VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am (GMT1)


Jeni duke folur e punuar shqipen për ta deshqipëzuar, kombin për ta shkombësuar, shqiptarët për t'i deshqiptarizuar. Nëse do të kishim parasysh realitetin e sotëm të politikës ndaj gjuhës shqipe në Tiranë e në Prishtinë, kjo do të ishte anasjella e vargjeve që dikur Lasgush Poradeci, plot lavdërime të merituara, ia kushtonte Asdrenit: "Pate shkruar e punuar/ Kombin për t´a kombësuar,/ Shqipen për t´a shqipëzuar".

Në Prishtinë, me dijetarë të shqipes së lëvruar, kryesisht nga dy kryeqytetet tona po mbahet Seminari i Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare, një nga veprimtaritë më me traditë dhe më me vlerë të kësaj natyre ndër ne shqiptarët. Pa i paragjykuar tematikat e punimeve të seminarit, e shoh të udhës dhe të kohës t'ua kujtoj atyre disa nga prirjet e mbrapshta të përdorimit të shqipes në mediat tona të shkruara e të folura nga prezantuesit, nga folësit, nga gazetarët si dhe nga qeveritarët e zyrtarët e tjerë shqiptarë, kryesisht në Tiranë e në Prishtinë.

Këto prirje, mendoj unë, vijnë si veprime të qëllimshme, aq sa si shkujdesje, të dyja dukuri të pafalshme, sa dhe të dënueshme e të palejueshme.

Vërej se në mediat e Tiranës dhe në foltoret e tjera zyrtare po merr përmasa të pandalshme të qëllimshme prirja për toskërizimin e shqipes letrare (standarde), duke e kthyer atë në fazat e pakultivuara të këtij dialekti, ku çdo nëndialekt dhe çdo e folme e kujtdofolësi me prejardhje nga ato zona merret si letrarishte (standarde) e mirëqenë. Kjo e çon dëm mundimin të paktën 105 vjeçar, që nga Kongresi i Manastirit, për njëjtësimin e shqipes, duke e thelluar hendekun, duke i larguar dy dialektet kryesore. Unë nuk jam as për revansh as për kundër-revansh mes tyre, jam për rrjedha të natyrshme afruese, për thellim dhe pasurim të natyrës së shqipes letrare dhe për ruajtje, gjallërim e përfshirje gjithnjë e më të madhe të të gjitha dialakteve kryesore dhe të gjitha burimeve të tjera të sotme e historike gjuhësore në punët e shqipes letrare.

Gjithnjë në mediat e Tiranës, e shoh - tashmë - si një shkujdesje të tepëruar, përherë e më shëmtuese prirjen për të mos i përshtatur emrat me përcaktorët e tyre (mbiemra, përemra, numërorë rreshtorë e tjerë) në numra (njëjës e shumës), por edhe në gjini (mashkullore dhe femërore). Kjo prirje është gjithnjë e më stihike sidomos në përdorimin e emrave dygjinorë (ambigjenë), aq të shumtë në shqipe - ku shumë emra mashkullorë, kur kalojnë në shumë marrin gjininë femërore, kështu që mbiemrat e tyre, përemrat, rreshtorët e tjerë, që marrin është e domosdoshme të jenë në femërore. Kjo karakteristikë e shqipes, ndër më të qenësishmet, nuk respektohet. Do të isha i gatshëm ta pranoja këtë shkujdesje si një prirje për zhdukjen e dygjinishmërisë në shqipe, por unë e vërej se folësit e shqipes në mediat e Tiranës, pa çarë kokën, emrave mashkullorë iu vënë përcaktorë femërore, ndërsa atyre femërorë iu vënë përcaktorët mashkullorë.

Duke u zhvendosur tek mediat e Prishtinës vë re prirjen e përdorimit të tepëruar të tingullit 'll' deri në atë masë, ndoshta, sa të rrezikojë kundërvënien ndaj 'l'. Sidomos kjo të vret veshin (dhe sytë) kur dëgjon (lexon) përdorimin e emrave të përveçëm të huaj me përkatësi nga gjuhë që nuk e kanë fare tingullin 'l', siç janë gjuhët gjermanike (gjermanishte, suedishte, norvegjishte, danishte e tjerë), neolatine (italisht, frëngjisht, spanjisht, e tjerë). Këtë prirje e vë re, mjerisht, edhe tek përdorues intelektualë, pra çka do të parakuptonte të kishin vetëdijë të lartë gjuhësore.

Në këto media tërheq vëmendjen përdorimi i gabuar i foljeve - si përdorimi i kohëve të përbëra të së shkuarës në vend të kohëve të thjeshta (e kryer e thjeshtë, e pakryer), ku e kryera e thjeshtë sidomos nuk përdoret pothuajse fare; përdorimi i gabuar i vetës së tretë njëjës të kohës së ardhshme, si dhe i vetës së tretë njëjës të së tashmes së lidhores; përdorimi i pësores në vend të veprores.

Gjithashtu në këto media vihet re përdorimi i gabuar i emrave - përdorimi i kundrinorëve me parafjalë në vend të kundrinorëve të drejtë.

Në mediat e të dyja kryeqyteteve vihet re vërshimi i pafund, krejtësisht i pakontrolluar, i fjalëve të huaja kryesisht të panevojshme dhe mungesa e çdo dëshire, çdo vullneti, çdo kujdesi nga ana e folësve për t'i zëvendësuar ato me fjalë të brumit shqip.

Më alarmantja, më fatalja, mendoj unë, është prirja për të futur në shqipe shprehje gjuhësore të huaja, në formën e kalkeve sintaksore, duke përdorur struktura, fjali dhe fraza (periudha) të tëra me fjalë shqipe, por me sintaksa të huaja. Në mediat e Tiranës këto kalke vijnë nga ndikimi i greqishtes, italishtes, anglishtes e më pak frëngjishtes. Ndërsa në Prishtinë këto kalke vijnë nga ndikimi i gjuhëve sllave dhe më pak nga ndikimi i gjermanishtes dhe i ndonjë gjuhë neolatine.

Është e habitshme që Tirana dhe Prishtina nuk janë marrë vesh ende deri sot për njëjtësimin e termave teknikë të përdorimit të specializuar në fusha të tilla të ndjeshme si ato politike, ekonomike, kulturore e tjerë, ku për të njëjtat institucione ose dukuri përdoren terma krejt të ndryshme, ndonëse Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës janë të dyja shtete shqiptare.

Gjithashtu më shqetëson fakti se Tirana dhe Prishtina nuk merren ende vesh për njëjtësimin e qëndrimit ndaj përdorimit të emrave të përveçëm të huaj në alfabet latin ose të burimeve të tilla në mediat tona të shkruara.

Për sa më sipër, unë mund të sillja këtu shembuj të panumërt ilustrues, por këtë nuk e bëj, sepse e ndjej se kjo, pavarësisht shkallës së lartë të formimit tim filologjik, nuk është detyra ime. Kjo është detyra e gjuhëtarëve, është detyra e mësimdhënësve, është detyra e Akademive, Universiteteve, e katedrave të gjuhës shqipe, e institucioneve shkencore që paguhen për mbarëvajtjen e gjuhës shqipe.

Një ndër detyrat kryesore dhe të shenjta të gjuhëtarëve dhe gjuhësisë është pikërisht dallimi në kohë i prirjeve të një gjuhe, pengimi i prirjeve të dëmshme e të mbrapshta dhe nxitja e përkrahja e prirjeve të dobishme e pozitive. Për ta kryer këtë detyrë gjuhësia dhe gjuhëtarët lipset të kenë vetëdijën gjuhësore qytetare më të lartë të shoqërisë përkatëse.

Në Tiranë dhe në Prishtinë është koha që ta kuptojnë se nuk ka shtet në botë pa politikë gjuhësore, sikurse nuk ka shtet në botë pa politikë kulturore. Nuk ka shtet në botë që, në qendër të politikës së tij kulturore, nuk e vë politikën gjuhësore. Gjuha amtare është thelbi i identitetit kulturor të një kombi. Rrudhja e gjuhës amtare është rrudhje e identitetit kulturor të një kombi. Në botë ekzistojnë ose rrudhje kulturore, ose ekspansionet kulturore, rrugë të mesme nuk ka.

Dikur në Tiranë, pranë qeverisë, ka ekzistuar Shërbimi i Këshillimeve Gjuhësore. Ai nxirrte, ndër të tjera, revistën Gjuha Jonë, që merrej me anë të ndryshme të përdorimit të përditshëm dhe të kultivuar të shqipes, me pastrimin dhe pasurimin e saj. Të njëjtën gjë bënte në Prishtinë revista Gjuha Shqipe, si dhe rubrika të ndryshme në botimet periodike, në botimet e tjera, në radion dhe televizionin e Prishtinës. Një shërbim i tillë i rikthyer do të ishte një ndër masat urgjente për të marrë në dorë gjendjen e dobësuar dhe të çoroditur të shqipes.

Natyrisht, përgjegjshmëria ndaj gjuhës amtare do të parakuptonte një strategji të përbashkët shtetërore në Tiranë dhe në Prishtinë, e cila të pasqyrohej në një politikë të përbashkët shtetërore, në një politikë kombëtare gjuhësore, e ndërtuar kjo mbi bazën e ligjësive të gjuhës shqipe dhe e zbatuar në programet parashkollore, shkollore e universitare, në administratat, në mediat e sa më gjerë, në krejt shtrirjen.

Gjuha letrare është hapësira ku takohen, bashkëveprojnë, ndërveprojnë, ndikojnë dialektet dhe të folmet. Detyra e saj kryesore dhe e shenjtë është vënia e folësve të saj, e lëvruesve të saj në marrëdhënie sa më optimale mes tyre, vënia e dialekteve dhe të folmeve përbërëse në marrëdhënie sa më optimale mes tyre, vënia e breznive trashëguese të kësaj gjuhe në marrëdhënie sa më optimale mes tyre, vënia e marrëdhënieve sa më optimale mes saj dhe gjuhëve të tjera, sa më shumë gjuhëve të tjera, sa më shumë kulturave të tjera, pra mbi baza sa më të barabarta sa më të dinjiteshme, sa më të kujdesshme, sa më pak të druajtura, sa më pak të shkujdesura.

Nuk ka komb të kulturuar që të mos jetë i interesuar dhe i përkushtuar që gjuha e tij amtare të flitet dhe të shkruhet me sa më kompetencë nga të gjithë anëtarët e tij, brenda hapësirës së tij kombëtare dhe kudo tjetër që kjo gjuhë është mbartur, është trashëguar, është përcjellë. Nuk ka komb të kulturuar që do t'ia lejonte vetes të ketë pasardhë të cilët nuk e përdorin dot apo nuk e përdorin me kompetencë gjuhën amtare, shprehja më e konsoliduar e së cilës është gjuha letare (pra, standarde). Dhe nuk ka komb të kulturuar që të mos interesohej të përkushtohej që gjuha e tij amtare të pëlqehet dhe të përvetësohet nga sa më shumë folës të huaj.

Dhe nuk ka shtet të përgjegjshëm që të mos jetë i interesuar e i përkushtuar, me vetëdijë e përgjegjshmëri sa më të lartë, t'iu përgjigjet interesave dhe përkushtimeve kulturore të kombit të tij.

©

'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©


SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.