VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË EVROPË - SI ALEATË TË AMERIKËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 08:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NË EVROPË - SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 12.21.2013, 09:57am (GMT+1)


Le ta themi haptas - vendimi për të mos ia dhënë Republikës së Shqipërisë statusin e vendit anëtar për në Bashkimin Evropian, edhepse i pritshëm në një farë mase, nuk ka zgjuar aspak ndjenja të bukura tek Shqiptarët.

Shije disi të baltimtë do të linte sidomos fakti që, për të kundërshtuar kandidimin e Republikës së Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, në krye të kësaj nisme mori trajtë një institucion lobues i përbërë nga tri vendet më të fuqishme të këtij organizmi, përfshirë vendin e Tony Blairit, si dhe të dy vendeve të tjera (pra, gjithësejt, deri tash, pesë vende).

Ndoshta, më shumë se vendimi negativ, na befasoi vrazhdësia e sjelljes së vendimmarrësve dhe e termave të përdorura që e shoqëruan atë.

Ne, tashmë Republika e Shqipërisë dhe, herët a vonë, edhe Republika e Kosovës, e shikojmë veten drejtpërdrejt në një garë jetike me vendet fqinje ballkanase - kush do të shpërblehet duke u integruar më herët e më mirë në Evropë, për rrjedhojë, kush do të ndëshkohet me shtyrje pas shtyrjesh, kush do t'i meritojë apo nuk do t'i meritojë shpërblimet, kush do t'i meritojë apo nuk do t'i meritojë ndëshkimet.

Vendet fqinje ballkanase, në gjithë historinë moderne, deri edhe në koniunkturat më të liga e më të mbrapshta, kanë pasur raporte të privilegjuara me Evropën, qoftë me atë të dikurshmen, qoftë me atë të mëvonshmen, e cila identifikohet me vizionin e Bashkimit Evropian. Për këtë, ka ndikuar fuqimisht fakti se këto vende janë aleate të Rusisë. Dhe po integrohen në Evropë si aleate të Rusisë.

Shihet qartë, pra, se tradita ka ndikim të madh aktual dhe se kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Prandaj, ne shqiptarët, mund ta shohim veten të integruar me sukses në Evropë vetëm si aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky vend na shpëtoi në fund të Luftës së Parë Botërore nga kthetrat e Evropës, ky vend na shpëtoi menjëherë pas mbarimit të Luftës së Ftohtë kur makineria e luftës e Millosheviçit synonte të na shndërronte në një komb pa atdhe, pra në një komb-diasporë, ky vend na anëtarësoi në NATO, ky vend dëshmon interes të sinqertë që ne të integrohemi sa më suksesshëm në Evropë, në hapësirën veriatlantike dhe atë globale.

Ndonëse, deri në sekondën e fundit, ne shpresuam në një vendim pozitiv të Bashkimit Evropian, meqë jemi më mirë ose shumë më mirë se fqinjët tanë, ne jemi të bindur se Republika e Shqipërisë nuk e meriton integrimin në këtë organizëm. Po ta kishim ne në dorë, sigurisht, një vendi ku bën kërdinë prej njëzet e sa vjetësh ligji 7501, një klon i reformës agrare të Enver Hoxhës, nuk do t'ia hapnim dyert e integrimit evropian. Nuk do t'ia hapnim dyert pa e vënë në rrugën e zgjidhjes së plotë dhe të drejtë çështjen e pronës. Nuk do t'ia hapnim dyert pa bërë drejtësinë e plotë ndaj klasës së ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë, si dhe pa dënimin moral të ish burgosësve e ish përndjekësve të tyre. Nuk do t'ia hapnim dyert pa hapur dosjet e zyrtarëve të lartë të periudhës së tranzicionit, të cilët kanë qenë eksponentë të Sigurimit të Shtetit apo të shërbimeve të tjera lindore antishqiptare. Nuk do t'ia hapnim dyert pa parë se konkretisht po merr fund periudha e pandëshkueshmërisë së politikës së përfshirë në korrupsion dhe në krim të organizuar. E kështu me radhë.

Pikërisht nga Shtetet e Bashkuara, nga njëri prej institucioneve më eksperte të Uashington D. C. vinte këto ditë mesazhi i qartë: për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në vendet e Ballkanit, pra edhe në Shqipëri, është e domosdoshme që të konfiskohen pronat dhe pasuritë e politikanëve. Të gjithë e dinë se në Shqipëri, si në vendet fqinje ballkanike të saj, politikanët janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Kjo ka bërë që në këto vende të ndërtohen një rend i padrejtë, deri në flagrancën më të skajshme.

Për të krijuar një rend të drejtë, është e domosdoshme të ndërtojmë me sukses shtetin e së drejtës, të ndërtojmë demokracinë funksionale, të ndërtojmë pluralizmin e frytshëm bashkëpunues. Kjo kërkon që ne të jemi të hapur ndaj ndihmës së drejtpërdrejtë të aleatëve tanë, në radhë të parë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të të gjithë atyre që janë të prirur e të dëshmuar për të na dhënë ndihmë të sinqertë. Dhe një nga këto ndihma të sinqerta do të ishte që opinionit shqiptar, kur i flitet për korrupsionin dhe krimin e organizuar, t'i flitet gjithnjë e më pak me terma të përgjithësuar, abstraktë, t'i flitet gjithnjë e më shumë me terma konkretë të prekshëm. Në këtë mënyrë faktorët përbërës të realitetit tonë do të krijojnë bindjet dhe vendomsëritë më të plota për të zëvendësuar pjesërisht apo rrënjësisht politikën në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës.

Në retorikën që e shoqëroi vendimmarrjen e këtyre ditëve në Bruksel, u vunë re edhe paragjykime të mbrapshta kundër veçorive tona evropiane, në vend që të theksoheshin e të përgjithësoheshin ato për t'u bërë vlerë e Evropës, siç është toleranca shembullore ndërfetare. Dhe u shpërblyen pikërisht ata që kanë investuar me shekuj për t'i rrënjosur në Evropë e në botë paragjykimet e tilla ndaj nesh, aleatët e Rusisë, në vend që të shpërbylerit të ishim ne për sjelljen tonë shembullore ndaj fqinjëve tanë, ndonëse ata nuk kursyen ndaj nesh armiqësitë dhe mizoritë më shembullore.

Për t'i çrrënjosur këto paragjykime ndaj nesh në trurin e Evropës, natyrisht, ndihma më e sigurtë dhe më e frytshme do të jetë pikërisht Amerika. Garancia më e plotë dhe më e qartë për faktorizimin tonë sa më të suksesshëm evropian, perëndimor dhe global do të jetë pikërisht vizioni amerikan, pa të cilin nuk mund të realizohet kurrë as vetë vizioni aq i mrekullueshëm i Bashkimit Evropian. Për këtë kërkohet që të rritet pesha e Republikës së Shqipërisë në NATO si dhe në të gjitha organizmat e instancat e tjera ndërkombëtare. Për këtë kërkohet konsolidimi sa më i shpejtë i Republikës së Kosovës dhe hyrja e saj sa më bindëse në rrugën e integrimeve evropiane, perëndimore e globale.

Në ditët e sotme ne e shikojmë se Evropa nuk i ka nervat e duhura, nuk e ka vullnetin e duhur, nuk i ka kapacitetet e duhura për të na ndihmuar ne në mënyrë sa më të frytshme në integrimin tonë të suksesshëm. Për këtë, siç e theksoi edhe kryeministri Rama këto ditë, ndikojnë edhe ngërçet e krijuara nga përçarjet e brendshme të vetë Bashkimit Evropian - çka u vu re edhe në rastin e vendimmarrjes për ne, ku vetë institucionet e Bashkimit Evropian ishin haptas kundërvënëse dhe kundërthënëse mes tyre, duke hedhur poshtë konkluzionet e njëra tjetrës dhe duke krijuar çorodi, në vend të kthjelltësisë dhe transparencës, tek vetë vendi që aplikoi për kandidat të Bashkimit Evropian.

Shtyrjet e deritashme doemos ndikojnë tek ne në krijimin e psikologjisë se këto shtyrje do të jenë të pafundme, se dera ndaj nesh do të jetë gjithnjë gjysmë e hapur, pra gjithnjë gjysmë e mbyllur, ndërkohë që fqinjët tanë e kanë të rezervuar biletën e hyrjes, kur të duan ata dhe si të duan ata. Kjo nuk ka pse të zbehë aspak evropianitetin tonë. Ka në Evropë vende bindshëm më të suksesshme se vetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, siç janë Zvicra dhe Norvegjia.

Vetë Evropa sot përbëhet nga disa rrafshe, diku paralele, diku prerëse, siç janë Bashkimi Evropian, Evropa e Zonës Euro, Evropa e Hapësirës Ekonomike Evropiane (Organizata e Bashkëpunimit për Zhvillim Ekonomik) e të tjera. Kjo e bën atë sa të ndërlikuar, aq dhe të depërtueshme. Për këtë na është e domosdoshme ndihma psikologjike, teknike dhe e gjithanshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo vetëm në fazën e anëtarësimit, por edhe në perspektiva tejet afatgjata.



©


Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.02.2013, 08:58am


 TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.17.2013, 10:10am

BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am

COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 09.15.2013, 09:50am

Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am


TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am

'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©



SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT MERITOJNË ANTARËSIMIN NË BASHKIMIN EUROPIANNga FRANK SHKRELI (12.19.2013)
30 VJET NË MBËSHTETJE TË DEMOKRACISË (12.18.2013)
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË (12.17.2013)
EDI RAMA MOS LUAJ ME ZJARRIN - PENSIONISTËT PRESIN T’UA PAGUASH GJELIN E VITIT TË RI!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.17.2013)
PËRPLASJE RUMANI-BULLGARI PËR KUFIRIN DETARNga SHABAN MURATI (12.16.2013)
CAR DUSHANI VJEN NË SHKUP SI PAJË KALITROJE E PANSLLAVIZMIT NË BALLKANIN PERËNDIMORNga RAMIZ LUSHAJ (12.16.2013)
MANDELA - NJI LEGJENDË E PAQES DHE PAJTIMITNga SAMI REPISHTI (12.14.2013)
PËR NJË REPUBLIKË TË PESTË TË SHQIPËRISËNga ROMEO GURAKUQI, Universiteti Europian i Tiranës, Instituti i Historisë Bashkëkohore (12.13.2013)
FILMI 'WALESA - NJERIU I SHPRESËS' "Pa Zërin e Amerikës unë nuk do të isha njeriu që jam sot" (Lek Valesa)Nga FRANK SHKRELI (12.13.2013)
RUGOVËS I DOLI NË KRAH AKADEMIK MARK KRASNIQI SI SHENJTORI I GJALLË - RUGOVËS ADEM DEMAÇI T'I KËRKOJË NDJESË!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]