VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHFAROSJA E HEBRENJVE QË LULËZUAN SELANIKUN KA BASHKËAUTORËSI GREKE
Nga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA SHBA

E Martë, 10.22.2013, 02:17pm (GMT1)


Arsyet e dëbimeve dhe vrasjeve të Hebrenjve nga Europa janë dëshmi e një Europe raciste që e ka përndjekur këtë komb ashtu si edhe Shqiptarët nën Perandorinë Osmane e deri përgjatë luftës së Dytë Botërore. Mbretërit Spanjollë Ferdinand dhe Isabella pastruan Kristianizmin duke deportuar Hebrenjtë nga mbretëria e tyre dhe gjithë Europa Perëndimore deri në mesin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Kështu bota Hebre po lëvizte përsëri drejt Lindjes, Polonisë dhe Turqisë Perandorake pa dëshirën e saj. Këta ishin Hebre-Spanjollët që erdhën në Selanik më 1520. Kishte në këtë kohë më shumë Hebrenj në Selanik se sa në Venecia, - sipas ambasadorit Venecian që vizitoi qytetin. Qyteti kishte 30 mijë banorë dhe Hebrenjtë përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë.

Nuk ka regjistrime më 1478, sepse Hebrenjtë para sulmit Turk që rrethoi Selanikun më 1430 u shpërngulën për në Konstandinopojë. Pra, në këtë kohë nuk kishte për të parën herë Hebrenj në Selanik (1430).Sulltan Murati II kishte përkthyes Hebre, sepse suksesi i tij varej edhe biznesmenët dhe doktorët Hebrenj. Turqia i priti mirë Hebrenjtë, sepse ata ishin artizanë të zotë. Kurse në Selanik Hebrenjtë nuk u pritën mirë nga Grekët. Atyre u digjej shpesh shtëpia apo dyqani.

Aq ndikuan Hebrenjtë në qytet me punën dhe kulturën e tyre sa Selaniku u transformua në një qytet që ishte formalisht Grek dhe në të vërtetë ishte qytet-Nënë i Xhudaismit në perandorinë Turke ndryshe nga Stambolli me shumicë Greke. Ngjante më shumë me një Jerusalem të Ri njëlloj si Hebrenjtë e tjerë bënë në Amsterdam, Vilna, Montpelje, Nimes,Bari dhe Otranto.Ata i prisnin bashkëkombasit e tyre në Selanik si të ishte Jerusalemi. Ata i quajtën sinagogat sipas vendeve nga kishin ardhur Ispania, Çeçilian, Magrebi, Lizbon, Tajlan, Otranto, Aragon, katalan, Evora Portukal gjer sa u dogjën më 1917.

Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë kur profesorë Spanjollë vizituan Selanikun u mrekulluan kur gjetën aty Iberinë në miniaturë që lulëzonte nën Sulltan Abdyl Hamitin.Besimin e tyre Grekët e thirrnin Ladino që ti identifikonin nga kishin ardhur. Gjuha e biznesit ishte Spanjishtja për kohën kështu që ata e kishin më të lehtë atë ta përdornin në portet e Mesdheut.

Hebrenjtë duke parë se qeveria e Selanikut ishte e korruptuar kishin ndërtuar një reputacion të pastër për ndihmën që u jepnin komuniteteve të tyre.Ata ishin industrialistë dhe bankierë të zotë saqë detyruan Sulltanin më 1568 t'u garantonte të kishin vetëm një taksë që ranë dakord në raport me disa taksa që paguanin më parë. Myslimanët administronin qytetin, Hebrenjtë drejtonin e merreshin me ekonominë saqë u bënë shpirti krijues në Europën Juglindore e më gjerë. Ata bënin tregëti nga Italia në Indi.Ata kombinuan tregëtinë me spiunazhin dhe kishin rrjetin më inteligjent në Mesdhe.

Ngritën 25 sinagoga për 20 vjet dhe morën lejë për më shumë. Selaniku kishte komunitetin më të madh Izraelit në të gjithë Perandorinë Turke. Ata e kthyen Selanikun në qytetin e parë të Perandorisë Turke që jepte më shumë para nga taksat.

Pas luftës së Parë Ballkanike nga 80.000 Hebrenj që kishte Greqia, 70.000 prej tyre banonin në Selanik. Kalvari i popullatës Hebre filloi me ardhjen e Gjermanëve në qytet më 9 Prill 1941 dhe pastaj përgjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë kishte nisur aktiviteti i një Qëndre Kërkimore nga komisari ideologjik i Hitlerit Alfred Rosenberg në Frankfurt për studimin e botës Izraelite. Kur Greqia ra në duart e Gjermanëve ai dërgoi një grup komando nën emrin e tij që sekuestroi arkiva me dokumentacionin e komunitetit Hebre, libraritë Hebre me dhjetëra mijra libra dhe sende me vlerë që u dërguan në Frankfurt. Disa prej këtyre arkivave disa dekada më vonë ju dhanë shërbimit sekret Rus KGB, që i vendosi në një arkiv special jashtë Moskës.

Pas këtyre raprezaljeve u caktua një president tjetër i komunitetit Hebre, Karetz dhe Gjermanët në pamje të parë humbën interesin për Hebrenjtë. Jeta filloi sërish, por pak e ndryshuar dhe e ndihmuar nga biznesi Hebre.

Kryeministri kusiling Grek pas kësaj situate deklaroi se - nuk ka një Pyetje Hebraike në Greqi. Grupi komando i Alfred Rosenberg nënvizonte se "...nuk shikon rrezikun politik të botës Hebraike". Por konsulli Gjerman, bashkëpunëtorët Grekë anti-Semitë dhe agjentët lokalë Gjermanë që prej 1938 sugjeronin veprime anti- Hebre. Vetë Heinrich Himler paralajmëroi Hitlerin në Tetor 1941 se komuniteti i madh Hebre i Selanikut përbënte rrezik për sigurinë Gjermane. Nuk u ndërmorën veprime në këtë kohë karshi Hebrenjve për hir të rëndësisë së ekonomisë sl tyre, si dhe mundësisë së rritjes së revoltës dhe rezistencës anti-Gjermane. Kjo qetësi nuk zgjati shumë. Më shumë se një vit më vonë, nga pushtimi Gjerman i Selanikut, më 8 Korrik 1942 komandanti Gjerman i Wehrmacht instruktonte se të gjithë meshkujt Hebre nga tetëmbëdhjetë deri dyzetë e pesë vjeç do të paraqiteshin për regjistrim me qëllim të përdoreshin për force krahu për punë në shtrimine rrugëve dhe fushave të aviacionit. Më 15 Korrik 1942 në sheshin Eleftherias në orën 8 të mëngjesit ishin në radhë 9 mijë Hebrenj ku po u bëhej apeli. Gjermanët merrnin fotografi. Turma të njerëzve vështronin nga kudo. Gazeta ditore Apojevmatini shkruante se " Hebrenjtë ishin akuzuar se ishin "parazitë" dhe tregëtarë në të zezë, të cilët, tani do të përdoreshin me produktivitet".

Ushtria Gjermane i përjashtoi Hebrenjtë nga punësimi për punime mbrojtëse për të cilët u muarën Grekët, një nismë e inicuar nga komandanti i xhandarmërisë lokale Gjeneral von Krenski. Kështu, deri më tani, shohim një Zgjidhje Përfundimtare të pasqyruar jo vetëm nga instruksionet nga Berlini, por edhe nga nismat lokale, nga autoritetet si Ushtria Gjermane, kontraktorët e punës civile dhe nga politikanët lokalë Grekë.

Për regjistrimin e Hebrenjve u ndoq e njëjta metodë si në Poloni. Konsulli Italian Zamboni shënonte se " ndryshe nga çfarë kishte ndodhur në vëndet e tjera të pushtuara, nuk kishte urdhra të qarta anti-Izraelite që ishin realizuar deri më tani.Tani, papritur, pas disa ndikimeve të mëparshme që kaluan pothuajse pa u vënë re nga shumica e njerëzve, Pyetja Hebraike (Izraelite) është ngritur e plotë."

Gazeta Kuislinge Greke Nea Evropi shkruante se "Grekët po vuanin në duart e Hebrenjve që prej 1890-ës dhe sipas autorit Nikolaos Kammonas, (prej një nga familjeve të vjetra të respektuara të Salonika, që më vonë themeloi degën e Selanikut "Shokët e Adolf Hitler"), Hebrenjtë managuan me perversitet, pabesi dhe rol të helmët që të siguronin perandorinë e tyre racore dhe financiare në korpusin e Helenizmit Maqedon."

Më 9 Nëntor 1942 gazetat Greke shkruanin fjalimin e Hitlerit me titull " Hebrenjtë ndërkombëtarë do të zhduken nga Europa."

Ndërkohë, filloi transferimi i pasurive të biznesmenëve Hebrenj, siç ishte kinema Attikon tek përfituesit e favorizuar nga juristët Grekë dhe Gjermanë duke i kërcënuar me arrestime nëse nuk i lëshonin ato. Në Dhjetor 1942 bashkia e Selanikut ngriti çështjen e varrezave Hebre që ishte tashmë në diskutim për disa dekada për të ngritur universitetin Grek, që filloi në Vilën Allatini dhe më pas në Idadae Turk ngjitur me varrezat në fjalë. Grekët dhe Hebrenjtë ishin në negociata të ngadalta. Më 1937 ishte rënë dakord që në kompesim të pjesës perëndimore të varrezave Hebre, pjesa tjetër të mbillej me pemë dhe të ndërtoheshin varreza të reja Hebraike në një vënd tjetër. Në varrezën e vjetër u ndaluan varrimet më 1940, por në fakt vazhduan edhe më pas aty, sepse nuk po veprohej të ndërtoheshin të rejat. Momenti u erdhi Grekëve që ua ngritën si problem Gjermanëve, më 1942, varrezën tridhjetë e pesë hektarëshe. Kështu, pas negociatave që të liroheshin Hebrenjtë e punës së detyruar në shkëmbim të parave të paguara nga komuniteti Hebre në Tetor 1942 për Gjermanët, Merten (administratori Ushtarak Gjerman i Selanikut) përmendi tek kordinatori Hebre, juristi Yomtov Yacoel, se kishte marrë sugjerime nga Grekët se varrezat Hebre do të ishin pjesë e këtyre lirimeve të punëtorëve. Kjo ide u kundërshtua nga Hebrenjtë, por doli sërish në skenë.

Më 17 Tetor 1942 Guvernatori i Përgjithshëm i Maqedonisë, Vasilis Simonides informoi komunitetin Hebre se duhet të transferojë varrezën ekzistuese dhe të ndërtojë dy të reja në periferi. Në rast vonese do të bëjmë shkatërrimin e menjëhershëm. Kur shefi Hebre Karetz pyeti për shtyrjen e afatit të punimeve deri pas dimrit, bashkia urdhëroi fillimin e shkatërrimit të varrezave. Javën e parë të Dhjetorit 500 punëtorë shkatërruan me mijëra varre që datonin deri në shekullin e XV. Të afërmit, kush mundi, rendën të merrnin eshtrat përpara se të ishte vonë.

Mermeri i varreve u përdor për rrugët dhe për pishina uji. U shkul kështu, më e vjetra, më e madhja, varreza Izraelite 35 hektarëshe në Europë. Nisma ishte e Grekëve,por që mori dritën jeshile të Gjermanëve. Pas lufte Grekët e bashkisë thanë se toka e varrezave është përfundimisht e shpronësuar dhe sot në të është ndërtuar universiteti Grek i Selanikut.

Përzgjatja në kohë e Zgjidhjes Përfundimtare Hebre në Greqi ndeshi kundër me qëndrimin Italian që kontrollonin shumicën e Greqisë, sepse Italianët nuk kishin të njëjtën dëshirë si Gjermanët për deportim të Hebrenjve që kishin nënshtetësi Italiane dhe ata do të mbroheshin nëse kishin këto dokumenta prej Majit 1942. Por nëse Roma nuk binte dakord me Gjermanët do të ecej përpara.Në Janar 1943 SS Adolf Eichman dërgoi Rolf Gunther në Selanik të takonte Hebrenjtë zyrtarë që të merrte informacion për ta përdorur në Berlin. Dieter Wisliceny ( që kishte dërguar gra e fëmijë Hebre nga Sllovakia në dhomat e gazit ) erdhi më pas në Selanik të akordonte planin e deportimit, në kuadër të Zgjidhjes Përfundimtare të Pyetjes Hebre me administratën e qytetit për 6 deri 8 javë.

Më 8 Shkurt 1943, Wicliceny dhe Bruner i thanë shefit Hebre Rabbi Koretz se deri më 25 Shkurt 1943 Hebrenjtë e Selanikut duhet të vendosin yllin e verdhë në veshjet e tyre, të markërojnë dyqanet e tyre dhe të qëndrojnë ne geto bazuar në ligjet e Nurembergut. Koretz pyeti ku mund të krijoheshin dy qëndra grumbullimi në vënd të njërës që u miratua. Vetëm distrikti i klasës punëtore të Hebrenjve në periferi të Selanikut nuk u ndikua si fillim, por u përndoq më vonë.

Një polici Hebre (bashkëpunëtore me Grekët dhe Gjermanët) u krijua nga familjet e pasura nën kontrollin e bashkëpunëtorit të Gjermanëve, SS Grekut Laskaris Papanoum. Të udhëhequr nga Hebrenjtë Hasson dhe Albala kjo polici mbyllte dyqanet, i digjte dhe terrorizonte njerëzit.

U urdhëruan të gjitha subjektet Greke të përjashtonin anëtarët Hebre dhe ndërprerjen e programeve të shtetit dhe qytetit që ndihmonin Hebrenjtë. Më 1 Mars 1943 të gjithë Hebrenjtë u instruktuan të deklaronin pasurinë e tyre.

U ndërtua kampi i mbyllur në kuadratin Hirsch me gardh metalik dhe ndriçim me tre postoblloqe hyrje-dalje, me roje. Banorët e atyshëm i lanë dy ditë pa bukë, sepse i ndanë nga qyteti?! Ideja e Gjermanit Bruner ishte, që kjo pjesë të përdorej si kamp tranzit për Hebrenjtë që do të deportoheshin me tren pasi edhe stacioni ishte afër. Pak njerëz e dinin planin Gjerman në Salonica. Në këtë kamp të mbyllur punuan edhe inxhinierë Hebre të detyruar.

Më 6 Mars 1943 të gjitha zonat e banuara nga Hebrenjtë ishin të rrethuara me postoblloqe. Policë Grekë dhe Hebre kontrollin dokumentat dhe nuk linin Hebrenjtë të dilnin jashtë getos, përjashtuar Kristianët që mund të dilnin e hynin. Bruner ( bashkëpërgjegjës i deportimit Hebre) mblodhi gjithë krerët Hebre në takim dhe paralajmëroi, me përkthyes Koretz, se moszbatimi i urdhrave nënkuptonte dërgimin në kamp përqëndrimi të kujtdo. Asnjë Hebre shpjegoi Koretz më pas nuk është i lejuar të punojë jashtë zonave të specifikuara.

Dyqanet mund të hapeshin për të marrë materialet e tyre dhe çelësat do tu dorëzoheshin autoriteteve pushtuese që po krijonin organizata për ti hapur ato.
Më 14 Mars 1943 u bë një takim publik në kampin e gradhur Hirsch ku Koretz ishte urdhëruar nga Gjermanët tu tregonte njerëzve të tij, për herë të parë, se ata (Izralitët) do të deportoheshin në Krakov.Ditën tjetër, 2800 Hebrenj mbushën një tren me 30 vagona që nisi fillimin e deportimit me rrugëtim pesë ditor për në Auschwitz në Jug të Polonisë. Më 17 Mars u deportuan Hebrenjtë e lagjes Ayia Paraskevi dhe Ramona që përbënin 15 mijë banorë. Gangsterët Grekë vërshuan të vidhnin shtëpitë bosh në lagjet Hebre edhe pse Gjermanët i qëllonin hajdutët.

Në sinagogën, në Monastirioton Hebrenjtë e quajtën tradhtar shefin e tyre Koretz pasi ai u tha se nuk kishte alternativë tjetër veçse të tërhiqeshin në fatin që i priste..( drejt vdekjes në dhomat me gaz). Ai u sulmua dhe u nxor jashtë.

Në kampin Hirsch policia Hebre torturoi, dhunoi dhe vrau Hebrenjtë që të tregonin ku i kishin fshehur pasuritë. Këta liderë "ring-liders" në verë të 1943 u arratisën në Shqipëri për ti shpëtuar luftës dhe do të ktheheshin vetëm nëse do të kapeshin e do të silleshin prapë në Selanik në gjyq për të mësuar se çfarë mbeti nga komuniteti Hebre më 1946.

Shumë Hebrenj panë tmerr nga torturat në kampin Hirsch aq sa mendonin se rruga më e mirë ishte të shkonin një orë e më parë në Krakov!

Kush mundi i ndihmoi Izraelitët të aratiseshin, por në numër shumë të pakët vetëm ata që flisnin mirë Greqisht dhe që ishin të rinj.Këta që ndihmuan ishin individë ose krahu i majtë i rezistencës Greke. Përfundimisht në Selanik mbetën " Hebrenjtë e priviliegjuar" nga Gjermanët, disa qindra me dokumente Spanjolle dhe më shumë se 1000 punëtorë rrugësh për një kontrator ushtarak. Këta ishin rruga e fundit e deportimit bashkë me shefin e tyre Koretz. Në fund të Gushtit 1943 pothuaj asnjë Hebre nuk ishte më në Selanik. Gati 15 ishin përjashtuar nga deportimi, sepse ishin martuar me Grekë, deri njëqind ishin fshehur dhe një numër i panjohur fëmijësh ishte adpotuar. Gjuetia ndaj Hebrenjve vazhdoi deri në mbarim të luftës së Dytë Botërore.

Vetëm 5% e popullsisë së Hebrenjve të Selanikut u arratis, krahasuar me më shumë se gjysmën që ata përbënin në qytet, sepse ata ishin më pak të asimiluar krahasur me Hebrenjtë e Athinës.

Bazuar në dokumentet Gjermane afërsisht 45 mijë Hebrenj u deportuan nga Selaniku mbërritën në Auschwitz , të cilët disa orë më pas u vranë në dhomat e gazit.
Më 1957 Max Merten, administratori ushtarak Gjerman i Selanikut gjatë luftës së Dytë Botërore vizitoi Greqinë të dëshmonte në gjyqin ndaj përkthyesit të tij. Por ai u arrestua nga një urdhër i një prokurori të Athinës për krime lufte. Në seancat gjyqësore Merten bëri dëshminë tronditëse se "nga kontaktet Greke të kohës së luftës ishin edhe anëtarët e qeverisë së tanishme Greke dhe individë afër Kryeministrit Grek Konstantine Karamanlis. "

Në Athinë ende ruhet nga Bordi Qëndror i Komunitetit Hebre një Arkiv për pasuritë e Hebrenjve që inkriminon me këto dosje Gjermanë dhe Grekë që administronin qytetin e Selanikut gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Interesi i Merten më 1943 në Selanik ishte të bëhej deportimi i plotë i Hebrenjve

bashkë me ndihmën e burokratëve të tjerë lokalë Grekë dhe regjionalë të ekipeve qeveritare Greke si dhe me rrjetin e grupeve të interesit që ishin futur në lojë. Prioritet ishte mbajtja larg e Bullgarëve dhe të siguronin që kontrolli Grek përmbi Selanikun të ishte i padëmtuar. Kjo u shkonte më shumë përshtat Grekëve që donin ta pastronin Selanikun për një ndryshim total në favor të popullsisë Ortodokse Greke për Greqizimin e qytetit.

Grekët nuk e kishin kërkuar deportimin e Hebrenjve për në dhomat e gazit, por nuk e kishin penguar atë, përndryshe, i kishin ndihmuar me ç'të mundnin Gjermanët të kompletonin procesin e Zgjidhjes Përfundimtare të komunitetit Hebre në Selanik të cilin e kishin kërkuar vetë më 1923 me marrëveshjen Greko-Turke për ndërrimin dhe shpërnguljen e popullsive pasi kishin filluar Greqizimin e Selanikut.

Për këtë material është përdorur burimi nga libri "Salonica city of ghosts" i autorit Mark Mazower që është dëshmi për përndjekjen deri me vdekje të Hebrenjve edhe nga Greqia.

ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.