E Enjte, 03.28.2024, 07:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DY FJALË PËR NJË VRASJE NË SHKOLLË DHE NJË SHOQËRI NË KRIZË
Nga MENTOR KIKIA

E Enjte, 12.05.2013, 06:30am (GMT+1)


Ajo që ndodhi në një shkollë djemsh në Durrës nuk ishte një krim spontan, as një krim i organizuar apo i paramenduar gjatë. Nuk ishte një krim për fajin e policisë, specifikisht dhe as një krim që mund të parandalohej dje apo pardje. Ai është shumë më i rëndë se krimet e tjera ordinere që ndodhin kur përplasen bandat e trafikantëve. Sepse ai është një krim që nuk buron nga aktivitete të tjera kriminale, as nga skamja e familjes. Ai është një krim që buron dhe është vazhdimësi e një krize të thellë që po ha me nxitim tërë shoqërinë; shkollën, familjen dhe gjithë mjedisin tonë social. Është një mjedis i dhunshëm kudo, në shkollë, në rrugë, në familje, në ekrane, në parlament.... Një brez adoleshentësh, bashkëmoshatarë të atyre që u bënë njëri viktimë e tjetri kriminel, është sot përgjegjës për shumicën e krimeve ordinere. Dhe shteti, pasi është tërësisht i kapitulluar, po lufton vetëm me dilemën t'i mbajë në burg, apo jo. Ishte vetëm 18 vjeç një i ri që u dënua me dje me burgim të përjetshëm, kur i preu fytin një gruaje për t'i marrë varësen nga qaja. Ishte 15 vjeç një tjetër që i nguli një kaçavidë në bark një gruaje tjetër, për t'i marrë kuletën nga çanta sepse kishte borxhe tek lokali i basteve të lagjes.
Dy dekada vetëm luftë e ethshme politike, hajdutëri kolektive, akuza e kundërakuza, një mjedis sa agresiv aq dhe përjashtues, çoi në prodhimin e këtij produkti, një shoqëri në degradim të plotë. Një mjedis ku nuk ka modele shoqërore, nuk ka njerëz të mëdhenj e të ndershëm për t'iu referuar, por modeli që ndiqet është kapoja i lagjes, ai që mund të qëllojë policin me grusht në fytyrë mu në mes të njerëzve dhe nuk e arrestojnë, sepse është aktivist i partisë në pushtet dhe vjedh vota kur ka zgjedhje. Model është ai deputeti e ministri që pasurohen sa hap e mbyll sytë, është trafikanti që kapardiset me makinën superluksoze dhe brezi i ri e shikon tërë admirim. Modeli i adoleshentëve është sot shoku i tyre i klasës që shkon në shkollë me "˜BMW X6', sepse e ka babanë ose të lidhur me pushtetin ose me krimin.

Ndërsa u ndërtuan godina të reja, u shkatërrua shkolla si institucion arsimues dhe edukativ. Shkolla që u mbushën me mësues, të cilët nuk identifikohen më nga aftësia, por nga tesera e partisë.

Kontribuues në këtë degradim janë të gjithë, qeveritë, partitë, prindërit, familja, vetë mësuesit, media, pa lënë mënjanë një kope OJQ-sh, të financuara nga ca donatorë, studimet e të cilëve dalin gjithmonë në përfundimin se ndaj nxënësve ushtrohet dhunë nga mësuesit, pasi u bërtasin me zë të lartë. Dhe kështu, ata sigurojnë vazhdimësinë e financimeve, duke e stimuluar më shumë këtë mjedis të dhunshëm. Kur në fakt sot nuk janë nxënësit që kanë frikë nga mësuesit, por e kundërta. Ka nxënës që shkojnë në shkolla me thika në çantë, ashtu siç ka prindër që nuk i kërkojnë llogari fëmijës kur prodhojnë një incident në klasë, por i hakërrehen mësuesit: "˜Po ma preke djalin me dorë unë të hedh shkollën në erë, se s'ka lindur akoma ai burrë t'i prekë qoftë dhe një fije floku fëmijës tim'.

Ajo që ndodhi në Durrës dhe përpjekjet mjerane të opozitës për të fituar kapital politik, për të treguar se shteti ka rënë dhe ca palo deputetë që u përzunë me shkelma, pasi vrapuan të ulen në karriget e ngushëllimeve në shtëpinë e viktimës, tregojnë se ne jemi të destinuar ta thellojmë krizën. Po, shteti ka rënë. Por jo në atë kuptim që thotë PD-ja. Shteti ka rënë në këtë drejtim, pasi kurrë nuk ishte ngritur, sepse ai asnjëherë nuk u mor me çështjet sociale të një shoqërie që doli nga një regjim shtypës dhe shpërtheu në liri të shfrenuar, pa marrë parasysh asnjë normë e asnjë parim. Ajo është sot në rrokullisje, në rënie të lirë dhe këtë s'ka polici, ministër Rendi, e qeveri që e shpëton pikërisht sot e as për një mandat qeverisës. Dhe s'kemi për ta shpëtuar kurrë, nëse nuk do të ndalojmë e të shikojmë ku jemi e ç'duhet të bëjmë. Mund të ndërtojmë rrugë të reja, lokale të bukura e qytete moderne, por do të kemi një shoqëri të degraduar dhe këtë nuk ka FMN, BB e asnjë institucion e lloj borxhi në botë që mund ta ndreqë.  

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROTESTUESIT UKRAINAS - PO EUROPËS, JO RUSISËNga FRANK SHKRELI (12.04.2013)
LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS BUJAR NISHANIJO AMBASADOR NË ZVICËR BIRIT TË XHELIL GJONIT, NJËRIT PREJ PERSEKUTORËVE TË DIKTATURËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.03.2013)
TË PALËKUNDËSHME JANË MARRËDHËNIET AMERIKANO-SHQIPTARENga FRANK SHKRELI (12.02.2013)
KUSH E PENGON NJË BASHKËKUVENDIM TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS?Nga ARTUR VREKAJ (12.02.2013)
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit RugovaIBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.02.2013)
KOSOVËS NUK I DUHET 'GAZPROMI'Nga SHABAN MURATI (12.02.2013)
TIRANA, METROPOLI SHQIPTAR NUK KA ELITË (UPDATED)Esé nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.01.2013)
RREZIQET E NIVELIT TË ULËT NEGOCIATORNga CHRISTOPHER HILL (12.01.2013)
RUSIA - KU KANË SHKUAR TË GJITHA PARATË?Nga WILLIAM E. POMERANZ, Reuters (12.01.2013)
DREJTËSIA E KORRUPTUAR SI FATKEQËSI KOMBËTARENga MENTOR KIKIA (11.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]