VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NUK MUND TË HIQET ROBËRIA DUKE I MËKUAR ARGATËT E SAJ...
Nga LEBIT MURTISHI

E Djelë, 10.20.2013, 10:44am (GMT1)



1.
Nuk mund të hiqet robëria duke vëzhguar e falënderuar politikanët e kastruar, tek hedhin valle nëpër sheshe përpara turmave të mashtruara, që një ditë, sot a nesër, do ta paguajnë edhe me gjak këtë fasadë vetëmashtruese dhe këtë,,liri" të përdhunuar, të sakatuar, të aranzhuar poshtërsisht; këtë,,liri", që çmimi as dinjiteti ( arbitrarisht), as sot as dje, nëpër libra nuk po i shkruhet...Le të bien daullet për ata që kanë veshë!..

2. Shqiptarët marrin 60 vjet burg!..

Ku e gjeti EULEX-i këtë kohë ,,të përshtatshme", këtë kohë prej ahengjesh, që të provokojë pulsin, në jemi a jo të gjallë...Nën tingujt e lodraxhinjëve, në Kosovën e,,pa varur", shqiptarët e shqiptarizmës, nga gjykatat e ,,pa varme"të parisë analfabete, dënohen për terrorizëm...Një grupim prej kryengritësish, që luftojnë e do luftojnë të përmbysin terrorizmin, dënohen si terroristë...
Aferim politikanë!..vazhdoni të hiqni valle,, ju që dreka u gjet`pa brekë, kurse darka milionerë"...( parafrazim i Ali Asllanit).

3. Përflitet ndikimi sërb!..

Ndikimi i një shteti a një personi mbi një tjetër ka hapin e kufizuar, ka kufijt gjer ku afrohet, gjer ku shkel... Prandaj gabojmë në vlerësime kur i vëmë në një kantar ndikimin edhe nënshtrimin...Sërbia s`ka pse ndikon, sërbia është këmbëkryq në majat e çdo pushteti në Kosovën e,,pa varur"...Sërbia dënon shqiptarët, serbia helmon shqiptarët, përqesh shqiptarët...sërbia mban peng Kosovën...,,Kalorësit" e sërbisë, sa herë u teket vrasin e presin, presin e vrasin, dhe prapë i ledhaton europa, prapë i finanson europa...Ndërsa shqiptari i Bujanocit, kur shpëton prej një shajkaçi e pret tjetri në Kosovë...Aferim edhe një herë...

4. S`ka rastësi në politikë!..

Jemi pjesë e çdo projekti të politikbërjes ndërkombëtare, dhe s`mund të presim trajtim tjetër (nëse vazhdojmë me lepe-peqe), pos atij që kemi patur. Politika s`njeh ,,lirizëm", as humanizëm, politika njeh interesa dhe ndërtohet mbi interesa. Pra, duhet të bëjmë dallimin kur jemi përballë një gjendjeje që i ka dy rrugë përpara: njëra është e integrimeve (kombëtare), pa përfillur kërcënimet, tjetra është e ( ç ) integrimeve që na preferon Bruxeli...Zgjedhjen e bëjmë vetë...


19.10.13
Bern
LEBIT MURTISHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.