VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GREQIA MERR PRESIDENCËN E RADHËS TË BASHKIMIT EUROPIANNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 07:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
GREQIA MERR PRESIDENCËN E RADHËS TË BASHKIMIT EUROPIAN
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 01.15.2014, 07:22am (GMT+1)


Me 1 Janar, Greqia mori presidencën e radhës të Bashkimit Europian (BE) dhe sot më 15 janar, Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras do t'i paraqesë sesionit plenar të BE-ës në Strasburg prioritetet e presidencës greke.  Sipas burimeve të cituara nga media, prioritetet e presidencës greke për BE-ën, gjatë gjashtë muajve të ardhëshëm, do të jenë rritja ekonomike dhe krijimi i punëve të reja, zbatimi i marrëveshjes historike bankare që Ã«shtë arritur fundin e vitit të kaluar nga ministrat e financave të vendeve europiane, si dhe politika e imigracionit dhe e çështjeve detare.

Disa analistë po e krahasojnë presidencën greke e radhës të BE-ës  si një tragji-komedi greke, duke marrë parasysh se gjatë tre viteve të kaluara ishte Bashkimi Europian ai që i dha Greqisë një hua prej  më shumë se 320-miliardë dollarësh në përpjekje për të shpëtuar ekonominë greke nga një falimentim i përgjithshëm.  Kjo, përball edhe një papunësie prej 30-për qind dhe të një papunësie prej 58 për qind  në radhët e rinisë në Greqi dhe përball zemërimeve dhe pakënaqësive në rritje që, sipas ekspertëve mund të çojnë në trazira anë e mbanë vendit. 

Por megjithë këto probleme, Kryeministri grek, Antonis Samaras duke u shprehur më optimist, ka thënë se masat shtërnguese që ka ndërmarrë vendi i tij, të imponuara  nga BE, kanë shënuar rezultate dhe se viti i ri do të sjellë, "mundësinë e këthimit të normalitetit".  

Edhe zyrtarët europianë, përfshirë edhe Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, duke pretenduar se Greqia është në rrugën e ringjalljes ekonomike, ka thënë se megjithë problemet  e mëdha që ekzitojnë gjithnjë, "Greqia e ka kaluar periudhën më të vështirë të krizës.....dhe se është shënuar një përparim i dukshëm." 

Por vërejtës të tjerë e shikojnë ndryshe krizën ekonomike dhe gjëndjen eksplosive shoqërore që ka pllakosur Greqinë me vite tani, dhe kanë mendime të kundërta  mbi  presidencën e radhës të Greqisë duke thënë se Athina do të përballet me sfida të mëdha gjatë gjashtë muajve të presidencës së radhës të Bashkimit Europian.  Ata thonë se masat shtërnguese ekonomike dhe financiare kanë detyruar pushimin nga puna të më shumë se çerekut të  forcës puntore, duke hedhur qindra mijëra familje nga niveli i jetesës së klasës së mesme në një nivel varfërie -- duke krijuar kështu, sipas tyre,  një gjëndje që nuk mund të tolerohet më. Ata theksojnë gjithashtu se nuk në radhët e qytetarëve grekë, ekziston besimi që udhëheqja e Greqisë Ã«shtë e aftë të heq vendin nga situata e rëndë në të cilën e ka zhytur veten, dhe aq më pak të jetë e aftë të kryesojë BE-ën.  

Aris Chatzistefanou, një gazetar grek i cili ka punuar për BBC-në britanike dhe për disa media greke tha në lidhje me aftësitë e vendit të tij për të udhëhequr BE-ën se, "të thuash se një shtet si Greqia mund të udhëheqë Bashkimin Europian, është njësoj si të thuash se një republikë bananesh në Amerikën Latine të viteve 1970,  mund të kishte ndryshuar politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara", dhe shtoi se "Greqia nuk mund të bëjë asgjë dhe se këta janë vetëm një cirk njerzish që pretendojnë të udhëheqin BE-në.   

Gazetari tjetër grek Mathaios Tsimitakis, në një koment i krahasoi problemet përball të cilave gjëndet vendi i tij, me një tragjedi të Greqisë së vjetër, plot e përplot tragjike, sipas tij, të "shkaktuar nga vendime të gabuara, nga dështimi i moralit dhe nga mungesa e karakterit", dhe shtoi se edhe  analiza që qeveria greke u ka bërë shkaqeve dhe e pasojave të krizës, Ã«shtë gjithashtu tragjike.  Përveç problemeve politike dhe ekonomike të mbrendshme, presidenca greke e radhës në krye të Bashkimit Europian, përballet edhe me faktorë të jashtëm, që do të pengojnë arritjen e ndonjë suksesi.  Janë zgjedhjet për parlamentin europian që do të mbahen  në Maj si dhe përçarjet serioze në radhët të BE-ës  në lidhje me përpjekjet tepër delikate për të krijuar një sistem të përbashkët bankar.  Në lidhje me këtë Zsolt Darvas, një ekonomist pranë Institutit Bruegle në Bruksel i tha agjencisë franceze të lajmeve se, ai "nuk pret që presidenca greke të jetë aq e suksesshme në krahasim me presidencat e mëparshme", dhe theksoi se, "do të jetë shumë e vështirë për Greqinë të realizojë agjendën e saj, kryesisht për arsye të problemeve të saja të mbrendshme,  por edhe për arsye të mos efikasitetit të administratës publike të Athinës, si edhe për shkak të presioneve të kohës që imponojnë zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian", që do mbahen në Maj. 

Megjithëse Athina zyrtare ka premtuar një presidencë "spartane" të radhës në BE, dhe ndërkohë që kryeministri grek Samaras e ka cilësuar presidencën gjashtmujore greke, si një "presidencë e shpresës për një Europë më të madhe dhe më të mirë", analistët janë të mendimit se kur të merren parasyshë problemet e mëdha politike, financiare dhe ekonomike të lartë përmendura, me të cilat përballet sot Greqia --mundësitë për realizimin e pritjeve dhe  të shpresave për një presidencë të suksesshme greke duken tepër të vogëla, për të mos thënë të paqëndrueshme.

Por për fatin e mirë, presidenca e radhës e BE-së është shumë më pak e rëndësishme se ç'ishte më përpara,  ç'prej zgjedhjes së një presidenti të Këshillit të Europës më 2009 në bazë të traktatit të Lisbonës post ky që sot mbahet nga belgu, Herman Van Rompuy.

                                                                                       

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR PRIZRENIN, RAMËN, THAÇIN, PAKICAT NË KOSOVË E SERBI DHE INTEGRIMET SHQIPTARE NË BE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.14.2014)
A ka PR KM Edi Rama1.KARTOLINA E OBAMËS ME TEKST TË CUNGUAR 2.EDI RAMA NUK MUND T’I BËJË REPLAY QEVERISJES BERISHANga ELIDA BUÇPAPAJ (01.13.2014)
BRUKSELI DHE FANTAZMAT E BANJA LUKËSNga SHABAN MURATI (01.13.2014)
RIBASHKIMI SHQIPTAR, PSENjë coptim me forcë lind një qëllim të përhershëmNga SAIMIR LOLJA (01.12.2014)
MESAZH PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE TË AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ (01.11.2014)
SHQIPTARËT JANË NJË NË TROJET E VETANga FRANK SHKRELI (01.09.2014)
ROLI I FESË NË POLITIKËNga FRANK SHKRELI (01.08.2014)
RD - NJË LOJË E PARDESYBARDHËVE DHE ISH MEGAFONËVE TË REGJIMIT TOTALITARISTNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.07.2014)
MEMORIALE PËR TË VRARËT E VITIT TRAGJIK 1914!Nga SHABAN MURATI (01.06.2014)
SHQIPTARËT E SELANIKUT NË SHEKUJT XVIII-XXEsé nga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA SHBA (01.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]