E Hënë, 10.14.2019, 11:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PRESIDENTI GREK, KAROLOS PAPULIAS, KUSHEDRINI IM?!
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Martë, 11.05.2013, 10:41pm (GMT+1)


4 nëntor 2013. Ora 10.00 e paradrekës. Kokëshkova në një tubim proteste për çështjen Kombëtare Çame. Kambaeca kah Rruga e Durrësit, djathtova tek Sheshi Skënderbej, trupova nëpër Bulevardin Dëshmorët e Kombit, e shkova bash në vendprotestën tonë të thirrun me vullnet patriotik nga Shoqata “Çamëria” në Tiranë. Krejt rrugës i haparave krahët. Gjithëkund, Flamuri Kombëtar Shqiptar dhe tek ai Grek. Heej, sa presidenta kena pa tuj ardhë nga shtete ballkanike në Tiranë po kësaj here ndryshon dukja e ndukja: hap pas hapi flamuj grekë. Pasha zoten, jena mikpritësa të mëdhaj ne të vendit të shqipeve. I numrova se në katër shtylladrita kishte edhe nga dy-tre flamuj grekë dhe vetëm një flamur shqiptar. Diku, në një ballkon, valvinte vetëm flamuri grek. Nejse...!
Organizatorët na ftesuan ditë ma herët për Tubim para Pallatit të Kongreseve, bash përballë Presidencës Shqiptare. Ambasada Greke me shumë dyer në Tiranë i tha shtetit tim/tonë të shkonim tek Piramida e Enverit. Edhe Protokolli i Shtetit dhe Policia e Shtetit ishin dakord. Kështu vepruam edhe ne, Protestuesit. Ç’ka kujtoni Ju?! Ne jemi "njerëz të bindur" të Qeverisë Shqiptare e të Greqisë motër. Nejse...!

U kuadratuam vetë aq bukur saqë dukeshim si vazhdim arkitekturor e njerëzor i muzeut të Atij, që e deshëm dhe e shajmë. Përndryshe: ai vendtubim thirrnohet Piramida, siç e ka fjalashkrue edhe Kadare në një essë të gjatë të vitit 1991 botue tek “RD”. Ashtu siç ishim, ne, që të gjithë protestuesit, ia kthyem shpinën Piramidës. Para kishim Tribunën... Përndryshe: vendfoltoren voglajk. Aty, tek ajo Tribunë tribunale bukurflisnin Prijëtarët tanë të Protestës, burra të shquar të Çamërisë. Edhe ata shihnin me fytyrë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Domethanë, ishin me shpinë prej nesh, prej protestuesve. Të gjithë ia kishim kthye shpinën Atij të Piramidës. Të gjithë ia kishim kthye shpinën njani-tjetrit. Po veç të gjithë ia kishim kthye fytyrën presidentit grek, atij Karolos Papuliasit. Më fektonte mendimi e vizioni pritës: ndoshta kalon nga ai Bulevard që trupaton ndërmjet Piramidës e Kullave Binjake. Nejse...!
Unë nuk e pashë presidentin grek Papulias. Nuk e di nëse ai na ka sypa Ne – Protestuesit kombëtarë shqiptarë. Patjetër, i ka shkue fjala në vesh. Sidoqoftë, tevona, na ka pa e ndie në televizor. Edhe Ai mos të kujtojnë se nuk e dinim se ku ndodhej teksa po protestonim tek Piramida. Ndodhej brenda në Presidencën e Shqipërisë. Ia banë me dije publikisht folësit në Protestë. Vallahi, aty u tha ballas se ishte në Presidencë tek presidenti shqiptar, Bujar Nishani. Ia bamë me dije gjithato kërkesa e qëndrimet tona nëpërmjet Prijëtarëve tanë në Foltore.... Nejse...!

Ky presidenti grek Papulias kujton se nuk ia dijmë plotërisht origjinën. Ai është nga Voshtina e Çamërisë tonë që politika zyrtare greke tashti ia ka ndrrue emnin atij vendbanimi në Pogonian. Voshtina është ajo voshtina e mjaltit të bletës. E tillë është Çamëria për çdo shqiptar kombëtar. Përndryshe: Papulias është voshtinë e idhtë grenze kundërshqiptare. Ju e dini çka është kjo voshtina e grenzës? Kurrgja. I tillë po fekton me këtë vizitë presidenciale treditore, Karolos Papulias. Kurrgja për ne - Shqiptarët e Çamërisë dhe të krejt Shqipërisë Londineze e Natyrale. Hej bre, hej! Ç’ka po ndiej kësaj here! Presidentin grek, Karolos Papulias, e paskemi vlla, bre?! Stergjyshi i tij, Taip Papulias, ishte sundues çam nga Preveza, sundimtar shqiptaro-turk i Epirit. Babagjyshi i tij e kishte emnin Sulejman dhe ishte i fesë myslimane. Vitet ecë e ngec e familja e tij u kthye në ortodoksë çam. Nejse...! Unë i kam vllazën çamët kombëtarë. Po tashti a duhet me e pasë edhe Papuliasin?! Unë po them ndryshe: ma saktë, siç urtnon një thanie në Tropojën time: Unë e kam “kushedri” presidentin grek, Karolos Papulias. Kushedrini e ka kuptimin e vet: kusho (kushëri) – dmth. Lidhje gjaku në brezni e farefisni, ndërsa Drini është rrjedhë lumore e turbullt në trojet e mia të bekuara alpine, një rrjedhë nga malet drejt detit me disa vende theqafje si në luginën e Komanit, etj. Pra, unë jam “kushedrini” i Papuliasit! Në daç më besoni sadopak dhe mos më keqpargjykoni aspak. Nejse...!

Kryeministri Edi Rama u pikapjek në Kryeministri me Presidentin Grek, Karolos Papulias. Nuk e di a e thirri mik ose vlla apo me të dy cilësimet sëbashku: mik e vlla, sikurse Erdoganin turk. Sidoqoftë deshta me e dijtë: në atë takim zyrtar a iu kujtua ndopak paraardhësi i tij, Sali Berisha, që në fushatë elektorale i çirrej tue hukat e vikat: “Babagjyshi Sali Berisha”, “Berisha, ka 23 vjet në Qeverisjen e Shqipërisë”, etj. Tashti, ky Papuliasi si iu duket këtijna Edi Ramës: si “gjysh”, si “babagjysh” apo si“stërgjysh”?! Ky presidenti grek Papulias po shkon në 85 vjeç, ndërsa ish presidenti e ish kryeministri ynë Sali Berisha është 69 vjeç. Përndryshe: nja 16 vjet ma i vjetër se Sali Berisha. Ky presidenti grek ka prej vitit 1985 që qeverisë në Greqi. Ia ka nistue ministër i Jashtëm më 1985 dhe prej vitit 2005, mbi 8 vjet, edhe President i Republikës Helenike. Papulias ka mbi 28 vjet në qeverisjen e Greqisë fqinjë. Përndryshe: mbi 5 vjet ma shumë se Sali Berisha. Përkundrazi: ky Papulias ende vazhdon në detyrë. A thue edhe këtijna i turrecoi Edi Rama: “je babagjysh”, “shko në shtëpi”, etj. Nejse...!

Aty, në atë tubim proteste burrat e shquar të Çamërisë tonë martire, deputetët Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri, veprimtari shoqëror Ardian Tana–kryetar i Shoqatës“Çamëria”, historianë, etj. me të Drejtën e Zotit, me Dritë Hyjnore, me diell të vërtetash historike, folën për gjithato padrejtësi me genocid etnik, fetar, kulturor, me krime lufte, me krime kundër njerëzimit, me shkatërrime pasurore toke e malli, me aneksime gjak e flakë të tokave e shtëpive të çamëve, etj. Gjithçka u kërkua simbas konventave, deklaratave e rezolutave ndërkombëtare. Aty kishte fjalnime të atilla që nuk i lenin gja mangut edhe fjalimit brilant të Fan Nolit në Gjenevë. Çamëria ma shumë se kurrë në historinë e vet ka një ekip të shquar prijëtar. Ata kanë me vete të gjithë shqiptarët kombëtarë. Nejse...!

Pas fjalëve histori e apel nisën vallet me Flamur Kombëtar Shqiptar, vallet e mrekullueshme çame. Ç’ka kujton Papulias, se nuk dijmë të protestojmë në Tiranë?! Fjalnime e valle, fjalë e kangë ! Tubim i fortë. Protestë e butë! Nejse...!

Tribuna e madhe e protestës çame nga Piramida deri afër Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”,në krah të Kryeministrisë e deri në afri të Lanës, është foltore kombëtare, që Papuliasit e shtetit helen duhet të mësojnë ta vlersojnë me plotësime të kërkesave të tyre. Përndryshe: kjo tribunë kthehet në mal, bahet lumë, rritet det. Kësaj here, si ngahera, presidenti me origjinë shqiptare çame e kapërceu këtë “tribunë çame”, nuk e takoi komunitetin çam në Shqipëri, as përfaqësues parlamentarë çamë dhe të shoqatës “Çamëria”. Presidenti Papulias i hipi helikopterit e shkoi në Gjirokastër për me e takue atje minoritetin grek. Ky president nuk po e hjek Ligjin e Luftës, nuk po iu rikthen pronat çamëve, etj.

Tashti, o presidenti Papulias, nuk po ikën siç erdhe! Ç’ka na kujton Ti, o kushedrini im?! Po të përcjellim me titullin“Qytetar Nderi i Gjirokastrës”. E dije fort mirë se këtë nderim në Gjirokastër nuk ia dhamë as presidentëve Ibrahim Rugova e Atifete Jahjaga në Kosovë, as Ali Ahmetit në Shkup, as vllait Erdogan të Turqisë mike; as Sali Berishës, as Ilir Metës, as Lulzim Bashës, as Edi Ramës, as Gramoz Ruçit në Shqipërinë Londineze.

Ju zoti Karolos Papulias, erdhët në vitin 1993 si ministër i Jashtëm i Greqisë dhe premtove se këto çështje kombëtare shqiptare për Çamërinë, për Ligjin e Luftës, etj. do i zgjidhni pas 20 vjetësh. Erdhe prapë sivjet më 2013, o kushedrini im, e s’bane kurrgja. E çka do të bajsh o Karolos Papulias me origjinë çame nga Preveza, që u ushqeve me qumësht gjiri nga nënë shqiptare, pasi po dritëduket se je me ndërgjegje të helmuar kundërshqiptare. Ju, Papuliasit e Greqisë, nuk duhet me iu thirrë “kushedri” po“kulshedmëri”, pasi si kulçedrat e legjendave e keni mendjen e thembren me e marrë një copë tokë-det me rinisje të negociatave shqiptaro-greke, mos me i lejue çamët të gëzojnë tokat e pasuritë e tyre në Çamëri, me e mbajt të pashuar Ligjin e Luftës, etj. etj. Nuk po të themi kurrë bahu shqiptar siç jeni në origjinë, po të paktën tregohu europianë, se jeni president i një shteti euro-atlantik. Nuk po të themi që të jesh me zor vllai ynë, po të paktën tregohu komshi i mirë, njerëzor, demokrat, jetësorë. Shpesh kam shkrue për Çamërinë, për të Drejtat Kombëtare Shqiptare. Kësaj here kam ba edhe sarkazmë. Gjithësesi, detyrimisht,duhet me e (ri)shkrue në qiellin e shek. XXI: Greqia është fat i keq europian i Shqipërisë e i Ballkanit.

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DERI KUR DO TË FRYJË TORNADOJA E RAMËS?Nga MENTOR KIKIA (11.05.2013)
'PROBLEMI ÇAM' KËRKON NJOHJE TË MIRË DHE MIRËKUPTIMNga SAMI REPISHTI* (11.05.2013)
A PO SHKON GREQIA DREJT LINDJES?Nga SHABAN MURATI (11.04.2013)
Barometri diplomatikESAT STAVILECI - NJË JETË E TËRË NË SHËRBIM TË SHKENCËS DHE TË KOMBIT SHQIPTARNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.04.2013)
MONOPOLI I VEPRIMTARISË PLURIPARTITISTE NË POLITIKËN PARAZGJEDHORENga ISUF BAJRAMI (11.02.2013)
KADELIZMI NË PD, PARLAMENT DHE SHOQËRINga ELIDA BUÇPAPAJ (11.01.2013)
TIRANA ZYRTARE NË UDHËKRYQNga AGRON ALIBALI* (11.01.2013)
NJË FLAMUR KOMBËTAR NGA SHOQËRIA BASHKIMI E BUKURESHTIT - DHURATË PËR NOLINNga ARTUR VREKAJ (10.31.2013)
DREJTORI I RI I FBI-së URDHËRON AGJENTËT TË VIZITOJNË MONUMENTIN E MARTIN LUTHER KINGUTNga FRANK SHKRELI (10.31.2013)
INDUSTRIA POLITIKE E TË MAJTËS FLET PËR BASHKËKRYETARËSI “BASHA-BERISHA” PËR TË FSHEHUR RIVALITETIN MBI 15 VJEÇAR RAMA-METANga RAMIZ LUSHAJ (10.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]