E Hënë, 05.25.2020, 07:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
BUKURIA E PËRBASHKIMIT TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS E FRYMËZON QËNDRIMIN KOMBËTAR TË SHTETEVE SHQIPTARE
Nga ARTUR VREKAJ

E Djelë, 12.29.2013, 12:27pm (GMT+1)




Shqiptarët e Ballkanit edhe pse me dy shtete Shqiptare, me prani të OKB, EULEX, NATO në Kosovë dhe një monitorim Amerikano-Europian në Shqipëri nuk kanë arritur të marrin akoma mbështetjen e plotë të të gjithë Diasporës së Bashkuar me mundësitë që me të vërtetë mund të japin Shqiptarët e Amerikës të gjithë së bashku me biznesmenë, shoqata atdhetare e organizatat fetare.

Pse? Sepse nuk kemi një ende një bashkëkuvendim për një platformë kombëtare të përbashkët të të gjithë faktorëve të Mërgatës në Amerikë. Edhe sepse Shqipëria e ka harruar fare këto 23 vjet demokraci sikundër e luftoi dhe e përndoqi për 46 vjet me Hoxhën.

Kosova ka një qasje më të mirë me Draft-Strategji për Mërgatën dhe një program në vazhdimësi për të forcuar lidhjet Vëndlindje-Mërgatë jo vetëm në Europë por edhe duke e parë Mërgatën Shqiptare një e të pandarë me Shqiptarët e trojeve Shqiptare.

Rasti më i fundit këtë Dhjetor 2013 është projekti që u bashkëkuvendua nga Ministria e Diasporës së Kosovës për rrjetëzimin e bizneseve me pronësi të origjinës Shqiptare në Europë dhe Amerikë. Janë shembuj realë dhe frymëzues. Që Mërgata Shqiptare të investojë më mirë në çdo qytet Shqiptar të Shqipërisë Natyrale.

Ne në Amerikë rrojmë me orën e Shqipërisë Natyrale! Na vjen shumë keq për çka ndodh keq me Shqiptarët edhe kur fajin më shumë e kanë shtetarët Shqiptarë edhe kur e kanë fqinjët apo edhe faktori ndërkombëtar. Sepse edhe diplomacia Europiane nuk është e kulluar, apo edhe sepse ne Shqiptarët e sotëm nuk dimë të bëjmë diplomaci për Shqipëri e komb, sepse sillemi si provincialë si në Bruksel dhe New York apo Uashington ku përcaktohen fate të Shqiptarëve të Ballkanit.
Ndërkohë, në New York shoqatat e Dibrës më 20 Dhjetor 2013 i ftuan dhe bashkuan në protestë para Kombeve të Bashkuara drejtues dhe Shqiptarë veprimtarë të shoqatave më në zë të Shqiptarëve të Amerikës si të Dibrës, VATRA, AACL, Albanian Roots, Ana e Malit, Forumi për Demokraci etj, për ti bërë të qartë opinionit ndërkombëtar se po shkelen Konventa Ndërkombëtare për devijimin e rrjedhës së lumit Radika nga derdhja në Adriatik.

Fill pas kësaj në Shqipëri më datën 26 dhe 27 Dhjetor 2013 sipas të përditshmeve Panorama, Dita dhe Tema deputeti Bogdani nxori një material sekret nga mbledhja e komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me kërkesën e Maqedonisë dhe Greqisë e devijimit të lumenjve Radikë dhe Vjosë nga shtetet fqinje?! Duke mos cekur rëndësinë e sekretit, u pa se sekreti kishte dalë për këtë projekt anti-Shqiptar që disa javë më parë, sepse në rrjetet sociale Shqiptarët e Amerikës ndjeheshin të shqetësuar për fatin e vëndlindjes së tyre, (Dibrës).

Protesta e Mërgatës në New York për këtë qëllim e dha efektin e saj edhe si një thirrje për qeveritë Shqiptare apo Shqiptarët shtetformues në Maqedoni që të mos lëshojnë pe në dëm të interesave kombëtare.

Por, nga ana tjetër është edhe mbështetje e pastër për shtetarët Shqiptarët lokalë apo qëndrorë të Shkupit dhe Dibrës.
Si ka mundësi që media Shqiptare në Tiranë nuk e vë në dijeni publikun Shqiptar për çdo të mirë që manifeston apo prosteston Mërgata Shqiptaro-Amerikane? Ku është misioni kombëtar i medies?

Apo ju duken pak TV-ve apo gazetave të financuara nga pushteti i Tiranës veprimtaritë përfaqësuese të Mërgatës në Amerikë? Pra, çalon dhe shumë bile promovimi i Mërgatës. Herë-herë biem në siklet se më shumë vlerësohet nga klasa politike e Tiranës klientela e biznesit në Amerikë se sa ndonjë shoqatë atdhetare që nuk ta mbush shumë synë se nuk ka emër në Shqipëri. Sepse mirëorganizimi dhe përbashkimi me bashkëkuvendim apo veprimtari të përbashkëta të Mërgatës e rrit frymëzimin për një qëndrim të pastër kombëtar të shteteve Shqiptare.

Ne e shohim mbështetjen me media dhe njëherësh vetëveprimin si një lloj fryti të bashkëkuvendimit të përditshëm, të hapur e të lirë midis Mërgatës së Amerikës dhe Shqiptarëve kudo.

Disa syresh mund të thonë që Shqiptarët e Ballkanit kanë dy shtete tani e më ndryshe duket sensibilizimi për bashkëpunim. Unë prapë them se nuk  e ka në axhendë Shqipëria Mërgatën e Shqiptarëve të Amerikës. Herë-herë zë vënd folklorizmi dhe ahengu në Amerikë ku janë të pranishëm dhe shtetarët Shqiptarë si mundësi promovimi e përfitimi personal të tyre. Por, po u ftoh kombëtarizmi Shqiptar në Amerikë prej asimilimit e keqdrejtimit a mosprogramimit të një platforme programore të përbashkët edhe ndihma morale dhe diplomatike e Mërgatës Shqiptare për vëndlindjen do të jetë e pakët dhe e vakët.

Historikisht Mërgata ka bërë më shumë për Shqipërinë edhe ka patur hallet e saj bashkuese e ndarëse, që kur hyri Zogu e Hoxha në pushtet.

Por nuk duhet të harrojmë se Amerika e merr në konsideratë mendimin dhe vetëveprimin e Shqiptarëve të Amerikës për fatet e kombit Shqiptar. Dhe kjo nuk do fakte. Por ajo që shohim në realitet se çfarë ndodh me Mërgatën dhe me vëndlindjen duken gati-gati po njëlloj.

Ka më shumë vendnumëro dhe përgjumje kur bie fjala për të rizgjuar fuqinë e përbashkimit të Mërgatës në Amerikë. Kjo do të ndodhë kur vetë Mërgata e Amerikës të ulet këmbëkryq me të gjithë faktorët e saj aktivë, individë apo organizata kombëtarë dhe fetare e të sjellë në skenën e së ardhmes Kuvendin e parë të Shqiptarëve të Amerikës për të përcaktuar qartë prioritetet e këtij shekulli për fuqizimin e saj dhe të Identitetit Kombëtar.

Sepse do të frymëzojmë më shumë një ardhmëri më të kthjellët për fatin e përbashkuar të kombit Shqiptar që i kërcënohen me ligj e presion policor simbolet në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Nëse duam që me të vërtetë të jemi në krah të Shqiptarëve të Ballkanit me aksion të plotë kombëtar, bashkëkuvendues e bashkëveprues duhet të reflektojmë të gjithë njeherësh në New York, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QOSJA PËRSËRI GABON, ENVERI ISHTE HITLERNga ANDREA STEFANI (12.29.2013)
U NGUTËT, TË NDERUAR KONGRESMENËNga FRANK SHKRELI (12.29.2013)
Mahalla e muhaxherëveOSE NËPËR LABIRINTET E FRIKSHME TË INSTITUCIONEVE TË KOSOVËSNga GANI MEHMETAJ (12.29.2013)
MENDIME MBI BAZËN RUSE NË MAL TË ZINga SHABAN MURATI (12.29.2013)
NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËSNga SKËNDER  BUÇPAPAJ (12.29.2013)
PËRPLASJE TË REAJ RUMANI BULLGARI PËR KUFIRIN DETAR Nga SHABAN MURATI (12.29.2013)
JASHTË EUROPËS - PËR LIRINË, LIGJIN DHE DEMOKRACINË E DEFORMUARNga ROMEO GURAKUQI,Instituti i Historisë Bashkëkohore,Universiteti Europian i Tiranës (12.28.2013)
Triptik nga dita e djeshme mediatike tiranase: MALARJA - EDI RAMA TEK TOP STORY I SOKOL BALLËS - ZONJA E PARË ODETA NISHANI Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.28.2013)
BUKURIA E PËRBASHKIMIT TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS FRYMËZON QËNDRIMIN KOMBËTAR TË SHTETEVE SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ (12.28.2013)
QOSJA PËRSËRI GABON - ENVERI ISHTE HITLERNga ANDREA STEFANI (12.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2020  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]