VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STRUGA IME E BUKUR...
Nga LEBIT MURTISHI

E Enjte, 08.08.2013, 07:42pm (GMT1)



Sot dola në treg!.. Jo për inspektim, thjesht, desha të perzihem me zërat e tuxhareve të të gjitha gjuhëve... Të gjithë bërtasin, të gjithë shprehin mllefin në gjuhën e vet; vetëm blerësit heshtin, vetëm ata lëvizin nga tezga në tezgë për të gjetur çmimin e xhepit të grisur...

Nuk u ben pershtypje gjuha e askujt, cmimi eshte gjuha e vetme qe I bashkon sot... Tregu eshte i mbushur me te gjitha te mirat, mungojne vetem leket...Pune e madhe, mjafton te kemi,,lirine"...J a, shiten edhe Flamure te te gjitha ngjyrave, te te gjitha koheve. Qe nga koha e Lekes gjer tek kjo e maskarenjve, liri me absolute kurre nuk eshte pare... Mbishkrime shqip, turqisht, sllavisht, internacionalisht; kuq e zi, kuq e verdh, kuq e bardh...te gjitha ngjyrat vezullojne mbi mjerimin mendor te ,,intelektualeve" me shalle e kollare...

Ka dhe veshje azie, per gra e per burra...ka xhveshje evrope, per gra e per burra... Tek-tuk, ndonje plis i bardhe perzihet me ngjyrat e jabanxhive sa per te prishur imazhin e Struges sime ,,moderne"... Fundja, liri deshem per veshje e per zhveshje, per ngjyra e per flamure...dhe ja, bollek, sa te duash dhe kur te duash... Vetem stacioni policor mban nje flamur ne dere, vetem dera e tij ka ngjyren e njejte, te zeze, sketerre, si qeniet qe ka brenda ketu e njeqind vjete...

Pa hiri permenda togfjaleshin njeqind vjet... Dhe mu kujtuan njeqind vjetet e Londres... Meqenese malli me i preferuar eshte hipokrizia, bleve nje kile qepe qe provokojne lote, se mbase do me duhen te qaj ne ndonje rast!...

04.08.13
Struge
LEBIT MURTISHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.