VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikPA RECIPROCITET NUK KA SHTETNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 06:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
PA RECIPROCITET NUK KA SHTET
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Premte, 09.13.2013, 08:24pm (GMT+1)


*** Ato shtete fqinje ballkanike me bagazh dhe me hipotekë kolonialiste dhe neokolonialiste, që e injorojnë dhe e mohojnë të drejtën e reciprocitetit të Kosovës, siç është në rastin konkret edhe Maqedonia, e cila pa asnjë arsye (vetëm për t'i bojkotuar mallrat e Kosovës dhe, për t'i gjobitur extra qytetarët e saj), qe disa ditë resht ka bllokuar kufirin me Kosovën, duke shkaktuar konflikt politik dhe diplomatik të panevojshëm me Kosovën, nuk meritojnë të jenë pjesë integruese as e BE-së e as e NATO-s, sepse janë destabilizuesit kryesorë të paqesë dhe të sigurisë në Ballkan.

* * *
Ekzistenca e gjithëmbarshme e një shteti sovran në planin ndërkombëtar, pikërisht varet nga zbatimi i parimit të reciprocitetit qoftë në kuptimin dypalësh apo shumëpalësh. Reciprociteti është alfa dhe omega e funksionimit dhe e jetëgjatësisë së një shteti si subjekt juridik ndërkombëtar. Vetëm mbi bazën e reciprocitetit formal, faktik dhe material në kuptimin e së drejtës diplomatike dhe, të së drejtës ndërkombëtare, në përgjithësi, një shtet mund të qëndrojë në këmbë të veta si subjekt i pavarur dhe sovran në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare. Ndryshe, nuk mund të flitet për kurrfarë shteti të mirëfilltë, por për një shtet të varur, të ndërvarur, vazal, të kolonizuar dhe të nënshtruar njëanshmërisht nga politika e forcës dhe e diktatit të një apo të disa shteteve më të mëdha qoftë me karakter rajonal ose ndërkombëtar.

Mohimi i së drejtës së reciprocitetit të një shteti (qoftë nga faktorët e politikës së brendshme, apo të faktorëve të politikës së jashtme ndërkombëtare), është në kolizion me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me ineteresin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të një vendi, siç është edhe Kosova etj.
Po, reciprocitet, por retorsion, JO!

Ky është kushti sine qua none që qeveria e Maqedonisë, duhet ta plotësojë ndaj Kosovës dhe, anasjelltazi. Kjo është alfa dhe omega e kompromisit dhe e dialogut demorkatik dhe paqësor. Ndryshe nuk mund të ketë marrëdhënie të mira dhe të dobishme bashkëpunimi as në sfondin politik, diplomatik, as në atë ekonomik, tregtar dhe kulturor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Zbatimin e së drejtës së reciprocitet mdis Kosovës dhe Maqedonisë, Adem Demaçi ua ka bërë shumë të qartë autoriteteve shtetërore të Prishtinës zyrtare dhe atyre të Shkupit zyrtar. Së pari, i APELON botërisht institucionet e Kosovës, të " mos i lëshojnë pe Maqedonisë që bën politikë të çmendur, duke vendosur bllokadën ekonomike, tregtare, si dhe kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetaët e Kosovës. Veprimet e tilla çoroditëse dhe absurde të udhëheqjes shtetërore të Maqedonisë, pikësëpari janë kundër interesit të popullit maqedon, ky është një absurditet i papranueshëm dhe antikombëtar. Si rrjedhim, asnjë nga institucionet e Kosovës nuk duhet të lëshojnë pe përballë Maqedonisë, e cila është duke u sjellë sikur të ishte ndonjë superfuqi." (www.voal.-online.ch/09/12/2013).

Katërcipërisht ka të drejtë heroi dhe patrioti ynë i gjallë, Adem Demaçi, që i apleon të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, që të mos i bëjnë asnjë koncesion të njëanshëm Maqedonisë derisa ajo sillet me papërgjegjësi në rolin e"superfuqisë ballkanike" (siç e ka cilësuar me të drejtë " Mandela i Evropës" Adem Demaç), duke i diktuar dhe imponuar Kosovës lloj-lloj bllokadadash qofshin ato me karakter ekonomik, tregtar, politik apo tagra të tjera mbi mallrat, mbi automjetet dhe mbi qytetarët e Kosovës.

Për të dalë nga kjo "krizë" e tendosjes së marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, e para në potez është qeveria e Maqeodnisë, e cila, pa asnjë kusht, duhet të heqë dorë nga të gjitha bllokadat, nga bokoti nga gjobitjet e mallrave dhe të qytetarëve Kosovës, si dhe nga të gjitha kufizimet e qarkullimit të mallrave dhe të lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Ndryshe, nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi të njëanshëm me Kosovën.

Jo vetëm në sferën e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, por edhe në atë politikës dhe të diplomacisë ndërkombëtare, nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi të mirëfilltë midis dy a më shumë partnerëve, nëse, pikësëpari nuk vie në shprehje parimi i reciprocitetit. Kjo është alfa dhe omega e lidhjes së çdo marrëveshjeje a traktati ndërshtetëror në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare publike.

Pra, së këndejmi, edhe Maqedonia si pretenduese e një "superfuqi ballkanike"përballë shqiptarëve. nëse dëshiron të ketë bashkëpunim konstruktiv me Republikën e Kosovës, si dhe me shtetet e tjera të bashkësisë ndërkombëtare, pikësëpari, duhet të përfill parimin e reciprocitetit, jo të imponojë vetëm interesin e njëanshëm vetjak përmes kërcënimeve, kushtëzimeve, kufizimeve, shantazhit dhe diktatit, sepse i gjithë ky arsenal i "masave preventive", përjashton çdo formë të gatishmërisë së bashkëpunimit dhe të arritjes së mirëkuptimit dhe të dialogimit paqësor qoftë në aspektin rajonal, evropian apo në atë ndërkombëtar, në frymën e axhendës strategjike dhe të standardeve integruese demokratike të BE-së dhe të globalizmit botëror
.
Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIBËR KUSHTUAR DOM PREKË NDREVASHAJT - GJIGANTIT TË DUKAGJINITNga FRANK SHKRELI (09.12.2013)
E VËRTETA TRAGJIKE QË KULMOI ME NGJARJEN E PËRMETITNga ESHREF YMERI (09.12.2013)
ZOTI ILIR META, SOT NUK PO DUHET AQ SHUMË 'DORA E FORTË', SE PO KËRKOHET MË TEPËR 'MENDJA E FORTË'Nga RAMIZ LUSHAJ (09.11.2013)
JA ÇFARË DO TA RRËZOJË QEVERINË E EDI RAMËSNga FRON NAHZI, European Voice (09.11.2013)
LIRIA E MEDIAS NË EUROPËN JUGLINDORE - MEDIA E LIRË SI TMERRI I TIRANËVE DHE DASHAMIRËSE E POPULLITNga FRANK SHKRELI (09.10.2013)
Barometri diplomatikPRO ET CONTRA SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËSNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.10.2013)
NË PRITJE TË KRYEMINISTRIT EDVIN RAMANga SAMI REPISHTI (09.09.2013)
LUFTË E NJËJTË, VEND I NDRYSHËMNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (09.09.2013)
FLAMURËT NË GJYSMËSHTIZË...Nga LEBIT MURTISHI (09.09.2013)
A ËSHTË BRITANIA NJË ISHULL I VOGËL?Nga SHABAN MURATI (09.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]