E Enjte, 03.28.2024, 10:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË FLAMUR KOMBËTAR NGA SHOQËRIA BASHKIMI E BUKURESHTIT - DHURATË PËR NOLIN
Nga ARTUR VREKAJ

E Enjte, 10.31.2013, 04:27pm (GMT+1)


Në vitin 1908, në vitin e katërqind e pesëdhjetë e pestë të ngritjes së flamurit nga Skënderbeu, pra 105 vjet më parë kur dhe u hap Katedralja e Shën Gjergjit në Boston të Massachusetts Fan Nolit iu bë dhuratë një flamur kombëtar nga shoqëria "Bashkimi" e Bukureshtit në Rumani e cila ishte në atë kohë kryeqendra Shqiptare e kombëtarizmit në Diasporë, sepse në Stamboll ende vazhdonte përndjekja ndaj patriotëve Shqiptarë që punonin për përzgjimin e vetëdijes kombëtare.

Po atë pranverë të 1908-ës Noli mbajti më 22 Mars 1908 të parën meshë në Gjuhën Shqipe në katedralen e Re, në kishën që shqiptarët e kanë pagëzuar si kisha e Nolit në Boston. Kjo ngjarje pavarësuese fetare mund të jetë edhe një motiv më shumë që Nolit ti bëhej një dhuratë e tillë, me temë kombëtare. Ndërkohë, dihet që në atë kohë Noli 26 vjeçar ishte flamurtar i kombëtarizmit.

Ky flamur kombëtar është dhuratë jo vetëm për Nolin, por për gjithë Shqiptarët e Amerikës, sepse edhe në Boston me hapjen e Katedrales së parë Shqiptare po atë vit kemi në fakt edhe qëndrën e parë jo vetëm të besimit fetar, por më shumë në aspektin kombëtar. Pra, ka patur një domethënie të fortë edhe kjo dhuratë parë në anën e punës për vlerësimin dhe për zgjimin e vetëdijes kombëtare.

Për më shumë edhe pse nuk kishte ndodhur shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Shqiptarët e Diasporës prapëseprapë e përkujtonin Ditën e Flamurit të Nëntorit të parë të Skënderbeut që e ngriti në Krujë më 28 Nëntor 1443.

Një vit më parë se Noli të merrte këtë dhuratë Guvernatori i Massachusetts në SHBA kishte lejuar komunitetin Shqiptar që në Boston të festohej Dita e Flamurit më 28 Nëntor 1907 që shënohet edhe si një identifikim i kombësisë Shqiptare edhe pse tokat Shqiptare ishin të pushtuara nga perandoria Osmane dhe shqiptarët i përcaktonin për nga kombësia herë si me kombësi Greke se frekuentonin kishat Ortodokse Greke dhe herë me kombësi Turke ngaqë dokumentat kishin vulën e Turqisë.

Ky është edhe flamuri më i vjetër kombëtar i ardhur zyrtarisht për komunitetin Shqiptar të Amerikës 5 vjet përpara shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë që rri i shpalosur në një mjedis që është kthyer edhe vend pelegrinazhi për Shqiptarët nga e gjithë bota, por më së shumti edhe për shtetarët e Shqipërisë dhe Kosovës së fundi.

Krahasuar me flamurin kombëtar që solli Spiridon Ilo po nga Bukureshti dhe që e shpalosi në Vlorë më 1912 është më i madh në përmasa. Shqiponja dy krerëshe e këtij flamuri ka këmbë me ngjyrë të arta dhe ngjyra e bardhë është përdorur në ije dhe rreth qafës së saj.

Nga mënyra se si rri i shpalosur është i tillë që tregon një shqiponjë krahëhapur dhe plotësisht të lirë.

Patjetër që ka vlera historike dhe muzeale dhe është një nga detajet më të spikatura kur rrëfehet nga i Përndershmi At Artur Liolin edhe historia e kësaj dhurate kaq të çmuar.

Vajtje-ardhjet e patriotëve Shqiptarë Bukuresht-Boston kishin filluar edhe më përpara se viti 1908, sepse edhe Çështja Kombëtare Shqiptare sikur kishte marrë udhën e Pavarësibërjes në këtë korridor po të kemi parasysh se flamuri, kombëtar,emri i Skënderbeut dhe mësimi i Gjuhës Shqipe kishte hedhur rrënjë po nga këta patriotë në të dy botët (Europë dhe Amerikë). Dhe patjetër bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy komuniteteve Shqiptare ishte një urë e vërtetë miqësie për ta bërë më solide punën atdhetare me synim Pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia.

Ardhja e këtij flamuri kombëtar në Boston tregon edhe njëherë atë ardhmëri të begatë për Pavarësinë e Shqipërinë, se përkushtimi i bijve të shqipes po shënonte Bostonin në hartën e Diasporës si kryeqëndrën më të fuqishme të Shqiptarëve sepse edhe kushtet për një punë atdhetare e mundësitë diplomatike dhe teknollogjike ishin më të mëdha.

Mbetet ende punë e specializuar për tu bërë, për ti bashkëngjitur këtij flamuri edhe një dokument identifikimi për të përmbushur këtë vlerë historike ashtu sikundër ky flamur ka shërbyer si simbol bashkimi për Shqiptarët e Amerikës në ngjarjet e mëdha, të mëpastajme, po të kemi parasysh se është me të vërtetë tërheqës për dizanjon e shqiponjës që ka, si të një shqiponje të vërtetë.

Janë me mijëra kujtime e rrëfime që prej vitit 1908 për këtë flamur kaq të adhuruar, kaq të realizuar atëherë, kur dihet që edhe mundësitë nuk janë si të sotmet.

Dhe është objekt tërheqës për vëndin ku e mban I Përndershmi At Artur Liolin, në sallën kryesore të meshave ku të gjithë të kenë mundësi ta shohin e prekin e të marrin kujtimin më të bukur të vizitës në Kishën e Nolit.


ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DREJTORI I RI I FBI-së URDHËRON AGJENTËT TË VIZITOJNË MONUMENTIN E MARTIN LUTHER KINGUTNga FRANK SHKRELI (10.31.2013)
INDUSTRIA POLITIKE E TË MAJTËS FLET PËR BASHKËKRYETARËSI “BASHA-BERISHA” PËR TË FSHEHUR RIVALITETIN MBI 15 VJEÇAR RAMA-METANga RAMIZ LUSHAJ (10.30.2013)
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.30.2013)
MOS HARRONI, JEMI EDHE NE!Nga RESHAT KRIPA* (10.29.2013)
FALEMINDERIT, Z. CAMPBELL, KEMI EDHE MODELIN BERISHANga RAMIZ LUSHAJ (10.29.2013)
LUGINA E PRESHEVËS LIDHET ME MITROVICËN, JO ME LIBOFSHËNNga SHABAN MURATI (10.28.2013)
MONUMENTET E TRASHËGIMISË SONË KULTURORE E HISTORIKE NË MAL TË ZI NË RREZIK ZHDUKJEJENga SIMON SHKRELI (10.27.2013)
Barometri diplomatikPO, KOSOVA ËSHTË AMERIKË, AMERIKA ËSHTË KOSOVË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.25.2013)
KUR DO TË NDODHË QË ZËRI I ARSYES TË BËHET EDHE ZËRI I QEVERISË?(Deklaratë për Gazeten „Dielli“dhe „Voice of Albanias“, dhënë gazetares Elida Buçpapaj)Nga Prof. Dr. ROMEO GURAKUQI (10.24.2013)
KOSOVA, NJË SHTET PA ZOT SHTËPIENnga Mrs. sc. NUE OROSHI (10.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]