VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikHEQJA E PORTRETIT TË PRESIDENTIT NISHANI, AKT PRIMITIV POLITIK DHE ANTIKUSHTETUESNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
HEQJA E PORTRETIT TË PRESIDENTIT NISHANI, AKT PRIMITIV POLITIK DHE ANTIKUSHTETUES
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Shtunë, 09.21.2013, 05:40am (GMT+1)


*** Nuk bëhesh hero, as patriot, as pushtetar i drejtë, as demokrat evropian, as Ismail Qemal, as Rilindës i Dytë, as i Tretë i Shqipërisë, duke ia mbyllur gojën demorkacisë (mendimit ndryshe nga njëmendësia e egër ortodoksiste komuniste dhe, nga ajo fashiste), duke abuzuar me fotografinë e Presidentit dhe, duke u përplasur me opozitën demokratike për qëllime karrieriste, për të qëndruar sa më gjatë në pusht (për të ndërtuar"mauzoleun" e kultit të pavdekshëm të individit në dëm të vlerave të demokracisë liberale evro-perëndimore), por duke krijuar vepra kombëtare dhe shtetërore për të mirën e kombit dhe të Shqipërisë Etnike.

E keqja dhe rreziku më i madh për shtetin dhe për kombin, është kur në krye të tyre vijnë dallkaukët dhe primitivët me "diploma" ( të etur për pushtet të personalizuar dhe për tradhti) të helmatisur nga interesat egocentrike personale, klanore, grupore, partiake, si dhe të indoktrinuar dhe të verbuar nga ideologjitë dhe nga interesat e huaja, që nuk përkojnë me interesin e përgjithshëm të kombit dhe të shtetit. Ky soj politikanësh, është i trajnuar dhe i përgatitur vetëm për të kryer veprime primitive subversive politike, që në thelb, çojnë në anarki totale, pikësëpari duke dëmuar interesin e përgjithshëm të popullit, që është garanti kryesor për funksionimin normal të të gjitha institucionave dhe organeve të një shteti kombëtar, të drejtë, demokratik dhe paqësor.

Nuk ka dilemë se një akt i tillë thellësisht ka karakter të urrjetjes politike dhe revnashiste (me primesa ideologjike partiake socialiste) ndaj opozitës demokratike (PD), ndaj Presidentit aktual Bujar Nishani, si dhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mirëpo, pavarësisht nga prapavija politike dhe ideologjike e plejadës pushtetore të ashtuquajtur "rilindës" të Shqipërisë, mënjanimi i portretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është primitivizëm politik, nuk është kurrfarë akti patriotik, as demokratik; nuk është kurrfarë arti, kurrfarë koncepti i pajtimit dhe i bashkëpunimit me opozitën demokratike; nuk është kurrfarë vizioni strategjik largpamës për t'u integruar sa më shpejt në BE; nuk është kurrfarë qytetërimi evropian, as kurrfarë sjellje dhe vlere kombëtare, por vetëm akt i ulët anarkik dhe regresiv, që shpie prapa në ndezjen e konflikteve dhe të mosmarrëveshjeve, të përçarjes dhe të polarizimit të forcave politike në Shqipëri.Ky do të jetë "efekti pozitiv" I heqjes së fotografisë së Presidentit Bujar Nishani nga zyrat e qeverisë socialiste të Edi Ramës.

Me heqjen apo me vënien (me abuzmin) e fotografive të personalitetve të ndryshme kombëtare dhe shtetërore shqiptare (për qëllime dhe, për interesa të ngushta personale, grupore, ideologjike dhe partiake) në zyrat e institucioneve qeveritare, nuk dëshmohesh se je patriot i devotshëm ndaj kombit, as ndaj shtetit; se je demokrat dhe vizionar i mirë, me ide evropiane; se, i njeh mirë historinë, drejtësinë, artin politik, as diplomatik e as "historinë e artit", Por dëshmon të kundërtën-formën boshe, jo përmbajtjen domethënëse të tyre. Troç, me vandalizëm dhe me primitivizëm politik dhe me kryeneqësi sektariste dhe narcisoide iracionale të personifikimit të vetëvetës me kolosët hernoj patriotë shqiptarë të Shqipërisë Etnike, siç ishin Ismail Qemali, Isa Boletini, Azem Bejta, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi e shumë të tjerë, nuk mund të hysh në Evropën e integruar demokratike dhe të qytetëruar.
Strategjia ideopolitike " divide et impera " !

Se në çfarë stadi të frymës demokratike dhe civilizuese, kombëtare dhe evropiane, është parulla socialiste "Rilindja e dytë" e Shqipërisë, këtë para opinionit vendor dhe atij evropian, e dëshmoi primitivizmi politik i kryeministrit Edi Rama, i cili, si hap të parë të "rilindizimit" të Shqipërisë, i shpalli luftë ideologjike dhe politike primitive Presidentit të tij, Bujar Nishani (e shpalli oponent politik numër 1), duke e hequr fotografinë e tij nga zyra e qeverisë socialiste. Me këtë akt vandal primitiv politik, Rama dëshmoi se nuk do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me Presidentin e tij ngase ai ka pikëpamje dhe "vision" tjetër socialist, që dallon nga ai i Partisë Demokratike në opozitë,

Primitivizmi politik i Edi Ramës, nuk është kurrfarë "koncepti artistik" as politik, as përparim kombëtar, as qytetërim evropian, ashtu siç e ka kuptuar ai, duke e "shpallur të pavlefshëm" Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, fotografinë e të cilit, e hoqi nga zyra e qeverisë së tij!!!

Kyreministri (pa asnjë zor) e vuri presidentin në opozitë!?

Një kryrministër, ta shpallë presidentin e vet kundërshtar politik numër një, është çmenduri politike! Kjo nuk ka lidhje as me politikë, as me drejtësi, as me diplomaci e as me demokraci, racionale, as largpamëse, por vetëm me mendjeshkurtësi, me miopi dhe me infantilizëm politik, që nuk të shpie në rrugën e drejtë as në mahallë e lere më në rrugën drejt Evropës së integruar demokratike, të cilën po e ëndërrojmë jo më pak se dy dekada të shkuara.
Ai hap është i gabuar, sepse ka karakter përçars ideologjik, politik, dhe partiak. Është një lloj hakmarrjeje absurde e primitivizmit politik të Edi Ramës ndaj opozitës demokratike, që mund të shpie vetëm në kaosin dhe në shthurjen totale të shtetit demokratik shqiptar, jo në konsolidimin dhe në përshpejtin e tij drejt integrimit në BE, as në pajtimin me oponentët opozitarë politikë e as në unitetin e popullit.

Heqja e fotografisë së presidentit Bujar Nishani nga zyra e qeverisë socialiste, nuk është vetëm një gjest vandalist i pamenduar i "boemit parisien" , por ai është i planifikuar, para se Rama të zinte postin e kryeministrit në qeverinë socialiste. Ai është një akt i primitivizmit politik, që në asnjë mënyrë nuk çon përpara, as nuk garanton kurrfarë bashkëpunimi dhe afrimi me opozitën demokratike e as me Presidentin Bujar Nishani.

Sido që të jetë interpretuar një akt i tillë i primitivizmit politik, i dalë nga një vendim unanim i qeverisë socialiste me në krye Edi Ramën, heqja e fotografisë së Presidentit Bujar Nishani (nuk mund të justifikohet si rastësi, as si urti politike vizionare kombëtare, as evropiane demokratike, por vetëm si regres, primitivizëm me primesa anadollake, që i ngjet tradhtisë së Hamzait ndaj Skënderbeut.

Si mund të kuptohet ndryshe lufta e egër për pushtet dhe për personalzimin e tij nga Edia Rama, i cili pa filluar fare nga puna dhe, pa bërë asgjë të mirë për Shqipërinë, "e dëshmoi me vepër" arrogancën dhe etjen e tij të pashuar karrieriste ideologjike partiake dhe "suksesin historik" të së ashtuquajturës "Rilindje" e Shqipërisë, i cili, sapo mori "fermanin"-dekretimin nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, me të arritur në zyrën e kryeministrisë së tij, hoqi fotografinë e presidentit Bujar Nishani, duke e shpallur të "pavlefshëm" dhe të"papërshtatshëm" idologjikisht për qeverinë e tij socialiste.

Simbolika gjithëkombëtare shqiptare nën siluetën socialiste

Pavarësisht nga vënia e fotografisë së tij në zyrën e qeverisë socialiste të Edi Ramës, Ismail Qemali, Babai dhe themeluesi i Shqipërisë Etnike moderne (1912) nuk ka kurrfarë "kumarie" as afrie me idetë dhe me konceptin socialist të Edi Ramës, as të socializmit si doctrine dhe si praktikë. Si rrjedhim, Edi Rama nuk mund të identifikohet me Ismail Qemalin as si burrë shteti, as si kryeministër, as si politikan, as si diplomat, as si jurist, as si demokrat e as si patriot shqiptar. Kot, e ka vënë në zyrën e tij, sepse ai nuk ka asgjë të përbashkët me figurën e tij të ndritshme gjithëkombëtare shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike.

- Pa "vizën" dekretuese të Presidentit demokrat Bujar Nishani, pa bashkëpunimin e ngushtë, pa pëlqimin dhe pa mbështetjen e Partisë Demakratike të Shqipërisë në Parlament, JO që do t'iu besojë dhe do t'iu pranojë si partner të denjë Evropa e sotme demokratike (BE-ja), por do t'iu injorojnë dhe bojkotojnë edhe aleancat socialiste ( si motra për nga ideologjia ) të "metropoleve" ruso-ballkanike ( Moska, Beogradi, Athina, Podgorica as Shkupi) etj.! Vetëm, pa ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, mund të shkoni vetëm në "pus të pafund" të proletariatit të tradhtuar dhe të falimentuar nga vetë socialistët dhe komunistët degjenerikë dhe miopë totalitaristë.

-Evropa Perëndimore demorkatike "nuk t'i rrahë krahët", duke të lavdëruar, as duke të vlerësuar nëse mirresh me "politikën e thellë" të stripeve, duke i ndërruar fotografitë e figurave kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë.
Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NEVOJA PËR TË RIPARË KONCESIONET E HECeveNga MENTOR KIKIA (09.20.2013)
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN NDERON FILIP RIKERNga FRANK SHKRELI* (09.18.2013)
DITAR PËR QEVERINË RAMA - RRETH VIZITËS NË BRUKSEL DHE SHKRIMIT TË NEUE ZÃœRCHER ZEITUNGNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.18.2013)
LOJA PËR VOTËN DHE ISMAIL QEMALINNga AFRIM KRASNIQI (09.18.2013)
SKAFANDRAT POLITIKENga RAMIZ LUSHAJ (09.17.2013)
VIZITË HISTORIKE PËR FITOREN E PARTISË SOCIALISTE, JO PËR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.17.2013)
DITAR PËR QEVERINË RAMA – ETËRIT E VENDIT DHE KRERËT E SHTETIT KANË STATUSIN E TYRE  - Referim Republikës së ItalisëNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.16.2013)
PLATFORMA E PARË SERIOZE SHTETËRORE PËR KOSOVËNNga SHABAN MURATI (09.16.2013)
SHQIPËRINË NË EUROPË E ÇOJNË VEPRAT E JO FJALËTNga FRANK SHKRELI (09.15.2013)
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]