VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FILMI 'WALESA - NJERIU I SHPRESËS'
 "Pa Zërin e Amerikës unë nuk do të isha njeriu që jam sot" (Lek Valesa)
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 12.13.2013, 09:17am (GMT1)



Thuhet se çdo brez dhe çdo shekull i ka njerëzit e vet të cilët me jetën, me veprat dhe shpesh edhe me vuajtjet e tyre ndryshojnë shoqërinë në të cilën
jetojnë, ndërkohë që jehona e veprave të tyre ndryshon edhe botën. Njëri prej tyre, Nelson Mandela, që u cilësua si "një gjigand i historisë", ndërroi jetë ditët e fundit dhe do varroset këtë fund jave. Një tjetër personalitet i historisë së shekullit të kaluar, vepra dhe guximi i të cilit ndryshuan jo vetëm vendin e tij, Poloninë, Europën, dhe mund të thuhet edhe mbarë botën -- është Lech Walesa, ish-elektricisti polak, themeluesi i sindikatës polake Solidarnost, njeriu që tundi sistemin komunist anë e mbanë Europës dhe në ish Bashkimin Sovjetik, para se të zgjidhej, më në fund me vota të lira, presidenti i parë i Polonisë, në vitin1990.

Si fitues i Çmimit Nobel të paqës për rolin paqësor që ai luajti gjatë asaj periudhe, së bashku me një patriot tjetër polak, Papa Gjon Palin e dytë në rrëzimin e komunizmit në vendin e tij -- historia e Lech Walesës njihet mirë tanimë në e Lech Walesa, Ronald Reagan dhe Papa Gjon Pali i dytë e kishin kuptuar mirë etjen e njerëzve për liri. Secili në mënyrë të vet dhe me ardhjen në fuqi të Mikhail Gorbaçovit në Bashkimin Sovjetik, të gjithë së bashku përfshirë protagonistë të tjerë, ndihmuan në shkundjen e themeleve të diktaturës komuniste në Europë, me besimin se në këtë botë ekzistojnë disa të vërteta morale dhe të drejta bazë të cilat bashkojnë të gjithë njerëzit. Ata vepruan me bindjen se të gjithë njerëzit -- secili prej nesh --gëzon të drejta të barabarta e themelore të njeriut, të drejta të cilat na i ka falur Perëndia. Dhe se këto të drejta nuk janë pronë e ndonjë qeverie apo pushteti civil, ushtarak ose të ndonjë diktatori të kësaj bote, për t'u mohuar ose për t'u shkelur sipas rastit e dëshirës, por ato janë, sipas Kushtetutës amerikane, të pamohueshme dhe të patjetërsueshme për të gjithë njerëzit kudo dhe për të gjitha kohërat. Mbrojtja e këtyre të drejtave ka ndihmuar që raca njerëzore të mbijetojë duke i mbështetur ato kundër diktaturave të llojllojshme politike, ideologjike dhe ushtarake të këtij shekulli, përfshirë komunizmin, përball rreziqeve të mëdha. Lech Walesa, si një elektricist i thjeshtë por i guximshëm gjatë viteve 1980, u përballua me komunizmin e egër ndërkombëtar, i cili i mohonte dhe i shtypte këto të drejta të njeriut popullit të tij, ndërkohë që ai ishte i bindur se këto të drejta themelore bazë për të gjithë njerëzit, përbënin parimet e nevojshme për një jetesë të përbashkët me të drejta të barabarta, në një shoqëri të lirë dhe në një botë të lirë, për të gjithë.

Bota më në fund njohu guximin dhe kurajon e Lech Walesës, ndërkohë që në vitin 1983 i akordohet Çmimi Nobel për Paqë, për përpjekjet e tija në favor të të drejtave dhe lirive njerëzore. Ndonëse ai nuk shkoi në Oslo për të marrë çmimin Nobel nga frika se autoritetet komuniste polake nuk do e lejonin të kthehej në atdhe, ai dërgon në vend të tij bashkshorten Danuta e cila lexoi fjalimin në emër të Ualesës, duke përmbledhur filozofinë e tij të thjeshtë në favor të drejtësisë dhe solidaritetit njerëzor dhe kundër shtypjes, duke thënë: "Ne dëshirojmë paqë -- dhe kjo është arsyeja që ne nuk kemi përdorur kurrë dhunën fizike. Ne dëshirojmë megjithë shpirt drejtësinë -- dhe kjo është arsyeja se pse ne jemi të vendosur në luftën tonë në mbështetje të të drejtave tona. Ne kërkojmë lirinë për bindjet dhe mendimet tona, dhe kjo është arsyeja që ne nuk jemi përpjekur kurrë të skllavërojmë ndërgjegjen e njeriut. Ne respektojmë dinjitetin dhe të drejtat e çdo personi dhe të çdo kombi. Objektivi për një të ardhme më të mirë për botën, duhet të arrihet nepërmjet një pajtimi të ndershëm të interesave të kundërta e konflitkuale dhe jo nepërmjet urrejtjes dhe gjakderdhjes. Për të ndjekur këtë rrugë, është e nevojshme pasja e fuqisë morale dhe mbështetja e solidaritetit njerëzor."

Eventualisht, këmbëngulja ndaj kërkesave të tija dhe të lëvizjes Solidarnost si dhe të disidentëve të tjerë, çoi më në fund në mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Poloni dhe në vitin 1990, kur ai zgjidhet president i Polonisë me një mandat 5-vjeçar. Për jetën dhe veprimtarinë e Lech Walesës, janë shkruar shumë libra dhe në gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe autobiografinë e tij, "Lufta dhe Triumfi", por tani regjisori polak i filmave Andrzej Vajda, sipas tij "në përpjekje për të dëshmuar të vërtetën", i paraqet botës historinë e Lech Walesës dhe të Lëvizjes Solidranost me filmin, "Walesa: Njeriu i Shpresës'', që u shfaq javën e kaluar në Uashington, ku morën pjesë edhe një numër kongresmenësh dhe senatorësh amerikanë. Filmi, që tani është emëruar për kategorinë e filmit të huaj më të mirë, mbulon një periudhë prej dy dekadash të historisë polake, duke filluar nga trazirat e vitit 1970 në qytetin bregdetar Gdansk, e deri në rrëximin e komunizmit më 1989. Filmi, "Walesa: Njeriu i Shpresës", i cili po shfaqet në Europë dhe në Amerikë, përmban edhe pjesë dokumentare origjinale nga jeta e udhëheqsit të Solidarnostit dhe nga ngjarjet e ndryshme ashtu siç kanë ndodhur në Poloni gjatë Filmi paraqet të mirat dhe të këqiat nga jeta e Lech Walesës, dhe kritikët në përgjithësi janë dakort se, Lech Walesa paraqitet si një individ i cili, megjithë të
metat e tij, u përpoq të bënte atë që kishte mundësi si person, përballë jo vetëm vështirsishë të mëdha, por edhe përballë rreziqesh të pa-imagjinueshme për jetën e tij dhe të shokëve të tij. Vet Lech Walesa, megjithëse sipas medias jo krejt i kënaqur me filmin, ka thenë se regjisori Vajda ka bërë përgjithësisht një punë të mirë, duke i thënë Zërit të Amerikës -- me rastin e prezantimit, të filmit "Lech Walesa: Njeriu i Shpresës" në Uashington, se ndonëse regjisori ka bërë një punë të mirë duke e paraqitur atë si një "sindikalist dhe revolucionar të thjeshtë", ai shtoi se filmi i ri mbi jetën dhe veprimtarinë e tij, në të vërtetë nuk përfshinë disa aspekte të rëndësishme nga jeta e tij. Por, "Jeta ime" shtoi ai, "është plot me ngjarje të ndryshme, dhe si e tillë është e pamundur që të përfshihen të gjitha në një film prej Në një intervistë të shkurtër javën e kaluar në Uashington me korrespondenten Vivian Çakarian të Zërit të Amerikës në anglisht, Lech Walesa, presidenti i parë i Polonisë që u zgjodh me vota të lira pas rënjes së komunizimit, theksoi rolin jetik, që sipas tij, ka luajtur Zëri i Amerikës në informimin e popujve nën thundrën e komunizmit gjatë luftës së ftohtë. Duke pohuar se gjatë asaj periudhe, ai dëgjonte shpesh Zërin e Amerikës, u shpreh se, "Pa Zërin e Amerikës, unë nuk do të isha njeriu që jam sot", ndërkohë që shtoi se, "Një e treta e fitores tonë i detyrohet Zërit të Amerikës.


Portret i promovimit të filmit, "Ualesa: Njeriu i Shpresës"

Skenë nga Filmi

 Revista amerikaneTajm, 1980:Njeriu i vitit, që tundi komunizmin

  Gjatë intervistës me VOA
FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.