VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mahalla e muhaxherëveOSE NËPËR LABIRINTET E FRIKSHME TË INSTITUCIONEVE TË KOSOVËSNga GANI MEHMETAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 06:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Mahalla e muhaxherëve
OSE NËPËR LABIRINTET E FRIKSHME TË INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS
Nga GANI MEHMETAJ

E Djelë, 12.29.2013, 12:15pm (GMT+1)




   

"Si është Ibrahim Rugova" me pyeti polici serb me 1997 në Stacionin e Policisë në Lagjen e Muhaxhirëve, në Prishtinë. "Mos e keni gabim", ia prita, "punoj në Rilindje e jo në Presidencë"  "Jo, jo nuk gabohem unë",  m'u kthye me cinizëm ai. "Nesër në mëngjes ta dorëzosh pushkën!" M'i tregoi katër llojet e shkopinjve, me të cilët kishin nxjerr çdo gjë nga ata që në fillim e mohonin, me tha me buzëqeshje të pështirë. Nuk u paraqita as nesër, as kurrë. Shkova në Zvicër derisa u çlirua Kosova nga trupat e NATO-s.

Makthin ma kujtoi futja për herë të dytë në të njëjtin stacionin policor, këto ditë. Arsyeja ishte kjo:  Sekretari matrapaz i MKRS-së, Veton Firzi, kishte dërguar letër shpifëse kundër meje në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, kinse paskan nisë hetimet kundër meje dhe se hetuesi paska dyshime në dy dokumente. Askush nuk ma kujton më shumë policin serb të vitit 1997 se sa sekretari i MKRS-së Veton Firzi: arrogantë e primitivë si të ishin vëllezër.

Sipas udhëzimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, në stacionin që më kujton makthe, ia kërkova hetuesit ta pohojë apo ta mohojë këtë fjali të zyrtarit të MKRS-së.

"Kurrë nuk i kam thënë, as nuk i kam shkruar këtij farë Veton Ferizit asgjë", me tha hetuesi Bedri Abdullahu.  Dmth Veton Firzi gënjente, sikurse disa herë deri tash. Ia kërkova me shkrim përgënjeshtrimin. Por hetuesi refuzoi në mënyrë kategorike! Nuk e kuptova pse? Firzi e citon hetuesin, hetuesi thotë se gënjen Firzi, por nuk e përgënjeshtron. Ku ishte hilja? Ndërkaq, me këtë gënjeshtër të Firzit vonohej vendimi për kthimin tim në punë.

Ia thashë edhe dyshimin e organit të drejtësisë se ai është i instrumentalizuar. Këtë dyshim e kisha edhe unë. Ku e gjeti hetuesi B.Abdullahu dy ditë pasi Këshilli e anuloi për herë të dytë vendimin e MKRS-së, të vazhdoj kinse hetimin për Kosovafilmin? Po i njëjti hetues një muaj pasi Këshilli nxori vendim të më kthente në punë, nisi kinse hetimet kundër Kosovafilmit! Ishin edhe disa veprime e fjalë që i ndërruam në vazhdim ato që ma forcuan bindjen se B.A. punon sipas direktivave, duke e shkelur ligjin. Ai madje nisi të  vlerësonte e kualifikonte vendimet për të cilat s'kishte përgatitjen profesionale as nuk ia lejonte profesioni i hetuesit! Acarimet ishin të pashmangshme në mes nesh.  

Kur të përbaltin për hajdutëri ordinere?!!

Për hakmarrje më pyeti: si është puna e një teknike në Kosovafilm? Cinizmi ishte i njëjtë  më atë të policit serb: polici serb më kërkonte pushkë, polici shqiptar ma kërkonte kamerën e vjedhur të Kosovafilmit. Lukunia shpifëse e Ministrisë së Kulturës, me baltoste mua?!!! Pisllëku i shpifësve s'ka kufi. Ndërkaq, hetuesi pa asnjë distancim "hetonte" jam unë vjedhës ordiner apo jo!!!? Nuk iu përgjigja, sepse kisha frikë se do të dal jashtë kontrollit. E shikova me përbuzje. Hetuesi i instrumentalizuar e kishte më lehte të kërkonte raportin e policisë që ishte marrë me kamerën e vjedhur, por ai nuk donte ta mësonte të vërtetën, ai donte të më fyente, ai donte të më frikësonte, ai madje pas këmbënguljes sime për herë të dytë të ma lëshonte dëshminë, më kërcënoi se tash e prapa do të më thërriste në bisedë informative! ("Ma le mbi tavolinë numrin e telefonit e shko", me tha, hetuesi shqiptar me 2013! "Më trego ku mund të të gjejmë më lehtë e shko", me urdhëroi polici serb me 1997).

I tregova hetuesi se, sipas ligjit, as për dëshmitar nuk mund të më thërriste, pos nëse do me vetëdije ta shkelë ligjin.

Ia tregova rastin e policit serb drejtorit të hetuesit, sepse hetuesi s'kishte kohë për përralla. Iku nga zyra. Por mesazhin e kuptova, megjithëse askush nuk me pyeti për presidentin Rugova. Pyetja rrinte pezull në ajër nga ata që e kishin ndërsyer kundër meje shpifësin Firzi e kompaninë e tij të shpifësve në MKRS-së që nga fillimi i kurdisjeve të pista kundër meje. 

Gjurmëve të se drejtës sime, mora vesh se autorizimin për fillimin e hetimeve për projektin e Kosovafilmit (2002-2004) e kishte dhënë prokurorja Merrushe Llugiqi. Ia kërkova prokurores autorizimin, sikurse me udhëzuan në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës. Në  vend të më delte në ndihmë, u skandalizua: "Si guxon ta kërkosh atë dokument? Ajo  është çështje e brendshme e prokurorisë!". "Zonjë, me kanë thënë në Këshillin e Pavarur se ju keni obligim të ma jepni kopjen e autorizimit. Prokuroria nuk është Shërbim i Fshehtë, prandaj qytetari ka të drejtë ta dijë është nën hetime apo jo, zhvillohet procedurë penale kundër tij apo jo. Zyrtari shpifës i MKRS-së ju citon juve, prandaj ju duhet të deklaroheni". Por ajo u arsyetua se lënda më nuk është të ajo.

"Po si keni mundur të autorizoni hetimin për një lëndë e cila është vlerësuar para tetë vjetësh nga Auditori i Përgjithshëm që s'ka asnjë parregullsi, është e vjetruar, është me shpifje e kurdisje", e pyeta. Nuk pati përgjigje. 

Ndërkaq, ajo e kishte dhënë autorizim për nismën e hetimeve për lëndën  (2002-2004), e cila është paraqitur në prokurori me 2013, duke shpërfillur mijëra lëndë qe janë paraqitur  nga viti 2005-2012. Shihej fare qartë se për përbaltjen e personalitetit tim, prokurorja turr e vrap inicion hetime, ndërsa nuk i përfill lëndët që janë paraqitur në shtatë vjetët e  kaluara!!! Ndërhyrjet nga lartë, apo fishkëllimat e telefonatat e thekshme, ishin më të fuqishme se sa ligji dhe se sa përparësia e lëndëve të tjera.

Të mos keqkuptohemi: po të varej nga unë që nesër do të inicioja procedurat për zgjidhjen e kësaj lënde. Sepse projekti është në rregull, askush s'pati vërejte derisa nuk e kundërshtova lukuninë e MKRS-së.  Mirëpo, ata nuk duan ta zgjidhin lëndën, ata duan të më përbaltin, ata duan të më mbajnë pezull e në tension, sa herë që unë e ngre zërin për fatin e Kosovafilmit, të cilin po e shuajnë. Ata duan të me lënë pa punë. Prandaj gjithë ky konspiracion e terror kundër meje.

Kur Prokuroria punon me hatër e fishkëllima

Kam bërë kallëzim penal kundër sekretarit  të MKRS-së, Veton Firzi  për shpifje e shkelje të të drejtave të njeriut, por prokurori që e kishte kallëzimin penal me tha më  sinqeritet se ka lëndë të pazgjidhura nga viti 2005, prandaj logjikisht s'mund të prisja zgjidhjen e saj para shtatë-tetë vjetësh. Po në rastin kur duan të më njollosin mua si gjetën kohë e mundësi? Askush nuk me dha përgjigje. Kryeprokurorin e kërkova dy herë, por nuk pata fatin ta takojë.

Por një gjë duhet ta dinë: më fishkëllima e telefonatat të thekshme nuk bëhet drejtësia, nuk ndërtohen institucionet. Me shkeljen sistematike e cinike të dinjitetit të qytetarit, me përkrahjen që u bëjnë shpifjeve, ata po bëjnë institucione të urrejtshme e të frikshme për shtetasit të cilat i kanë ëndërruar ndryshe institucionet e shtetit të tyre.

Qytetari i Kosovës me taksat që i paguan, financon sekretarin arrogant e shpifës, e paguan hetuesin e instrumentalizuar që shpalos kot fare dosjet e pluhurosura , e paguan prokuroren që punon me hatër e ndërhyrje. Medet, si shpenzohet paraja e qytetarit. 

Prokurorja dhe hetuesi sikur ta kishin lexuar akuzën, do ta mësonin se veprojnë kundër ligjit, sepse është fjala për shpifje (auditori i përgjithshëm e ka vlerësuar lëndën pa të meta, lënda është e vjetruar, s'ka të bëjë fare me krime ekonomike, por për  kinse thyerje të rregullave të punës ). Por ata s'deshën t'ia dinë për këto gjëra. 

Kur dola nga hetuesia e prokuroria, ku isha tetë herë, ndërsa s'më ofruan asnjë mbrojtje nga shpifjet e kurdisjet, mu duk vetja si Jozef  K, personazhi i Franc Kafkës.  Që të mos përfundoj si Jozef K. do ta kërkojë mbështetjen e prokurorisë së EULEXI-it.

Prandaj ta kenë vath në vesh: Unë nuk e kam ndërmend ta braktisë Kosovën, s'kam atdhe rezervë.
GANI MEHMETAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MENDIME MBI BAZËN RUSE NË MAL TË ZINga SHABAN MURATI (12.29.2013)
NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËSNga SKËNDER  BUÇPAPAJ (12.29.2013)
PËRPLASJE TË REAJ RUMANI BULLGARI PËR KUFIRIN DETAR Nga SHABAN MURATI (12.29.2013)
JASHTË EUROPËS - PËR LIRINË, LIGJIN DHE DEMOKRACINË E DEFORMUARNga ROMEO GURAKUQI,Instituti i Historisë Bashkëkohore,Universiteti Europian i Tiranës (12.28.2013)
Triptik nga dita e djeshme mediatike tiranase: MALARJA - EDI RAMA TEK TOP STORY I SOKOL BALLËS - ZONJA E PARË ODETA NISHANI Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.28.2013)
BUKURIA E PËRBASHKIMIT TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS FRYMËZON QËNDRIMIN KOMBËTAR TË SHTETEVE SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ (12.28.2013)
QOSJA PËRSËRI GABON - ENVERI ISHTE HITLERNga ANDREA STEFANI (12.28.2013)
U NGUTËT TË NDERUAR KONGRESMENËNga FRANK SHKRELI (12.27.2013)
Triptik nga dita mediatike e djeshme në Tiranë - MALARJA -KM EDI RAMA I FTUAR TEK TOP STORY I SOKOL BALLËS - ZONJA E PARË ODETA NISHANI NGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.27.2013)
TI QYTETAR I BOTËS JE REFUGJAT Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]