E Martë, 04.16.2024, 06:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
OBAMA, SNOWDEN DHE PUTIN
Nga THOMAS FRIEDMAN, New York Times

E Hënë, 08.19.2013, 07:36am (GMT+1)




New York,  gusht  - Vetëm një herë të jepet mundësia që të lësh një përshtypje të dytë. Mua më duket se Edward Snowden duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi, derisa presidenti rus, Vladimir Putin, e ka huq të veten. Duke pasur parasysh përmasat e reformave të cilat presidenti Obama i ka propozuar për të parandaluar shkeljen e privatësisë gjatë mbledhjes së të dhënave të inteligjencës, reforma këto që janë ndërmarrë pas zbulimeve që bëri Snowden, vetë Snowden e meriton një mundësi për ta lënë një përshtypje të dytë se ai është njëmend një njeri që zbuloi një sekret, e jo tradhtar.

Është fakt se ai i zbuloi të dhënat dhe iku në shtetet armiqësore ndaj nesh dhe ndaj parimeve që mbështeste ai. Për ta lënë një përshtypje të dytë, Snowden do të duhej të kthehej në shtëpi, të paraqiste qëndrimet e veta dhe të përballej me ata që e akuzojnë. Një gjë e tillë do të nënkuptonte rrezikun me një burgim afatgjatë, por edhe besimin mbi parimet e drejta të popullit amerikan, të cilët, besoj unë, nuk do të lejojnë që një zbulues i vërtetë të ndëshkohet padrejtësisht.

Sa i përket Putinit, ai e shkatërroi mundësinë për të lënë një përshtypje të dytë rifillimin e raporteve amerikano-ruse shumë para se t'i jepte azil Snowdenit. Raportet me Putinin gjithnjë e kanë nënkuptuar njëfarë pazarllëku për Amerikën: pranimin e autoritarizmit të Putinit në njëfarë shkalle, në shkëmbim të bashkëpunimit rreth çështjeve globale që kishin rëndësi për ne, përderisa Putin "disi" vazhdonte ta mbante Rusinë si shoqëri më të hapur dhe më konsensuale. Por, balanca nuk është më atje. Insistimi i Putinit për bllokimin e diplomacisë rreth Sirisë, e cila do të mund të kishte rezultuar me largimin e "njeriut të tij", presidentit Bashar al-Assad, për abuzimin e homoseksualëve dhe lezbikave ruse, ashtu si edhe përdorimin e taktikave për heshtjen e kritikëve do të thotë se ne nuk po përfitojmë asgjë nga kjo marrëdhënie, e as rusët.

Por në vend se Putinin ta përballim me këto gjëra, gjë që vetëm sa do t'ia rriste atij përkrahjen, do të ishte shumë më mirë që atë ta përballim me gjënë që e prek më së shumti: duke sfiduar publikisht nocionin se ai është duke e fuqizuar Rusinë.

Ja çfarë ka mundur të thotë Obama, kur u pyet për Putinin gjatë javës së kaluar: "Ju e dini se më 1979, pararendësit brutalë sovjetikë të presidentit Putin na patën dërguar Sergey Brinin dhe familjen e tij. Me sa e dini, Brin më vonë është bërë bashkëthemelues i Google. Ishte kjo humbje e Rusisë, por dhuratë për ne dhe për botën. Ne nuk do të kishim mundur t'i gëzonim përfitimet e kërkimit në internet, po të mos e kishin bërë sovjetikët jetën aq të vështirë për familjen e Brinit. Këtë po e them, për shkak se Putin nuk duket i interesuar që t'ua bëjë jetën atraktive Sergey Brinsave të gjeneratës së re. E vetmja gjë që i intereson Putinit është që të vërë gypa në tokë dhe të nxjerrë naftë dhe gaz në vend se të përfitojë nga talenti i rinisë së tij duke u siguruar që ai dhe besnikët e tij ta marrin një pjesë nga përfitimet e naftës.

Shikoni se çfarë bëri Putini. Sergei Guriev, është një prej ekonomistëve më të talentuar të gjeneratës së re në Rusi. Ai kishte qenë rektor i një prej institucioneve të pakta akademike me klasë botëror, që kanë mbetur në Rusi sot: "The New Economic School". Guriev ishte këshilltar besnik dhe liberal i ish-presidentit Dmitri Medvedev, por pasi që u bë bashkautor i një raporti që dënonte ndëshkimin e Mikhail Khodorkovskyt, magnatit të burgosur të naftës, besnikët e Putinit filluan që ta kërcënojnë. Ai ka treguar se ata ia kishin kërkuar edhe e-mailat e para pesë viteve. (Snowden, ki kujdes). Kështu, në pranverë, Guriev iku në Francë, duke thënë se i frikësohej humbjes së lirisë. Ai ka bërë të ditur se nuk do të kthehet më në Rusi.

"Sergei Guriev, eja në Amerikë. Silli me vete miqtë e tu. Silli anëtarët e bendit të burgosur nga Putini, "Pussy Riot". Asnjë person kreativ nuk ka të ardhme në Rusinë e Putinit, për shkak se ai nuk e kupton të tashmen: nuk ekzistojnë më shtetet "e zhvilluara" dhe ato "në zhvillim". Ka vetëm shtete që mundësojnë shprehjen e imagjinatës dhe ato që nuk e mundësojnë. Pra, ka shtete që kultivojnë novacionin dhe përkrahin novatorët, ashtu si edhe shtete që nuk e bëjnë një gjë të tillë në një botë ku gjithnjë e më shumë njerëz mund t'i kthejnë idetë në produkte, shërbime, kompani dhe vende pune me një shpejtësi më të madhe dhe me kosto më të vogla. Putini është duke e krijuar një monokulturë politike që do ta bëjë Rusinë si një shtet që i jep fare pak rëndësi shprehjes së imagjinatës.

"Putin në vend të kësaj preferon që të mbështetet tek njerëzit më pak të edukuar dhe ksenofobë, që mashtrohen me qëndrimin e tij antiamerikan dhe antihomoseksual se bota thjesht ia ka zili Rusisë. Derisa revolucionet teknologjike të shpimit horizontal dhe efiçiencës energjetike janë duke u përhapur në mbarë botën dhe derisa po bie çmimi i naftës dhe gazit, dështimi i Putinit për të investuar në talentin njerëzor të Rusisë gjë që nuk do ta bëjë, për shkak se nënkupton fuqizimin dhe lirimin e tyre nga kontrolli do të shndërrohet në një problem të madh për Rusinë".

Këtë gjë do ta thosha unë. A humbim ne diçka nëse nuk e kemi ndihmën e Putinit? Natyrisht se po. Ata që thonë se nuk kemi nevojë për Rusinë e kanë gabim. Nuk ka problem botëror sot Siria, Afganistani, Egjipti, krimet kibernetike, klima apo droga që nuk do të zgjidhej me lehtësi, po të bashkëpunonin SHBA-ja dhe Rusia. (Pikërisht për këtë arsye jam shprehur kundër zgjerimit të NATO-s). Por veprimi kundër Amerikës është tani esencial për mbijetesën e Putinit në Rusi.

Prandaj nuk ka arsye që të humbim më shumë kohë më të. Ndonëse ai nuk do të na ndihmojë, nuk ka gjasa as të na dëmtojë rëndë. Ai mund ta dëmtojë vetëm Rusinë, duke e vënë besnikërinë përpara shkathtësive. Secili sistem që bën një gjë të tillë, vdes. Këtë mund ta gjesh edhe në Google. (kd)


--
August 13, 2013
Obama, Snowden and Putin
By THOMAS L. FRIEDMAN

You only get one chance to make a second impression. It seems to me that Edward Snowden should use his and that Russian President Vladimir Putin has blown his.

Considering the breadth of reforms that President Obama is now proposing to prevent privacy abuses in intelligence gathering, in the wake of Snowden's disclosures, Snowden deserves a chance to make a second impression "” that he truly is a whistle-blower, not a traitor. The fact is, he dumped his data and fled to countries that are hostile to us and to the very principles he espoused. To make a second impression, Snowden would need to come home, make his case and face his accusers. It would mean risking a lengthy jail term, but also trusting the fair-mindedness of the American people, who, I believe, will not allow an authentic whistle-blower to be unfairly punished.

As for Putin, he blew his second impression "” the reset in U.S.-Russian relations "” long before he granted Snowden asylum. Dealing with Putin always involved a certain trade-off for America: accepting a degree of Putin authoritarianism in return for cooperation on global issues that mattered to us, as long as Putin "sort of" kept Russia moving toward a more open, consensual society. But the balance is not there anymore. Putin's insistence on blocking any diplomacy on Syria that might move out "his guy," President Bashar al-Assad, his abuse of Russian gays and lesbians, and his blatant use of rule-by-law tactics to silence any critics mean that we're not getting anything from this relationship anymore, nor are many Russians.

But rather than punch Putin in the face, which would elevate him with his followers, it would be much better to hit him where it would really hurt by publicly challenging the notion that he is making Russia strong.

Here's what Obama could have said when asked about Putin last week: "You know, back in 1979, President Putin's brutal Soviet predecessors sent us Sergey Brin and his family. As you know, Brin later became the co-founder of Google. That was Russia's loss, but a gift to us and to the world. We could not have enjoyed the benefits of search had the Soviets not made life so unattractive for Brin's family. I make that point because Putin doesn't seem interested in making life attractive in today's Russia for the Sergey Brins of his generation. Putin only seems interested in sticking pipes in the ground and extracting oil and gas "” rather than the talents of his own young people "” and making sure that he and his cronies get their cut of the oil flow.

"Look what Putin just did. Sergei Guriev is one of the most talented of Russia's new-generation economists. He was rector of one of the few world-class academic institutions left in Russia today: the New Economic School. Guriev was a loyal, liberal adviser to former President Dmitri Medvedev, but after he co-authored a report that criticized the conviction of Mikhail Khodorkovsky, the imprisoned oil magnate, Putin's goons began to harass him. He said they even demanded his e-mails going back five years. (Snowden beware.) Well, in the spring, Guriev fled to France, saying he feared losing his freedom, and he says he's not going back.

"Sergei Guriev, come to America. Bring your friends. Bring the members of that band Putin put in jail, Pussy Riot, too. No creative person has any future in Putin's Russia because he doesn't understand the present: There are no "˜developed' and "˜developing' countries anymore. There are only H.I.E.'s (high imagination-enabling countries) and L.I.E.'s (low imagination-enabling countries). That is, countries that nurture innovation and innovators and those that don't "” in a world where so many more people can turn ideas into products, services, companies and jobs faster and cheaper than ever. Putin is building a political monoculture that will make Russia the lowest of low imagination-enabling countries.

"Putin prefers to rely instead on less educated, xenophobic rural populations, who buy into his anti-American, anti-gay trope that the world just wants to keep Russia down. As the revolution in hydraulic fracturing, horizontal drilling and energy efficiency spreads around the world, and oil and gas prices fall, Putin's failure to invest in Russia's human talent "” which he won't do because it means empowering and freeing them from his grasp "” will become a big problem for Russia."

That's what I would have said. Do we lose anything by not having Putin's help? You bet. Those who say we don't need Russia are wrong. There is no major problem in the world today "” Syria, Afghanistan, Egypt, cybercrime, climate or drugs "” that would not be easier to solve if the U.S. and Russia worked together. (It's why I opposed NATO expansion.) But running against America is now essential to Putin's domestic survival.

So there is no sense wasting more time with him. While he will not help us, he can't do us serious harm. He can and is doing serious harm to Russia, by putting loyalty to him before competence. Any system that does that for long, dies.

You can Google it.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REVOLTA VERORE E PRESIDENTIT NISHANINga AFRIM KRASNIQI (08.18.2013)
ATHINA ZYRTARE DHE SEGMENTE TË POLITIKËS DHE SHTETIT SHQIPTAR MBAJNË TË NGRIRA MARËDHËNIET SHQIPTARO-GREKENga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA, SHBA (08.17.2013)
MOMENTI I VËRTETËSISËNga PAUL KRUGMAN, New York Times (08.17.2013)
ROTACIONI NUK MJAFTON, AI VETËM JEP SHANSINNga AFRIM KRASNIQI (08.16.2013)
"LE TË USHTOJË KAMBANA E LIRISË" - 50 VJET NGA FJALIMI HISTORIK I MARTIN L. KING-UTNga FRANK SHKRELI (08.16.2013)
STRUGËS I MUNGON LASGUSHI...Nga LEBIT MURTISHI (08.15.2013)
'MATRIARKATI' ÇALAMAN I JOZEFINËSNga AZGAN HAKLAJ (08.14.2013)
PAPA FRANÇESKU DHE BOTA MYSLIMANENga FRANK SHKRELI (08.14.2013)
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.13.2013)
DREJTËSI PËR DREJTËSINËNë vend të një refleksioni për drejtësinë e munguarNga NAMIK SLEMANI (08.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]