VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

E VËRTETA TRAGJIKE QË KULMOI ME NGJARJEN E PËRMETIT
Nga ESHREF YMERI

E Enjte, 09.12.2013, 07:57am (GMT1)


Para pak kohësh dhe pikërisht në mesin e muajit gusht, Kryetari i Bashkisë së qytetit të Përmetit, zotëria i nderuar Gilbert Jaçe, në zbatim të vendimeve të të trija shkallëve të gjyqësorit dhe madje edhe të Gjykatës Kushtetuese, më në fund, vendosi t'u rikthejë qytetarëve të vetë Shtëpinë e Kulturës "Naim Frashëri", të cilën kisha ortodokse janullatiste e kishte pushtuar që në vitin 1997. Këto vendime ishin të vitit 2002 dhe të vitit 2006, me sa jam në dijeni. Por, çuditërisht, ato kishin vite të tëra që nuk zbatoheshin prej Përmbarimit. Dhe arsyet e moszbatimit të këtyre vendimeve dihen: shtetin shqiptar, që prej dhjetorit të vitit 1990, e ka marrë peng shovinizmi i telendisur grekoleckaman, me kishën shoviniste greke në krye. Them që prej dhjetorit të vitit 1990, sepse pikërisht asokohe Greqia i shqeu dhe i përshqeu kufijtë e vet me Shqipërinë, sikur të mos kishin qenë kufij mes dy shtetesh fqinje, por sikur të kishin qenë porta të shqyera të shtëpive publike. Me shqyerjen e kufijve me Shqipërinë, kisha shoviniste greke dhe klasa politike greke që zvarritet nëpër këmbët e saj, mori peng mbarë emigrantët shqiptarë, për t'i përdorur ata si një letër të fortë në duart e Athinës zyrtare në fushatat që ajo do të organizonte kohë pas kohe kundër Shqipërisë, për të shtruar kërkesa pas kërkesash në dëm të interesave tona kombëtare. Dhe mbarë kombi shqiptar, gjatë këtyre 23 viteve të pluralizmit në vendin tonë, është dëshmitar i presioneve të vazhdueshme të Athinës zyrtare ndaj klasës politike të Tiranës, për t'i zhvatur kësaj lëshime pas lëshimesh të pafundme për interesat e kishës shoviniste greke dhe të shovinizmit të telendisur grekokaragjoz. Dhe kur qëllonte ndonjëherë që klasa politike e Tiranës të vonohej në përmbushjen e kërkesave shoviniste të Athinës, hakmarrja binte e pamëshirshme mbi emigrantët e pafajshëm shqiptarë, kundër të cilëve autoritetet greke, në mënyrë fashiste, organizonin operacionet e turpshme "fshesa".
Historia e marrëdhënieve grekoshqiptare, në rrafshin e politikës zyrtare greke, në vazhdimësi është karakterizuar nga hipokrizia, pabesia, egërsia dhe shovinizmi agresiv.

Qëndrimi armiqësor grek ndaj etnisë shqiptare në tërësi dhe sidomos ndaj Shqipërisë Londineze në veçanti, përbën një vijë të pandryshueshme të politikës zyrtare greke. Ky qëndrim ka dalë më shumë në spikamë sidomos pas copëtimit të trojeve tona etnike prej ujqve evropianë në Konferencën e Londrës të vitit 1913. Kështu, udhëheqësi grek Elefterios Venizellos, më 3 shkurt të vitit 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, kërkoi me forcë që Epiri i Veriut t'i aneksohet Greqisë. Georges Papandreu, kryeministër grek, më 12 qershor 1960, deklaronte në parlamentin grek se pretendimet greke për Epirin e Veriu na qenkeshin të shenjta dhe të patundura!!! Kryeministri Micotaqis, më 14 korrik 1993, deklaronte se atë që kërkonte Shqipëria për Kosovën, do të kërkonte edhe Greqia për Epirin e Veriut.
Me kalimin e viteve, shovinizmi grekokaragjoz u bind përfundimisht se me forcën e armëve e kishte të pamundur ta aneksonte Epirin e Veriut. Dhëmbët e ujkut Greqia i provoi në kurrizin e vet gjatë provokacioneve të gushtit të vitit 1949 dhe u bind keq se sa i vlen lëkura në përballjen e armatosur me shqiptarët. Prandaj e ktheu pllakën, sipas orientimeve që i dha kisha shoviniste greke, komisari politik i shtetit grek.

Me ardhjen në Shqipëri të kreut të shovinizmit grek, Anastas Janullatosit, synimet e Athinës për aneksimin e Epirit të Veriut, erdhën e morën trajtat e një agresioni "më të butë", duke u shfaqur në formën e greqizimit të kadifejtë hap pas hapi, të konkretizuar me ngritje varrezash për ushtarë agresorë grekë deri në Vjosë, me ngritje memorialesh dhe manastiresh në nderim të tyre, me ndërtime kishash me simbolikë tërësisht greke, me hapje shkollash greke edhe atje ku s'ka këmbë minoritari dhe me kërkesa për vendosjen e greqishtes si gjuhë të dytë zyrtare në Shqipëri dhe si gjuhë të parë zyrtare në zonën e minoritetit.

Gjatë gjithë kohës që Janullatosi është ngulur e nuk shkulet nga kreu i kishës ortodokse në Shqipëri, të cilën e ka kthyer përfundimisht në një filial të pastër të kishës shoviniste greke, askush nga sfera e klasës politike shqiptare apo nga mjetet e informimit masiv që u bëjnë fresk të dy krahëve të politikës, nuk ka mundur të dalë e të deklarojë burrërisht se ne nuk kemi më kishë ortodokse shqiptare, se atë, tashmë, Janullatosi e ka shndërruar një herë e mirë në pjesë përbërëse të kishës shoviniste greke.

Por ngjarja e Përmetit vërtetoi katërcipërisht dhe zbuloi përfundimisht të vërtetën tragjike (që klasa politike e Tiranës dhe mjetet e saj të informimit masiv i kanë hedhur një plaf përsipër), se kisha ortodokse, e ashtuquajtur shqiptare, për fatkeqësinë tonë të madhe kombëtare, është pjesë e pandarë e kishës shoviniste greke. Kjo e vërtetë tragjike u duk fare shkoqur se doli në dritë të diellit në sytë e mbarë kombit shqiptar, kur priftërinjtë janullatistë u sollën me aq agresivitet ndaj zbatuesve të ligjit për kthimin në funksionin e saj të patjetërsueshëm të Shtëpisë së Kulturës "Naim Frashëri".

Ngjarja e Përmetit, gjithashtu, zbuloi edhe një herë fytyrën e vërtetë të Janullatosit, si armik i betuar i kombit shqiptar, me shumicë dërrmuese të besimit mysliman. Dikur ai pati shpifur kundër tyre, duke i deklaruar gazetarit amerikan Fred Reed se "në Shqipëri duan të krijojnë një shtet fundamentalist islamik për të shtypur ortodoksinë" (Citohet sipas: Gazeta "Shqip", 06 dhjetor 2006, f. 6). Kurse tani ai deklaroi se sikur policët e Përmbarimit të silleshin kështu me Kuranin, atëherë në Shqipëri do të shpërthente revolucioni!!! Me këtë deklaratë, Janullatosi shpifte paturpësisht kundër besimtarëve myslimanë, të cilët në vendin tonë janë dalluar për shpirtgjerësi, për thjeshtësi dhe për tolerancë të jashtëzakonshme. Harron ky shovinist me veladon që besimtarët myslimanë të Tiranës, me rastin e festave fetare, falen në trotuarin e xhamisë së Et-hem Beut dhe mu në mes të bulevardit kryesor të Tiranës, pa organizuar kurrfarë protestash për padrejtësinë e madhe që u është bërë prej klasës politike të Tiranës, e cila përparësi të dorës së parë u ka dhënë besimtarëve katolikë të kenë kishën e tyre pranë qendrës së Tiranës, si edhe besimtarëve ortodoksë, të cilëve Janullatosi u ka ndërtuar një katedrale gjigante mu në zemër të Tiranës, duke iu marrë frymën institucioneve qëndrore të shtetit shqiptar?!

Qëndrimi i atyre priftërinjve në Përmet, të cilët bërtisnin si rrugaçë se "neve na mbron Janullatosi", dëshmon se deklaratën e historianit grek Nikolas Stavros, sipas të cilit "hedhja në dorë e kishës ortodokse shqiptare është fitorja jonë më e madhe e shek. XX", klasa politike e Tiranës e ka aprovuar tërësisht në heshtje, përderisa nuk ka pasur kurrfarë reagimi nga ana e saj. Pra, sipas historianit grek, rezulton se kisha ortodokse në Shqipëri është tërësisht pjesë e kishës shoviniste greke. Por halli është se kisha greke është bashkëpunëtore e djallit dhe madje "mban poste të larta në hierarkinë e pushtetit të djallit", çka u bë e njohur publikisht nga një njoftim i paradokohshëm, në të cilin thuhej se"Arkipeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Hristodhulos, mbështeti masakrën e Peshkëpisë" (Citohet sipas faqes së internetit "Sot News".30 janar 2013).

Pra, kisha greke është frymëzuesja, organizatorja dhe mbështetësja e organizatave fashiste në Greqi, të cilat jo vetëm mbjellin farën e urrejtjes kundër kombit shqiptar, por organizojnë edhe akte terroriste, siç ishte masakra e Peshkëpisë e vitit 1994. Tani le të dalë ndokush dhe le t'i mbushë mendjen mbarë opinionit publik shqiptar se kisha greke "merret me punët e Zotit".

Sjellja rrugaçërore e priftërinjve në Përmet, të cilët nuk njohin autoritetin e organeve gjyqësore shqiptare dhe madje ndërmorën edhe sulme fizike kundër policisë private që ishte në mbrojtje të Përmbarimit, tregon se Janullatosi ngrihet kundër ligjit në vendin tonë dhe kishën fanoliane, dikur shqiptare, e ka kthyer në çiflig të kishës shoviniste greke dhe priftërinjtë shqiptarë që i shkojnë pas, i ka kthyer në sahanlëpirës dhe në skllevër të bindur kokë e këmbë. Pra, nga skenat që pamë në Përmet, bëhet fare e qartë se kisha ortodokse greke është një kishë e dhunshme dhe dhunën ia ka futur në gjak edhe masës së priftërinjve shqiptarë të grigjës janullatiste. Kjo u duk fare qartë në aktet vandaliste që priftërinjtë ndërmorën për ripushtimin e Shtëpisë së Kulturës "Naim Frashëri",mes të cilëve kishte edhe njerëz të importuar nga jashtë Përmetit, madje, sipas fjalëve që kanë qarkulluar në Përmet, në Gjirokastër dhe në Sarandë, kishte edhe agjentë të shërbimit sekret grek, të thirrur me urgjencë prej Janullatosit, të cilit Athina zyrtare nxitoi t'i vinte në ndihmë menjëherë.

Faktin që kisha dikur shqiptare sot është pjesë e kishës shoviniste greke, e vërteton ndërhyrja arrogante e shtetit grek që u radhit në anën e rrugaçërisë së priftërinjve janullatistë kundër zbatimit të ligjit shqiptar në mbrojtje të së drejtës së popullit të Përmetit për ta kthyer në funksionin e vet Shtëpinë e Kulturës"Naim Frashëri", e vërteton ndërhyrja e paturpshme e konsullit grek në Gjirokastër, i cili shkon dhe i bën presion Kryetarit të Bashkisë së Përmetit për interesat e kishës shoviniste greke, të shovinizmit grekokaragjoz dhe të emisarit të tyre në Tiranë me emrin Janullatos. Kryetari i Bashkisë së Përmetit bëri gabim që priti në zyrën e vet konsullin grek në Gjirokastër. Ai duhej t'i tregonte vendin dhe t'i thoshte të vinte majat nga kishte vënë thembrat.

Në këto kushte, të bëjnë përshtypje të keqe ca individë dhe ca mjete të informimit masiv në Tiranë që kanë shprehur"habinë" se pse duhet të ndërhyjë shteti grek në punët e brendshme të shtetit shqiptar! Këta "të habitur" ose kërkojnë të bëjnë të paditurin, ose kërkojnë të maskojnë servilizmin e tyre të pështirë në qëndrimin ndaj kishës shoviniste greke dhe ndaj Athinës zyrtare. Shteti grek ndërhyri për faktin se kishën ortodokse shqiptare e konsideron pjesë të kishës shoviniste greke. Madje jo vetëm ndërhyri, por edhe kërcënoi me faktin që Athina, duke filluar nga 1 janari i vitit 2014, na marrka kryesinë e Bashkimit Evropian dhe se varet prej saj marrja ose jo e statusit të Shqipërisë për vend kandidat në Bashkimin Evropian.

Presionin kundër vendit tonë për ngjarjen e Përmetit, shteti i pamoralshëm grek, si gjithmonë, e manifestoi në qëndrimin e ulët që mbajti ndaj emigrantëve shqiptarë në kufi, gjatë kthimit të tyre drejt Greqisë, pas pushimeve që bënë në atdheun e vet. Policët grekë në kufi i kthenin mbrapsht emigrantët e shkretë, absolutisht të pafajshëm, duke ju thënë:"Këtë e keni për Përmetin". Po ç'faj kishin emigrantët e gjorë për ngjarjen e Përmetit? Po si ishte e mundur që të ndëshkoheshin emigrantët e pafajshëm, kur "fajin", në rastin e ngjarjes së Përmetit,"e kishte" Kryetari i Bashkisë së qytetit, zoti Gilbert Jaçe, për urdhrin shumë të drejtë që kishte dhënë për lirimin e shtëpisë së kulturës prej pushtimit janullatist? Por shteti grek, duke pasur si yll karvani një moral rrugaçëror në qëndrimin ndaj Shqipërisë, i përmbahet moralit të një fjale të urtë që ne në Labëri e përdorim shumë shpesh për të stigmatizuar një njeri pa kurrfarë karakteri: kur s'ka ç'i bën gomarit, i bie samarit.

Ky ishte një qëndrin fort rrugaçëror i Athinës zyrtare, i kësaj ngrehine të kalbur me mendësi mesjetare, e cila me gënjeshtrat dhe me pabesitë e saj, arriti t'i zhvatë Bashkimit Evropian një shumë kolosale prej 600 miliardë dollarësh.

Po a e di vallë Bashkimi Evropian dhe a ka kërkuar llogari ndonjëherë se ku i ka shpenzuar këto shuma kolosale ky shtet hajdut me emrin Greqi?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje duhej ta kërkonte me forcë shteti gjerman, ministria e financave të Gjermanisë, vetë kancelarja gjermane, zonja Merkel. Sepse shteti gjerman është pikërisht ai që po mundohet ta nxjerrë nga kriza me domosdo hajduten e taksapaguesve të Bashkimit Evropianë që quhet Greqi. Mirë do të ishte që ambasadori gjerman në Tiranë, zoti Helmut Hoffman, të dalë nëpër Shqipërinë e Jugut dhe të shikojë varrezat, memorialet dhe manastiret e ngritura në nderim të ushtarëve agresorë grek, të shikojë shkollat greke edhe atje nuk ka asnjë minoritar për be, të kundrojë kishat e shumta, deri te katedralja gjigante në Tiranë, dhe t'i shtrojë vetes pyetjen: me ç'mjete financiare i ka ngritur Janullatosi gjithë këto objekte që kushtojnë miliarda dollarë? Mos vallë i ka ngritur me lëmoshat që qytetarët grekë derdhin nëpër kishat greke? Do të ishte absurditet po të shtrohej një pyetje e tillë. Këto para Janullatosit ia ka dhënë shteti grek, para këto që janë zhvatur me dredhi, me gënjeshtra, me hipokrizi, me mashtrime dhe me pabesi nga Bashkimi Evropian. Për këto shuma kolosale parash që shteti grek ka derdhur në Shqipëri për greqizimin e Epirit të Veriut, dëshmojnë vetë figurat e larta të politikës greke.

Ish-presidenti Stefanopulos, në Kongresin Botëror për Epirin, që u mbajt në Selanik para disa vjetësh, deklaroi haptas fare:
"A mund të lejojmë që në Himarën greke...dhe në Korçën vllaho-greke të mos ketë shkolla greke..?" (Citohet sipas: Gazeta "Republika", 25 shtator 2005, f. 8-9).

Më 30 maj të vitit 2005, në Selanik, zhvilloi punimet e veta "Forumi për bashkëpunim në Ballkan".Në atë mbledhje mori pjesë dhe diskutoi edhe deputeti i parlamentit grek, Antonis Fushas. Ai, ndër të tjera, tha:
"Ne, për të ruajtur dhe përkrahur helenizimin në Vorio Epir, do të investojmë atje për hapjen e shkollave dhe kishave" (po aty).

Pra, miliardat e dollarëve për ngritjen e të gjitha objekteve të lartpërmendura, Janullatosit i kanë ardhur nga shteti grek. Prandaj do të ishte me shumë vend që zoti ambasador i Gjermanisë, këto fakte t'ia bëjë të njohura kancelares, zonjës Merkel, në mënyrë që të dalin në dritën e diellit dy të vërteta:

Së pari, miliardat e dollarëve të grabitura me djallëzi nga Bashkimi Evropian, të cilat shteti grek i ka derdhur në vendin tonë për greqizimin e Epirit të Veriut, kanë bërë që shtetit shovinist grek t'i nxiten orekset ekspansioniste në qëndrimin ndaj Republikës së Shqipërisë. Pra, me ato male me para që Bashkimi Evropian, dhe sidomos Gjermania, i ka dhënë padrejtësisht Greqisë, tërthorazi, është ushqyer shovinizmi grekokaragjoz për aneksime territoresh të huaja. Këtë fakt, Gjermania, veçanërisht kancelarja e saj, zonja e nderuar Merkel, është mirë ta kenë parasysh, para se të vendosin t'i japin para të tjera shtetit të degjeneruar grek.

Së dyti, objektet në fjalë që Janullatosi ka ngritur në Shqipëri, kanë bërë që valët e urrejtjes kundër Greqisë të njohin kuota të larta në Shqipëri, urrejtje kjo që është bërë më e thekshme edhe për shkak të qëndrimit shovinistoracist të shtetit grek kundër emigrantëve shqiptarë. Dhe urrejtja e shqiptarëve kundër grekëve ka traditë të kahershme. Prandaj kishte shumë të drejtë Faik Konica, i cili dikur pati deklaruar se "...urrejtja për grekët është rrënjosur aq shumë në zemrat e shqiptarëve...", sepse "...ajo që i ka bërë Greqia Shqipërisë, më shumë se politike, ka qenë agresion ndaj shtëpive dhe nderit të familjeve" (Citohet sipas: Faik Konica. Vepra, vëll. 4, f. 277).

***

Programi elektoral i Partisë Socialiste, i hartuar me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, iu prezantua publikut shqiptar me shenjën dalluese (me logon) Rilindje. Gjatë kësaj kohe kam përsiatur gjatë për këtë shenjë dalluese. Mendoj se Rilindja e Shqipërisë zë fill në gjysmën e dytë të shek. XIX, kur figurat e shquara të kombit shqiptar iu kthyen periudhës zulmëmadhe të Skënderbeut. Ishin pikërisht ato figura të nderuara, me aktivitetin e shquar atdhetar të të cilëve zë fillë ajo që quhet Rilindje Kombëtare, pas një periudhe mbikatërshekullore nën sundimin e Perandorisë Otomane.

Në qoftë se bëhet fjalë për një Rilindje të vendit tonë në periudhën e tanishme, unë mendoj se ne, mbarë shqiptarët e Shqipërisë Londineze, pavarësisht se kush është në pushtet dhe kush është në opozitë, kemi nevojë për një Rilindje të tillë, por për një Rilindje të një natyre krejtësisht tjetër. Me këtë kam parasysh një Rilindjetë vërtetë në aspektin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por, që të bëhet i mundur realizimi në praktikë i kësaj Rilindjeje, duhet që klasa politike e Tiranës të synojë arritjen e disa objektivave që kanë një rëndësi kombëtare të jashtëzakonshme.

Së pari, Tirana zyrtare dhe mbarë klasa politike shqiptare duhet të largojë Janullatosin nga kreu i kishës ortodokse, në mënyrë që të vihet në jetërilindja e kishës ortodokse shqiptare, të themeluar prej Fan Nolit dhe Mbretit Ahmet Zogu, së bashku me figura të tjera të shquara të ortodoksisë shqiptare. Ky objektiv mund të arrihet lehtë fare: nuk është fare e nevojshme që të thirret Janullatosi dhe t'i propozohet të largohet nga Shqipëria; nuk është e nevojshme të kërkohet thirrja e Sinodit të Shenjtë se është e kotë, se atje raporti është 3:2 në favor të Janullatosit, meqenëse Janullatosi e ka menduar me kohë që pas vetes të lërë në krye të kishës ortodokse përsëri një tjetër grek. Largimi i Janullatosit mund të bëhet fakt i kryer nëpërmjet një shtojce (amendamenti) në Kushtetutë, ku të thuhet se krerët e komuniteteve fetare duhet të jenë me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Dhe të nesërmen Janullatosi ngarkon baulet dhe na lë shëndetin në kufirin shqiptaro-grek. Para pak ditësh, lexova një ndërhyrje në shtyp të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zotit Ylli Manjani. M'u duk një ndërhyrje me shumë vend.

Në atë ndërhyrje, zoti Manjani deklaron:

"Rasti i Përmetit është për të qeshur dhe për të qarë. E kam thënë më parë që kjo çështje mund të ishte bërë qëllimisht për të tërhequr vëmendjen. Raporti i shtetit me klerin duhet rregulluar. Ka ardhur rasti që të dëshmojmë një lloj serioziteti në këtë marrëdhënie" (Citohet sipas: Gazeta "Koha jonë". 05 shtator 2013, f. 3).

Mendoj se zoti Manjani i ka rënë pikës. Shteti shqiptar duhet të jetë serioz në marrëdhëniet me klerin. Dhe ky seriozitet pasqyrohet në faktin që në krye të të gjitha institucioneve fetare duhet të jenë vetëm shqiptarë, me gjak dhe me prejardhje. Kur një të huaji i lihet në dorë drejtimi i një institucioni fetar, kjo do të thotë se shteti shqiptar nuk është serioz në procesin e marrëdhënieve me institucionin në fjalë. Kjo aq më tepër kur është fjala për kishën ortodokse, e cila vazhdimisht ka qenë në shënjestrën e kishës shoviniste greke dhe të shovinizmit grekokaragjoz, të cilët asnjëherë nuk kanë hequr dorë, deri në ditët e sotme, nga synimet ekspansioniste për greqizimin e tokave shqiptare në kuadrin e Epirit të Veriut.

Largimin e Janullatosit nga Shqipëria duhet ta bëjë alternativa e majtë, që tani ka në dorë pushtetin, sepse është ajo fajtorja kryesore për uzurpimin prej tij të kishës ortodokse fanoliane. Presidenti Berisha organizoi referendumin për Kushtetutën e vitit 1994, ku figuronte neni për komunitetet fetare, të cilët duhej të kishin në krye klerikë me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Por socialistët shqiptarë bën njërën që ajo Kushtetutë të mos fitonte në votim, me pretekstin se, demek, zoti Berisha, sipas tyre, do të na bëhej "mbret". Por a nuk do të qe më mirë të kishim pasur zotin Berisha "mbret", sesa përfaqësuesin e kishës shoviniste greke dhe të shovinizmit grek, Janullatosin, në krye të kishës sonë fanoliane? Po në Kushtetutën e vitit 1998, që socialistët e hodhën në referendum, pa pjesëmarrjen e demokratëve në votim, nenin për drejtimin e komuniteteve fetare nga njerëz me gjak dhe me prejardhje shqiptare, pse nuk e përfshin në të? Pra, uzurpimin e kishës ortodokse fanoliane prej Janullatosit, e kemi peshqesh nga Partia Socialiste.

Largimi i Janullatosit nuk duhet vonuar. Sepse ai, si "Shën" Kozmai i fundit të shek XX dhe i fillimit të shek. XXI, kërkon ta "balsamos" veten për së gjalli në Shqipëri. Kjo vërtetohet nga një e dhënë shumë interesante.

Në një artikull të saj, të botuar në "Ngjallja", zonja Donika Omari ka deklaruar shkoqur fare:
"Tregojnë, në Shënavlash, se besimtarët, me zë jo fort të lartë, thonë: Janullatosi ka dashur që kishës së Shën Harallambit (një nga dy kishat e Shënavlashit) t'i ndërrojnë emrin, nga Kisha e Shënavlashit, në Kisha e Shën Anastasit, gjë që nuk është pranuar prej tyre. Por Janullatosi ka lënë amanet që, kur të vdesë, të varroset në Shënavlash. E kështu, në vend të Manastirit të Shënavlashit do të kemi manastirin grek të Shën Anastasit" (Citohet sipas: Nuri Dragoj. "Grekët dhe shqiptarët. Realitete historike". Shtëpia Botuese "Weso",Tiranë 2009, f. 403).

Por, që brenda katedrales gjigante janullatiste në qendër të Tiranës, kanë qarkulluar ca të tjerë zëra, sipas të cilëve Janullatosi, me nxitjen e Athinës, paska blerë truall në Bishtin e Pallës dhe paska dhënë porosi që pas vdekjes, ta varrosin pikërisht atje. Me këtë udhëzim të Athinës që lidhet me pasjetën e Janullatosit, kuptohet qartë që kisha shoviniste greke dhe shovinizmi leckaman grek, na e paskan ngritur "stekën" e pretendimeve territoriale ndaj Shqipërisë deri në Bishtin e Pallës.

Së dyti, meqenëse Enver Hoxha, për forcë të servilizmit të tij të shpifur, pranoi të lidhte marrëdhënie diplomatike me Athinën, me ligjin e luftës në fuqi, duke ua lënë litarin nëpër këmbë breznive pasardhëse në çështjen e marrëdhënieve me Greqinë, është e domosdoshme që mbarë klasa politike e Tiranës dhe sidomos Tirana zyrtare, të marrin një vendim të prerë: Presidenti i vendit, Kryeministri, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, me Ministrin e Mbrojtjes dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme, duhet të zbresin në Shtabin e NATO-s, në Këshillin e Evropës, në strukturat e larta të Bashkimit Evropian dhe në Departamentin e Shtetit dhe të shtrojnë pyetjet e mëposhtme:

"Dhe sa kohë shteti i çmendur grek do të vazhdojë ta mbajë ende në fuqi ligjin paradoksal të luftës me Shqipërinë, ndërkohë që kjo e fundit ka vite që është anëtare e NATOS, bashkë me Greqinë?". Po si është e mundur që Greqia të jetë në gjendje lufte me Shqipërinë brenda së njëjtës aleancë ushtarake?".

Pas përgjigjeve që do të marrin, përfaqësuesit e klasës politike të Shqipërisë duhet të kërkojnë të caktohet një afat i prerë për shfuqizimin e ligjit grek të luftës, i cili vazhdon të jetë në fuqi që prej vitit 1940.

Në qoftë se Këshilli i Evropës, strukturat e Bashkimit Evropian, Shtabi i NATO-s dhe Departamenti i Shtetit nuk ndërhyjnë që Greqia ta shfuqizojë ligjin në fjalë, atëherë Tirana zyrtare duhet të ngrijë të gjitha marrëdhëniet me Greqinë dhe të ndalojë hyrjen e shtetasve grek brenda territorit shqiptar, derisa të bëhet fakt i kryer abrogimi i atij ligji famëkeq.

Së treti, mbarë klasa politike shqiptare dhe posaçërisht Tirana zyrtare, duhet të marrin në dorë Çështjen Çame, si një problem me një rëndësi kombëtare të jashtëzakonshme. Kjo çështje nuk mund të jetë problem i një partie të vetme. Ajo duhet të vihet në rendin e ditës të Tiranës zyrtare, e cila duhet ta çojë deri në fund zgjidhjen e saj, çka nënkupton kthimin e popullsisë çame në trojet e veta stërgjyshore, kompensimin e dëmeve të rënda, të shkaktuara prej shovinizmit grek, i cili gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore u radhit përkrah nazifashizmit me maskrat shtazarake që kreu kundër popullsisë së pafajshme çame, dhe kërkimin e ndjesës publike prej shtetit grek për gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë në fjalë.

Unë mendoj se këto janë tri çështje parësore dhe me rëndësi të jashtëzakonshme, pa zgjidhjen e të cilave nuk mund të ketë Rilindjetë marrëdhënieve shqiptaro-greke. Vetëm zgjidhja e këtyre tri çështjeve do t'ia kthjellojë mendjen Greqisë, do ta sjellë në vete, do ta detyrojë të mos i thotë më këmbës dorë në ndërtimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe do ta shkundë përfundimisht nga myku mesjetar ku noton që prej kohës së themelimit si shtet i pavarur. Vetëm zgjidhja e këtyre tri çështjeve do të krijojë truallin e përshtatshëm për rivendosjen e marrëdhënieve korrekte të shtetit grek me Shqipërinë, për respektimin e të drejtave të njëri-tjetrit, për harmonizimin e interesave të ndërsjella dhe për nxitjen e zhvillimit dypalësh, çka unë, ashtu si edhe çdo shqiptar i ndershëm dhe me vetëdije kombëtare, e dëshiroj me gjithë zemër.

Gjatë një interviste për gazetën "Le Courrier des Balkans"(Korrieri i Ballkanit), zoti Rama ka deklaruar se "synon të bëjë politikë për të lënë një emër në histori" (Citohet sipas gazetës "Panorama".30 qershor 2013).

Unë mendoj se është pikërisht momenti që zoti Rama, si Kryeministër i vendit, gjatë qeverisjes së tij, të bëhet nismëtari për marrjen përsipër të zgjidhjes së tri çështjeve të sipërparashtruara, çka do të bëjë që ai të lërë me të vërtetë emër në histori. Kam bindjen se kjo nismë për zgjidhjen e këtyre tri çështjeve dhe zgjidhja e tyre konkrete, me ndihmën e padiskutueshme edhe të faktorit ndërkombëtar, do t'i shërbejë emancipimit të kishës ortodokse greke, për ta çliruar atë një herë e mirë nga vargonjtë e mendësive mesjetare dhe për t'i dhënë asaj një mësim me vlera, duke ia kujtuar që të fillojë të merret me punët e Zotit, do t'i shërbejë kthjellimit të trurit të klasës politike greke, e cila duhet ta kuptojë dhe të bindet një herë e mirë se etnia shqiptare nuk është "kafshatë që kapërdihet lehtë", se shqiptarët janë kockë e fortë për dhëmbët e kalbur të shovinizmit të telendisur grek. Prandaj, si kisha greke, ashtu edhe klasa politike greke, duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë se pa zgjidhjen e Çështjes Çame, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë marrëdhënie normale mes dy vendeve tona. Madje kokëfortësia absurde e kishës greke dhe e klasës politike greke, sipas të cilave nuk na ekzistuaka ndonjë Çështje Çame, do të vijë duke e trashur hesapin dhe një ditë të bukur, ato "fantazmat", për të cilat bëhet fjalë në një njoftim të kanalit TV Top Channel dhe të përcjellë më 10 shtator në faqen e internetit të zotit Feliks Taho, me titull "Greqia, "luftë" me fantazmat", një ditë të bukur , mund të kthehen në pamje konkrete.

Sarandë, 11 shtator 2013

ESHREF YMERI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.