VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SKAFANDRAT POLITIKENga RAMIZ LUSHAJ

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 08:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SKAFANDRAT POLITIKE
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Martë, 09.17.2013, 09:27am (GMT+1)


Dje, kur Edi Rama, kryeministri i sapo zgjedhur po shkonte drejt Brukselit, në Tiranë ngjau një arrestim me poterë. Gjithandej stërthanë se është një ish gardist, një nga truprojat e Berishës. Nuk e njoh, veçse për herë të parë ia pashë foton. Kishte mbiemrin Skeja. Lajmnohet në media televizive e gazeta elektronike se arrestimi u krye nga policia...

Pikërisht kështu ngjau nja 8 vjet ma para, ma herët, kur kryeministri i sapo zgjedhur Sali Berisha, mesa më kujtohet, pasi paraqiti Programin Qeverisës e po shkonte drejt Kryeministrisë, u arrestua nga Prokuroria një biznesmen në Durrës, i njofton si një nga miqtë e afërt të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Të dy rastet të ngjashme kanë një tregues:

Dje, Prokuroria e Përgjithshme arrestonte me bujë allashqiptarçe, (sikur të ishte kap terroristi islamik Binlandeni) biznesmenin Koka nga Durrësi të cilësuar si një nga miqtë e kryeministrit Fatos Nano të sapo larguar me votë rrotacioni nga detyra. Fatkeqësisht Prokuroria e Përgjithshme asaj kohe po e kryente këtë akt-arrestim me jehonë si"peshqesh" për Berishën, pasi politika e të djathtës ishte në kacafytje politike e juridike me Prokurorinë, kishte akuzuar në media biznesmenin e të afërm të tij, etj.

Sot, Policia e Shqipërisë, pasi erdhi në postin e ministrit të Brendshëm, Tahiri, ngjau arrestimi sensacional i Skejës, të cilin e përdorën si "peshqesh" për Ramën në Bruksel. Këtë ish-gardistin Skeja e oktapoduan politikisht si një nga truprojat e Berishës, si një nga njerëzit e paslidhur me atë "21 Janarin", si një mik të djalit të kryeministrit, etj., etj.

Çështja nuk është thjeshtë shtetasi Skeja si qytetar shqiptar apo ish-gardist, po kemi të bëjmë më një keqpërdorim politik ekstrem, me ripërseritje në kohë e mënyra politiko-idoeologjike-policore të rastit Koka, kemi të bëjmë me një rast të ri, saktësisht: me një fenomen politik. Në të dy rastet të kryera nga eksponentë të lartë të politikës së sotme të PS-së(!)

Ramës, kryeministrit të ri, i duhej ky lajm politik e policesk i Skejës në Bruksel për të "testuar" për Berishën dhe për vetveten e tij se deri në ç'shkallë mund të hakërrehej me urrejtje bio-politike-juridike(!) ndaj Berishës dhe në ushtrimin e presionit politik-ideologjik e policor ndaj demokratëve.

Gjithsesi: Po duket qartë kërcenimi i Ramës në Parlament të dielën kur iu drejtua deputetëve të së djathtës e njejtësisht elektoratit të tyre: "Ju akoma nuk e keni parë se ç'është dhuna"(!!!). Po shihet ballas kërcenimi i zëvendëskryeministrit të ri Peleshi nga zyra e tij për largimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë nga selia e re (!!!!) Po ushtron keqas ministri i ri i Brendshëm Tahiri një presion e aksion politik e psikologjik mbi Policinë e Shtetit, jo vetëm dje në ditën e Konferencës së Pezës, në një takim zyrtar publik në Hotel Tirana International me kryepolica të komisariateve, etj., po ia ka nistue prej kohësh këtij turravrapi hakrryes e hakmarrës edhe ndaj oficerëve të lartë të Policisë.

Lajmet po fjalaflasin se atje Bruksel po i lanë disa porosi kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Gjithësesi, ma mirë herët se sa vonë, ma mirë në start, në këtë turravrap politik-ideologjik-policor të tij, po ndihet nevojë e jashtëzakonshme që Presidenti i Komisionit Europian, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Presidenti i Këshillit të Europës, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, e pse jo, edhe Sekretari i Shtetit Amerikan (mjaft i ngarkuar me Sirinë, etj.) t'i japin një kryeporosi kryeministrit tonë shqiptar, Edi Rama që kërcenon me dhunë në Parlament, drejt selisë së PDSH, në jetët e angazhimet shqiptare: Mos i vesh me skafandra politike-ideologjike-policore Qeverinë e ministrat e saj!

17 shtator 2013

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIZITË HISTORIKE PËR FITOREN E PARTISË SOCIALISTE, JO PËR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.17.2013)
DITAR PËR QEVERINË RAMA – ETËRIT E VENDIT DHE KRERËT E SHTETIT KANË STATUSIN E TYRE  - Referim Republikës së ItalisëNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.16.2013)
PLATFORMA E PARË SERIOZE SHTETËRORE PËR KOSOVËNNga SHABAN MURATI (09.16.2013)
SHQIPËRINË NË EUROPË E ÇOJNË VEPRAT E JO FJALËTNga FRANK SHKRELI (09.15.2013)
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.15.2013)
AKSESI NË INTERNET ËSHTË NJË MJET JETIK I KUJDESIT SHËNDETËSORNga MICHELE BARRY, Reuters (09.15.2013)
KRYEMINISTRI EDI RAMA – AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVANga ELIDA BUÇPAPAJ (09.14.2013)
MODEL BRITANIK I QEVERISJES NË SHQIPËRINË E NESËRME?Nga Prof. Dr. ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore Universiteti Europian i Tiranës (09.13.2013)
Barometri diplomatikPA RECIPROCITET NUK KA SHTETNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.13.2013)
LIBËR KUSHTUAR DOM PREKË NDREVASHAJT - GJIGANTIT TË DUKAGJINITNga FRANK SHKRELI (09.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]