E Premte, 03.29.2024, 09:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
CILAT JANË ATO 'TROJE FILOOSMANE SHQIPTARE' NË BALLKAN?!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Mërkurë, 10.02.2013, 07:14am (GMT+1)


***Kjo përrallë e shpifur naïve e Paul Tedeschinit, e jusitifikon këtë tezë antishqiptare të shtetarit të dikurshëm të Franës, Zhorzh Klemenso:
" Il n'y a pa de Nacionalite Albanaise"
(Georges Clemenceau)

***Ashtu sikurse Perandoria Osmane, edhe Evropa e vjetër perandorake ka të njëjtat "merita", që, edhe sot (XXI), kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike është e copëtuar dhe e kolonizuar nga disa vende fqinje të Ballkanit. Këtë e ka vërtetuar historia e derisotme e Ballkanit dhe e Evropës, si dhe gjendja e pandryshueshme faktike në terren.

***Me gjithë dëshirën e Paul Tedeschinit, të shkruar në formë përralle, me qëllim që ta mjegullojë identitetin shekullor të territoreve indigjine të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnnike, në Ballkan nuk ekzistojnë kurrfarë "trojesh filoosmane shqiptare", por vetëm një komb shqiptar dhe një Shqipëri Etnike, që i njeh gjithë Evropa dhe gjithë bota qysh nga Illyria dhe nga epoka e lavdishme historike e Skënderbeut.


Pra, ta kemi të qartë njëherë e përgjithmonë, që të vërtetën kurrë të mos e shndërrojmë në përrallë dhe në gënjeshtër, ashtu siç ka vepruar Paul Tedeschini, duke "gazitur' se gjoja në Ballkan paskësha "filoosmanë shqiptarë" dhe "troje filoosmane shqiptare"! Ky është naivitet dhe turpi i botës, kur dihet se në Ballkan ka vetëm shqiptarë dhe troje etnike shqiptare, që historikisht i përkasin Shqipërisë Etnike, e cila, fatkeqësisht, edhe sot, në fillimshekullin XXI(dekada e dytë, viti 2013), është e copëtuar dhe e aneksuar në disa shtete fqinje sllave, pikërisht duke i falenderuar Evropës së vjetër të Bizmarkëve, të Meternihëve, të Klemensove, të Grejëve...,etj., jo vetëm për shkak të pasojave të sundimit paraprak të Perandorisë Osmane, ku vërtet shqiptarët ishin një nga robërit më të diskriminuar dhe, më të pafavorizuar sesa ropopujt e tjerë të robëruar të Ballkanit.

Këtë të vërtetë, para të gjithëve, duhet ta ketë kuptuar drejt ekstremisti dhe fundamentalisti Paul Tedeschini, i cili, nga padituria dhe nga rëndesa e urrejtjes mbi bazën fetare, ende nuk i ka të qarta konceptet e gjenealogjisë për trojet etnike dhe të Shqipërisë, të cilat i quan "troje filoosmane", kurse vëllezërit e tij myslimanë në këto troje i quan "filoosmanë"(!?)

Këtë injorancë dhe antishqiptarizëm, e shpreh edhe në FJALINË E PARË të këtij konstatimi fallso dhe naiv:" "Dy gjana me vend ka ba Europa gjate shekullit te XX: Coptimin e trojeve filosomane shqiptare dhe coptimin e Gjermanise naziste."(http://tribunashqiptare.net/?p=180190

Unë deri më sot, nuk kam pasur rast të ndeshi në literaturën historike, gjeografike, politike dhe diplomatike ballkanike, evropiane ose botërore se në Ballkan paskësha pasur "troje filoosmane shqiptare", ashtu siç shprehur Paul Tedeschini në "Reagimin" e tij ndaj shkrimit te Prof. Dr. Mehdi HYSENI mbi bashkimin e Kosoves me Shqipnine" (Po aty/24/09/2013).

Ai është vetëm një konstruksion injorant dhe diletant, sepse në Ballkan nuk ka pasur, as nuk ka kurrfarë "filoosmanë shqiptarë" e as kurrfarë "trojesh filoosmane shqiptare", por vetëm shqiptarë që i përkasin KOMBIT SHQIPTAR dhe trojet e tyre autoktone, që i përkasin SHQIPËRISË ETINE. Kjo është e vërteta, jo gënjeshtra dhe shpifja alla-tedeschini " shqiptarë dhe troje filoosmane"!?

As në kohën e sundimit osman në Ballkan, nuk ka pasur "troje filoosmane", por Katër Vilajete Shqiptare (vilajeti i Shkodrës, i Janinës, i Manastirit dhe i Kosovës), të cilat ishin me shumicë dërrmuese absolute shqiptare, jo assesi "filoosmane", por ishin nën tiraninë dhe nën shtypjen e huaj të Perandorisë Osmane.

Pra, thjesht e shkurt, në Ballkan, kurrë nuk ka pasur "troje filoosmane shqiptare", ashtu siç trillon me paturpësi Paul (Pal) Tedechini, por vetëm territore etnike shqiptare, që kanë përjetuar sundime të perandorive dhe të mbretërive të huaja shtypëse (romake, biznatine, osmane, sllave etj.).

Sipas pohimit të dallkaukut Paul Tedeshchini:"Shkak per coptimin trojeve shqiptare qe te mos riformohej ne Ballkan/Europe nji Turqi e Rè Osmane ishin veglat antishqiptare, antipatriotike arnauto-turke Haxhi Qamiliste-Esat Toptaniste, te cilet bertitshin Duem Baben Sulltan. Ne te njajtin kor ka qene edhe shumica e klerit renegat musliman pjelle e Turqise Osmane dhe vegel kuislinge e saje."( http://tribunashqiptare.net/?p=180190)

Shkaku i copëtimit, i aneksimit dhe i kolonizimit të territoreve të Shqipërisë Etnike nga Fuqitë e Mëdha të Evropës, në asnjë mënyrë nuk ishte "rreziku dhe kërcënimi" nga krjimi i një "Turqie të Re Osmane" në Ballkan, por para së gjithash ishin interesat e tyre heterogjene strategjike, gjeostrategjike, gjeopolitike, ushtarake dhe imperialiste, që pas përzënies së Perandorisë Osmane, vetë ta pushtonin dhe ta copëtonin Ballkanin, në veçanti territoret e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Këto pretendime dhe synime antishqiptare, Fuqitë e Mëdha të Evropës, i konkretizuan në bazë të vendimeve të padrejta historike, juridike, politike dhe diplomatike të Kongresit të Berlinit (1878), të Kongresit të Versajës (1919-1820), si dhe ato të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913), në saje të së cilave territoret etnike shqiptare: Kosovën, Epirin, Maqedoninë Perëndimore, Ulqinin, Tivarin, Podgoricën, Hotin, Grudën, Gucinë, Plavën, Trieshin etj. të Malësisë së madhe të Shqipërisë Etnike ua dhuruan vendeve fqinje sllave.
 
Pra, këtë "gjë të mirë", që Evropa ua bëri shqiptarëve, të cilët pesë shekuj luftuan për t'u çliruar nga tirania anadollake e Perandorisë Osmane, e provon edhe kjo deklaratë antishqiptare e Zhorzh Klemenso-s: " Il n'y a pa de Nacionalite Albanaise" në Ballkan.(Shih më gjerësisht "Georges Clemeneceau, kryeministër i qeverisë së Francës, gjatë viteve 16 nëntor 1917 20 janar 1920" http://www.britannica.com/EBchecked/topic/120962/Georges-Clemenceau).

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GABOVE Z.KRYEMINISTËR Nga FRANK SHKRELI (10.01.2013)
HASANI KRYEN PUNË NË MANHATTANNga THOMAS FRIEDMAN, New York Times (10.01.2013)
DIPLOMACIA TELEFONIKE SHBA-IRANNga SHABAN MURATI (09.30.2013)
SHQIPTARËT E AMERIKËS DHE POLITIKANËT SHQIPTARËNga FRANK SHKRELI (09.30.2013)
FUQIZIMI I LOBIT SHQIPTAR NË SHBA - DOMOSDOSHMËRI PËR INTEGRIMIN DHE ARDHMËRINË E KOMBITNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA (SHBA) (09.29.2013)
DY FJALË PËR AMBASADORIN ARVIZU DHE POLITIKËN SHQIPTARENga ELIDA BUÇPAPAJ (09.27.2013)
GRUEVSKI, MOS E PREK GAZETËN 'ZHURNAL PLUS'MALI MA I LARTË EDHE I MAQEDONISË SË SOTME NUK ËSHTË GRUEVSKI, POR KORABI I PËRJETSHËMNga RAMIZ LUSHAJ (09.27.2013)
NJË SQARIM PËR MIKUN TIM PËLLUMB KULLANga RESHAT KRIPA (09.27.2013)
KONICA DHE FATI TRAGJIK I KUJTESËS HISTORIKENga AFRIM KRASNIQI (09.26.2013)
'GJYQI I KAFEVE' TË NEXHMIJES DHE VC-ja ALLATURKA E BERISHËSNga MENTOR KIKIA (09.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]