VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - S'I KA FAJET BRUMI, POR DORA QË GATUAN!..Nga LEBIT MURTISHI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 01:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
S'I KA FAJET BRUMI, POR DORA QË GATUAN!..
Nga LEBIT MURTISHI

E Mërkurë, 10.16.2013, 10:22am (GMT+1)


Shpesh zhgënjehemi ne të mjerët tek ndërrojmë udhëheqësit, tek ndërrojmë partitë, ideologjitë, shallet, pantallonat, dhe në fund fillojmë sërish nga e para. Sërish hyjmë në garë me flamuj në duar, sërish humbim kohë, nerva, energji, për të gjetur udhën që s`duam ta gjejmë...E udha është Një, pa majtas e djathtas, pa ngjyra dafinash.

Është ajo udhë dymijëvjeçare që na pruri të gjallë në këtë breg... Por ajo është shumë e gjatë për këmbët e shkurtëra të barkmëdhenjëve, për ,,gurët" e zgjedhur kancelarive e bordellove, me të cilët s`ndërtohet as muri i haleve... Toka e shqipeve ka gurë të rëndë, ka gurë kështjellash që po baltosen e po mallkohen nga guralecët e përpunuar në duar udbash e agjenturash, që po përpiqen e do përpiqen të ndalin mllefin e madh shqiptar që do shpërthejë sot ose nesër... Më vjen keq tek lexoj shkrime, që kërkojnë të na mbështesin në dyert e ,,kullës" të Edi Ramës, duke lëshuar dhe preferenca se si duhet dhe do të duhej të qeveriset Shqipëria pas shkuarjes së Berishës...

Mos harrojmë 97-tën, kur faktorët kryesorë të djegies së Shqipërisë (pa hyrë në shkaqe dhe pasoja), Nano-Berisha, nënshkruajtën një marrëveshje ,,tripalëshe" në Trieshtë me diplomatin austriak, dhe prapë u kthyen ,,të miqësuar, ngaqë janë pjesë e interesave të atyre që bëjnë,,përzgjedhjet"... Pa zhvilluar një fushatë ndryshe, derë më derë, shtëpi më shtëpi, shkollë më shhkollë, nga njerëz që janë të gatshëm të flasin me gjuhën Dheut, me njerëz që janë të gatshëm t`i shtrohen pa frikë Dheut, me njerëz që Shqipërinë e duan më shumë se veten, me njerëz që do të shkelin e nuk do njohin kufij prej gjaku në Trungun tonë, Shqipëria do të zvarritet nga,,krahu në krah",dhe do të hajë bijtë e vet gjersa të ndodhë më e keqja...

Shqipërinë e këtij,,kontrolli" nuk e ndryshojnë ediramët, ai mund të bëjë ndonjë,,rrugë kombi" si pararendësi i tij,dhe të hapë sërish debate,,në e lagu dhepra bishtin"... Shqipërisë i duhet një Parlament Gjithëkombëtar, i dalë nga vota e popullit, që duhet të përgatitet nga vet shqiptarët... Zgjedhjet që shkuan, fatkeqësisht, nuk gjetëm kuptimin e duhur me njerëz, organizata dhe parti (që pretendojnë një gjë të tillë),që të dalim nëpër sheshe dhe të fillojmë organizimin atje ku duhet, atje ku nis çdo fillim... Shpresoj të kemi marrë mësim prej kohëve të humbura...

15.10.13

Lebit Murtishi
Drejtues i Unionit Gjithëshqiptar,,Vëllazërimi Ynë"
Tetovë
Republika e Shqipërisë
LEBIT MURTISHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMANETI I ÇUAR NË VEND! - KATOVICA - ËSHTË ZBATUAR SI NJË SKENAR PA NDRYSHUAR PIKË E PRESJE Nga FRANK SHKRELI (10.15.2013)
NË METROPOLIN SHQIPTAR KURBAN BAJRAMI FESTOHET PRAPË NËN QIELL TË HAPUR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.15.2013)
ÇËSHTJA ÇAME NË REND TË DITËSNga ARTUR VREKAJ, Worcester, MA SHBA (10.15.2013)
GJEOPOLITIKA TREGTARE E RUSISËNga SHABAN MURATI (10.14.2013)
GOJA TË RRJEDHTË MJALTË, PO PUNA ËSHTË BËRË BALTËNga RAMIZ LUSHAJ (10.14.2013)
TË NDËRTOJMË SHTETIN APO TË JETOJMË ME RREZIKUN MAJTAS SHILA DJATHTAS KARIBDA?!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2013)
SHUMË ZHURMË NË TIRANËNga AFRIM KRASNIQI (10.12.2013)
STOP FRIKËSIMIT DHE KËRCËNIMIT NDAJ SHTYPIT TË PAVARURNga FRANK SHKRELI (10.10.2013)
MIRADMINISTRIMI I SHTETIT PËRBALLË SYNIMEVE JAKOBINISTENga ROMEO GURAKUQI* (10.10.2013)
SHBA DHE MESAZHET PËR SHQIPËRINËNga AFRIM KRASNIQI (10.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]