VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUSH E PENGON NJË BASHKËKUVENDIM TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS?Nga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 01:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUSH E PENGON NJË BASHKËKUVENDIM TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS?
Nga ARTUR VREKAJ

E Hënë, 12.02.2013, 07:46pm (GMT+1)


Iku edhe një vit nga shekulli i dytë i Pavarësisë së Shqipërisë.Dhe prapë jemi atje ku ishim. Të parcelizuar me organizimin e veprimtarive festive të 28 Nëntorit në qytetet amerikane ku banojmë. Përshëndetje të shumta, dolli lloj-lloj dhe fotografi që bëjnë xhiron e botës.

Ka gjallëri, por është më shumë e inicuar në muajin Nëntor për të festuar e bërë para nga darkat si për shoqatat, individët që bëjnë biznes apo dhe këngëtarët që vijnë e mbushin kuletat për 3 a 4 koncerte.

Pak shoqata ndihmojnë financiarisht projekte për vëndlindjen. Sepse nuk e ndjejnë shumë të tjerat.

Edhe kur i drejtohemi Kongresistëve Amerikanë për hallet që ka kombi herë-herë i drejtohemi në emër personal, në emër të një organizate a të organizatave shqiptare vetëm të një shteti. Pra, nuk kemi një letër zyrtare që të tregojë unifikim të të gjithë Shqiptarëve të Amerikës. Sepse kemi mbi 200 shoqata aktive dhe jo aktive, atdhetare, humanitare e fetare.

Nuk kemi programe të unifikuara të Gjuhës Shqipe në çdo qytet ku ka shqiptarë me shumicë. Nuk kemi një program vjetor kombëtar të unifikuar për gjithë Shqiptarët e Amerikës. Nuk kemi regjistër të Diasporës.

E shikoni edhe vetë. Pak flitet për festimin e përvjetorëve të plotë të plotë të ngjarjeve dhe figurave kombëtare. U la në harresë festimi mbarëkombëtar i 135-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, sepse përkoi edhe me fushatën zgjedhore në Shqipëri. Dhe më në hall ishte Diaspora se çfarë do të ndodhte në Shqipëri më 23 Qershor se sa përkujtimi i ngjarjes më madhore përbashkuese të kombit më 10 Qershor 1878.

Edhe kontaktet me Shqipërinë i kemi sipas klientelës qeveritare, presidenciale apo institucionale. Shqipëria i bie daulles kombëtare në Vlorë, por nuk ka ndihmuar as me strategji, as me ngritjen institucionale të përfaqësimit të Shqiptarëve emigrantë jashtë Shqipërisë.

Nuk ka asnjë komunikim periodik nga Tirana zyrtare me shoqatat aktive në qytete.

Kambana e asimilimit ka vite që bie. Dhe po ha breza me radhë që natyralizohen më shpejt edhe për arsyen e integrimit më të shpejtë në Amerikë.

Amerika është vendi më parajsë për fuqizimin e një pune më të bashkërenduar kombëtare për edukimin e brezave me historinë dhe Gjuhën Shqipe! Por nuk ka reagim të gjithanshëm nga shoqatat aktive. Nuk ka vërtet një ndjeshmëri, sepse u duket mirë dhe gjendja që jemi.

Ka një Institut të Diasporës në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, por nuk kemi parë një kontakt, një udhëzim, një projekt për Shqiptarët e Amerikës.

Erdhën shtetarët më të lartë të shqipërisë në Shtator 2013, u kënaqën të ndarë në Amerikë, u bashkuan nga halli në një darkë lobiste dhe kaq.

Nuk thanë ju Shqiptarët e Amerikës duhet të bashkoheni se boll jemi ndarë ne në Shqipëri edhe pse kemi bërë zullume për të fituar më shumë për vete.

Nuk thanë, e dimë ju kemi lënë pas dore edhe për programe bashkëkohore të Gjuhës Shqipe në Amerikë! Nuk thanë shumë gjëra!

Po edhe ne që i takuam, nuk ua thamë se ka shoqata që nuk janë të kthjellëta për bashkim të të gjitha organizatave. Se ka edhe në Amerikë qejfmbetje radikale kur dikush hipën në karrike në Shqipëri a Kosovë. Se bëjmë protagonizëm edhe shoqata me shoqatë këtu në Amerikë. Se nuk jemi shumë të hapur me komunitetin për çfarë duhet të ndryshojë për mirë.
Që Kosova e ka më të pozicionuar e programuar punën me Diasporën tashmë kjo është prezente me Draft-Strategjinë e prezantuar këtë vit kudo, me ndihmat konkrete me tekste e materiale, me komunikimin për verifikimin e gjëndjes por edhe për inkurajimin për hapjen e më shumë shkollave Shqipe edhe në Amerikë.

U jemi borxhlinj! Pak tu thuash faleminderit si Ministrisë së Diasporës dhe Shrëbimit Diplomatik të Kosovës në Amerikë.
Vijmë tek plaga e madhe e bashkimit me bashkëkuvendim. Nuk jemi të vendosur për ta bërë të gjithë. Ca flasin në mbështetje të shoqatës që kanë, ca hiqen si heronj se çfarë shoqate kanë themeluar, ca mbajnë fjalime me citate të Konicës dhe Nolit, por harrojnë se çalon diçka në bashkëkuvendim.

Ca thonë nuk janë pjekur kushtet, ca të tjerë është shumë e vështirë. Të tjerë kush do ta bëjë a kush do marrë nismën e thirrjes etj.

A do të ndodhë një bashkëkuvendim i të gjithë Shqiptarëve të Amerikës? Po. Do të ndodhë, por nuk i kapërcejnë dot barrierat që kanë ngritur vetë drejtuesit e organizatave shqiptare të Amerikës. Sepse tek e fundit kush e pengon?
Nuk na e ka fajin as Shqipëria dhe as Kosova zyrtare që ne Shqiptarët e Amerikës që jemi të parcelizuar sipas qyteteve dhe krahinave nga vijmë të bashkëkuvendojmë për ardhmërinë e Identitetit kombëtar. E kemi fajin ne që merremi me drejtimin e shoqatave. Pak rëndësi kanë emrat e përveçëm, ata tashmë njihen në komunitetet ku banojnë. Sepse edhe kanë vite si kryetarë a anëtarë edhe të disa bordeve drejtuese. Dhe kanë rënë rehat me këtë lloj veprimtarie. Ka organizata që nuk zgjedhin kryetar por zgjedhin vetëm këshill?! Ka organizata që e mbajnë kryetarin përmbi 10 vjet ose zgjedhin vetëm kryetar dhe kryetari zgjedh vetë këshillin?! Pra, nuk kemi norma demokratike që në zgjedhje të drejtuesve. Dhe këta vegjetojnë....

Pse nuk e duan një bashkëkuvendim të të gjitha shoqatave nuk e kanë thënë hapur. Por dihet që e vuajnë, sepse shqiptarët sot janë të shkolluar dhe e dinë mirë se vetëm me bashkëkuvendim mund të çahet më tej. Ose do bjemë më shpejt në folklorizëm.

A nuk janë frymëzuese Bashkimi i katër shoqatave të Bukureshtit me emrin BASHKIMI nga u frymëzua edhe BASHKIMI i shoqatave të shqiptarëve në Boston me emrin VATRA që përndollën Pavarësinë e Shqipërisë?

Pse të mos bashkëkuvendojmë siç bëri Noli, Konica, Kirka,Peci, Çekrezi, Tromara, Dako e sa e sa dhjetëra të tjerë? Përse? Duhet dhe është domosdoshmëri. Shiheni vetë. Sepse gazetat dhe televizionet sot nuk ua thonë hapur. Asfare!
Me keqardhje shoh shumë emra profesorësh me origjinë Shqiptare që janë të sukseshëm në punën e tyre, që janë integruar mirë në Amerikë, por nuk u është dëgjuar zëri kur bie fjala për një gjithëpërfshirje të brezit më të ri edhe për një mënyrë drejtimi më bashkëhore më integruese me komunitetet ku jetojmë.

Unë besoj se të rinjtë Shqiptarë të New York që sot për sot janë radha e parë e përfaqësimit të Shqiptarëve të Amerikës në veprimtaritë përfaqësuese dhe humanitare do të bëhen palë me bashkëkuvendimin dhe do të përmbysin këtë situatë vendnumëro të Diasporës. Nuk ka rrugë tjetër. Vetëm rinia sjell energji dhe vizion të pastër. I kemi parë drejtpërdrejtë.

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit RugovaIBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.02.2013)
KOSOVËS NUK I DUHET 'GAZPROMI'Nga SHABAN MURATI (12.02.2013)
TIRANA, METROPOLI SHQIPTAR NUK KA ELITË (UPDATED)Esé nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.01.2013)
RREZIQET E NIVELIT TË ULËT NEGOCIATORNga CHRISTOPHER HILL (12.01.2013)
RUSIA - KU KANË SHKUAR TË GJITHA PARATË?Nga WILLIAM E. POMERANZ, Reuters (12.01.2013)
DREJTËSIA E KORRUPTUAR SI FATKEQËSI KOMBËTARENga MENTOR KIKIA (11.30.2013)
JO 29 NËNTORIT - E MAJTA TË MOS RILINDË ME RETORIKË, POR ME VEPRA!Nga Elida BUÇPAPAJ (11.29.2013)
PËRGJIGJE BASHKËVUAJTËSIT TIM AGIM HAMITINga RESHAT KRIPA (11.28.2013)
DITA E FALËNDERIMEVE NË AMERIKË DHE MIRËNJOHJA E NJË SHQIPTARO-AMERIKANI NDAJ KËTIJ VENDINga FRANK SHKRELI (11.28.2013)
PËRVEÇ MESILA DODËS, PD HARRON TESTAMENTIN E OLLDASHIT DHE VAZHDON STILIN QË DENONCOI SOKOLI MË 14 NËNTORNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]