E Premte, 04.19.2024, 06:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
HEQJA E LOGOS - AKT VULLNETAR ANTISHTETËROR DHE VETËMOHUES! - PO BEOGRADI A DO TË PRANONTE HEQJEN E LOGOS SË SERBISË NË PRESHEVË, NË BUJANOC DHE MEDVEGJË?
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Mërkurë, 09.04.2013, 03:24pm (GMT+1)


*** Simbolet shtetërore ka të drejtë t'i ndryshojë vetëm sovrani-populli në mënyrë plebishitare ose me referendum, askush tjetër. Ndryshe, çdo përpjekje për modifikimin dhe abuzimin e tyre, është akt i dënueshëm antishtetëror, shkelje e ligjit dhe e Kushtetutës.

*** Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk është me kompetencë ligjore, as kushtetuese, që t'i modifikojë, as t'i pezullojë simbolet shtetërore (flamurin, stemën, himnin) mbase ato janë shprehje e identitetit të pavarësisë dhe të sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Një vendimi tillë i gabueshëm dhe i patolerueshëm i KQZ-së, që nga fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit të vitit 2013, të hiqet logoja e Republikës së Kosovës, duhet t'i dërgohet për shqyrtim jo vetëm Gjykatës Kushtetuese, por edhe Gjykatës Penale të Republikës së Kosovës, sepse është vepër e rëndë penale-akt antishtetëror, që bie ndesh me ligjet dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15.06.2008).

Heqja arbitrare e logos nuk është kompromis politik, por akt antishtetëror ( i paparë në kohë paqeje), akt kapitullimi përpara diktatit dhe ultimatumeve të Beogradit zyrtar dhe të minoritarëve serbë në veriun e Kosovës, të cilët së bashku me regjimin aktual shtetëror të Beogradit, në asnjë formë nuk duan t'i njohin institutcionet shtetërore të Republikës së pavarur të Kosovës.

Nëse heqja e logos së Kosovës, është bërë për shkaqe të "tranasaksioneve politike", në frymëm e Marrëveshjes Thaçi-Daçiq, të arritur në Bruksel më 19 prill 2013, ashtu siç ka kërkuar nënshkruesi i palës serbe, kryeministri Ivica Daçiq, atëherë ky kushtëzim, as në aspektin politik, nuk mund të quhet kurrfarë kompromisi i ndërsjellë politik, sepse është përfillur vetëm kërkesa e njëanshme e palës serbe, duke imponuar dhe kushtëzuar palën shqiptare, që ajo me çdo kusht të pezullojë atributet shtetërore nga fletëvotimet e zgjedhësve, të parashikuara për zgjedhjet lokjale të 3 nëntorit 2013.

Heqja e logos nuk provon "asnjanësinë" e Marrëveshjes Thaçi-Daçiq ndaj statusit të Kosovës, por kapitullimin, kontestimin dhe mohimin e institucioneve dhe të simboleve shtetërore të Kosovës sipas kërkesave antishqiptare të Serbisë. Ky është qëllimi i politikës kolonizuese të Serbisë ndaj Kosovës së pavarur, jo kurrfarë shprehjeje e përmbajtjes së"neutralitetit" ndaj statusit të Kosovës.

Kushdo qoftë le ta mbështetë këtë farë lloj "neutraliteti" serbomadh, por ky ipso facto, në asnjë formë, nuk ka të bëjë me kompromisin politik reciprok, vetëm se është në funksion të mohimit dhe të përmbysjes së institucionave dhe të orgnave shtetërore të Republikës së Kosovës, ashtu sikurse gjatë pesë viteve të shkuara (2008-2013).

-Po cili shtet në botë, do të pranonte një formulë të këtillë serbomadhe antiligjore, antikushtteuese dhe antishtetërore për hir të ndonjë të ashquajturi kompromis të improvizuar politik, që të braktiseshin atributet e shtetit të pavarur dhe sovran, ashtu siç veproi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Republikës së Kosovës? -Përgjigjja është kjo: -ASNJË, ASNJË!

Duke qenë se sipas pohimeve arbitrare dhe naïve të disa "politikanëve", heqja e logos nga fletëvotimet e zgjedhjeve lokale, të theksuara më sipër paskësha karakter të "kompromisit politik"(ashtu siç dikton Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar nga kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi dhe nga kryeministri i qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq), atëherë, lind edhe kjo pyetje e pashmangshme ku është e drejta e reciprocitetit e palës shqiptare të Kosovës?

"Kompromisi politik" serbomadh bombardon sistemin shtetëror të Republikës së Kosovës!

Nëse heqja e logos shtetërore e Kosovës ka karakter të "kompromisit politik" reciprok serbo-shqiptar, atëherë, edhe Beogradi zyrtar, duhet të kushtëzohet që në zgjedhjet e ardhshme lokale në Serbi, ta heqë logon shtetërore të Serbisë në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë. Kjo do të duhej të ishte kërkesa e qeverisë së Kosovës.

Mirëpo, a mund të besohet se Nikoliqi dhe Daçiqi, do të pranonin një kompromis të këtillë të ndërsjellë, nëse Prishtina zyrtare dhe shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, do të kërkonin një gjë të tillë, sikurse minoritarët serbë në Veriun e Kosovës?

-Përgjigjja është negative, qeveria e Serbisë me në krye Ivica Daçiqin, kurrë nuk do të pranonte çshtetzimin e Serbisë ,duke hequr simbolet e saj shtetërore në rajonin autokton shqiptar-Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

-Atëherë, pse qeveria e Kosovës me në krye Hashim Thaçin, përkatësisht KQZ-ja e instrumentalizuar dhe e politizuar e tij, ka pranuar, që të heqet logoja shtetërore e Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve të ardhshme lokale të 3 nëntorit 2013?!

Po, çfarë rëndësie dhe efekti juridik e kushtetues, do të kenë ato zgjedhje lokale në Veriun e Kosovës, nëse serbët e atjeshëm nuk i njohin atributet dhe institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës?!

Reciprociteti

Në shenjë të reciprocitetit dhe të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën (sipas Marrëveshjes politike të Brukselit, 19 prill 2013), së pari, Beogradi zyrtar le ta heqë logon shtetërore të Serbisë në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë! Ndryshe, qeveria e Kosovës nuk ka asnjë arsye, që të heqë logon shtetërore të Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve lokale, që do bëhen më 3 nëntor 2013.
Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KASOLLET E ROMËVE OSE ATJE KU BËJNË VETËM FOTOGRAFINga MENTOR KIKIA (09.04.2013)
NJË LETËR PËR KRYEMINISTRIN E ARDHSHËMNga RESHAT KRIPA (09.04.2013)
Barometri diplomatik“DIPLOMACIA PROLETARE” KOZMOPOLITE E PASKAL MILOS!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.03.2013)
DREJT FITORES ME KEN BIBERAJNga FRANK SHKRELI (09.03.2013)
ORTODOKSIZMI POLITIK I DIPLOMACISË GREKENga SHABAN MURATI (09.02.2013)
Barometri diplomatikDIPLOMACIA E PËRMBAJTJES SHPIE NË â€œPUS TË PAFUND”!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.01.2013)
KUNDËR RETORIKËS PËR NISJE NGA NIVELI ZERONga AFRIM KRASNIQI (08.31.2013)
PRESIDENTI OBAMA DHE SIRIANga FRANK SHKRELI (08.30.2013)
KATRAHURA URBANE NUK ËSHTË FATKEQËSI NATYRORENga MENTOR KIKIA (08.29.2013)
ËNDRRA E PAREALIZUAR E BABAIT TIMPesëdhjetë vjet më vonë, ende punë për të bërëNga MARTIN LUTHER KING III, aktivist i të drejtave të njeriut, Washington Post (08.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]