E Premte, 04.19.2024, 11:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DERI KUR DO TË FRYJË TORNADOJA E RAMËS?
Nga MENTOR KIKIA

E Martë, 11.05.2013, 04:34pm (GMT+1)


Të etur për një vend ku funksionon ligji dhe shteti ligjor, ne e mirëpritëm operacionin e qeverisë për të prishur ndërtimet pa leje, apo me leje të kundraligjshme, në bregdet së pari e gjithandej së fundi. Kështu, përtej kuriozitetit njerëzor e fëminor, si të duam ta quajmë, që shoqëroi shembjen me eksploziv të ndërtimeve të para, në Tiranë e Vlorë, operacioni vazhdoi përmes fadromave përgjatë bregdetit të Vlorës, për të vazhduar edhe në Llogara. Të paktën kështu tha kreu i INUK-ut në Vlorë, kur pohoi para kamerave se janë 190 objekte në listë për t'u shkatërruar.

Bashkohem tërësisht me çdo mashinist që drejton një mjet motorik që ka fuqi mekanike të shembë qoftë edhe një kolonë të vetme. Ndërtimet pa leje, ose me leje abuzive, janë ato që shkatërruan bregdetin, duke e bërë nga veriu në jug si një geto, ku vetëm turizëm nuk mund të bëhet dhe ku gjithnjë e më shumë po zhduket edhe mundësia me e vogël e aplikimit të projekteve të mëdha turistike, nga ato që shqiptarët shikojnë kur shkojnë të pushojnë në Turqi. Ndaj përpara, sa me tritol, sa me fadroma e me çfarëdo mjeti tjetër, t'u jepet fund këtyre ndërtimeve....

Por duhet të kemi parasysh një detaj të "vogël". Shteti nuk është tornado që vërshon jashtë kontrollit dhe shkatërron çfarë t'i dalë përpara, shtëpi, ura, baraka e rulota të pastrehësh. Ndaj dhe pyetja që lind tashmë është se, ç'do të bëhet me ato ndërtime që janë ngritur me leje, por që dëmin urbanistik e bëjnë edhe më të madh se ato pa leje? Jam tërësisht dakord që të shembet pallati ku është bashkëpronar edhe vjehrri i Lulzim Bashës, i cili e ka krijuar truallin duke hedhur gurë e inerte në det. Këtë lloj teknologjie e ka zbatuar Hong Kongu, i cili ka ndërtuar një aeroport, duke mbushur detin me gurë, sepse nuk ka toka ku ta ndërtojë. Por ndërtuesi i këtij pallati që ka mbirë në mes të ujit, nuk ka qenë në të njëjtat kushte. Këtu nuk është problemi i një ndërtuesi apo grupi aksionerësh, se kush janë e çfarë përfaqësojnë. Këtu identifikohen dy probleme të mëdha dhe, që do të jenë një gozhdë e madhe ku do të ngecë sharra e qeverisë për të vënë rregull në këtë kaotizëm urbanistik.

E para: Ato ndërtesa janë me lejen e autoriteteve lokale.
E dyta: Aty tashmë banojnë njerëz, të cilët ka derdhur aty kursimet e jetës së tyre.

Ksamili është sot një katrahurë, të cilën asnjë inxhinier në botë nuk mund ta bënte aq të përkryer si katrahurë. Një banor, shtëpia e të cilit është ende me tarracë të rrënuar që prej tre vjetësh, më tha: "Ma shembën, edhe pse e kisha me leje nga komuna. Merrni fusni brenda njëherë kryetarin e komunës që më dha lejen, e pastaj shembeni shtëpinë time", - më tha ai. Nuk besoj se ka njeri që e kundërshton dot logjikën e këtij banori. Po kështu është edhe ndërtesa në Vlorë, të cilën e tregojnë të gjithë me gisht si "pallati i Bashës". Ai është me leje dhe për këtë arsye shumë njerëz nxituan të blejnë shtëpi aty. Në pozicionin e atyre qytetarëve mund të ishte gjendur në fakt gjithkush prej nesh. Mund të kishim shkuar të prenotonim një apartament, të paguanim e të merrnim hipotekën. Ku dhe si mund ta dijë qytetari se ai pallati ku po blen shtëpi ka probleme me truallin, me themelin, me lejen e ndërtimit?! Ndaj ky operacion, pasi shembi ca pallate në ndërtim apo të braktisura, si dhe ca lokale e kioska, tani po hyn në zonën e nxehtë. Jo sepse pas atij pallati ka një politikan të rëndësishëm siç është kreu i opozitës, por sepse tashmë ai prodhon kosto sociale.

Ne besojmë se tornadoja nuk do të fryjë vetëm në bregdetin e Vlorës, por do të ngjitet lart, për të ndaluar edhe në Durrës, një qytet turistik i shkatërruar në mënyrë të përkryer nga inxhinierët e pushtetit vendor. Edhe këtu është e njëjta histori. Golemi dhe tërë bregdeti i Durrësit është mbushur me konvikte, shumica e të cilave kanë mbetur pa u shitur pasi nuk përshtaten me asnjë lloj standardi turistik, qoftë edhe më ordineri. Golemi është bërë një Bathore me pallate, ndërsa babëzia nuk ka fre dhe ndërtimet në plazhin e Durrësit edhe sot e kësaj dite vazhdojnë, duke u afruar vijës së ujit aq sa batica arrin të lëpijë tashmë muret e disa hoteleve. Natyrisht që do të pyesim: Po me to, ç'do të bëhet? Logjika ta do që të shemben. Ato janë vërtet me leje, por me leje skandaloze të dhënë po nga pushteti vendor, leje të dhëna për ndërtime në rërë deri në 10 metra nga vija e ujit. Por, në u shembshin, ku do të shkojnë ata që kanë paguar e blerë apartamente aty? Ja ku dalim sërish tek gozhda e madhe e sharrës së tornados, gozhdë që e kanë ngulur fort, mu në zemër të ekonomisë dhe së ardhmes sonë, një duzinë pushtetarësh matrapazë e të korruptuar, që e shitën këtë vend sikur ta kishin pronë të tyre. Me pak fjalë, tornadoja e "ndezur" nga Rama nuk do të mund të zhbëjë tërë këtë katrahurë. Por ajo së paku duhet të rrëmbejë prej "zhelesh" e të dërgojë në burg pikërisht ata që dhanë lejet e ndërtimit. Pasi ky vend nuk është shkatërruar aq shumë nga e paligjshmja, por nga e ligjshmja e inkriminuar.

Tritoli dhe fadromat e INUK-ut të shkatërrojnë ç'të mundin, por paralelisht me këtë, jehona e shpërthimit të tritolit dhe tymi i prodhuar të shërbejnë si një jehonë që të frenojë të tjerët që kanë në dorë të japin lejet e ndërtimit, për të mos i bërë më shumë dëme këtij vendi.

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'PROBLEMI ÇAM' KËRKON NJOHJE TË MIRË DHE MIRËKUPTIMNga SAMI REPISHTI* (11.05.2013)
A PO SHKON GREQIA DREJT LINDJES?Nga SHABAN MURATI (11.04.2013)
Barometri diplomatikESAT STAVILECI - NJË JETË E TËRË NË SHËRBIM TË SHKENCËS DHE TË KOMBIT SHQIPTARNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.04.2013)
MONOPOLI I VEPRIMTARISË PLURIPARTITISTE NË POLITIKËN PARAZGJEDHORENga ISUF BAJRAMI (11.02.2013)
KADELIZMI NË PD, PARLAMENT DHE SHOQËRINga ELIDA BUÇPAPAJ (11.01.2013)
TIRANA ZYRTARE NË UDHËKRYQNga AGRON ALIBALI* (11.01.2013)
NJË FLAMUR KOMBËTAR NGA SHOQËRIA BASHKIMI E BUKURESHTIT - DHURATË PËR NOLINNga ARTUR VREKAJ (10.31.2013)
DREJTORI I RI I FBI-së URDHËRON AGJENTËT TË VIZITOJNË MONUMENTIN E MARTIN LUTHER KINGUTNga FRANK SHKRELI (10.31.2013)
INDUSTRIA POLITIKE E TË MAJTËS FLET PËR BASHKËKRYETARËSI “BASHA-BERISHA” PËR TË FSHEHUR RIVALITETIN MBI 15 VJEÇAR RAMA-METANga RAMIZ LUSHAJ (10.30.2013)
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]