E Martë, 08.04.2020, 12:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MEMORIALE PËR TË VRARËT E VITIT TRAGJIK 1914!
Nga SHABAN MURATI

E Hënë, 01.06.2014, 10:59am (GMT+1)


Viti që sapo nisi, është viti i 100-vjetorit të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Në shumë vende janë planifikuar aktivitete politike, propagandistike, shkencore, përkujtimore, me rastin e këtij 100-vjetori dhe natyrisht, çdo shtet pjesëmarrës apo viktimë e asaj lufte të përbotshme, do ta përkujtojë në prizmin e nderimit për sakrificat dhe të nevojës së mbajtjes gjallë të memories historike. Në këtë kuadër vlen të diskutohet se çfarë mund të bëjë dhe çfarë ka nevojë të përkujtojë Shqipëria. Shqipëria, e cila me gjithë kursin e drejtë të neutralitetit në politikën e jashtme, që kishte shpallur qeveria e Ismail Qemalit, u shkel dhe u dhunua nga ushtritë e shteteve fqinje, qysh në luftërat ballkanike, që i paraprinë luftës botërore, ashtu dhe gjatë viteve të luftës së parë të përbotshme.

1914-ta është një nga vitet më tragjike të historisë së shtetit të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Është viti kur ambiciet e aneksimit të trojeve shqiptare nga Serbia dhe Greqia u shndërruan në një strategji të asgjësimit fizik të popullit shqiptar në trojet, që ishin zaptuar nga ushtritë e të dyja shteteve fqinje. 100 vjet më pas konstatojmë me keqardhje se kujtesa historike e shtetit dhe e kombit ka shumë gropa, të cilat po transmetohen nga brezi në brez në formën e gjymtimit të të vërtetave historike. Shqipëria ka nevojë në këtë 100-vjetor që të ndërmarrë nismën e kujtesës historike për të materializuar atë sakrificë të jashtëzakonshme njerëzore dhe atë faturë të madhe gjaku të pafajshëm, që ka paguar populli ynë në fillim të shekullit të kaluar. Kjo mund dhe duhet të materializohet në radhë të parë me ngritjen e memorialeve në kujtim të atyre mijëra të vrarëve në fshatrat shqiptare të jugut nga bandat e andartëve grekë dhe nga forcat e ushtrisë greke në vitin 1914. Kujtesa dhe folklori popullor i ka ende të freskëta tragjeditë e djegieve dhe të masakrave në fshatrat e Përmetit, Tepelenës, Kolonjës, Skraparit, Korçës etj., por ajo duhet të marrë formën e respektit dhe të kujtimit shtetëror. Ndaj është e drejtë dhe një borxh historik e moral që të ngrihen memoriale në çdo fshat dhe në çdo udhëkryq, ku janë kryer masakrat kundër grave, fëmijëve, pleqve dhe burrave shqiptarë.

Ky akt duhet parë si një detyrim historik i shtetit dhe i brezave të sotëm të popullit tonë. Kjo ka të bëjë me ruajtjen dhe me vazhdimësinë e memories historike dhe shtetërore, për të njohur të vërtetat e historisë sonë tragjike dhe për t’i transmetuar si amanete të identitetit, të sovranitetit dhe të integritetit kombëtar të Shqipërisë. Sepse ata që u vranë në vitin 1914 nga bandat e andartëve grekë dhe nga forcat e ushtrisë greke, nuk u vranë rastësisht dhe as vetëm për grabitje. Ata u vranë, 1- sepse ishin shqiptarë, 2- sepse ishin banorë dhe pronarë të atyre fshatrave dhe trojeve, 3- sepse ishin dëshmitarë të autoktonisë së trojeve dhe të popullit shqiptar në ato vise. Historia dhe shteti duhet të respektojnë dhimbjen, tragjedinë dhe sakrificën e atyre të vrarëve, që ishin piramida të autoktonisë shqiptare. Është një minimum, që ata të respektohen në këtë 100-vjetor, duke ngritur memoriale në të gjitha fshatrat dhe udhëkryqet, ku kanë ndodhur masakrat e përbindshme të atyre viteve. Investimi financiar për ta realizuar këtë është shumë modest dhe mund të përballohet nga vetë bashkitë dhe komunat, por ai kërkon investim të lartë vullneti shtetformues dhe morali patriotik.

Sepse kanë kaluar 100 vjet dhe heshtja e harrimi mund të mbulojë shumë të vërteta dhe gropat e memories sonë do të përpiqen t’i mbushin institucionet apo pasardhësit e atyre, që i ndërmorën ato masakra. Nëse shteti dhe kombi e dënojnë historinë e vet me heshtje dhe harrim, kjo do të thotë që në një mënyrë apo tjetër të jenë pajtuar në heshtje me atë, që u ka ndodhur mijëra viktimave të pafajshme shqiptare. Sepse është ulëritës deri në dhimbje realiteti që Jugu i Shqipërisë po mbushet gjithandej me varrezat e ushtarëve grekë dhe mungojnë memorialet për të vrarët shqiptarë të masakrave të vitit 1914. Sepse është në regjistrin kombëtar të turpit të diplomacisë shqiptare marrëveshja e nënshkruar në vitin 2008 mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë në gjithë harkun gjeografik të Shqipërisë së Jugut. Nuk mund të mos lindë pyetja se si drejtuesit e diplomacisë, që zhvilluan bisedimet dhe firmosën marrëveshjen e varrezave, nuk u kujtuan të zbatojnë parimin e reciprocitetit dhe t’i kërkonin qeverisë greke memoriale për qindra e mijëra shqiptarët çamë, të masakruar dhe të dëbuar nga forcat e ushtrisë dhe të policisë greke pas Luftës së Dytë Botërore. Sepse humanizmi dhe respekti ndaj të vrarëve është reciprok në diplomaci dhe në marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkombëtare. Nuk po shtyhemi më tutje e të bëjmë pyetjen se si nuk u kujtuan ata drejtues të diplomacisë shqiptare, që zhvilluan bisedimet dhe firmosën marrëveshjen e varrezave, se ushtarët grekë, që hynë pa u ftuar dhe u vranë në tokën shqiptare, kishin ardhur si pushtues dhe jo si çlirimtarë për shqiptarët, por për planet e tyre të aneksimit të Shqipërisë së Jugut.

Në kohën që tokat shqiptare në jug të vendit janë mbushur me varreza, të shtuara edhe me kockat e shqiptarëve, memorialet e të vrarëve shqiptarë nga masakrat greke të vitit 1914, mungojnë. Dhe mund të ndodhë paradoksi, që eshtrat e shqiptarëve, të masakruar në vitin 1914, t’i shesë dikush për eshtra të ushtarëve grekë dhe të pretendojë varreza të reja greke.

Unë nuk e di nëse ka shtet tjetër në botë, ku pushtuesit kanë imponuar të mbahet heshtje dhe harrim për krimet dhe masakrat, që ata kanë kryer në territorin e atij shteti. Sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe, që e kanë dënuar me heshtje në histori emrin e priftit të shquar dhe patriotit e madh shqiptar, Kosta Tomori, nga Leusa e Përmetit, i cili që në vitin 1917 botoi në SHBA librin “Barbaritë greke në Shqipëri. Kujtime historike. 1913-1914”. Është shkruar dhe botuar në kulmin e Luftës së Parë Botërore, kur shteti shqiptar nuk ekzistonte realisht dhe kur gjithçka ishte në zjarr. Por dëshmitari i gjallë i masakrave greke në jug të Shqipërisë, e kuptoi detyrën historike të përcjelljes së të vërtetës dhe Kosta Tomori e shkroi në vlagën e ngjarjeve. Është i pari libër i shkruar nga një autor shqiptar, i cili duhet të zërë një vend të veçantë dhe i bën nder historiografisë shqiptare dhe shqiptarizmit.

Nëse do të bëhej një anketë se kush e njeh Kosta Tomorin, rezultati do të shënonte një katastrofë të kujtesës kombëtare. Ky kalorës i madh i ortodoksizmit dhe i patriotizmit shqiptar nuk figuron në listën e protokollit zyrtar të atdhetarëve. Ai patriot i pashoq dhe historian i madh meriton që të ketë një bust në mes të Përmetit. Meriton që një rrugë dhe një shkollë në Përmet, Tepelenë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Korçë dhe në Tiranë, të mbajnë emrin e tij të nderuar. Libri i tij monumental i kujtimeve historike meriton të mësohet në shkollat shqiptare. Kosta Tomori meriton të dekorohet nga Presidenti i Republikës në këtë 100-vjetor.

Nëse dënohen me harrim patriotët, do të nxitohen që ta zënë vendin e tyre ata, që e shitën dhe e masakruan këtë vend dhe këtë popull. Sepse po të ishte mbajtur e gjallë kujtesa kombëtare, nuk do të guxonin sot pinjollët e fandaksur të andartëve grekë, të tentonin të ngrinin buste apo t’u vinin rrugëve dhe shesheve në fshatrat shqiptare të jugut emrat e banditëve të mëdhenj antishqiptarë të vitit 1914, si Spiro Milo e Kristaq Zografo. Është e hidhur të lexosh, që edhe në ndonjë memorial të ngritur në një fshat të njohur të jugut të Shqipërisë, ku në 1914-ën janë kryer masakra të tmerrshme, shkruhet se 217 vetë janë vrarë nga bandat shoviniste, pa thënë me emër se kush ishin shovinistët. Dhe shovinistët nuk ishin nga hëna, por ishin gjitonët.

Nëse dikush mund të përpiqet të justifikojë harrimin shtetëror të seksionit tragjik shqiptar të vitit 1914 me të ashtuquajturat ekuilibra diplomatikë, ky do të ishte një pretekst e justifikim prej mjeranësh dhe të nënshtruarish. Ndaj është mirë të ndiqen modelet europiane. Kushdo, që ka vizituar kampet naziste të përqendrimit në Aushvic, Dakau apo Bukenvald, ka parë se edhe 70 vjet më pas memorialet e të vrarëve e kanë të përcaktuar qartë origjinën dhe shtetësinë e masakratorëve. Dhe kjo gjë nuk ka cenuar as marrëdhëniet e Gjermanisë me shtetet e tjera europiane, nga ishin të vrarët, dhe as marrëdhëniet e Gjermanisë me Izraelin. Historia është histori dhe ajo mbahet e gjallë dhe e pashuar, që fenomenet e rënda të saj të mos përsëriten. Siç e thotë dhe vetë prifti i shquar ortodoks Kosta Tomori në parathënie, me anën e këtij libri “nuk desha të shtoj armiqësinë mes shqiptarëve dhe grekëve, se këto mjerime do t’u duken si ëndrra, si përralla, po janë të vërteta edhe më të shumta sesa kam shkruar”.

Ndaj 1914-ta, si viti i fillimit të Luftës së Parë Botërore, sugjeron në 100-vjetorin e vet që shteti dhe populli shqiptar të organizojnë ngritjen e memorialeve të kujtesës historike. Sepse kush harron, është gjithmonë më i ekspozuar ndaj kërcënimeve sesa ata që me realizëm respektojnë të kaluarën, për të pasur më të sigurt të ardhmen e fëmijëve dhe të brezave që vijnë.

SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT E SELANIKUT NË SHEKUJT XVIII-XXEsé nga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA SHBA (01.05.2014)
NJË PERANDORI VDES NGADALËNga JOHN LLOYD, Reuters (01.04.2014)
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQENga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.02.2014)
GËZUAR VITI I RI 2014Nga FRANK SHKRELI (12.31.2013)
Urimet ma të mira për Vitin e Ri 2014!KLASA E RE E EMIGRACIONIT KA AFTËSINË, DËSHIRËN DHE GATISHMËNINË ME NDIHMUE ATDHEUNNga SAMI REPISHTI (12.30.2013)
SHQIPËRIA JASHTË EUROPËS, PËR LIRINË, LIGJIN DHE DEMOKRACINË E DEFORMUARNga ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore, Universiteti Europian i Tiranës (12.29.2013)
MALARJA, KRYEMINISTRI EDI RAMA I FTUAR TEK EMISIONI TOP STORY I SOKOL BALLËS, ZONJA E PARË ODETA NISHANINga ELIDA BUÇPAPAJ (12.29.2013)
BUKURIA E PËRBASHKIMIT TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS E FRYMËZON QËNDRIMIN KOMBËTAR TË SHTETEVE SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ (12.29.2013)
QOSJA PËRSËRI GABON, ENVERI ISHTE HITLERNga ANDREA STEFANI (12.29.2013)
U NGUTËT, TË NDERUAR KONGRESMENËNga FRANK SHKRELI (12.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]