VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FALEMINDERIT, Z. CAMPBELL, KEMI EDHE MODELIN BERISHA
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Martë, 10.29.2013, 07:19am (GMT1)



Zoti Alastair Campbell, këshilltari i ish-kryeministrit Tony Blair e njëherash edhe këshilltar i Edi Ramës, kryeministri i ri i Shqipërisë në elektoriaden 2013, në intervisten tuaj për të përditshmen britanike "The Guardian" ju po bani detyrën tuaj teksa iu bani thirrje laburistëve që të shfrytëzojnë modelin e fushatës që ndoqi Rama (bashkë me ju) për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit.

Nëse ju zoti Campbell dëshironi ta bani detyrën tuaj edhe ma mirë po iu kujtoj se po kjo gazetë prestigjioze "The Guardian" i përcillte kryeministrit konservator britanik mesazhin e ndjekjes së shembullit të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha: "Nëse Mejxheri dëshiron të fitojnë në zgjedhjet e 9 prillit (viti 1992, shënimi im. R.L.) duhet të ndjekë shembullin dhe të mësojë nga fushata shembullore elektorale e Berishës". Kjo bani jehonë edhe në shtypin europian, si në prestigjiozen spanjolle "El Pais" gazetarit i njohur Harman Tartash, nënvizon faktin: "Një kryeministër britanik të mësojë nga një mjek shqiptar në politikë". Natyrisht, kryeministri britanik Xhon Mejxher fitoi edhe një mandat të dytë pasi ai ishte Xhon Mejxher, por edhe modeli Berisha pati jehonën e ndikimin e vet.

Përndryshe, edhe gjykatësi federal amerikan. Robert Sult, do të pohonte në dhjetor 1992: "Fushata e dr. Berishës (e marsit 1992, R.L.) më duket mjaft e ngjashme me fushatën e Kenedit".

Një gazetë amerikane në gjuhën angleze, nga ma të mëdhatë në kohën e sotme, "The Wall Street Journal", në botime ndërkombëtare për Europë, në shtator 1992 publikon shkrimin e Barry Neëman: "Presidenti i tyre (shqiptarëve. R.L.) Sali Berisha flet pesë gjuhë dhe mishëron njohuri të Vasllav Havelit dhe intuitë të Les Valesës".

Sigurisht na vjen mirë kur në gazeta britanike flitet për kryeministrin e ri shqiptar Edi Rama, që jep modelin e tij për laburistët, po, njëherash po shtoj se Shqipëria ka edhe një model tjetër ma të hershëm, është modeli Berisha që iu dha konservatorëve britanikë.


RAMIZ LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.