VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DEMONSTRATË PËRPARA AMBASADËS AMERIKANE NË SHQIPËRI...? E TURPSHME, THJESHT EDHE TË MENDOHETNga BARDHYL UKCAMAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 10:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DEMONSTRATË PËRPARA AMBASADËS AMERIKANE NË SHQIPËRI...? E TURPSHME, THJESHT EDHE TË MENDOHET
Nga BARDHYL UKCAMAJ

E Djelë, 11.10.2013, 08:21am (GMT+1)


Në botën e rrjeteve sociale ka nisur fushata shqiptare sezonale anti-kimike. Dëshiroj të besoj se shumica motivohet nga dashuria (përfshi edhe disa miq të mij) dhe friga e justifikueshme, kur ende ka mungesë informacioni. Duhet të ketë transparence të plotë. Ka syresh, sidomos ata që trashin më shumë zërin, që as duan të dinë se për çfarë bëhet fjalë, për çfarë po diskutohet dhe, në këto kushte, kanë mbërritur menjëherë te kundërshtimi. Të habit zelli me të cilin keta te fundit përpiqen të perhapin alarmin se SHBA dhe NATO, në aleancë të fshehtë me Edi Ramën po "punojnë në errësirë për të shkatërruar Shqipërinë, jetën e tyre dhe të femijëve".

NATO dhe SHBA me ose pa vetëdije na paraqiten me këtë rast, si organizata terroriste, të cilat, nga njëra anë, largokan armët kimike të një diktatori arab për të shfarosur në masë femijët e një vendi evropian, anëtar i vetë NATO-s. Edi Rama si Esat Pasha. Disa thonë se Edi po përfiton, të tjerë thone se Edi po dorëzohet. Burra e gra në këmbë para zyrës së Kryeministrit, për të shkatërrur komplotin e fshehtë ndërkombëtar Evropë-SHBA që po përgatitet kundër Shqipërisë. Më tingëllon e njohur si melodi!

Kjo turmë laramane e protestuesëve me flamur sirian para kryeministrisë përbën atë që përfaqëson "botën e lirisë civile dhe ambientaliste". Ka aty, për fat të keq, edhe politikanë, ka fshatarë e banorë të grumbullimeve urbane, shkollarë e të pa shkollë, kryesisht të papunë, pa përjashtuar abonentët e të të gjitha llojeve të demonstratave. Dhe në këtë botë larushe shndërit përkufzimi i një "analisti" protestues i kudondodhur dhe asgjëkund mbetur Fatos L, sipas të cilit, "angazhimi i Shqipërisë në problemin e armëve kimike të Sirisë është një servilizëm i turpshëm ndaj Amerikës". Shkohet edhe me tej: organizatorët "kërcënojnë" me demonstratë edhe para Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Demonstratë përpara Ambasadës Amerikane...? Ky do të ishte një TURP kombëtar! Megjithatë, nuk do të habitesha nëse do të udhëhiqet nga një grusht "intelektualësh" të tipit Fatos L....! Ky është personazh tipik mediokër i shoqërisë ende të tramatizuar ballkanike, pas lufëtrash të përgjakura, shembje sistemesh dikatoriale e konfliktesh qytetrimore e zhvillimore. Pa asnjë vepër të dallueshme në fushën e dijes, më pak se gjysmë i shkolluar, ky "analist" i gjithckaje e dijetar i pakgjëje, ka pasur mundësinë, që nga frëngjia e një televizioni në Tiranë javë per javë (pas transmetimit të "Sulejmani i Madherishem"), të përbuzë lidhjen dhe krenarinë kombëtare të shqiptarëve për Gjergj Kastriotin e Nënë Terezën; të denoncojë Tribunalin e Hagës për pafajsinë që ky Tribunal shpalli për njërin nga luftëtarët e lirisë së Kosovës Ramush Hajredinaj; të shërbejë si tellall politik i Zani Qaushit. Po ky ish-pjesëtar i hiearkisë së lartë të familjeve të diktaturës, më pas viktimë tragjike e saj, duket se ushqen një mungese patologjike respekti ndaj popullit linguistik, që i perket dhe traditës së tij të vjetër qytetrimore!

Demonstratë përpara Ambasadës Amerikane në Shqipëri...? E turpshme, thjesht edhe të mendohet. Nëse ekziston një gjë e shenjtë për të gjithë shqiptarët, pas atdheut e flamurit të tyre, ajo është aleanca shqiptaro-amerikane dhe ideali euro-prëndimor.

Po për çfarë demonstrohet. Thuhet se do të ketë një marrëveshje të Shqipërisë me faktorin ndërkombëtar për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në tokën shqiptare. Ka pasur diskutime, disa shkrime kryesisht të botës së Rusisë me një premtim dymilionësh, lehtësisht të lexueshëm për të nxitur reagime anti-amerikane dhe disa sqarime të ministrit të Jashtëm shqiptar. Shtypi njofton edhe për një bisedë mes kryeministrit Rama dhe zv/presidentit amerikan.

Deri më tash kemi një qëndrim të njohur, për tu përshëndetur, të kryeministrit Rama lidhur me pastërtinë e ambientit. Kaq kemi parë e kaq dimë! Kemi qindra shembuj se SHBA-ja ka mbeshtetur më shumë se udheheqësit e vendit, Shqipërine dhe shqiptarët në rajon në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit dhe asnjë rast që përligj paragjykim. Më është dukur serioz qëndrimi i kryetarit të Partisë Demokratike lidhur me këtë diskutim publik dhe e mbështes plotësisht në këtë rast. Por ky nuk është si duket qëndrimi i pjesës tjetër të PD-së. Opozita duhet të ketë një qëndrim zyrtar.

Jam i një mendjeje me një mikun tim, i cili në FB shkruante: "Unë mendoj se askush, aq më pak SHBA apo NATO, nuk po përpiqet ta bëjë vendin tonë një vend të pajetueshëm apo të rrezikshëm, nuk po duan të shkatërrojnë jetën tonë sot, dhe as të fëmijëve nesër"! Ky është qëndrimi i përgjithshëm, i përgjegjshëm e normal.

Sa i përket SHBA-së, ju kujtoj se me paratë dhe ekspertizën e tyre janë shkatërruar armët kimike shqiptare, dhe jo siriane, në vitet e post komunizmit, kujtoni iniciativen Lugar. SHBA-ja është atdheu i lirisë, demokracisë dhe garantues i rendit botëror. Përgjegjësitë e këtij vendi të madh jane globale dhe ne shqiptarët jemi të bekuar me mbështetjen e tyre historike. Pra nga rrjedh gjithë kjo mungese besimi ? Nga historia, jo...!

Po, Shqipëria ka nevojë të shfaqet si një shtet serioz, që merr përgjegjësi dhe krijon një imazh pozitiv për veten brenda rajonit dhe më gjerë. Po, Shqipëria ka përfitime dhe detyrime nga anëtaresia në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe duhet të marrë përsipër sigurisht brënda mundësive të saj edhe përgjegjësi globale. Jemi apo jo anëtar të NATO-s?

Prisni, e më pas le të nisin diskutimet, pikësëpari të specialistëve e më pas demonstrojmë, apo të duartrokasim ne të tjerët. Në të gjitha rastet drejtimi i ketij operacioni nga NATO dhe SHBA jep garanci të plota sigurie. Nuk ka asnjë arsye për panik !


BARDHYL UKCAMAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËTË FUNDJAVË KINA DO TË SHPALLË TË ARDHMEN E SAJ EKONOMIKENga ANATOL KALETSKY, Reuters (11.09.2013)
SHQIPËRIA DHE KUADRI JURIDIK NDËRKOMBËTAR PËR ARMËT KIMIKENga AGRON ALIBALI (11.09.2013)
OPOZITA AS NË FACEBOOK ASNJË RRADHË PËR TRAGJEDINË E 7 VIKTIMAVE – ALTERNATIVA E VETME OSE SHTET LIGJOR DHE HUMANIST, OSE TË SHPORRET KJO KLASË POLITIKENga ELIDA BUÇPAPAJ (11.08.2013)
A KA VLERË JETA E NJERIUT NË SHQIPËRI?Nga FRANK SHKRELI (11.07.2013)
NE DUHET TA NDIHMOJMË LUGINËN KONKRETISHT[Letër publike kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edvin Rama.]Nga UK LUSHI* (11.07.2013)
A PO E DJEGIN SALI BERISHA DHE KLANET E PD-së LULZIM BASHËN!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.06.2013)
PRESIDENTI GREK, KAROLOS PAPULIAS, KUSHEDRINI IM?!Nga RAMIZ LUSHAJ (11.05.2013)
DERI KUR DO TË FRYJË TORNADOJA E RAMËS?Nga MENTOR KIKIA (11.05.2013)
'PROBLEMI ÇAM' KËRKON NJOHJE TË MIRË DHE MIRËKUPTIMNga SAMI REPISHTI* (11.05.2013)
A PO SHKON GREQIA DREJT LINDJES?Nga SHABAN MURATI (11.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]