VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.02.2013, 08:58am (GMT1)



    Ne që shkruajmë e flasim në mënyrë vlerësuese për Ibrahim Rugovën, për fatin tonë të mirë, jemi të destinuar të mos biem pothuajse asnjëherë në përsëritje. Ata që shkruajnë e flasin në mënyrë mohuese për Ibrahim Rugovën, për fatin e tyre të mjerë, janë të detyruar të përsëritin vetveten në pafundësinë më dërmuese.

    Ibrahim Rugova ka një vepër të bollshme dhe më cilësorën e llojit në letrat shqipe. Por ai është një krijues i ndërprerë. Sepse, kur u nda nga vepra letrare për t'i hyrë aktivisht politikës, ai ishte në kulmin e krijimtarisë së tij. Ibrahim Rugova ka një jetë të pasur me arritje në të gjitha fushat kryesore ku pati rolin e tij. Por ai është një jetë e ndërprerë. Sepse, kur u nda nga jeta, ai ishte më i pashtershëm se kurrë me parë. Ibrahim Rugova shënoi një epokë të tërë që mban emrin e tij, mban shpirtin e tij, vizionin e tij. Por, për një mori arsyesh, ai nuk është një epokë e ndërprerë.

    Epoka që mban emrin e Ibrahim Rugovës është epoka e daljes së çështjes së Kosovës nga errësira totale në dritën e plotë, nga injorimi në qendër të vemendjes, nga lënia pas dore, te shtruarja e saj në të gjitha tavolinat qendrore të bashkësisë ndërkombëtare. Epoka e Ibrahim Rugovës është epoka e lëvizjes së organizuar kombëtare të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet. Epoka e Ibrahim Rugovës është epoka e ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe e orientimit të tij drejt integrimit në Bashkimin Evropian, në NATO, duke qenë në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Do të ishte epokë e ndërprerë, nëse proceset që ai i çoi përpara, deri në prag të njohjes zyrtare të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, do të pësonin aksident. Por Ibrahim Rugova, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, kur thoshte se treni i Kosovës tashmë ndodhet në shinat e veta, kishte parasysh se çdo marrëzi që do ta detyronte këtë tren të dilte nga shinat e veta, do të sillte tronditje fatale për ekuilibret e një zinxhiri të tërë zhvillimesh në rajon, kontinent e më gjerë.

    Do të ishte epokë e ndërprerë, nëse epoka të cilën Ibrahim Rugova e la në rrugën e saj, të humbte emrin e Ibrahim Rugovës. Një përpjekje e tillë do të ishte bumerang për vetë ata që do të ndërmerrnin një aventurë të tillë. Kjo aventurë, dihet, nuk është diçka e re. Figura e Rugovës, vepra e tij jetësore, u realizuan pikërisht duke u përballur me aventurierë gjithfarësh, qoftë vetë armiqtë shekullorë të kombit shqiptar, qoftë të sëmurët prej dobësive të tyre të panumërta nga radhët e vetë shqiptarëve. Ibrahim Rugova nuk e pati me vete pothuaj asnjëherë makinerinë propagandistike. Mediat, duke qenë në duart e së majtës ekstreme, objektivisht kanë qenë e janë në garë të pandalur me makinerinë propandistike të armiqve shekullorë. Këtë tërbim kundër Ibrahim Rugovës, si atëherë kur ai ishte në jetë, si tash kur nuk është më në jetë, autorët e arsyetonin gjoja me luftën kundër kultit të Ibrahim Rugovës.

    Kulti i Ibrahim Rugovës nuk është një kult i sajuar. Ai është një kult në të cilin Ibrahim Rugova nuk ka asnjë autorësi të drejtpërdrejtë. Ibrahim Rugova krijoi veprën e tij dhe vepra e tij krijoi kultin e Ibrahim Rugovës. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi, në mes të furisë së sharjeve, kur nuk kishe ku të vije as majën e lapsit në eter që të mos ishte plot me sharje kundër tij, populli i Kosovës votonte i tëri për Ibrahim Rugovën. Kur autor i një kulti, në mënyrë të pandërmjetëshme është populli, atëherë ai kult, është absolutisht i pacënueshëm dhe i pavdekshëm.



    Përpjekjet për çmitizimin e Ibrahim Rugovës nuk kanë asgjë të re.


    Ibrahim Rugova u bë mit i çështjes së Kosovës qysh në fillimet e hyrjes së tij aktive në politikë. Në këtë drejtim ndikuan disa faktorë. Ndikoi guximi i tij, të cilin të tjerët atëherë nuk e patën. Mençuria e tij të cilin të tjerët atëherë nuk e patën. Trimëria jashtë luftës dhe urtia jashtë kuvendit nuk vlejnë. Ibrahim Rugova tregoi trimëri në çastet më të nxehta të përballjes me armiqtë, tregoi urti në çastet më vendimtare për çështjen e Kosovës. Ai guxim dhe ajo mençuri atëherë shumëkujt i dukeshin ekstravagante. Ashtu siç iu dukej ekstravagante veshja e Ibrahim Rugovës me shall të zi në sfond të fanellës së kuqe dhe të kostumit të zi, një shkrirje e simbolikës kombëtare me formimin perëndimor të tij në shkollën e famshme të Roland Bartit. Ashtu siç dukej ekstravagante dalja e tij para gazetarëve, duke u gjetur gjithmonë plot me argumente, plot me citime nga filozofë, politikanë, mendimtarë, shtetarë të të gjitha kohërave.

    Përpjekjet për çmitizimin e Ibrahim Rugovës nuk kanë asgjë të re. Ato filluan qysh me lindjen e mitit të tij. Nisur nga përkatësia e tij intelektuale, nga butësia simpatike e tij dhe ironia çarmatosëse, gazetat perëndimore, në fillim të viteve 1990 e quanin Vaclav Haveli i Kosovës. Më vonë, kur kasaphanat që i kanoseshin Kosovës ndërruan rrugë drejt veriut, e quajtën Gandi i Ballkanit. Meqë Gandi i Indisë ishte një klerik, pati spekullantë të shumtë që u përpoqën ta ngarkojnë Ibrahim Rugovën me akuzën se po krijonte një hibrid fesh, në mënyrë që ta bënte politikën e tij të pranueshme nga Perëndimi. Ibrahim Rugova, duke e hedhur spirancën në Vatikan, konfirmonte përfundimisht se Kosova është Evropë, çështja e Kosovës është çështje evropiane dhe identiteti shqiptar është identitet evropian. Ibrahim Rugova, duke e hedhur spirancën në Uashington, konfirmonte se shpëtimi Kosovës mund t'i vijë vetëm nga kampionia e demokracisë botërore, drejtësisë botërore, të vetmi vend që mbron të drejtat e kombeve të pambrojtur, ku renditej deri atëherë Kosova, ishte Amerika. Duke e thelluar kontrastin me armikun e tij në Beograd, Millosheviçin, Ibrahim Rugova madhështohej si njeri i paqes, njeri i urtësisë, njeri i vizioneve integruese perëndimore, Kosovën e madhështonte si kultivuese të ardhmërisë të cilën gjithmonë e kishte merituar dhe padrejtësisht ia kishin mohuar, shqiptarët i madhështonte si perëndimorë të cilëve nuk iu kishin munguar kurrë cilësitë më të mira të kombeve të mëdhenj perëndimorë, por kishin qenë të detyruar gjithmonë të përballen me zgripin e mbijetesës kombëtare.

    Miti i Ibrahim Rugovës nuk ka për të qenë kurrë më në rrezik se atëherë kur ndodhte Dejtoni dhe Kosova nuk ishte pjesëtare e tij. Ky kontekst që solli objektivisht daljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në skenë, u përdor në mënyrën më të pabesë nga e majta e Kosovës dhe nga Tirana kuislinge si mënyrë për ta varrosur Ibrahim Rugovën politikisht, por ata ashtu e çuan deri në gjysëm të varrit Kosovën dhe çështjen e saj. Kjo iu dha argumente krerëve perëndimorë për t'ia vënë gishtin kokës se duke mos e dëgjuar Ibrahim Rugovën, ata kishin rrezikuar në mënyrë fatale daljen dore të rajonit të Evropës Juglindore dhe prishjen e drejtpeshimit të vetë Evropës. Miti i Ibrahim Rugovës preku perigjeun e tij, të cilin nuk do ta shikojë më as për së largu, në kulmin e fushatës së bombardimeve ajrore 78 ditore të NATO-s, atëherë kur Tirana zyrtare dhe Beogradi i Millosheviçit, menduan ta fundosin përfundimisht Ibrahim Rugovën.

    Çmitizuesit e Ibrahim Rugovës, si ata në radhët e shqiptarëve, si ata përtej Kosovës, apo të tjerë që kanë lidhje me ta andej këndej nëpër botë, nuk ia kanë falur Ibrahim Rugovës atë që e kanë quajtur cinizëm, sidomos faktin që këtë cinizëm, deri në gjoja bizantinizëm ai e ka përdorur pikërisht kundër të tjerëve, disa duke pasur parasysh Beogradin, disa duke pasur parasysh kundërshtarët politikë të Ibrahim Rugovës në Prishtinë. Njëherë një njohës perëndimor i Evropës Juglindore pati thënë se askush në botë nuk i njeh më mirë shqiptarët se i njohin serbët, askush në botë nuk i njeh më mirë serbët se shqiptarët. Ibrahim Rugovës, pra, ia merrnin për të keq pse ai e luftonte Beogradin nëpërmjet njohjes që ai kishte trashëguar dhe kishte fituar arrinte të dilte gjithmonë në pozitat e fitimtarit. Cinizëm deri në bizantinizëm ia konsideruan çmitizuesit Ibrahim Rugovës edhe faktin se të gjitha sharjet, fyerjet, mallkimet, përdhosjet që ia bënin kundërshtarët politikë Ibrahim Rugova i shpërblente me buzëqeshjen e tij karakteristike, e cila shënonte tejskajin e indiferencës së tij. Faktin që Ibrahim Rugova nuk pranonte të hynte asnjëherë në lojërat që ia sajonin, kundërshtarët politikë përpiqeshin t'ia cilësonin deri si tirani të pashpirt.


    Edhe kollosët më stoikë, nuk iu shpëtojnë dhimbjeve të plagëve.

    Ibrahim Rugova, në krye të lëvizjes kombëtare të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet, në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye të shtetit të Kosovës, mori plagë të panumërta. Asnjëherë ai nuk deshi t'i ekspozonte plagët që merrte. Ndërmjet betejave, si luani, ai mbyllej në vetvete dhe i merrte me të mirë, i vetëshëronte plagët e tij, të cilave papushim iu shtoheshin plagë të reja, pa lejuar njëra-tjetrën të vëjë kore. Shtresimi i tyre i panumërt çoi deri në sëmundjen e pashërueshme, të vetmen plagë të cilën ai e mbajti deri në fund të jetëstë shpaluar përballë bashkëqytetarëve të tij dhe përballë bashkëkombësve. Pra, edhe kollosët më stoikë, nuk iu shpëtojnë dhimbjeve të plagëve. Duke u marrë me një kollos të tillë si Çarl De Golin biografët theksojnë se gjeneralin e plagoste më së shumti shpirtligësia e mediave kundër tij, e plagoste fakti që e akuzonin për krenarinë e tij të tepëruar. "Nuk e kishte të vetën këtë krenari, thonë ata. E kishte ngaqë ishte i bindur se e mishëronte Francën. Kur ai thoshte "Ne Çarl De Goli", kjo ndodhte, sepse ishte shndërruar në simbol të atyre që luftonin dhe përpiqeshin për Francën." Të mos harrojmë se Çarl De Goli kishte edhe një thënie tjetër krejt të veçantë: "Kur dua ta di se çfarë mendon Franca, pyes veten time." Dhe Çarl De Goli është një ndër ata kollosë epoka e të cilëve është shtrirë përtej dhjetëra viteve në vendin e tij gjatë dhe pas jetës.

    Ibrahim Rugova ishte kampion i shqiptarizmit, prandaj asnjëri nga ne bashkëkohësit e tij nuk kishte çfarë mësimesh të shqiptarizmit t'i jepte Ibrahim Rugovës. Me këtë shpjegohen shumë nga moskuptimet që ndodhën gjatë periudhës së jetës aktive politike të Ibrahim Rugovës. Ai i kishte marrë mësimet e shqiptarizmit bashkë me qumështin e nënës dhe kurrë nuk i kishte munguar shkollës së shqiptarizmit.

    Ibrahim Rugova ishte kampioni i shqiptarit perëndimor, prandaj asnjëri nga ne bashkëkohësit e tij nuk kishte çfarë mësimesh të Perëndimit t'ia jepte Ibrahim Rugovës. Ai solli në mendimin kritik letrar dhe shoqërore frymën më moderne perëndimore. Plot shqiptarë kanë kaluar nëpër shkollat e sotme të mendimit perëndimor, por askush nuk e ka cënuar dot rekordin e Ibrahim Rugovës. Ai solli në mendimin politik dhe në mendimin kombëtar në përgjithësi frymën më moderne perëndimore. Dhe askush nga ne bashkëkohësit e tij nuk matet dot me këtë cilësi të Ibrahim Rugovës.

    Për inat të Ibrahim Rugovës, kampionë të dikurshëm të shkollave lindore, duan të riaktualizohen duke iu kundërvënë në mënyrat më të vrazhda orientimit të natyrshëm të kombit shqiptar në rrjedhat e veta të cilave nuk iu ka munguar as në periudhat më të errëta të historisë së qytetërimit evropian dhe të qytetërimit të njerëzimit në përgjithësi. Edhe kjo përpjekje mbetet një orvatje tjetër e ndërkryer për ta kthyer mbrapsht në rrugën e saj Kosovën, tash kur ajo po prek pragun e realizimit të pavarësisë dhe sovranitetit me njohje zyrtare ndërkombëtare. Sirena të tilla të ndryshkura, të cilat disa në Shqipëri i dëgjuan më 1997 dhe e çuan vendin e kombin në zgripin më fatal, duke e trimëruar bishën barbare të ndermerrte 1998-ën dhe 1999-ën kundër Kosovës, nuk do t'i dëgjojë kurrë populli i Kosovës.

    Këtë vendosmëri populli i Kosovës e manifestoi në mënyrën më të pashembullt në mesin e atij janari aq të acartë, kur e përcillte për në banesën e fundit Presidentin Ibrahim Rugova, Qytetarin e Parë të shtetit të Kosovës, kreun e sofrës së familjes. Kur trashëgues i një epoke, trashëgues i emrit të asaj epoke, bëhet, në mënyrë të pandërmjetëshme, në mënyrë të paimponueshme, vetë populli, atëherë një epokë e tillë nuk mund të ndërpritet kurrë. Ajo do të shkojë aq larg sa shkonte vizioni i Presidentit Ibrahim Rugova për Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane, me njohje zyrtare ndërkombëtare, të integruar në Evropën e saj dhe në Perëndimin e saj.

    10 qershor 2006

    Skënder Buçpapaj


   
--



©

 TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.17.2013, 10:10am

BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am

COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 09.15.2013, 09:50am

Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am


TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am

'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©



SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.