VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - STOP FRIKËSIMIT DHE KËRCËNIMIT NDAJ SHTYPIT TË PAVARURNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
STOP FRIKËSIMIT DHE KËRCËNIMIT NDAJ SHTYPIT TË PAVARUR
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 10.10.2013, 09:53pm (GMT+1)

Dje gazeta e Tiranës, Telegraf në faqen e parë njoftonte se policia e shtetit shqiptar bllokoi shpërndarjen e shtypit, pikërisht të gazetës Telegraf, "ndërkohë që, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po firmoste në Tiranë emërimet e reja në strukturat më të larta të Policisë së Shtetit." Sipas gazetës, "Një grup punonjësish të policisë me uniformën e shtetit kishin bllokuar rrugën dalëse nga Pogradeci për në Korçë....Në orën 12:20 minuta, patrulla e vendosur në postbllok në dalje të Pogradecit ndalon automjetin që shpërndante gazetën "Telegraf". Ata i kërkojnë shoferit dhe shoqëruesit të shpërndarjes së gazetës që të paraqisnin dokumentacionin".

Gjithçka në rregull deri këtu, normal. Por ajo që pasoi, sipas gazetës, nuk kishte të bënte as me rrregullat as me normalitetin. Me pretekstin se makina e gazetës Telegraf kishte dy gjoba të papaguara, policët, detyra e të cilëve është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike si dhe siguria e qytetarëve dhe e pronave të tyre, bllokojnë makinën e gazetës Telegraf dhe si rrjedhim ndëpresin shpërndarjen e gazetës Telegraf. Ndërkaq, mbështetsit e rendit, njëkohësisht refuzuan të komunikonin me drejtuesit e gazetës në Tiranë, me qëllim të sqarimit të situatës. Sipas gazetës Telegraf, shoferi dhe shpërndarsi i gazetës përfundojnë në Komisiariatin e Policisë, në Pogradec. Mirëpo, gjithnjë sipas gazetës Telegraf, pas hetimeve, në vendin e ngjarjes dhe në zyrat përkatëse të zonës, rezultoi se makina e gazetës Telegraf e kishte të gjithë dokumentacionin në rregull dhe se nuk kishte asnjë gjobë të papaguar në emër të saj.

Në pritje të sqarimeve të mëtejshme nga policia vendore dhe nga organet përkatëse të Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, lindë pyetja se pse u bllokua pardje shpërndarja e gazetës Telegraf në pjesën jug-lindore të vendit. A mund të ishte këjo një përpjekje për të kërcënuar dhe për të frikësuar gazetën Telegraf që të qëndrojë larg shkrimeve kritike dhe të heqë dorë nga gazetaria e pavarur? A po, mund te ishte një gomarllëk mungese profesionalizmi nga ana e policëve vendorë që kërkonin ndonjë lekë, apo ndoshta ishte diçka më tepër në këtë mes. Cilado qofshin qenë arsyet e këtij bllokimi të turpshëm të shpërndarjes së gazetës Telegraf, përpjekjet e policisë së shtetit për të shtypur ose për të bllokuar përhapjen e fjalës së lirë, janë nje shënjë e keqe, ogurzezë, në fillim të qeverisë së re të Kryeministrit Rama. Gazeta Telegraf thotë se, pas krijimit të kësaj situate skandaloze nga policia e shtetit shqiptar, drejtuesit e saj janë në kontakt me Ministrin e ri të Punëve të Mbrendshme, Z. Saimir Tahiri, i cili u ka premtuar atyre se organi që ai drejton do të angazhohet maksimalisht për zbardhjen e situatës. Shohim!

Liria e shtypit dhe shpërndarja e pa penguar e fjalës së lirë është oksigjen i demokracisë. Liria e fjalës dhe e medias në përgjithësi është jetike për zhvillimin e shoqërisë dhe është pjesë e pandarë e qeverisjes së mirë. Pa një media të lirë e të pavarur, qytetari i thjeshtë është i pafuqishëm dhe njëkohësisht demokracia dhe mirëqenja ekonomike vihen në rrezik. Njerëzit duhet të informohen në mënyrë të lirë e të pavarur, nëqoftse pritet që ata të luajnë një rol aktiv në jetën dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në të vërtetë, disa studime të kohëve të fundit nga Banka Botërore, theksojnë se media e lirë dhe e pavarur është jetike edhe për një zhvillim të suksesshëm ekonomik, në vendet në zhvillim siç është Shqipëria. Për më tepër, kur kërcënohet liria e shtypit, të gjitha të drejtat e tjera themelore të njeriut rrezikohen gjithashtu dhe keq-qeverisja e korrupcioni mbretërojnë dhe lulëzojnë të pa kontrolluar në të gjitha aspektet e jetës. Ata që bëjnë kërcënime dhe bllokime të shpërndarjes së gazetave, siç ndohdi me gazetën Telegraf në aksin Pogradec-Korçë për çfardo arsye qoftë, duhet të ekspozohen dhe të dënohen në bazë të ligjit -- po se po -- por edhe në arenën e opinionit publik shqiptar.


Rëndësia e rolit që duhet të luaj shtypi i lirë në një shoqëri të lirë e demokratike, në krahasim me rolin e qeverisë dhe të organeve shtetërore, është thekësuar ndoshta më së miri nga Tomas Xhefersoni, babai i fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit, i cili ka thënë se, "Po të ishte në dorën time për të vendosur nëse ne duhet të kishim një qeveri pa gazeta, apo gazeta pa qeveri, unë nuk do të hesitoja asnjë moment për të preferuar këtë të fundit". Xhefersoni donte që gazetat të ishin plot informacione që do t'i përdornin qytetarët e një shoqërie demokratike dhe një shtyp që do të shërbente për të kontrolluar dhe për të balancuar pushtetin qeveritar dhe shtetëror, në interes të publikut.

Lufta për lirinë e fjalës dhe të shtypit nuk mbaron kurrë. Ajo është një përpjekje e vazhdueshme që duhet të mbrohet si pjesë e pandarë e sigurimit dhe të respektimit të të gjitha të drejtave të tjera bazë të njeriut. Këjo është një përgjegjësi kyçe e çdo qeverie që pretendon të jetë demokratike dhe përfaqsuese e popullit. Është detyrë jetësore e çdo qeverie që të mbrojë lirinë e të shprehurit dhe të shtypit, madje edhe atëherë kurë shtypi është kritik ndaj saj. Për më tepër, sipas filozofit francez dhe mbështetsit të lirisë së fjalës, Volterit, i cili ka thënë se, megjithëse ''Unë nuk jam aspak dakort me ato që thua, unë mbrojë deri në vdekje të drejtën tënde të lirisë së fjalës për të thënë atë që mendon." Këjo është detyra edhe e çdo shteti dhe ky është parimi, i pranuar gjerësisht i lirisë së fjalës. Edhe fillozofi i shekullit 20-të, Noam Çomski ka thënë në lidhje me lirinë e të shprehurit, se "Nëqoftse me të vërtetë beson në lirinë e fjalës, atëherë ti beson në lirinë e fjalës madje edhe për ata që shprehin pikëpamje që nuk të pëlqejnë." Ai ka thënë gjithashtu se edhe diktatorët komunistë dhe nazistë të shekullit të kaluar ishin në favor të fjalës së lirë, por vetëm për pikëpamjet e veta. Çomski vazhdon duke thënë se, "nëqoftse je në favor të lirisë së fjalës, këjo do të thotë se je në favor të shprehurit dhe tolerant edhe ndaj pikëpamjeve që ti me të vërtetë i përbuzë si ide dhe mendime armiqësore", për ndryshe nuk beson në lirinë e fjalës as në shtypin e lirë e të pavarur, sipas tij.

Këjo është sfida e çdo qeverie. Për të mbrojtur dhe për të mbështetur një atmosferë tolerance ku media të zhvillohet e lirë dhe e pavarur. Është gjithmonë një veprimtari e vazhdueshme e plotë sfida, por është një aktivitet jetësor për zhvillimin normal të çdo shoqërie, pasi siç ka thënë edhe Xhefersoni, "E vetmja siguri mbi të gjitha është shtypi i lirë''.

Bllokimi i pa precedencë i shpërndarjes dje të gazetës Telegraf duhet të shërbejë si një alarm për qeverinë e re në Tiranë që të angazhohet seriozisht që episode të tilla të mos përsëriten më duke deklaruar publikisht se nuk do të tolerojë bllokime dhe manipulime të tilla dhe as ndërhyrje me shpërndarjen e fjalës së lirë nepërmjet gazetave si Telegraf, dhe se kryersit e këtij akti do të jenë përgjegjës para organeve përkatëse. Është gjithashtu një rast për t'i kujtuar qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore të Shqipërisë, përfshirë edhe policinë, mbi angazhimet ndërkombëtare, por mbi të gjitha detyrimet që qeveria ka ndaj vet popullit të vet, ndaj taksa-paguesve shqiptarë, për të respektuar dhe për të zbatuar angazhimet që ajo ka ndaj lirisë së fjalës dhe të shtypit të lirë e të pavarur.

Ajo që ndodhi pardje në një postbllok në dalje të Pogradecit nuk duhet të ndodhë në Shqipërinë e vitit 2013!

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIRADMINISTRIMI I SHTETIT PËRBALLË SYNIMEVE JAKOBINISTENga ROMEO GURAKUQI* (10.10.2013)
SHBA DHE MESAZHET PËR SHQIPËRINËNga AFRIM KRASNIQI (10.09.2013)
'GJENERATA E RE' - PROBLEME TË VJETRA!Nga Dr. PËRPARIM KABO (10.09.2013)
AKUZË GJENOCIDI PËR KRIMET KOMUNISTE NË RUMANINga FRANK SHKRELI (10.08.2013)
Kushtuar motrës sime Drita Kripa PelinguMIRUPAFSHIM MOTËRNga RESHAT KRIPA (10.08.2013)
POLITIKA SHQIPTARE NË HIGH HEELS PËRPARA TRAGJEDISË LIVE TË SOFIE QENDROS Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.08.2013)
SI SISTEMI I SË DREJTËS SË KONTABILITETIT MUND TË SHPËTOJË TË ARDHMEN E AMERIKËSNga ISH KONGRESMANI AMERIKAN ME ORIGJINË ARBËRESHE, JOSEPH DIOGUARDI (10.08.2013)
MERCENARËT ORTODOKSË TË ASADITNga SHABAN MURATI (10.07.2013)
KNSH - PA PJESËTARË TË DIASPORËS?!Nga XHELADIN ZENELI (10.06.2013)
MBI DEBATIN PËR HAPËSIRËN EKONOMIKE SHQIPËRI-KOSOVËNga AFRIM KRASNIQI (10.06.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]