VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MESAZH PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE TË AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MESAZH PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS
Nga ARTUR VREKAJ

E Shtunë, 01.11.2014, 08:45pm (GMT+1)



Mbledhja e dy qeverive Shqiptare më 11 Janar 2014 duhet parë si një mesazh i fortë kombëtar sot për sot për bashkimin ekonomik dhe kulturor të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe kujdesin për Shqiptarët e Malit të Zi, Preshevës dhe Maqedonisë.
Zërave se dy qeveritë Shqiptare u këputën në mes me 100 mijë Euro për maternitetin e Preshevës unë u përgjigjem se nuk duhet parë nga sasia e lekëve apo nga fotografia e bukur, por nga mesazhi i bashkimit për paqe e harmoni  në rajon që i dërgon Shqipëria dhe Kosova  në Bruksel dhe Uashington si dhe në qeveritë fqinje, në territorin e të cilave kanë trojet dhe banojnë Shqiptarët.

U lodhëm duke parë çfarë bën faktori ndërkombëtar me ne, me politikën Shqiptare të ditës, që ka edhe gabime, sepse ne Shqiptarët e Ballkanit jemi shoqëri në zhvillim e përbashkim. Nuk bëhemi kollaj bashkë. Tani sikur mori udhë. Kështu qoftë!
100 vjet më parë faktori ndërkombëtar na ndau në copa-copa. 100 vjet më parë, Greku i Parë na masakroi në Çamëri dhe në Shqipërinë e Jugut  me tmerre çnjerëzore që vetëm Shqiptarët e Kosovës mund ti kenë ende të freskëta nga ç'bëri dhe Serbia në fund shekullin që shkoi aq sa edhe Jezus Krishti nuk i ka kaluar këto tortura nën kryq e me kryq.

Po çfarë po ndodh me Ramën dhe Thaçin?

Nuk kanë rrugë tjetër. Ose të plaken si kombëtarë, ose të plaken si poltikanë të dështuar të rradhës.

Ata nuk besoj se do derdhin miliona dollarë në Amerikë për agjensitë lobiste private për të rregulluar biografitë e tyre në vijim. Ata kanë një fat të madh se Amerika na do si popull dhe si komb dhe nuk kanë shumë nevojë të harxhohen me kohë e para në Uashington.

Po faktori ndërkombëtar çfarë kërkon nga Shqiptarët e Ballkanit? Paqe, harmoni ndër vete në radhë të parë, ndër Shqiptarët! Boll u faktorizuam poltikisht, aq sa kemi dhe parti politike në Amerikë.

Boll e kemi Diasporën të ndarë nga bindjet dhe nga shoqatllëku duke krijuar secili një bajrak më vete.

Po përse jemi faktorizuar politikisht deh atdhetarisht ne Shqiptarët në Ballkan dhe Diasporë? Sepse kemi patur qeveri makute që kanë patur në praktikë qeverisje vetëm korrupsionin! Por edhe kanë bërë pazare në dëm të Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk do fakte kjo gjë.

Vetëm Nano bëri burg për shpërdorim detyre. Po të tjerëve nuk u është futur gjëmbi në këmbë edhe pse i kemi parë të tundin flamurin e duarve të pastra si kryeministra, ministra apo kryetarë vendorë.

Boll është luftuar edhe Diaspora nga Shqipëria për 50 vjet rresht!

Por, sikur po kthjellet edhe mendësia në Diasporë, sepse nisma e bashkimit të Shqiptarëve më 1912-ën u bë realitet dhe parapriu Shpalljen e Pavarësisë së Amerikës. Dhe boll po mburremi me këtë pa bërë ndonjë projekt përbashkimi në Amerikë.

Nuk qe vetëm VATRA, por edhe Kristo Dako dhe Kostë Çekrezi me Shqipërinë e lirë që kundërshtuan copëtimin e Shqipërisë deri në vitin 1942 kur me të vërtetë ishte akoma në axhendën Greke sa u ligjërua edhe me ligj lufte. Dhe ka patur një rivalitet të fortë përgjatë zhvillimeve të luftës së Dytë Botërore këtu në Worcester,Massachusetts kur vepronte si dega e Vatrës dhe shoqata Shqipëria e Lirë në luftë frontale me shoqatën e Vorio-Epiriotëve Grekë që donin të mbanin gjallë fantazmën e Vorio-Epirit.

Dhe pastaj vjen radha e DioGuardit që më shumë e mbështeti biznesi i Shqiptarëve të Kosovës në Amerikë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Po sot? Në Amerikë flenë gjumë. Një pjesë e madhe sidomos në New York apo Michigan akoma i bien daulles se në Shqipëri kanë fituar ish-komunistët. E paraprinë me një thirrje të VATRA para 23 Qershorit se duheshin votuar forcat demokratike?! Por ne në Amerikë nuk duhet kurrsesi të bëhemi viktimë e politikës së ditës. Jo! Feja jonë është Shqiptaria.
Dhe nuk mund të fshihemi më pas emrit të Nolit dhe Konicës.

Ka ndryshuar rrjedha e nismës përbashkuese pas 102 vjetësh shtet në Shqipëri.Pra, në fakt nismën e bashkimit kombëtar sot e ka në dorë Tirana si shteti amë jo se në pushtet është Rama. Këtë bindje kam patur edhe më parë kur i drejtohesha Zotit Alfred Moisiu apo zotit Rama të kemi një ministri Diaspore në Tiranë. Po kujt ti thuash tjetër?

Po Shqiptarët e Amerikës? Heshtin kur bie fjala për një Kuvend të Shqiptarëve të Amerikës. Sepse u duket sikur do humbasin pronat në shoqata. Ja këta jemi. Të dobët për tu bashkuar. Të na rrojnë fotot që bëjnë xhiron e botës se dalim bukur edhe me gotë në dorë.

Lëre pastaj kur dalim me kongresmanin Engel që propozon për Nobelin e Paqes edhe kur Serbia nuk e njeh genocidin në Kosovë!

Tani do presim orën kur qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës të na thonë mbledhja tjetër do jetë me Shqiptarët e Amerikës. Po mbledhje me strategji kombëtare ama, jo darkë lobiste me klientelë.

Sepse ne në Amerikë nuk jemi të zotë ta bëjmë. E kemi provuar më 2006-ën dhe nuk u bë, e kemi në program me disa veprimtarë në vijimësi, por në New York heshtin. Edhe pse ka disa reagime atje në New York po të duan bëjnë çudira po nuk kanë vizion për ti bashkuar Shqiptarët e Amerikës!Por sot për sot as që nuk duan!

Ndaj Bashkimi i Shqiptarëve të Amerikës pritet nga Tirana dhe Prishtina! Deri sa ta kuptojmë se mesazhi i mbledhjes së Prizrenit si të vërtetë! Sepse ka vënd edhe për Diasporën në Prizren!

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT JANË NJË NË TROJET E VETANga FRANK SHKRELI (01.09.2014)
ROLI I FESË NË POLITIKËNga FRANK SHKRELI (01.08.2014)
RD - NJË LOJË E PARDESYBARDHËVE DHE ISH MEGAFONËVE TË REGJIMIT TOTALITARISTNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.07.2014)
MEMORIALE PËR TË VRARËT E VITIT TRAGJIK 1914!Nga SHABAN MURATI (01.06.2014)
SHQIPTARËT E SELANIKUT NË SHEKUJT XVIII-XXEsé nga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA SHBA (01.05.2014)
NJË PERANDORI VDES NGADALËNga JOHN LLOYD, Reuters (01.04.2014)
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQENga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.02.2014)
GËZUAR VITI I RI 2014Nga FRANK SHKRELI (12.31.2013)
Urimet ma të mira për Vitin e Ri 2014!KLASA E RE E EMIGRACIONIT KA AFTËSINË, DËSHIRËN DHE GATISHMËNINË ME NDIHMUE ATDHEUNNga SAMI REPISHTI (12.30.2013)
SHQIPËRIA JASHTË EUROPËS, PËR LIRINË, LIGJIN DHE DEMOKRACINË E DEFORMUARNga ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore, Universiteti Europian i Tiranës (12.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]