VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 01.02.2014, 11:19am (GMT1)


Mbrojtësit e tezës se Hashim Thaçi e meriton Çmimin Nobel për Paqe kinse harrojnë se kryeministri aktual i Kosovës mund ta marrë këtë çmim vetëm nëse e marrin edhe Ivica Daçiç, kryeministër i Serbisë dhe Katerinë Eshton, shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Unë nuk dua të trajtoj nëse Thaçi i vetëm apo treshja e tërë, e meritojnë ose jo Çmimin Nobel për Paqe. Vetëm dua të mbështes deklaratën e kryeministrit të Kosovës se "Çmimin Nobel nuk e meritoj unë, por qytetarët e Kosovës", natyrisht, duke u përpjekur ta nxjerr këtë deklaratë nga amballazhi i politesës, shqip - i mirësjelljes -, së rastit.

Saktësoj - në fakt, vërtet Çmimin Nobel për Paqe e meriton populli shqiptar i Kosovës, i cili përbën edhe shumicën absolute të qytetarëve të Republikës së Kosovës, diku mbi 95% të tyre.

Pa shkuar më larg në shekuj, në të vërtetë, në gjithë historinë moderne, populli shqiptar i Kosovës jo vetëm nuk i reshti përpjekjet për liri kombëtare, por gjithnjë ia ka dhënë shansin e nevojshëm paqes, mirëkuptimit, bashkëjetesës mes vendeve dhe kombeve të rajonit.

Dihet se Kosova, prej vitit 1878, ia dha absolutisht tonin lëvizjes kombëtare shqiptare për liri dhe pavarësi. Dihet se padrejtësia ndaj saj, shkëputja nga Shqipëria dhe lënia nën pushtimin e Serbisë, u bë shkak themelor i tronditjeve të panumërta tektonike në rajon, çka nuk e ka lënë të qetë as kontinentin, as krejt këtë anë të botës të quajtur Perëndim.
Edhe në fund të Shekullit XX, Kosova ishte e para që e dha qartë sinjalin e shpërbërjes së Jugosllavisë, ishte e vetmja që, deri në fund, deri në vitin 1998, ia dha një shans të madh paqes. Ishin vërtet rrethanat e veçanta, ato që ndikuan në vendimin e Kosovës për të mos u përfshirë në luftërat e ish Jugosllavisë, ishte vërtet imponimi nga ana e makinerisë millosheviçiane, faktori që e detyroi të përfshihej në luftë, por, mbi të gjitha, Kosova u përfshi në luftë e fundit vetëm sepse donte t'ia jepte një shans ndërgjegjes së Evropës, ndërgjegjes së Perëndimit, ndërgjegjes së bashkësisë ndërkombëtare.
Edhe gjatë luftës së viteve 1998-1999 Kosova, krejt ndryshe nga Serbia, ishte absolutisht bashkëpunuese me faktorët vendimmarrës botërorë, në radhë të parë me Bashkimin Evropian, NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e mbajtur gjithnjë të fortë dimensionin e paqes. Paqja në Kosovë dështoi gjatë gjithë këtyre viteve, edhe sot e kësaj dite, sepse bashkësia ndërkombëtare dështoi në imponimet e saj ndaj Serbisë.

Sakrificën sublime për lirinë, për paqen, për Kosovën e pavarur sovrane dhe demokratike perëndimore, në vitet 1998-1999, e bëri pikërisht qytetari i thjeshtë shqiptar i Kosovës, e bëri pikërisht familja e thjeshtë shqiptare e Kosovës, e bëri pikërisht popullsia civile shqiptare e Kosovës, pikërisht në emër të së cilës u ngrit në këmbë, në mbrojtje të saj, Presidenti Bill Klinton, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO.

Popullsia e pafajshme, e paarmatosur, e pambrojtur ishte viktima më e madhe e tërbimit të makinerisë millosheviçiane të luftës. Një milion shqiptarë të Kosovës u dëbuan me dhunë nga vendi i tyre. Qindra mijëra të tjerë u detyruan të strehohen nëpër pyjet e Kosovës. Mijëra viktima civile mbushën varrezat masive të cilat Serbia i ndërtoi anembanë Kosovës dhe anembanë Serbisë. Rreth dy mijëve prej tyre as sot e kësaj dite nuk iu janë gjetur eshtrat.

Procesi i pasluftës në Kosovë ka ecur në mënyrë tejet të ngadaltë, në mënyrë tejet kundërthënëse. Vuajtjet e këtij procesi kanë rënë tërësisht mbi popullin shqiptar të Kosovës. Për hir të realizimit të shtetit të vet të pavarur e sovran, demokratik perëndimor, populli shqiptar i Kosovës, me vetëdijë, i ka duruar të gjitha këto vuajtje. Prandaj asnjë kolektivitet tjetër nuk mund ta meritojë më shumë se populli shqiptar i Kosovës dhënien e Çmimit Nobel për Paqe.

Lexuesi, pra, e ka kuptuar se burim i kësaj teme është lajmi i dhënë më 23 dhjetor, i komentuar jo pak gjatë këtyre ditëve, sipas të cilit një grup ligjvenësish amerikanë emëruan kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, si dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton si kandidatë për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.

Ligjevënësit Eliot Engel dhe Robert Aderholt, si bashkëkryetarë të grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin Amerikan, si dhe ligjvënësit Ted Poe dhe Emanuel Cleaver, bashkëkryetarë të grupit të çështjeve serbe, në njoftimin e përbashkët thonin se tre zyrtarët duhen nderuar me çmimin Nobel për rolin e tyre kritik për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Marrëveshja e prillit e këtij viti, mes dy kryeministrave, sipas tyre, shënon një pikë-kthese dramatike për Serbinë dhe Kosovën dhe për gjithë rajonin e trazuar të Ballkanit.

Mediat sqaronin se "emërimet për çmimin Nobel mund të bëhen nga çdo individ ose organizatë e pranueshme për komitetin Nobel, ku përfshihen edhe ligjvenësit. Komisioni prej 5 anëtarësh që përzgjedh fituesin emërohet nga parlamenti norvegjez. Afati i emërimit është deri në muajin shkurt dhe fituesit shpallen në tetor."

Në mjediset shqiptare është ngulmuar kryesisht se çmimin e meriton Thaçi dhe jo Daçiçi, në ato serbe është ngulmuar se e meriton Daçiçi dhe nuk e meriton Thaçi.

Kolegu shqiptaroamerikan Frank Shkreli, në shkrimin e tij të atyre ditëve "U ngutët, të nderuar kongresmenë, duke iu referuar edhe analistëve të tjerë të shumë, reagonte ndër të tjera: "rekomandimi i këtij grupi kongresmenësh për të emëruar si kandidat për Çmimin Nobel për paqë, kryeministrin serb, më duket si një masë e ngutëshme dhe e pa menduar mirë.  Janë mbajtur bisedime dhe janë nënshkruar marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.   Por sipas analistëve në realitet, shumë pak ose hiç gjë nuk është arritur midis dy shteteve. Vazhdon "status quo ante" në marrëdhënjet midis Kosovës dhe Serbisë. Për faktin se Serbia as që nuk e njeh shtetin e Kosovës si të tillë dhe si rrjedhim nuk mban ndonjë përgjegjësi për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara me një ''shtet'' që ajo nuk e njeh, as de jure as de facto.  Për më tepër analistët thonë se deri tani, në bazë të këtyre marrveshjeve, Kosova jo vetëm nuk ka fituar asgjë, por edhe arritjet që mund të dalin nga këto marrveshje, për normalizimin e marrëdhënjeve midis dy palëve -- mbeten për t'u parë. E vërteta është se nga këto marrveshje të deritanishme ka përfituar vetëm Serbia, në rrugën e saj drejtë integrimit europian. Qëllimi i BE-ës është që marrëdhënjet midis Serbisë dhe Kosovës të "normalizohen", por Beogradit nuk i kërkohet si kusht njohja diplomatike e shtetit të Kosovës.  Kaq e tha edhe shefi i Zyrës së BE-së në Beograd, Majkël Davenport për gazetën serbe Novosti. Ai theksoi se "Njëra nga fushat kryesore është respektimi i marrëveshjes Beograd-Prishtinë dhe angazhimi se nuk do të bllokojnë njëra-tjetrën për në BE".  Me fjalë të tjera, Kosova angazhohet që të mbyllë gojën dhe të mos pengojë antarësimin e Serbisë në BE, ndërsa Serbisë as nuk i kërkohet si kusht antarësimi, njohja e shtetit të Kosovës. Për më tepër, e drejtë ose jo, thuhet se në bazë të këtyre marrëveshjeve, Kosova po kantonizohet dhe se po krijohet një "srpska" në Kosovë, sipas modelit të Bosnjës dhe se komunitetit të vogël serb në Kosovë po i bëhen lëshime të papara dhe po i akordohen privilegje që nuk i gëzon asnjë pakicë tjetër etnike në Europë."

Thjesht, pra, është një proces pa ndonjë rezultat konkret pozitiv dhe ende pa ndonjë perspektivë të qartë pozitive.

Në reagimin e tij të nesërmen kryeministri Hashim Thaçi thotë se është ndier shumë mirë kur ka mësuar se është nominuar për çmimin "Nobel" për Paqe nga Kongresmenët Amerikan dhe ka pohuar se ky çmim nuk i takon veç atij, por mësuesve, mjekëve dhe krejt qytetarëve të Kosovës të cilët i quan heronj. Dhe unë pikërisht këtë qëndrim të Thaçit e mbështes. Çmimin Nobel për Paqe e meriton populli shqiptar i Kosovës.

Në historinë e dhënies së Çmimeve Nobel për Paqe ka kryesisht emra individësh të shquar, por ka edhe emra organizatash dhe institucionesh, pra emra kolektivitetesh, të cilët e kanë marrë këtë çmim. Dhënia e këtij çmimi, më shumë se e çdo tjetri, e inkurajon dukurinë përkatëse, pra e inkurajon paqen, sidomos atje ku ajo ndjehet e pasigurt. Në rastin konkret, ky çmim do t'i inkurajonte të gjithë ata popuj që, duke mos kursyer asgjë për lirinë kombëtare, nuk reshtin së dhëni paqes një shans.

Kur e shtroj këtë tezë, jam i sigurtë se instancat e ndryshme tek ne, në kontinent apo kudo në Perëndim, do të gjenin mënyrën e duhur për ta argumentuar simbolikën e re që do të merrte, sidomos në aspektin e zgjerimit të konceptit dhe të përmbajtjes, Çmimi Nobel për Paqe.




©

NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER  BUÇPAPAJ

E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.02.2013, 08:58am


 TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.17.2013, 10:10am

BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am

COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 09.15.2013, 09:50am

Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am


TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am

'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©


SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.