VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 100 VJETORI I COPËTIMIT TË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 03:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
100 VJETORI I COPËTIMIT TË SHQIPËRISË
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 08.02.2013, 04:43pm (GMT+1)


29 Korriku 2013 shënoi 100-vjetorin e Konferencës së Ambasadorëve të gjashtë fuqive të mëdha evropiane të kohës mbajtur në Londër më 29 Korrik, 1913. Disa historianë mund e shikojnë këtë datë si një datë e miratimit përfundimtar të pavarësisë së Shqipërisë, por në të vërtetë, është 100-vjetori i vendimeve të copëtimit të trojeve shqiptare, i cungimit të Shqipërisë natyrale, ashtu sikur shqiptarët me mija vjetë në trojet e tyre autoktone, të ishin plaçkë tregu në duartë e fqinjve të mbështetur nga fuqitë e mëdha të kohës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia. U vendosën kufijtë krejtsisht artificial duke hedhur poshtë dhe duke mos marrë në konsideratë faktet historike, etnike, linguistike dhe gjeografike të shqiptarëve. Konferenca e ambasadorëve në Londër, këputi për gjysëm kombin shqiptar, i fali Greqisë Çamërinë me kryeqytetin e saj historik Janinën. Kosova dhe trojet shqiptare në Maqedoni i jepen Serbisë, dhe Mali i Zi merr Ulqinin, Tivarin, Plavë e Guci dhe ndanë Malësinë e Madhe për gjysëm duke i falë Knjazit pjesë të mëdha të Malësisë megjithëse nuk kishte asnjë sllav malazias në ato anë.

Por megjithëse duke jetuar në trojet e veta me shekuj, shqiptarët autoktonë të Kosovës dhe Shqipërisë veriore, përveç përpjekjeve të suksesshme diplomatike të fqinjve për të asgjësuar kombin shqiptar duke e copëtuar dhe duke e ndarë midis tyre, ata njëkohsisht me diplomacinë e ndyrë të tyre, filluan spastrimin dhe ndërmorën një gjenocid kundër shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre. Ishte këjo edhe periudha e progaganadës serbe e greke në gazetat e asaj periudhe që përpiqej ti tregonte botës për "egersinë" e shqiptarëve dhe si të tillë, sipas tyre, ata duheshin ''kulturuar'' nga "kultura" serbe dhe greke, ose të zhdukeshin fare si popull. Këtë ata e bënë me efikasitetin më të madh, duke djegur dhe shfarosur fshatra të tëra shqiptarësh, siç vihej në dukje në një raport të entitetit humanitar amerikan, Carnegie të vitit 1913.

Siç ndodhi fund shekullin e kaluar me tragjedinë e Kosovës, ashtu edhe 100-vjetë më pare, ishte Amerika ajo që me këtë raport i hoqi maskën dhe zgjoi ndërgjegjen e botës së atëhersheme, mbi krimet dhe gjenocidin e bërë kundër fisit më të lashtë të Ballkanit, Shqiptarëve. Raportin i vitit 1913 I përgatitur dhe botuar nga Instituti Carnegie, i cili kishte dërguar një delegacion në Kosovë dhe në Shqipërinë e Veriut për të parë gjëndjen për së afërmi se ç'po ndodhte atje, dërguar Lidhjes së Kombeve, ndër të tjera, përshkruan atë që kishin parë anëtarët e komisionit: "Djegie shtëpishë e fshatrash, vrasje me grumbuj mbi popullsinë e çarmatosur e të pafajshme shqiptare, përdhunime që nuk janë parë kurrë më parë, rrëmbime dhe brutalizime të të gjitha lllojeve. Këto janë mjetet që përdorin trupat serbe dhe malazeze -- dhe po përdorin gjithnjë -- me qëllim për ta ndryshuar fizioniminë ethnike krahinave që banohen prej Shqiptarësh.''

Edhe sjelljet e grekëve në jug të Shqipërisë dhe në Çamëri, sipas Edith Durham që kishte vizituar ato zona, nuk ndryshonin për nga brutaliteti kundër popullsisë shqiptare të këtyre trojeve, duke vrarë e prerë pa mëshirë dhe duke përdorur barbarizmat, vrasjet dhe djegëjet e shtëpive dhe fshtarave shqiptare, ashtu siç bënin sllavët në anë e mbanë trojeve shqiptare në veri.

Historia e kombit shqiptar ka pësuar tragjedi të papërshkuara, por rrënjët e tij, megjith tundjet e rënda shekullore, kanë qëndruar të patundura. Këjo, falë patriotëve të mëdhej të kombit të cilët megjithë vështirsitë nuk humbën kurrë drejtimin dhe të cilët me largpamje u kanë qëndruar besnikë vlerave dhe bashkimit të kombit.
Ndonëse vetëm 100-vjetë më parë u krijua shteti gjysmak shqiptar, sipas Naim Frashërit, ''Bota që kur është zënë, Shqipërija gjallë ka qenë." Në këtë përvjetor, u takon autoriteteve të sotëme kombëtare të jenë të ndërgjegjëshëm dhe njëkohsisht mbi ta bie përgjegjësia politike dhe morale për të kultivuar një besim të patundur për një të ardhme më të mirë për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, ashtu që të bashkuar, të tejkalohen problemet kombëtare të së kaluarës dhe me guxim e vëndosmëri të shkohet kah e ardhmja përballë rreziqeve dhe furtunave që mund të dalin përpara. Për liri e pavarësi, Shqiptarët kanë luftuar gjatë gjtihë historisë. Por a kanë qenë të bashkuar. Kurrë si në kohën e Gjergj Kastriotit-Skenderbe. Andaj, duke nderuar dhe kujtuar të kaluarën, të shkohet me besim të patundur përpara, por pa tradhëtuar të kaluarën, pa nepërkëmbur kultin e shqiptarizmit. Megjithë hallet e tyre, Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të lirë se sot dhe më vetvendosës për fatin e tyre se sot. Prandaj, ky realitet i ri, le të shërbej si premtim për të ardhmen, për tu renditur me nder në radhën e kombeve të përparuara. Këjo është përgjegjëgjësia e vet shqiptarëve dhe e udhëheqsve të tyre, dhe jo e konferencave anti-shqiptare ose e vendimeve të autoriteteve të ndryshme ndërkombëtare. Por Shqiptarët nuk do të jenë të vetdijshëm për një të ardhme më të miër për veten, nëqoftse nuk e kuptojnë me të vërtetë historinë si dhe natyrën dhe origjinën e tyre kombëtare.

Përpjekjet the thirrjet nga jashtë për të rishqyrtuar me qëllim për ta bërë ndryshime në historinë e kombit shqipatr dhe flirtimet në vet radhët e shqiptarëve, nga njëherë edhe në nivele të larta poltike si në nivel parlamenti, që kanë përfunduar me deklarata të papërgjegjëshme kohët e fundit, duke mohuar historinë dhe heronjtë kombëtarë të Shqiptarëve si Gjergj Kastrioti - Skenderbe. Këto përpjekje dhe tendenca, sidomos në radhë të vet shqiptarëve, janë aq të rrezikshme për ekzistencën e kombit shqiptar dhe për ndryshimin e fizionomisë së tij, sa ishte edhe Konferenca e Londrës 100-vjetë më parë, qëllimi i së cilës ishte që më në fund, nepërmjet coptimit të trojeve shqiptare, të zhdukej kombi shqiptar si entitet dhe si fisi më i vjetër i Ballkanit. Siç duket, ky është gjithnjë objektivi i disa elementëve të jashtëm dhe i fqinjve të Shqiptarëve, të cilët nga ana e tyre, 100-vjetë e këndej, nuk kanë pushuar kurrë përpjekjet e tyre për të zhdukur racën shqiptare nga faqja e dheut dhe për të ndryshuar fizionominë e Shqiptarve, në çfardo qoftë, ashtuqë ajo të mos mbetet ajo që është: Shqiptare. Vet shqiptarët nuk duhet të bien pre e këtyre armiqve të kombit dhe infleuncave të huaja, të cilët gjatë gjithë historisë i kanë paraqitur Shqiptarët si një grumbullim organizimesh primitive.

Është kritike që forcat e shëndosha të kombit, sidomos ato me përgjegjësi politike, kulturore dhe fetare të jenë të vetdijshëm mbi përçarjet serioze që ekzistojnë dhe të njohin natyrën e këtyre forcave që kanë çuar kokë kohët e fundit dhe të cilat siç duket kanë për qëllim për të gërryer dal ngadalë nga vlerat, nga mirëkuptimi dhe nga bashkimi shpirtëror dhe aktual kombëtar i Shqiptarëve. Këjo është me rëndësi për vet Shqiptarët, por edhe para syve të botës. Është detyrë dhe përgjegjësi personale e çdo shqiptari, por sidomos e atyre që sot kanë në dorë fatin e kombit që me energji morale dhe guxim civil -- të promovojnë NJË dhe të vetmin identitet kombëtar të të gjithë Shqiptarëve, besimin e plotë në të, nepërmjet unitetit kombëtar dhe të promovojnë politika kombëtare, si dhe vetitë etnike të kombit dhe herojtë e tij, që do të forcojnë identitetin e kombit dhe do të nderojnë gjakun shqiptar, anë e mbanë trojeve tona.

At Gjergj Fishta i cili në veprat e tija u këndon gjithmonë hidhërimeve dhe gëzimeve të historisë së Shqiptarëve, këngën e fundit të Lahutës së Malësisë ia kushton "Konferencës së Londonit", duke hyrë në temën e konferencës dhe megjith pasojat e rënda të vendimeve të saja, At Fishta gjënë arsye të këndojë me optimizëm duke thënë se 100-vjetë më parë, mbi kalatë e Shqipërisë valvitë Flamuri Kombëtar, "Porsi fleta e Engjllit të Zotit". Brohorisin, thotë poeti kombëtar, fusha e male, sepse,

"Për inat të Shkjeve të Ballkanit
Për gazep të atij Sulltanit,
Si premtue kish Perendija
Prapë zojë m'vedi duel Shqipnia".


Në këtë 100-vjetor të copëtimit të trojeve shqiptare dhe cungimit të tokave të Arbërit, dëshira e të gjithë Shqiptarëve është që Shqipëria të jetë gjithmonë Zojë më vete, dhe që Shqiptarët të jenë të bashkuar me një ide, të një mendjeje dhe një qëllimi. Ashtu qoftë mot pas moti.


Përballë dallgëve të historisë, të bashkuar rreth një ideali, të një mendimi dhe të një qëllimi. (Isa Boletini, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi)

Gjergj Kastrioti Skenderbe tregon rrugën që duhet ndjekur

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikKOSOVA 'ATDHE I PËRBASHKËT SERBO-SHQIPTAR' - IDE E RREZIKSHME PËR SHQIPËRINË ETNIKE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.01.2013)
SFIDA E RAMËS DHE NJË FTESË PËR SHOQËRINË CIVILENga MENTOR KIKIA (08.01.2013)
CIRKUSI POLITIK NË NJU JORKNga FRANK SHKRELI (07.31.2013)
Barometri diplomatikKOSOVA NUK ËSHTË ATDHEU I SERBËVE, POR SERBIA!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.31.2013)
EDHE NJË PËRPJEKJE TJETËR PËR PAQË NË LINDJEN E MESMENga FRANK SHKRELI (07.30.2013)
SEKTI POLITIK ME EMRIN PDNga AFRIM KRASNIQI (07.30.2013)
TAP NUK ËSHTË ÇLIRIMI I DYTË I SHQIPËRISËNga SHABAN MURATI (07.29.2013)
LADORISHTI, NJË NDËRGJEGJE E NGARKUAR HISTORIKE...Nga LEBIT MURTISHI (07.28.2013)
PËR HERË TË DYTË DUA TË ZHDUKEM NGA KY VENDNga MENTOR KIKIA (07.28.2013)
MBLEDHJA BALLKANIKE E NIVELIT TË LARTË NË SLLOVENINga FRANK SHKRELI (07.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]