E Enjte, 03.28.2024, 11:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LUFTË E RE E FTOHTË NË MARRËDHËNIET MIDIS UASHINGTONIT DHE MOSKËS
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 08.08.2013, 06:59am (GMT+1)


Presidenti Shteteve të Bashkuara, Barak Obama anulloi takimin e nivelit të lartë që kishte në plan të mbante në fillim të shtatorit me rastin e mbledhjes së nivelt të lartë të grupit G-20- të, vendeve më të industrializuara në Shën Petersburg të Rusisë, me Presidentin rus, Vladimir Putin. Anullimi i takimit midis dy udhëheqsve të lartë, u mor pas vendimit të Rusisë për t'i dhënë strehim të përkohëshëm politik prej një viti, amerikanit Eduard Snouden, i cili kohë më pare, në kapacitetin e tij si kontraktor me Agjencinë Amerikane të Sigurimit i dha medias, pa autorizim, informacione mbi përgjimet e fshehta të agjencisë për të cilën ai punonte, duke bërë publik programin e përgjimeve. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar atë për spiunazh dhe kërkojnë kthimin tij në Amerikë. Vendimi i Moskës për t'i dhënë strehim të përkohshëm prej një viti Eduard Snouden-it, zemëroi për së tepërmi Uashingtonin zyrtar. Senatorët nga të dy partitë kryesore të vendit i bënë thirrje administratës së Presidentit Obama që, jo vetëm që Z. Obama të mos takohej me udhëheqësin rus në shtator, si përfundim këtij vendimi për të strehuar Snoudenin, por edhe për arsye të një numër çështjesh të tjera në marëdhënjet ruso-amerikane, duke bërë thirrje që tu bëhet një vlersim i përgjithshëm marrëdhënjeve midis dy vendeve. Senatori demokrat nga Nju Jorku, Çarlës Shumer, së bashku me senatorin republikan Xhon Mekejn të shtetit Arizona, janë zërat më kritikë ndaj vendimit të Rusisë për t'i dhënë strehim të përkohëshëm Snoudenit. Senatori Shumer u shpreh me zemërim se,"Presidenti Putin po sillet si një shantazhist, i cili nuk meriton respektin që do t'i akordonte atij një takim i nivelit të lartë me udhëheqsin amerikan". Ndërsa Senatori republikan Xhon Mekejn i bëri thirrje administratës Obama për, "një rishqyrtim themelor të marrëdhënjeve", siç tha ai, "me Rusinë e Putinit".

Gjatë një intreviste mbrëmë në programin televiziv të Xhej Leno të rrjetit NBC, Presidenti Obama tha se në takimin e Shën Petersburgut ai do të mbajë një qendrim të fortë ndaj Rusisë, duke akuzuar se autoritetet ruse mendojnë si gjatë luftës së ftohë dhe shpesh ata i këthehen mentalitetit të asaj periudhe. Këjo, tha presidenti amerikan, i takon së kaluarës.

Shtëpia e Bardhë, ndërkaq, duke arsyetuar anullimin e takimit midis Presidentit Obama dhe Presidentit Putin, në një deklaratë për mediat theksoi se, "pas një rishqyrtimi të hollësishëm të marrëdhënjeve amerikano-ruse, kemi ardhur në përfundimin se nuk është shënuar mjaftë përparim kohët e fundit në marrëdhënjet dy-palëshe me Rusinë, me qëllim që të mundësohet mbajtja e një takimi të nivelit të lartë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë", tha në një deklaratë, zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni. Ai shtoi, në deklaratën e tij se, vendimi i Rusisë për t'i dhënë Snoudenit strehim të përkohshëm, ishte gjithashtu një faktor me rëndësi që detyroi rivelrësimin e thellë amerikan të marrëdhënjeve të tanishme midis dy vendeve. Por, megjith tensionet midis Uashingtonit dhe Moskë për arsye të "çështjes Snouden'', Presidenti Obama tha mbrëmë gjatë intervistës me Xhej Leno në NBC se, ai do të marrë pjesë në mbledhjen e vendeve industriale të botës në Shën Petersburg të Rusisë në fillim të shtatorit, pasi sipas tij, ky takim është i rëndësishëm, ndonëse është foumi kryesor ku diskutohet për ekonominë botërore me udhëheqsit dhe me përfaqsuesit më të lartë të ekonomive më të industrializuara të botës.

Por babai Eduard Snoudenit, Lon Snouden, i cili ka udhëtuar në Moskë për të vizituar të birin, reagoi ndaj atmosferës së krijuar në Uashington në lidhje me atë që ka bërë i biri, duke thënë se është i mendimit që djali i tij të qëndrojë në Rusi, pasi kur të merren parasyshë reagimet e ashpëra nga zyrtarët amerkanë, ndaj asaj që ka bërë ai duke publikuar pa autorizim, të fshehtat më sekrete të këtij vendi, ato të programit të përgjimit -- ai, sipas tij, nuk do të gjykohej ferë dhe me drejtësi, ndërkohë që falenderoi popullin rus për strehimin e djalit të tij.

Nuk duket se janë të kënaqur me njëri tjetrin

Marrëdhëniet amerikano ruse kanë qenë të tensiounuar për një kohët të gjatë tani, një gjëndje këjo që shumë analistë ia atribojnë presidentit rus Putin. "Çështja Snouden'' nuk ëshë e vetmja çështje që, për një kohë tani, ka shkaktuar probleme serioze në marrëdhënjet amerikano-ruse. Marrëdhënjet as midis dy udhëheqseve nuk kanë qenë aspak të mira, gjatë mandateve të tyre, siç mund të shihet edhe nga fotoja e mësipërme. Të dy vendet që ata përfaqësojnë, mbajnë qendrime të ndryshme, përveç të tjerave, mbi luftën civile në Siri, mbi zbatimin e të drejtave të njeriut në Rusi, krijimi mbrojtës i raketave në Europë, si dhe mbi një numër çështjesh të tjera ndërkombëtare. Por vendimi i Rusisë për t'i dhënë strehim amerikanit Snouden, i akuzuar tanimë për spiunazh nga Shteteve e Bashkuara, siç duket i ka keqësur edhe më tepër marrëdhënjet midis dy vendeve, që sidoqoftë ishin edhe ashtu tepër të tensionuara. Aq tepër duket se janë tensionuar marrëdhënjet midis Moskës dhe Uashingtonit, që si rrjedhim, disa zëra këtu në Shtetet e Bashkura po bëjnë thirrje, për asgjë më pak se bojkotimin e lojërave olimpike dimërore që do të mbahen vitin që vjen në Soçi të Rusisë -- një atmosferë këjo e paparë dhe e pa dëgjuar në marrëdhëniet ndërkombëtare ç'prej luftës së ftohët.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONTRAST - POLITIKANËT, PUSHIME FAMILJARE ME TAKSAT TONANga AFRIM KRASNIQI (08.07.2013)
Nisur nga skandalet më të fundit në diplomaciKUTËRBON NEPOTIZËM DIPLOMACIA E KOSOVËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.06.2013)
MARTIRËT E 2 GUSHTIT 1967Nga RESHAT KRIPA (08.06.2013)
SERBËT NË SHQIPËRI???Nga FAHRI XHARRA (08.05.2013)
AMBASADORË KARRIERE VS. AMBASADORË POLITIKËNga SHABAN MURATI (08.05.2013)
Nëpërmjet krijimtarisë së Astrit XhaferitNJË LIBËR PËR LULET DHE JETËNNga RESHAT KRIPA (08.04.2013)
MINISTRI EMIGRACIONI - 'Ç'NE DHE PSE?'Nga RAFAEL FLOQI (08.03.2013)
100 VJETORI I COPËTIMIT TË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (08.02.2013)
Barometri diplomatikKOSOVA 'ATDHE I PËRBASHKËT SERBO-SHQIPTAR' - IDE E RREZIKSHME PËR SHQIPËRINË ETNIKE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.01.2013)
SFIDA E RAMËS DHE NJË FTESË PËR SHOQËRINË CIVILENga MENTOR KIKIA (08.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]