VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REVOLUCIONI HUNGAREZ I 1956ës, IDEALI STUDENTOR!Nga Dr. PËRPARIM KABO

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 10:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
REVOLUCIONI HUNGAREZ I 1956ës, IDEALI STUDENTOR!
Nga Dr. PËRPARIM KABO

E Enjte, 10.24.2013, 08:18am (GMT+1)


Tetori i çdo viti vjen me peshën e reflektimit për atë ngjarje dhe ato ditë zhvillimesh të vrullshme, që është konsideruar nga historia dhe studiuesit, si një nga më të rëndësishmet e shekullit XX. Sa herë që i kthehesh, gjen motiv dhe argumente për të vështruar më thellë, për të riparë në kombinim shumë ngjarje apo episode që i ke këqyrur në të shkuarën. E gjitha kjo si shprehje e nevojës për të studiuar historinë me themel dhe për ta parë të sotmen me më shumë dritë, e të ardhmen me më shumë besim. Ka kuptim të shtrosh pyetjen: Çfarë lloj demokracie ishte ajo që u ndërtua gjatë ditëve të Revolucionit Demokratik të 1956-ës? Sa kohë që njerëzit në rrugë nuk besonin tek Bashkimi Sovjetik, nuk e donin sistemin komunist, nuk ishin për angazhimin politik në blloqe, por se hapur kërkuan një Hungari neutrale mu në zemër të Europës! Në librin e saj "Gjendja Njerëzore", studiuesja gjermane me origjine hebrenje, Hanna Arend, jep këtë vlerësim për demokracinë vepruese në njësitë drejtuese të lëvizjes dhe të jetës në ato ditë të 1956-ës; e citoj: "Në qoftë se tragjedia e Revolucionit Hungarez, nuk mundi të bënte më shumë se t'i tregonte botës se me gjithë disfatat dhe shfaqjet, ky shpirt politik nuk ka vdekur ende, sakrificat e tija nuk kanë shkuar kot." (Hannah Arendt, "Gjendja Njerëzore", botimi shqip, fq.273).

Ajo demokraci në veprim e sipër, shfaqi një model të përfaqësimit të padeleguar partiak, sepse të rinjtë, intelektualët, punëtorët, ushtarakët, qytetarët e Budapestit, përfaqësonin veten e tyre, në emër të interesave të lirisë, të dinjitetit, të atdheut dhe të historisë kombëtare. Arendt e konsideron këtë si forma më e mirë e demokracisë përfaqësuese. Qytetari, si delegues dhe administrues i sovraniteteve të tija dhe jo thjesht si delegues, ndërsa përfaqësuesi partiak si menaxhues. Kjo formë deri në ditët tona shpreh një mospërputhje mes votimit të lirë dhe përfaqësimit. Në SHBA, aktualisht, në zgjedhjet lokale përdoret ky mekanizëm, propozimi nga komuniteti. Kurse në Zvicër, pavarësisht nga fituesi i zgjedhjeve, vendimmarrja vjen me demokraci direkte referendare e qytetarëve, duke mënjanuar opsionet partiake në alternativa dhe alternanca.

Është fakt i gjallë historik, pranuar nga dëshmitarë okularë dhe studiues seriozë e të përkushtuar, se revolta filloi si një demonstrim i studentëve, që tërhoqi mijëra njerëz në një marshim në qendër të Budapestit drejt godinës së Parlamentit, duke kërkuar që të dilej në rrugë duke përdorur një furgon me një folës me zë të lartë, nëpërmjet "Radio Free Europe" - "Radio Europa e Lirë". Një delegacion i studentëve hyri në godinën e radios dhe u përpoq të transmetonte "˜kërkesat e studentëve', por ai u ndalua. "Dëshmitari okular i atyre ngjarjeve, reporteri D.Sfton Delmer, ndërton përshtypjet e tija të gjalla, të cilat ai i raportonte në terren për "The London Daily Express". Tingëllojnë edhe sot pas gati pothuajse gjashtë dekadash, tejet të ndjeshme dhe emocionuese fjalët e tija: "Unë kam qenë sot dëshmitari i një prej ngjarjeve më të mëdha të historisë. Unë kam parë njerëzit në Budapest që përhapën "˜zjarrin' që kishte lindur në Poznan dhe Varshavë, dhe që u zbrazën në rrugë në një rebelim kundër sundimtarëve sovjetikë. Unë marshova me ta pothuaj nga gëzimi, dhe pamë si shqyheshin emblemat sovjetike nga turmat e ekzaltuara dhe të nervozuara. Qendra rreth rebelimit ishte e tillë që dukej si një fillim i suksesshëm." Tek telefonoja dërgoja këtë mesazh. "Unë dëgjoj gjëmimin e turmës në jerm, e përbërë nga studentë, vajza dhe djem, prej ushtarakësh hungarezë që ende mbajnë veshur uniformat ushtarake të tipit rus, dhe punëtorët e fabrikave me rroba pune tek marshonin Budapestit e bërtisnin me mospërfillje kundër Rusisë: "˜Dërgoni në shtëpi Ushtrinë e Kuqe' - ulërinin ata. "˜Duam zgjedhje të lira dhe të fshehta'... "˜Vdekje e Rakoshit', "˜Vdekje e ish-diktatorit kukull të sovjetikëve, që tani është duke bërë kurim në Rivierën ruse të Detit të Zi', - të cilin turmat e fajësojnë për të gjitha sëmundjet që po i ndodhin atdheut të tyre, në këto 11 vite të sundimit-kukull të sovjetëve."

Në 23 tetor 1956, 16 pikat e famshme u lexuan në qiell të hapur, ku një turmë e madhe studentësh ishin grumbulluar duke demonstruar tek statujat e Petëfit dhe Bem-it në qendër të Budapestit. Megjithëse studentët ishin me mijëra dhe iniciatorë të protestave e demonstrimit, me ata shumë shpejt u bashkuan punëtorët, njerëzit e zakonshëm, dhe si një det i tërë, zëri i protestuesve portretizoi një pakënaqësi të thellë kombëtare. Rreth orës 9 të darkës një turmë e gjerë e protestuesve u grumbullua rreth godinës së Radio Budapestit, qendra e propagandës së përditshme e të lodhshme të sistemit totalitar që ishte gjithashtu fort mirë e ruajtur nga agjentë të fshehur nga Organizmi i Sigurimit Shtetëror (AVH), i njohur për torturat dhe antihumanizmat e tij. Ky shërbim ishte i përbërë nga spiunë dhe një numër i madh informatorësh të fshehtë, si një rrjet i mbjellë në jetën e përditshme të kombit. Te godina e Radios, të shtënat e para u lëshuan mbi protestues të paarmatosur, burra e gra, të rinj dhe pleq, nga agjentë të fshehur të AVH-s; ndërkohë që turma e nervozuar kërkoi të jepte në valët e radios 16 pikat- kërkesa, dhe u refuzua. "˜Konflikti u thellua me këtë gjakderdhje të rrëmujshme dhe të zhurmshme.' Ja 16 kërkesat e studentëve dhe kolegëve të tyre të universitetit:

1.Ne kërkojmë evakuimin e menjëhershëm të të gjitha trupave sovjetike, në përputhje me parashikimin e Traktatit të Paqes.(V.o, Ideja e Hungarisë neutrale P.K.)
2.Ne kërkojmë votim të fshehtë të anëtarësisë së partisë nga lart poshtë, të zyrtarëve të rinj, që nga më të ulëtit, të nivelit të mesëm dhe deri tek ata më të lartët, të Partisë së Punëtorëve Hungarezë. Këta zyrtarë duhet të thërrasin sa më shpejt që të jetë e mundur, kongresin e partisë me qëllim zgjedhjen e Komitetit Qendror.
3.Duhet të konstituohet një qeveri e re nën drejtimin e shokut Imre Nagy: të gjithë udhëheqësit kriminelë të periudhës Stalin-Rakosi, duhet që menjëherë të lirohen nga detyra.
4.Ne kërkojmë një hetim publik të aktivitetit kriminal të Mihaly Farkas dhe bashkëpunëtorëve të tij. Matias Rakoci, i cili është personi më përgjegjës për të gjitha krimet e së shkuarës së afërt, si dhe për rrënimin e vendit gjithë po aq. Ai duhet të sillet në Hungari për t'u gjykuar përpara Gjykatës Popullore.
5.Ne kërkojmë zgjedhje të përgjithshme në të gjithë vendin, për të zgjedhur një Asamble Kombëtare, bazuar në parimin universal të votës së fshehtë, duke lejuar pjesëmarrjen e të gjitha partive politike.(V.o, realisht kërkohej pluralizmi politik P.K.) Ne kërkojmë që të njihet e drejta e punëtorëve për grevë.
6.Ne kërkojmë rishikim dhe ripërshtatje të marrëdhënieve hungarezo-jugosllave dhe hungarezo-sovjetike në fushën politike, ekonomike dhe të çështjeve kulturore, mbi bazën e cilësimit të plotë ekonomik e politik, dhe pa ndërhyrje në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit.
7.Ne kërkojmë riorganizim të plotë të jetës ekonomike në Hungari nën drejtimin e specialistëve. Tërë sistemi ekonomik, i bazuar tek modeli i planizimit, duhet të rishqyrtohet nën dritën e kushteve të Hungarisë dhe për interesat jetësore të popullit hungarez.
8.Marrëveshjet tona të tregtisë së jashtme dhe reparacionet ekzakte në total, që kurrë nuk mund të paguhen, duhet që të bëhen publike. Ne kërkojmë informacion ekzakt dhe preciz për depozitat e uraniumit në vendin tonë, mbi shfrytëzimin e tyre dhe për koncesionet e akorduara rusëve në këto hapësira. (V.o, Kjo kërkesë shprehte pjekuri e kurajë, në kushtet kur një luftë me armë bërthamore dukej si imanente dhe gara e armatosjes atomike mes blloqeve ushtarake kishte filluar)
9.Ne kërkojmë një rishikim të plotë të rregullave që operojnë në industry, dhe një rregullim radikal të menjëhershëm të pagave në përputhje me kërkesat e punëtorëve dhe intelektualëve. Ne kërkojmë që paga për një minimum jetese të jetë e fiksuar për punëtorët.
10. Ne kërkojmë që sistemi i shpërndarjes të jetë i organizuar në një bazë të re dhe që prodhimet bujqësore të përdoren në mënyrë të arsyeshme. Ne kërkojmë trajtim të barabartë për fermerët individualë.
11.Ne kërkojmë rishqyrtim nga një "Gjykatë e Pavarur" të të gjitha vendimeve gjyqësore politike e ekonomike gjithë po aq të lëshuara, si dhe rehabilitimin e të pafajshmëve. Ne kërkojmë riatdhesimin e menjëhershëm të të burgosurve të Luftës së Dytë Botërore dhe atyre të dëbuar në Bashkimin Sovjetik, përshirë të burgosurit e dënuar jashtë Hungarisë.
12.Ne kërkojmë njohje të plotë të lirisë së mendimit dhe shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të radios, si dhe për krijimin gjithashtu të një gazete të përditshme të "Federatës Hungareze të Universiteteve e Shoqatës së Studentëve të Kolegjeve", (MEFESZ).
13.Ne kërkojmë që statuja e Stalinit, simboli i tiranisë staliniste dhe shtypjes politike, të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të zëvendësohet nga një monument në kujtim të martirëve luftëtarë të lirisë të 1848-1849-ës.
14.Ne kërkojmë zëvendësimin e emblemave që janë të huaja për popullin hungarez, me simbolet e vjetra hungareze të Kossuthit. Ne kërkojmë uniformë të re për Ushtrinë Hungareze në përputhje me traditat tona kombëtare. Ne kërkojmë që 15 marsi të jetë e deklaruar ditë pushimi, dhe 6 tetori të jetë ditë zie kombëtare, në të cilën shkollat të jenë të mbyllura.
15.Studentët e Universitetit Teknologjik të Budapestit, deklarojnë unanimisht solidaritetin e tyre me punëtorët dhe studentët e Varshavës dhe Polonisë në lëvizjet e tyre drejt një Pavarësie Kombëtare.
16.Studentët e Universitetit Teknologjik të Budapestit, do të organizojnë sa më shpejt që të jetë e mundur degët lokale të "Federatës Hungareze të Universiteteve dhe Shoqatës së Studentëve të Kolegjeve."(MEFESZ). Ata janë të vendosur të mbledhin në Budapest, të shtunën në 27 tetor (1956 - P.K.) një Parlament të të Rinjve, në të cilin të rinj nga i gjithë vendi, do të jenë të përfaqësuar nga delegatët e tyre.

Këto 16 pika duket se kishin dimensionet e një programi politik që prekte marrëdhëniet dhe rendin ndërkombëtar të pas luftës. Ato ishin një program politik që kërkonte të realizonte pavarësinë reale të Hungarisë, zhvillimin ekonomik jashtë modelit të centralizuar të socializmit. Është përpjekja e parë në ish-Lindjen Komuniste që të vendosej një sistem politik pluripartiak, dhe pjesëmarrjen e shumë partive në zgjedhje të lira dhe të fshehta. Sot nga lartësia e pothuaj gati gjashtë dekadave është plotësisht e arsyetuar të mëtohet se, të rinjtë universitarë hungarezë; ishin iniciatorët dhe ideatorë të asaj ngjarjeje epokale, së cilës, sa herë i referohesh, e kupton se ka diçka tjetër për të mësuar nga ajo përvojë, që nuk e kishe vënë re si duhej më parë. Në 24 tetor 1956, tanket sovjetike hynë në Budapest, fjalimi i Imre Nagyt për pushimin e zjarrit rezultoi një hiç. Tanku i parë u dërgua nga baza e përhershme sovjetike në Budapest dhe u pa tek zbriste nga kodrat drejt Budapestit në mëngjes herët të asaj dite, në orën 2. Ai u vendos në një udhëkryq strategjik që ruante godinat e radios dhe parlamentit, duke krijuar tronditje e nëpërkëmbje tek njerëzit, të cilët brenda ditës u bënë të vetëdijshëm për kërdinë që ishte bërë një natë më parë në zonën rreth godinës së Radio Budapestit. "Luftëtarët e Armatosur të Lirisë", ky grupim, u ndërtua kur masa e punëtorëve, e policëve dhe ushtarakëve iu bashkuan radhëve të të rinjve, që përbënin shumicën dërrmuese në qoshet e rrugëve, atje ku kishin ngritur barrikadat. Armët e rrëmbyera prej "luftëtarëve të lirisë", plus disa të dhëna nga policët dhe ushtarakët e armatosur, ishin burimet e armatimit aq të nevojshëm për ata. Flamuri Kombëtar Hungarez, ku ishte shkulur simboli komunist-socialist, u ngrit trengjyrësh, duke u bërë simboli i patriotizmit revolucionar. Më vonë, gjatë asaj dite, zoti Imre Nagy i adresoi popullit përmes valëve të radios një mesazh, ku spikaste zëri solemn, duke kërkuar të hidheshin poshtë armët, me qëllim moslejimin e një gjakderdhjeje të mëtejshme. Ai njoftoi se kishte marrë drejtimin e vendit duke u bërë kryeministri i vendit, dhe se qeveria e re do të implementonte programin e mbetur në sirtar të qershorit të 1953-shit, i cili do të parashtrohej menjëherë në Parlament. Ai premtoi demokratizim të sistemit në sferën partiake, shtetërore, dhe në jetën politike e ekonomike. Ai shpalli kthimin në paqe dhe punën produktive. Si kryeministër, ai u kërkoi masave të gjera popullore të pranonin mësimet që vinin nga gabimet e së shkuarës dhe të gjenin mënyrën për demokratizim e prosperitet...! Këto fjalë ishin larg programit me 16 pika të studentëve. Ndaj ditët që pasuan, deri në ndërhyrjen e hapur në fillim të nëntorit 1956, treguan fytyrën e vërtetë të komunizmit stalinist dhe hipokrizinë hrushoviane. Si vë në pah Henry Kissinger, pas ngjarjeve të Hungarisë në 1956-ën, u shfaq e plotë ajo që njihet si "Lufta e Ftohtë". Përtej saj, armët e mbushura nga të dy blloqet vijuan deri në 1989, kur ra Muri i Berlinit. Jo rastësisht, kufiri i parë që u hap për qytetarët e Gjermanisë Lindore për të shkuar në Perëndim, ishte ai i Hungarisë. Dukej si një lloj shpëtimi nga brenga për atë që nuk u realizua në vjeshtën e vitit 1956. Edhe në ditët e sotme, kur në Hungari ka protesta, nuk mungohet të thuhet se, idealet e 1956-ës ende nuk janë realizuar. Një motiv më shumë ky, për t'iu rikthyer ngjarjes sa herë që 23 tetori, Festa Kombëtare e Hungarisë vjen. Në këtë kuptim ka disa ngjarje që quhen epokale.

Dr. PËRPARIM KABO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HOLOKAUSTI SHQIPTAR NDODHI PËRPARA KRISHTIT!..Nga LEBIT MURTISHI (10.23.2013)
POLITIKA SHQIPTARE NËNSHTRUESE NDAJ INTERESAVE HUAJANga FRANK SHKRELI (10.22.2013)
SHQIPËRIA NË DY G-6 APO KA VETËM NJË G-666Nga RAMIZ LUSHAJ (10.22.2013)
SHFAROSJA E HEBRENJVE QË LULËZUAN SELANIKUN KA BASHKËAUTORËSI GREKENga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA SHBA (10.22.2013)
MINISTRI I JASHTËM GREK VENIZELLOS - MODEL I NJË KRYEDIPLOMATI HIPOKRITAthina shoviniste ia ngrënë hijen Tiranës zyrtare që më 08 maj 1971Nga ESHREF YMERI (10.22.2013)
SERBIA DHE MAQEDONIA - DIPLOMACI KULTURORE ME HISTORI TË VJEDHURNga SHABAN MURATI (10.21.2013)
Barometri diplomatikE SAKTË, "DAÇIQI NUK ËSHTË POP", POR AS THAÇI NUK ËSHTË HOXHË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.20.2013)
NUK MUND TË HIQET ROBËRIA DUKE I MËKUAR ARGATËT E SAJ...Nga LEBIT MURTISHI (10.20.2013)
KUMARI - SI MARRËZI PËRTEJ EVAZIONIT FISKALNga MENTOR KIKIA (10.20.2013)
POEZIA - TOKA QË NA USHQEN BUKURINË E ARDHMËRIMITEsé nga ARTUR VREKAJ (10.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]