E Enjte, 03.28.2024, 04:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
CIRKUSI POLITIK NË NJU JORK
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 07.31.2013, 04:48pm (GMT+1)


Në Shtator mbahen zgjedhjet vendore në qytetin e New Yorkut për Kryetar Bashkie, për anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe poste të tjera administrative të këtij qyteti. Thuhet këtu në Amerikë se politika është krejtësisht vendore (all politics is local) dhe si e tillë politika vendore është shumë më e rëndësishme për interesat jetësore të përditshme për banorët e qyteteve, rretheve administrative e tjera, në krahasim të themi me politikën kombëtare dhe ndërkombëtare që përpilohet në Uashington. Kjo ndodhë sepse udhëheqësit politikë vendorë janë ata që me të vërtetë ushtrojnë dhe zbatojnë një politikë kritike që prekë nevojat dhe interesat, në përgjithësi hallet e banorëve vendas, duke filluar nga cilësia e shkollave për fëmijtë, shpenzimet vendore, krimi, taksat, transporti, e të tjera. Por shërbejnë si shembull për të rinjët e të rejat e komunitetit nga pikpamja të meritave dhe përgjegjsive ndaj komunitetit, por edhe shembull për nga karakteri i zyrtarëve vendas.

Andaj për të ushtruar si duhet dhe me përgjegjësi të drejtën e votës, votuesi duhet të jetë i mirë informuar për kandidatin ose kandidatët për të cilët voton, si nga pikpamja se si ai ose ajo do të mund të zgjidhë problemet e komunitetit më së miri, në krahasim me kandidatët e tjerë, por gjithashtu, në mendimin tim, edhe për nga këndveshtrimi i karakterit të kandidatëve, të cilët kërkojnë besimin dhe mbështetjen e votuesve.

Në qytetin e New Yorkut, që është qyteti më i madh i Amerikës, dy kandidatë skandalozë, Antoni Uiner dhe Eliot Spitzer, i pari ish-kongresmen, detyrë prej së cilës u detyrua të jepte dorheqjen për shkak të një numëri skandalesh seksuale, vetëm e vetëm për tu paraqit tani pas disa vitesh, si kandidat i partisë demokrate për kryetar bashkie të Nju Jorkut, megjithse ka pranuar përzierjen e tij në skandale të tjera seksuale edhe pas largimit të tij nga detyra e kongresmenit. Tjetri na është, aspak më ultë për nga detyra se ish-guvernatori demokrat i shtetit të Nju Jorkut, Eliot Spitzer edhe ky i përzier në skandale të turpshme seksuale me prostituta -- i cili u detyrua gjithashtu të largohej nga detyra e guvernatorit -- ka venë kandidaturën për detyrën me rëndësi të kontrolluesit të qytetit, dmth zyrtarit më të lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut.

E pabesueshme! Për arsye të skandaleve seksuale të dy ishin detyruar të largoheshin nga detyrat me rëndësi që u kishte besuar populli vite më parë, dhe tani pas disa vjetësh, duan, pa kurrfarë turpi, të kthehen përsëri në detyra të besimit publik. Antoni Uiner bile, me bashkëshorten pranë tij, pati fytyrë të pranonte para disa ditësh se kishte vazhduar me skandalet seksuale, madje edhe pasi u detyrua të largohej nga Kongresi si përfaqësues i Nju Jorkut. Megjithëkëtë dhe pa pikën e turpit, Uiner kërkon t'i imponohet përsëri banorëve të Nju Jorkut duke u kërkuar votën e tyre për t'i përfaqësuar ata si kryetar bashkie i qytetit më të madh amerikan dhe një ndër qytetet më të mëdha të botës.

Me të vërtetë, banorët dhe qyteti i New Yorkut meritojnë kandidatë më të mirë, më moral dhe më me karakter se dueti UIner e Spitzer. Udhëheqës të lartë demokratë në nivel vendor dhe kombëtar, me të drejtë, kanë bërë thirrje për tërhqjen e kandidaturës, sidomos të Antoni Uiner, por deri më sot të dy janë në garë për postet që kërkojnë. Karakteri dhe morali i politikanëve dhe i kandidatëve për detyra publike në nivel vendor dhe kombëtar është me rëndësi, sepse veprat individuale si skandalet seksuale të Antoni Uiner dhe Eliot Spitzer --si dështime morale personale -- mund të kenë pasoja të këqia edhe për publikun e gjerë.

Votuesit e Nju Jorkut mund t'i falin këta dy politikanë për gabimet dhe skandalet seksuale të së kaluarës, por ama mos të gabojnë dy herë dhe të votojnë rishtas këta dy politikanë të degjenuar në poste publike me rëndësi, siç është kryetari i bashkisë dhe zyrtari kryesor financiar i qytetit të Nju Jorkut. Por më në fund, janë votuesit e Nju Jorkut ata që do ta kenë fjalën e fundit mbi fatin politik të tyre.

Shqiptaro-amerikanë të Nju Jorkut, kini kujdes për ke hidhni votën tuaj të shtrënjtë në shtator, pasi të kini shqyrtuar mirë meritat dhe kualifikimet për postet në të cilat kandidatët e ndryshëm kërkojnë të zgjidhen, por mbi të gjitha pasi të kini vlerësuar edhe karakterin e këtyre dy kandidatëve, të cilët me veprat e tyre jo vetëm që kanë abuzuar me besimin që publiku kishte vendosë mbi ta -- por njëkohsisht kanë koritur veten, familjet e tyre dhe Nju Jorkun.

Anthony Weiner,kandidat për kryetar bashkie në New York



Eliot Spitzer, kandidat për zyrtar të lartë të kontrollit financiar

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikKOSOVA NUK ËSHTË ATDHEU I SERBËVE, POR SERBIA!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.31.2013)
EDHE NJË PËRPJEKJE TJETËR PËR PAQË NË LINDJEN E MESMENga FRANK SHKRELI (07.30.2013)
SEKTI POLITIK ME EMRIN PDNga AFRIM KRASNIQI (07.30.2013)
TAP NUK ËSHTË ÇLIRIMI I DYTË I SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (07.29.2013)
LADORISHTI, NJË NDËRGJEGJE E NGARKUAR HISTORIKE...Nga LEBIT MURTISHI (07.28.2013)
PËR HERË TË DYTË DUA TË ZHDUKEM NGA KY VENDNga MENTOR KIKIA (07.28.2013)
MBLEDHJA BALLKANIKE E NIVELIT TË LARTË NË SLLOVENINga FRANK SHKRELI (07.26.2013)
KËRKESAT PËR LULZIM BASHËNNga SAMI REPISHTI (07.25.2013)
NJË MINISTRI PËR DIASPORËNLETËR E HAPUR nga ARTUR VREKAJ, Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI, Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI, Worcester, Massachusetts, SHBA (07.24.2013)
TRI REVOLUCIONET E EGJIPTITNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (07.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]