VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STRUGËS I MUNGON LASGUSHI...
Nga LEBIT MURTISHI

E Enjte, 08.15.2013, 06:44am (GMT1)



Struga ka mungesë shpirti... Struga nuk ka poezi, poezia është në qiell në prehër të Perëndisë... E si ndjehet ajo fjalë me llahtare prej liqeni kur i ndalin Perëndinë, që të zbresë në shesh të Strugës, të ulet tek grykë e Drinit ku vallëzojnë dashuritë!.. Vdekje!.. Lavdi vdekjes, lavdi ,,poetëve" të pagojë që shkelin mbi poezinë!..

2.

Kuvendi komunal i dominuar prej shqiptarëve ka sjellë një vendim të drejtë për ngritjen e bustit të një laureati hungarez dhe të poetit Ali Podrimja në brigjet e Drinit të Zi, domethënë në vendlindjen e Lasgushit... Pa asnjë kundërshtim, pa asnjë vërejtje miratohet ky vendim human dhe i mirëpritur nga qytetarët... Po ku janë zotërit e shtëpisë, ku janë zotërit e liqenit: Serembe, Kuteli, Lasgushi!.. Ku janë ata që kënduan, që qanë e që vajtuan për Ndarjen e kësaj toke, për Dheun e,,Kosovarit", për perënditë e liqenit!.. Kur do ngrihen këto bustë përballë letrarëve të qirilices (vëllezërve Milladinov)!.. Asnjëherë!.. Kurrë!..

3.

Jo zotërinj kuvendarë, as ti z. Kryetar, as ju të gjithë që votuat, keni nisur për së prapthi, harruat betimet e ,,hershme", se Struga do jetë shqiptare, do jetë e këtillë a e atillë... Mos harroni se Struga ka qenë shqiptare edhe kur ju të zgjedhurit tanë keni qenë në bark të nënave!.. Struga , me ju ose pa ju, është Perlë e Shqipërisë...

L. Murtishi
12.08.13
Strugë
LEBIT MURTISHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.