VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JA ÇFARË DO TA RRËZOJË QEVERINË E EDI RAMËSNga FRON NAHZI, European Voice

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
JA ÇFARË DO TA RRËZOJË QEVERINË E EDI RAMËS
Nga FRON NAHZI, European Voice

E Mërkurë, 09.11.2013, 07:18am (GMT+1)


 

Këtë javë Shqipëria do të bëhet me një qeveri të re, të drejtuar nga Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste. A do ia dalë mbanë Rama aty ku paraardhësit e tij kanë dështuar dhe a do ta çojë vendin më pak të zhvilluar në Europë drejt anëtarësimit në BE?

Tre vendimet e para të Ramës të japin shpresë. Ai ka emëruar një gjeneratë të re ministrash. Ai ka rritur numrin e grave në poste të larta qeveritare. Dhe më e rëndësishme, ai i ka shpallur luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është theksuar nga BE si pengesë për marrjen e statusit të kandidatit.

Rezultati i kësaj lufte është çelësi për demokracinë shqiptare dhe për anëtarësimin në BE. Për vite të tëra, krimi i organizuar ka penguar rritjen ekonomike dhe politike të vendit. Sot BE duhet të ofrojë një mbështetje aktive për të luftuar korrupsionin dhe për të çrrënjosur grupet kriminale- një problem i Shqipërisë, por edhe i BE-së.

Rrjetet e krimit në Shqipëri operojnë përmes bizneseve që në fakt duken të ligjshme, por aktualisht mbështesin trafikun e narkotikëve dhe qenieve njerëzore.

Raportet nga BE dhe SHBA, si dhe nga organizata të pavarura, i lidhin kompanitë e ndërtimit, karburanteve dhe të tjera sipërmarrje të mëdha në Shqipëri me bosët e mafies.

Këto sipërmarrje korruptojnë qeverinë, gjykatësit, policinë, doganierët dhe median. Ata kanë bllokuar zbatimin e ligjeve, politikave dhe reformave që mund t'u jepnin fund monopoleve dhe aktiviteteve të tyre ilegale. Ata pengojnë zbatimin e ligjeve, që është një nga kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Zyrtarët e BE dhe SHBA e dinë një gjë të tillë. Progres- raportet e KE e kanë përsëritur vazhdimisht që Tirana ka dështuar në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke dështuar në garantimin e një gjyqësori të pavarur dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes në media.

Këto dështime nuk vijnë për shkak se mungojnë ligjet. Për dekada, ekspertët e KE kanë ndihmuar Tiranën që të hartojë ligje të standardeve evropiane. Problemi është te mungesa e vullnetit politik të qeverive në Shqipëri për të zbatuar këto ligje.

Në mënyrë që Rama dhe qeveria e tij të luftojnë krimin e organizuar, politikat e BE duhet të kalojnë nga frenimi tek zhdukja. Qeveria e Ramës duhet të inkurajohet dhe përkrahet për të shkuar pas bosëve të mafies.

Lëvizjet e para të Ramës sugjerojnë se ai mund të bëjë një gjë të tillë. Ai ka shkuar përtej qarqeve të brendshme në parti për të emëruar ministra të rinj dhe teknokratë. Ai u kërkoi të gjithë ministrave që të deklarojnë dhe shesin të gjitha bizneset. Kjo thyen simbiozën tradicionale mes biznesit dhe qeverisë në një vend ku postet qeveritare konsiderohen si një mundësi pasurimi e shpejtë.

Këto lëvizje të tilla nuk janë pa rrezik. Në Shqipëri, askush nuk i mbledh më shpejt rivalët politikë sesa rreziku ndaj përfitimeve të tyre.

Nëse Rama lëviz shumë shpejt ndaj bosëve të mafies, rezultati do jetë një aleancë e pashenjtë mes armiqve të tij, kryeministrit të rrëzuar, Sali Berisha dhe anëtarëve të koalicionit të Ramës me lidhje tek krimi i organizuar. Kjo do kërcënojë qeverinë e Ramës dhe do sigurojë që Shqipëria të mbetet një shtet mafioz.

Për të triumfuar mbi krimin e organizuar, Rama ka nevojë për BE-në që të ndihmojë për ndryshimin e kulturës së korrupsionit. Ata duhet të nisin një sulm frontal mbi bosët e mafies vendase dhe ndërkombëtarë, përfshi ndoshta edhe hetimet në vendet e BE që nuk mund të ndërmerren nga drejtësia e dobët shqiptare. Vetëm hapat e vendosur do të ndalojnë krimin e organizuar dhe do e sjellin Shqipërinë një hap pranë familjes evropiane.

 --

*Titulli është redaksional. Titulli në origjinal: Beteja e përbashkët e Shqipërisë dhe BE-së
FRON NAHZI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIRIA E MEDIAS NË EUROPËN JUGLINDORE - MEDIA E LIRË SI TMERRI I TIRANËVE DHE DASHAMIRËSE E POPULLITNga FRANK SHKRELI (09.10.2013)
Barometri diplomatikPRO ET CONTRA SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËSNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.10.2013)
NË PRITJE TË KRYEMINISTRIT EDVIN RAMANga SAMI REPISHTI (09.09.2013)
LUFTË E NJËJTË, VEND I NDRYSHËMNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (09.09.2013)
FLAMURËT NË GJYSMËSHTIZË...Nga LEBIT MURTISHI (09.09.2013)
A ËSHTË BRITANIA NJË ISHULL I VOGËL?Nga SHABAN MURATI (09.09.2013)
IRANI ËSHTË PËRPARËSIA REALE AMERIKANE NË LINDJEN E MESMENg IAN BREMMER, Reuters (09.08.2013)
Barometri diplomatikBEOGRADI KUNDËR IDENTITETIT DEMOKRATIK TË EVROPËS DHE TË KOSOVËSNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.06.2013)
SIRIA NUK ËSHTË KOSOVËNga JAMES RUBIN, New York Times (09.06.2013)
DEBATI MBI NDËRHYRJEN NË SIRINga FRANK SHKRELI (09.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]