E Enjte, 03.28.2024, 05:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
ISH PRESIDENTI I SHQIPËRISË ALFRED MOISIU APELON KOSOVËN DHE SHQIPËRINË PËR BASHKIM
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Hënë, 09.23.2013, 06:38am (GMT+1)


*** Abdi Baleta (diplomat): "Nëse nuk e kërkon atë që të takon, as miku më i mirë nuk ta vnon".

Konstatim shumë i qëlluar dhe i kapshëm për logjikën e shëndoshë politike. Pse Evropa e sotme demokratike dhe Amerika, shqiptarëve t'u njohë të drejtën e vetëvendosjes për t'u bashkuar si komb dhe si shtet mbi bazën e së drejtës historike, kur ata vetë, në forma të ndryshme e injorojnë dhe e mohojnë atë si "ide të perënduar"

-Ndryshe nga ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është deklaruar kundër bashkimit, duke e konsideruar se: ""Çështja e bashkimit kombëtar i përket shekullit të kaluar dhe është koncept i shekullit të kaluar. Shqiptarët nuk arritën të krijojnë shtetin kombëtar në baza etnike. Tanimë ne jemi duke jetuar në shekullin e integrimeve, në politikat e integrimeve dhe në politikat ndërtimit të bashkëpunimit dhe raportit të barabartë në mes të shteteve dhe në mes të popujve".( http://www.radiokosovaelire.com/). Çfarë t'I thuash kësaj "përralle" të politikës ditore, veçse turp dhe budallallëk sui generis.

Ky konstatim bie ndesh me të drejtën historike dhe legjitime të shqiptarëve mbi territoret e veta të Shqipërisë Etnike. Duke qenë se bashkimi nuk është çështje e tejkaluar, por tejet aktuale, që i përket edhe këtij shekulli (XXI), sepse ende nuk është zgjidhur problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan. Kështu që, si rrjedhim logjik, çështja e bashkimit fort i përket edhe të sotmes, jo vetëm dy shekujve të kaluar (XIX dhe XX).

Prandaj, deshën apo nuk deshën presidentët e Kosovës (sikurse Atifete Jahjaga) dhe të Shqipërisë (Bujar Nishani), nuk do të mund t'i shmangen kërkesës historike për bashkimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, sepse ka të bëjë me të sotëmen e shqiptarëve dhe të gjithë Ballkanit. Pa zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare (mbi bazën e së drejtës historike dhe të vetëvendosjes, ashtu siç e gëzojnë edhe popujt e tjerë në rajon), Ballkani nuk do të flejë i qetë, sepse, tanimë, ka perënduar koha e dinastive, e perandorive dhe e mbretërive të ndryshme tiranike sllave në Ballkan.

- Alfred Moisiu është antitezë e politikave shqiptare ANTIBASHKIM!

Duke u nisur nga e vërteta historike se Kosova është pjesë integrale e territorit të Shqipërisë Etnike, ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, para disa vitesh, me të drejtë pat deklaruar se "Kosova është krahinë e Shqipërisë" dhe, mbi këtë bazë, Ai, edhe sot, i Apelon kryeliderët politikë të trekëndshit Tiranë-Prishtinë-Shkup, që të punojnë dhe të bashkëpunojnë ngusht, me urtti, me vendosmëri dhe me përgjegjësi të lartë historike kombëtare mbase sipas Tij, "ka ardhur koha për bashkimin e kombit". (http://www.botasot.info/shqiperia/241691/ka-ardhur-koha-e-bashkimit-te-kombit/).

Kjo kërkesë e drejtë dhe e qëndrueshme e ish-presidentit Alfred Moisiu nuk ëshhtë kurrfarë ekskluziviteti kombëtar, as shtetëror në dëm të shteteve fqinje sllave, por është e drejta historike e shqiptarëve mbi territoret e tyre të Shqipërisë Etnike vetëm brenda kufijve natyrorë të saj historikë, gjeopolitikë, gjuhësorë dhe etnikë. Të gjitha këto elemente të përkatësisë autoktone të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, përbëjnë përkufizimin e identitetit të saj si qenie unike dhe e pandashme kombëtare, terrritoriale dhe shtetërore.

Apelin e Mosiut, duhet ta kuptojnë drejt dhe ta mbështesin jo vetëm liderët politikë me partite dhe me qeveritë e tyre, por të gjithë shqiptarët, sepse shpëtimi i tyre është bashkimi (jo alleancat e ndryshme të përkohshme politiko-tregtare sllavo-ballkanike, shtetet e të cilave, tanimë, dy shekuj më parë kanë zgjidhur çështjen kombëtare), ashtu siç na mëson dhe këshillon drejt ideologu, filozofi dhe patrioti ynë i shquar, Sami Frashëri: " Se shqiptarët s'kanë nevojë të bëjnë gjë tjetër veçse të bashkohen të gjithë sa janë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre nga Turqia dhe Evropa. Në qoftë se shqiptarët do të arrinin të vendosnin një lidhje të fortë e do të bashkoheshin të gjithë si një trup i vetëm, atëherë nuk do të gjendej force që të guxonte t'u kundërvihej Shqipëisë dhe shqiptarëve të bashkuar..." (Sami Frashëri, Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe çdo bëhet",Tiranë, 1962, f.66).

Ky mesazh me vlerë historike, politike, kombëtare atdhetare dhe patriotike vizionale i Sami Frashërit, duhet të jetë alfa dhe omega e politikës dhe e diplomacisë së sotme të shqiptarëve në Ballkan dhe në mbarë botën, ashtu sikurse dikur Sami Frashëri dhe Rilindësit e tjerë, edhe liderët dhe shtetarët e sotëm politikë, duhet të kërkojnë nga Evropa (BE-ja) dhe nga Shtetetet Bashkuara, që shqiptarëve t'u njihet e drejta e tyre për t'u bashkuar në një shtat të njësuar kombëtar shqiptar në Ballkan. Ndryshe, nëse edhe më tej, e heshin, e injorojnë dhe e margjinalizojnë të drejtën e bashkimit kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, fajin dhe përgjegjësinë historike dhe kombëtare, do ta bartin pikërsëpari garniturat e sotme politike në pushtet (Tiranë-Prishtinë-Shkup), jo Evropa e as Amerika e sotme demokratike dhe shpëtimtare e Kosovës (1999-2013), sepse asnjëra prej tyre, deri më sot (1990-2013), nuk ka marrë asnjë kërkesë formale zyrtare nga ana e krerëve-drejtuesve politikë shtetërorë Tiranës, të Prishtinës, as të Shkupit.

Së fundi, siç thotë një fjalë e urtë popullore:"Derisa foshnja nuk qanë, nëna nuk i jep gji". Pra, ku ta dijë Evropa dhe Amerika se çfarë u nevojitet shqiptarëve derisa ata nuk kërkojnë me shkrim dhe me gojë prej tyre, që t'u njihet e drejta historike dhe e vetëvendosjes mbi bashkimin e tyre kombëtar në një shtet të përbashkët-Shqipërinë Etnike.

Pra,"topi" është në oborrin e autoriteteve politike dhe shtetërore të Shqipërisë, të Kosovës dhe të shqiptarëve në qeverinë dhe në parlamentin e Maqedonisë, të cilët, qe më se dy dekada, janë në vonesë të shtruarjes së kërkesës së përbashkët zyrtare për bashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike.

Pra, ashtu si po u thërret edhe zëri i atdhedashurisë së ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu se tani "ka ardhur koha për bashkim", zgjohuni nga letargjia ekzistencialiste dhe nga përrallat politke dhe propagandistike ANTIBASHKIM, se gjoja ideja e bashkimit kombëtar paskësha përfunduar me dy shekujt e kaluar! Jo, assesi, IDEJA E BASHKIMIT KOMBETAR, nuk do "vejtërohet", nuk do shuhet kurrë derisa ajo të bëhet realitet për mbarë KOMBIN SHQIPTAR në Ballkan.

Shkurt e shqip, dikur, edhe pavarësimi i Kosovës ishte "ide dhe kërkesë e tjekaluar" sipas politikës, propagandës dhe historiografisë falsifikatore serbomadhe të Beogradit dhe të disa "shqiptarëve të ndershëm" filsorebë, por ja, më 17 shkurt 2008 u bë realitet për gjithë botën. Kështu, së shpejti, do të ndodhë edhe me bashkimin kombëtar shqiptar (nëse kërkojmë dhe, nëse luftojmë me këmbëngulje, ashu sikurse që luftuam dhe kërkuam me ngulmë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur nga Serbiakolonialiste).

Mirëpo, ku do ngelin atëherë "arkivistët" dhe armiqtë e bashkimit kombëtar, në Serbi, në Bullgari, në Mal të Zi, në Greqi, apo në Shqipërinë Etnike?

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KTHIM TEK VLERAT MORALENga AFRIM KRASNIQI (09.22.2013)
ËNDRRAT E PAREALIZUARANga RESHAT KRIPA (09.22.2013)
Barometri diplomatikHEQJA E PORTRETIT TË PRESIDENTIT NISHANI, AKT PRIMITIV POLITIK DHE ANTIKUSHTETUESNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.21.2013)
NEVOJA PËR TË RIPARË KONCESIONET E HECeveNga MENTOR KIKIA (09.20.2013)
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN NDERON FILIP RIKERNga FRANK SHKRELI* (09.18.2013)
DITAR PËR QEVERINË RAMA - RRETH VIZITËS NË BRUKSEL DHE SHKRIMIT TË NEUE ZÃœRCHER ZEITUNGNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.18.2013)
LOJA PËR VOTËN DHE ISMAIL QEMALINNga AFRIM KRASNIQI (09.18.2013)
SKAFANDRAT POLITIKENga RAMIZ LUSHAJ (09.17.2013)
VIZITË HISTORIKE PËR FITOREN E PARTISË SOCIALISTE, JO PËR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.17.2013)
DITAR PËR QEVERINË RAMA – ETËRIT E VENDIT DHE KRERËT E SHTETIT KANË STATUSIN E TYRE  - Referim Republikës së ItalisëNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]