E Djelë, 08.09.2020, 05:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN NDERON FILIP RIKER
Nga FRANK SHKRELI*

E Mërkurë, 09.18.2013, 10:31pm (GMT+1)




Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) ose (NAAC) në anglisht) si çdo vit edhe sivjet organizon darkën e 17-të gala me 27 Shtator në sallën e njohur Cipriani në rrugën 42, në qendër të qytetit të Nju Jorkut.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e ka bërë traditë tanimë që në këtë darkë vjetore në Nju Jork të nderojë individë, personalitetete të njohura nga politika, qoftë amerikanë, shqiptare ose të tjerë, të cilët sipas KKSHA-së, në mënyrë unike kanë ndihmuar kombin shqiptar. Gjatë 17 vjetëve të kaluar, KKSHA ka nderuar personalitete të larta të politikës amerikane dhe botërore, siç janë Presidenti Bill Klinton, Kryeministri Toni Blerë, Sekretarët Amerikanë të Shtetit Madelinë Ollbrajt dhe Xhejms Bejker, Gjenerali Ueslli Clark, Senatorët amerikanë Bob Dol dhe Çuk Shumer, Presidentin e Finlandës Marti Ahtisaari, Ambasadorët amerikanë Frank Uisner, Nik Bërns, Uilliam Uoker, Kongresmeni Eliot Engel, e të tjerë.

Këtë vit, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka vendosur që kësaj liste unike të personaliteteve të shquara amerikane, që kanë ndihmuar shqiptarët, sidomos gjatë dy dekadave të fundit të historisë së tyre, t’i shtohet edhe emëri i ambasadorit dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Filip Riker, të cilit, në fund të këtij muaji, do t’i dorëzohet çmimi prestigjoz, “Duartë e Shpresës”. KKSHA gjithashtu do nderojë me çmimin për “Arritjet Jetësore”, profesorin Muhammad Yunus, fitues i Çmimit Nobel, i cili njihet për filozofinë e tij “për të transformuar jetën e njerëzve më të varfër të botës nepërmjet nismave të përbashkëta publike dhe private si dhe biznesit shoqëror”.

Darka vjetore e KKSHA-së mbahet gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ashtuqë që bën të mundur pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta politike nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe udhëheqës të tjerë nga Ballkani, ambasadorë të vendeve rajonale, zyrtarë të qeverisë federale amerikane, përfaqsues të medias dhe personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan. Këtë vit pritet që në darkë të marrin pjesë, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeminsitri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndër të tjerë. KKSHA e cilëson këtë darkë vjetore si një rast i veçantë për të lartësuar kulturën dhe traditat shqiptare në Amerikë, por njëkohësisht edhe për të venë në dukje marrëdhënjet e veçanta që ekzistojnë midis Shteteteve të Bashkuara dhe kombit shqiptar.

Unë kam pasur privilegjin ta njoh Ambasadorin Riker dhe të ndjekë karierën e tij nga afër – sidomos atë pjesë që kishte të bënte me marrëdhëniet amerikano-shqiptare -- gjatë viteve të mia në Uashington dhe mund të them me sinqeritetin më të madh se Filip Riker ishte dhe vazhdon të jetë njëri prej promovuesve më të përkushtuar të marrëdhënjeve të ngushta midis Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe me gjithë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Z. Riker, me prezencën e tij, është si të thuash simbol i këtyre marrëdhënjeve, po të merren parasyshë vizitat e tij të njëpasnjëshme në Shqipëri e në Kosovë, por dhe në rajon, si dhe intervistat dhe prononcimet e shumëta të tija mbi gjëndjen në Ballkanin Perëndimor. Duket sikurë ai kurrë nuk i heqë nga mendja Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe marrëdhënjet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe me vendet e rajonit. Zoti Riker është optimist për të ardhmen e Ballkanit si dhe për rolin që Shqiptarët duhet të luajnë në rajon si dhe për të ardhmen dhe vendin që u takon atyre në sofrën e madhe të kombeve të Europës.

Gjithmonë duke i gjykuar punët bazuar në realitetin dhe faktet e situatës aktuale -- dhe plot durim diplomatik -- Ambasadori Riker gjatë karjerës së tij ka vazhduar të promovojë zhvillimin dhe konsolidimin e lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, me një perspektivë historike. Gjatë një interviste vitin e kaluar me analistin e njohur amerikan Janush Bugajski me rastin e 100-vjetorit të Shqipërisë, Z. Riker tha se, “Nëqoftse u hedhim një vështrim dy dekadave të fundit, duke marrë parasysh 100 vjet të pavarësisë së Shqipërisë, përparimi i shënuar gjatë kësaj periudhe ka qenë i jashtëzakonshëm. Merre me mend se sa të mbrekullueshme janë arritjet e shënuara vetëm prej rrëzimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës.” Ky është fakt, por Z. Riker gjithmonë realist, tha gjatë të njëjtës intervistë se në Shqipëri “mbetet shumë për tu bërë, sidomos në rrugën drejt Europës dhe integrimit europian, bërja e reformave që janë mirë të përcaktuara nga pikëpamja europiane, sidomos në fushën e zbatimit të ligjit dhe të funksionimit të gjykatave”, ndër të tjera.

Si prioritet i detyrës së tij, Ambasadori Riker ndjekë nga afër edhe situatën në Kosovë, duke qenë njohës i mirë gjithashtu i fakteve dhe i realitetit në atë vend. Në intervista dhe prononcime të shumëta, si në Uashington ashtu edhe në Prishtinë, mesazhi i tij, në emër të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara ka vazhduar të jetë se Uashingtoni është kundër ndryshimit të kufijve, si rezultat i trazirave në veri të Kosovës, dhe se ato promovojnë dialogun dhe bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Europian. Në emër të Amerikës, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Marrëdhënjet me Europën dhe Euroazinë, ka thënë se në këtë periudhë historike të sajë, Kosova ka mundësitë e mëdha për konsolidimin e shtetit demokratik, stabil dhe të begatë, në rrugën e tij drejtë integrimit në familjen e popujve europianë. Drejtë këtij qëllimi, Ambasadori Riker u ka bërë thirrje institucioneve dhe popullit të Kosovës që të punojnë rëndë dhe të përqendrohen në ndërtimin e institucioneve. Në këtë rrugë të gjatë e të vështirë, Z. Riker ka premtuar ndihmën e Uashingtonit zyrtar duke thënë se, “Shtetet e Bashkuara janë partnere të Kosovës. Kemi marrëdhënje shumë të ngushta. Ne kemi bërë shumë për të ndihmuar Kosovën, dhe shtetasit e saj të të gjitha grupeve etnike dhe feve ashtuqë që vendi të realizojë potencialin e vet.”

Ambasadori Riker mund të konsiderohet si një “troubleshooter”, dmth si një diplomat që dërgohet në vende me konflikte e trazira për tu përballur me krizat dhe për t’i zgjidhur ato, që për të është një kompliment. Ai ka shërbyer si diplomat në zonat më të vështira për një diplomat amerikan, në zona lufte, përfshirë Ballkanin dhe Irakun dhe për këtë ai është nderuar për punën e tij të shkëlqyer nga Departmenti Amerikan i Shtetit me çmimin prestigjoz, “Edward Murrow for Excellence in Public Diplomacy” për vitin 2000-2003.

Gjatë viteve, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka nderuar personalitete më të njohura dhe më me influencë të politikës amerikane, botërore dhe shqiptare, por asnjë prej tyre nuk ka punuar më rëndë, më me seriozitet dhe më me përkushtim, për përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Ballkan dhe për promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënjeve tani mirë të konsoliduara midis Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë dhe me Kosovën, se sa Ambasadori dhe Zëvëndës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Filip Riker.
-
*Autori ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan

Filip Riker

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITAR PËR QEVERINË RAMA - RRETH VIZITËS NË BRUKSEL DHE SHKRIMIT TË NEUE ZÜRCHER ZEITUNGNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.18.2013)
LOJA PËR VOTËN DHE ISMAIL QEMALINNga AFRIM KRASNIQI (09.18.2013)
SKAFANDRAT POLITIKENga RAMIZ LUSHAJ (09.17.2013)
VIZITË HISTORIKE PËR FITOREN E PARTISË SOCIALISTE, JO PËR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.17.2013)
DITAR PËR QEVERINË RAMA – ETËRIT E VENDIT DHE KRERËT E SHTETIT KANË STATUSIN E TYRE  - Referim Republikës së ItalisëNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.16.2013)
PLATFORMA E PARË SERIOZE SHTETËRORE PËR KOSOVËNNga SHABAN MURATI (09.16.2013)
SHQIPËRINË NË EUROPË E ÇOJNË VEPRAT E JO FJALËTNga FRANK SHKRELI (09.15.2013)
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.15.2013)
AKSESI NË INTERNET ËSHTË NJË MJET JETIK I KUJDESIT SHËNDETËSORNga MICHELE BARRY, Reuters (09.15.2013)
KRYEMINISTRI EDI RAMA – AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVANga ELIDA BUÇPAPAJ (09.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]