VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'GJYQI I KAFEVE' TË NEXHMIJES DHE VC-ja ALLATURKA E BERISHËSNga MENTOR KIKIA

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 07:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
'GJYQI I KAFEVE' TË NEXHMIJES DHE VC-ja ALLATURKA E BERISHËS
Nga MENTOR KIKIA

E Enjte, 09.26.2013, 06:29am (GMT+1)


Në 1991, në Tiranë ra muri i Bllokut. Lagjja ku jetonte udhëheqja komuniste, për të cilën shqiptarët e kishin pasur të ndaluar edhe të mendonin se si ishte brenda, u hap dhe kuriozët nxituan të shikonin si në muze, rrugicat, vilat, pemët dhe lulishtet. Ish-udhëheqësit komunistë, gjatë shpërnguljes nga vilat, u lejuan të merrnin me vete disa orendi e sende personale dhe një thashethem i kohës thoshte se Pali Miska, një burrë trupmadh që ishte bërë simboli dhe legjenda e pangopshmërisë së udhëheqjes, kishte marrë me vete edhe VC-në allafrënga. Thashethemi "bënte të ditur" se Pali e kishte VC-në jashtë serie, pasi e kishte prapanicën shumë të madhe dhe e mori me vete kur iku, pasi nuk gjente tjetër që t'i përshtatej.

22 vjet më vonë, vetëm 50 metra larg hyrjes së ish-Bllokut, "hapi" dyert ndërtesa e Kryeministrisë, në të cilën punoi për 8 vjet me radhë një tjetër ish-komunist. Edhe pushteti i Berishës ishte mitizuar, paçka se jo në të njëjtën mënyrë dhe përmasë me atë të Enver Hoxhës. I vënë në qendër të akuzave për krijimin e një pushteti politik autokratik dhe pushteti financiar familjar, Berisha, që na siguronte rregullisht se do të ishte aty deri në vitin 2024, e kishte shndërruar Kryeministrinë në një fortesë, e cila përfaqësonte jo vetëm pushtetin absolut të tij, por edhe magazinën e korrupsionit shtetëror. Madje ai vrau edhe 4 njerëz, gjatë "kryengritjes fshatare" për marrjen e kësaj fortese. Ashtu siç edhe Blloku, Kryeministria ishte ndërtesa mitike ku, për një pjesë të popullit gatuheshin punët e mbara e për pjesën tjetër prapësirat më të mëdha.

Pas rënies së fortesës së Berishës, kryeministri i ri hoqi menjëherë rrethimin e hekurt, për të treguar se tashmë pushteti nuk është i rrethuar me tela dhe se Kryeministria tashmë është e popullit. Pra Bastija kishte rënë. Por jo vetëm kaq! Për të shuar edhe kuriozitetin se si dhe ku kishte punuar "udhëheqësi mitik" apo "diktatori", popullit iu dhanë për konsum dhjetëra fotografi të çdo skute të Kryeministrisë. Salla mbledhjesh e konferencash, zyra, korridore, podiume, kolltuqe të vjetra, bodrume, karrige të hedhura pirg, perde e beze banerash, dollapë të vjetër gjysmë të shkatërruar, një aneks ku bëhej kafe e përgatiteshin dhe ushqime dhe, deri tek VC-ja allaturka, në një kthinë të jashtme të ndërtesës ku, me ç'dukej, kryenin nevojat shoferët dhe ndonjë roje që shërbenin në këtë institucion. Në media plasi dhe vazhdon ende një "betejë" mes të rinjve dhe të vjetërve, lidhur me të vërtetën e fotografive. Qëllimi i qeverisë së re është të tregojë se sa anakronikë, sa allaturka e anadollakë, më troç, sa zhulsa kishin qenë ata që na kishin qeverisur deri dje. Paçka se "të përmbysurit" nga revolucioni thanë se fotot ishin bërë pasi tapetet, karriget e perdet ishin shqepur e hedhur më parë nga "revolucionarët", që po i ndërrojnë ato me orendi të reja, të stilit perëndimor. Prej një jave gazetat po merren me këtë temë dhe shqiptarët po shikojnë me kërshëri fotot e zyrave plot zhul të Kryeministrisë së Berishës.

Pas fitores së demokratëve në mars 1992, ndaj ish-bllokmenëve komunistë nisi një seri gjyqesh. Kasta komuniste, që kishte mbajtur të burgosur një popull të tërë dhe kishte vrarë kundërshtarët e saj për gati gjysmë shekulli, doli para gjyqit. Një popull barktharë, që hante mish kau 20-vjeçar vetëm për vitin e ri, mësoi se ish-bllokmenët, jo vetëm kishin fjetur në vila me oborr me lule, kishin pasur televizor edhe në kuzhinë edhe në dhomën e pritjes, por hanin mish plot tri herë në javë. Madje pinin edhe kafe tri herë në ditë, e me shumë sheqer bile. Të dhënat që dolën në gjyqe ishin vërtet "shokuese" për turmën e njerëzve të uritur, e cila priti me entuziazëm drejtësinë e "gjyqit të kafeve". Por shpejt u mësua se me "gjyqin e kafeve", iu vu kapak një tjetër drejtësie, në fakt asaj që duhej të kishte qenë drejtësia e vërtetë. Ish-udhëheqësit komunistë nuk u vunë para drejtësisë së popullit për krimet e kryera kundër popullit, por ata u zvarritën nja 2-3 vjet nëpër gjyqe e burgje për ca akuza që nuk sollën kurrë, as ndëshkimin e krimeve, as qetësinë morale të një shtrese të persekutuar dhe as mbylljen e një epoke të historisë së errët komuniste. Për pasojë, ende dhe sot ka shumë emra pa varr dhe historitë me sigurimsa që tregojnë se si kanë torturuar e vrarë kundërshtarët politikë të regjimit, mbushin çdo ditë dyfaqëshat e dosierëve të gazetave. Dhe, për hir të së vërtetës, kanë shumë lexues, pasi është historia e pazbardhur dhe e pandëshkuar e një epoke krimesh.

Në 23 qershor 2013, shqiptarët i dhanë votën në shumicë opozitës, për të larguar Berishën nga pushteti. Për të larguar një njeri, të cilin opozita dhe pjesa më e madhe e medias dhe shoqërisë e kishin demonizuar si kuçedrën që na kishte zënë ujin. Si njeriun që me 3-4 njerëz të oborrit të tij ka shtënë në dorë tërë ekonominë e vendit. Që fëmijët e tij "bllokmenë" i ka shndërruar në pashallarë të perandorisë së tij politiko-ekonomike. Si njeriu që ka shtënë në dorë drejtësinë dhe ia lëviz kandarin nga t'i interesojë. Si njeriu që po mbante peng zhvillimin dhe të ardhmen e vendit. Më qartë, vetë fituesit, 23 qershorin e krahasuan me 22 marsin 1992, për të treguar rëndësinë historike të përmbysjes së Berishës dhe për të bërë krahasimin e tij me Ramiz Alinë. Po biem dakord se të gjitha këto janë mu bash kështu dhe të gjithë ata që votuan kundër tij, bënë pikërisht atë që duhej të bënim, ta zbonin këtë njeri nga zyra e kryeministrit.

Me hapjen e Bllokut të komunizmit, shqiptarët e uritur panë luksin ku jetonte udhëheqja. Ndërsa me hapjen e Kryeministrisë së Berishës, shqiptarëve po u ofrohet të shikojnë pisllëkun dhe mizerjen, pra injorancën, që kishte pushtuar zyrat e qeverisë së shqiptarëve. Ky është ndëshkimi që po i jep Rama Berishës! Pikërisht këtu fillon edhe pikëpyetja e madhe: A është ky ndëshkimi që meriton një ish-udhëheqës i korruptuar? Dhe, tjetra: A mos vallë halli më i madh i yni ishte të shikonim se si ishte kolltuku ku uleshin shoferët e Kryeministrisë? Si ishte lavamani i kuzhinës apo haleja allaturka e rojeve, apo makar edhe vetë Berishës? Pa asnjë dyshim që jo! Së pari, ne presim një ndryshim në kursin dhe kulturën e qeverisjes, e për pasojë edhe rezultate të dukshme e të prekshme në jetën tonë. Pa dyshim që për këtë ne duhet t'i japim kohën, mbështetjen dhe tërë kontributin tonë qeverisë së re. Dhe, përveç kësaj, që, siç thamë, kërkon kohën e saj pra t'u bërë realitet, ne presim edhe ndëshkimin e të korruptuarve, pra instalimin e kulturës së ndëshkueshmërisë së atij që shkel ligjin, pasi kjo ishte edhe arsyeja kryesore e votës masive pro opozitës së majtë.

Qeveria e re duhet të na provojë se të gjitha të zezat për të cilat është akuzuar qeveria e vjetër, janë të vërteta ose jo, dhe nëse po, të bëhet drejtësia e vërtetë. Edhe pse janë vetëm ditët e para dhe çdokush mund të thotë se kjo do të kërkojë gjithashtu kohën e vet, fillimi i "ndëshkimit të madh" kundër korrupsionit nuk është hiç premtues. A mos vallë fotot e VC-së allaturka të Berishës po zëvendësojnë gjyqin publik të kafeve të Nexhmijes Hoxhës dhe Ramiz Alisë? A mos vallë po na thuhet, "ç'të merremi me ta, i patë, një kope injorantësh, pa shije dhe pa kulturë. Ndërsa ne jemi ndryshe, me shije perëndimore".

Nëse të gjitha akuzat që janë bërë e përfolur ndaj Berishës, mund të dokumentohen, atëherë ai dhe kushdo qoftë me të e pas tij, duhet të dalin para gjyqit. Nëse ato nuk faktohen, apo qeveria e re nuk ka ndërmend t'i hyjë kësaj historie që do të prodhonte, veç drejtësisë, edhe një luftë të ethshme politike, atëherë në vend të hapjes së ekspozitave me kolltuqe të grisura dhe VC allaturka, të merret me ndonjë punë më të rëndësishme. Por do t'i duhet t'u vërë kapak premtimeve për ndëshkimin e korrupsionit, tashmë për hir të "bashkëpunimit konstruktiv" qeveri-opozitë, në interes të integrimit të vendit.

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DASVIDANIA MARRËDHËNIEVE RUSO-AMERIKANE?Nga FRANK SHKRELI (09.25.2013)
ANTIKORRUPSIONI - NJË PERSPEKTIVË PESIMISTE?Nga AFRIM KRASNIQI (09.24.2013)
COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIANNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.23.2013)
NJË JUGOSLLAVI E RE ME DY SHTETE SHQIPTARENga SHABAN MURATI (09.23.2013)
Barometri diplomatikISH PRESIDENTI I SHQIPËRISË ALFRED MOISIU APELON KOSOVËN DHE SHQIPËRINË PËR BASHKIMNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.23.2013)
KTHIM TEK VLERAT MORALENga AFRIM KRASNIQI (09.22.2013)
ËNDRRAT E PAREALIZUARANga RESHAT KRIPA (09.22.2013)
Barometri diplomatikHEQJA E PORTRETIT TË PRESIDENTIT NISHANI, AKT PRIMITIV POLITIK DHE ANTIKUSHTETUESNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.21.2013)
NEVOJA PËR TË RIPARË KONCESIONET E HECeveNga MENTOR KIKIA (09.20.2013)
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN NDERON FILIP RIKERNga FRANK SHKRELI* (09.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]