NGA KY VENDNga MENTOR KIKIA (07.28.2013)
MBLEDHJA BALLKANIKE E NIVELIT TË LARTË NË SLLOVENINga FRANK SHKRELI (07.26.2013)
KËRKESAT PËR LULZIM BASHËNNga SAMI REPISHTI (07.25.2013)
NJË MINISTRI PËR DIASPORËNLETËR E HAPUR nga ARTUR VREKAJ, Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI, Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI, Worcester, Massachusetts, SHBA (07.24.2013)
TRI REVOLUCIONET E EGJIPTITNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (07.24.2013)
SHEKULLI I KLLAPISËNjë film mbi shëmbjen e komunizmit shfaqet në Kongresin amerikanNga FRANK SHKRELI (07.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]