E Premte, 11.22.2019, 06:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TË PALËKUNDËSHME JANË MARRËDHËNIET AMERIKANO-SHQIPTARE
Nga FRANK SHKRELI

E Hënë, 12.02.2013, 11:06pm (GMT+1)


Javët e fundit dukej sikur marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë po kalonin nepër një periudhë “prove” dhe ankthi, si përfundim i refuzimit të Shqipërisë që të pranonte shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në territorin e saj, kërkesë këjo që Shtetet e Bashkuara i paraqitën një numëri vendesh, përfshirë Shqipërinë. Mënyra se si Tirana zyrtare e trajtoi këtë çështje ishte subjekt i dy tre shkrimeve të mëparshme, andaj kësaj radhe deshta vetëm të theksoj se si ky rast pasqyroi edhe një herë rëndësinë dhe angazhimin e palëkundshëm që Uashingtoni zyrtar u kushton marrëdhënjeve amerikano-shqiptare, pa marrë parasyshë ndonjë pengese ose keqkuptimi të përkohëshëm të rastit, siç ishte vendimi për shkatërrimin ose jo të armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar. Janë raste të tilla, kur me të vërtetë provohen marrëdhënjet midis shtetesh. Marrëdhënjet midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqipërisë e Shqiptarëve treguan se janë të qendrueshme dhe miqësore, ndonëse edhe në kohë krizash e sprovash e treguan qendresën dhe cilësitë e karakterit të tyre.

Historikisht, Uashingtoni i ka konsideruar marrëdhënjet me kombin shqiptar si të veçanta, madje edhe pas përjashtimit të diplomatëve amerikanë më 1945 dhe prerjes së marrëdhënjeve diplomatike midis dy vendeve nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe më pas gjatë periudhës së Luftës së Dytë botërore. Udhëheqsit më të lartë amerikanë, në të shkuarën dhe tani, përfshirë Presidentin Barak Obama kanë ritheksuar për të satën herë marrëdhënjet e forta dhe miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve. Këjo shprehje e miqësisë midis dy vendeve nuk mungoi as në mesazhet që përfaqsues të politikës dhe diplomacisë amerikane i dërguan Shqipërisë javën e kaluar me rastin e 101-vjetorit të pavarësisë. Në mesazhin që Presidenti amerikan, Barak Obama i dërgoi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani shkruan se, "Si partner krenar dhe mik, Shtetet e Bashkuara iu bashkohen Ju dhe popullit shqiptar në festimin e Ditës së Pavarësisë në 28 nëntor. SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë e të veçantë të bazuar në interesa të përbashkëta." Presidenti Obama, në letrën e tij drejtuar presidentit Nishani, flet për bashkpunimin e ngushtë midis Uashingtonit dhe Tiranës në fushën ndërkombëtare dhe atë rajonale duke thënë: "Unë e vlerësoj përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqës dhe sigurisë globale përfshirë edhe përpjekjet tona të vazhdueshme e të përbashkëta në Afganistan, si edhe rolin e Shqipërisë në ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan." Duke shikuar drejtë zhvillimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënjeve në të ardhmen, udhëheqsi amerikan, shpreh gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Shqipërinë, dhe përfundon mesazhin e tij, duke u shprehur se "Pres që të vazhdojmë dhe të fuqizojmë marrëdhëniet tona në të ardhmen.” Ai shtoi duke thënë se, “Ne zotohemi për mbështetjen tonë të plotë teksa vendi juaj përparon në rrugëtimin drejt integrimit të plotë në bashkësinë euroatlantike", përfundon mesazhin e tij Presidenti amerikan Barak Obama.

Nuk mungoi as Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Xhon Kerri, i cili në mesazhin e tij duke uruar Pavarësinë e Shqipërisë, vlerësoi ato që ai tha se ishin, "hapa të rëndësishëm që kishte bërë Shqipëria drejt mbajtjes me sukses të zgjedhjeve shumëpartiake". Kryediplomati amerikan theksoi gjithashtu bashkpunimin e ngushtë midis dy vendeve në fushën ndërkombëtare dhe shtoi se, "Kalimi paqësor i pushtetit dhe përparimet në fushën e legjislacionit këtë vit", thuhet në deklaratë, "nënvizojnë kredencialet demokratike të Shqipërisë. Duke shkruar se Shtetet e Bashkuara, "mbështesin popullin e Shqipërisë në përpjekjet për konsolidimin e sundimit të ligjit dhe të reformave ekonomike", kryediplomati amerikan shpreh optimizmin e tij se Shqipëria do të plotësojë kërkesat e Bashkimit Europian duke përfunduar se vendi i tij, mirëpret, "rekomandimin e Komisionit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian".
Përveç përfaqsuesve kryesorë të degës ekzekutive të qeverisë amerikane, edhe përfaqsuesi i degës legjislative, Senatori i shtetit të Nju Jorkut, Çarls Shumer -- në një deklaratë botuar në gazetën Dielli -- tha se e ka "për nder t'i urojë Shqipërisë dhe shqiptaro-amerikanëve Ditën e Flamurit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë nga Perandoria Otomane" dhe shton se, "është nder për mua që të ve në dukje dhe të ripohoj lidhjet e ngushta midis këtyre dy kombeve të mëdha, si dhe angazhimin tim personal ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan." Senatori amerikan Shumer uroi gjithashtu "Shqipërinë për rritjen ekonomike dhe përparimet shoqërore që janë bërë gjatë dhjetë viteve të fundit, ndërkohë që vendi po punon drejtë antarësimit të tij në Bashkimin Europian."

Ndryshe nga marrëdhëniet, "miqësore" të Shqipërisë gjatë 50-viteve të kaluara me shtete të ndryshme komuniste, si ish-Jugosllavia, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Kina komuniste, marrëdhënje këto që bazoheshin në ideologjinë komuniste dhe në kultin e personalitetit të udhëheqësve, siç ishte Tito, Stalini e Mao Tse Tungu -- marrëdhënjet e Shteteve të Bashkuara me kombin shqiptar nuk kushtëzohen as nuk i kushtohen ndonjë politikani as ndonjë ideologjie as ndonjë partie politike, por konsiderohen si marrëdhënje popull me popull, pa marrë parasyshë se cili person ose cila parti udhëheqë qeverinë shqiptare, përderisa ata të kenë ardhur në pushtet me anë të votës së lirë. Ishte mungesa e votës së lirë, ose refuzimi nga regjimi komunist i Enver Hoxhës të lejonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira më 1945 dhe si rrjedhim disa muaj më vonë, Uashingtoni mbylli misionin e tij diplomatik në Tiranë.

Pak më shumë se 22-vjet më parë, Shqipëria më në fund iu përgjigj miqësisë së Shteteve të Bashkuara me miqësi, dhe me 15 Mars, 1991, përfaqsuesit diplomatikë të dy vendeve nëshkruan memorandumin për rivendosjen e marrëdhënjeve diplomatike midis dy shteteve. Ky ishte një fillim i ri për marrëdhënjet amerikano-shqiptare, por njëkohësisht hapi derën e pëpjekjeve që Shqipëria të integrohet në organizmat ndërkombëtare, përfshirë edhe antarësimin në NATO. Gjatë kësaj periudhe edhe Shqipëria është treguar e denjë e kësaj miqësie, si dhe një aleat i besueshëm i Shteteve të Bashkuara ndërkohë që ka përkrahur përpjekjet anti-terroriste të Shteteve të Bashkuara dhe ka dërguar qindra ushtarë si pjesë e forcës ndërkombëtare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në Afganistan dhe në Irak.

Duke folur për marrëdhënjet amerikano shqiptare, Fan Noli ka thënë se Shtetet e Bashkuara kishin në Abraham Linkolnin një president i cili nuk mund të toleronte një Amerikë gjysëm të lirë e gjysëm skllave. Amerika, ka thënë Noli, në figurën e Presidentit Uodrou Uilson kishte një president i cili nuk duronte një botë gjysëm të lirë dhe gjysëm në skllavëri. Një prioritet kryesor i politikës amerikane karshi Shqipërisë ka qenë dhe është procesi i integrimit të Shqipërisë në Europë, ashtuqë që Shqipëria të bëhej pjesë e botës së lirë. Administratat amerikane, qofshin ato të partisë republikane ose demokrate e kanë bërë vazhdimisht të qartë, se pa marrë parasyshë mosmarrveshjet ose keqkuptimet, nga koha në kohë midis dy vendeve, ato janë të një natyre midis miqësh dhe aleatësh. Dhe se politika e Uashingtonit, siç demonstrojnë edhe deklaratat e javës së kaluar të udhëheqsve më të lartë amerikanë drejtuar Shqipërisë me rastin e 101-vjetorit të pavarësisë së saj, mbetet një politikë e marrëdhënjeve të interesit të përbashkët dhe e angazhimit serioz e diplomacisë amerikane për një Shqipëri stabile dhe të begatë, në paqë me vetveten dhe me të tjerët. Njëkohësisht, diplomacia amerikane vazhdon të jetë një politikë që përkrahë aspiratat e kombit shqiptar për integrimin e tij në të gjitha organizatat euro-atlantike duke inkurajuar forcimin e rendit dhe zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupcionit dhe zhvillimin e mundësive dhe të drejtave ekonomike për secilin qytetar shqiptar.

Megjithë përparimet e dukshme në marrëdhënjet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në këtë përvjetor të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe pas 22 vjetësh të rivendosjes së lidhjeve diplomatike shqiptaro-amerikane, mbetet ende shumë për tu bërë në marrëdhënjet dypalëshe. Por duke gjykuar nga deklaratat e fundit të përfaqsuesve më të lartë të diplomacisë amerikane, madje edhe "prova" e armëve kimike siriane u tejkalua pa ndonjë dëm të madh, megjithëse kishte njerëz që pritshin që ky episod të shkaktonte probleme serioze në këto marrëdhënje shembullore midis dy kombeve tona. Përkundrazi, episodi i armëve kimike siriane dhe refuzimi i shkatërrimit të tyre në territorin shqiptar nuk shkaktoi asnjë dëm në marrëdhënjet e tanishme as në të ardhmen midis dy vendeve. Në mesazhin që Presidenti Obama i dërgoi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, ai tha se, "Pres që në të ardhmen të vazhdojmë dhe të fuqizojmë marrëdhëniet tona dhe njëkohsisht ne zotohemi për mbështetjen tonë të plotë teksa vendi juaj përparon në rrugëtimin drejt integrimit të plotë në bashkësinë euroatlantike" dhe drejtë një të ardhëme më të mirë, më stabile dhe më të begatë për Shqipërinë dhe për Shqiptarët. Të pakën ky është angazhimi serioz dhe i palëkundshëm i udhëheqësve më të lartë të politikës dhe diplomacisë amerikane.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSH E PENGON NJË BASHKËKUVENDIM TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS?Nga ARTUR VREKAJ (12.02.2013)
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit RugovaIBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.02.2013)
KOSOVËS NUK I DUHET 'GAZPROMI'Nga SHABAN MURATI (12.02.2013)
TIRANA, METROPOLI SHQIPTAR NUK KA ELITË (UPDATED)Esé nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.01.2013)
RREZIQET E NIVELIT TË ULËT NEGOCIATORNga CHRISTOPHER HILL (12.01.2013)
RUSIA - KU KANË SHKUAR TË GJITHA PARATË?Nga WILLIAM E. POMERANZ, Reuters (12.01.2013)
DREJTËSIA E KORRUPTUAR SI FATKEQËSI KOMBËTARENga MENTOR KIKIA (11.30.2013)
JO 29 NËNTORIT - E MAJTA TË MOS RILINDË ME RETORIKË, POR ME VEPRA!Nga Elida BUÇPAPAJ (11.29.2013)
PËRGJIGJE BASHKËVUAJTËSIT TIM AGIM HAMITINga RESHAT KRIPA (11.28.2013)
DITA E FALËNDERIMEVE NË AMERIKË DHE MIRËNJOHJA E NJË SHQIPTARO-AMERIKANI NDAJ KËTIJ VENDINga FRANK SHKRELI (11.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]