VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PSE SULMOHEN MAJAT E KOMBIT?Nga GANI MEHMETAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PSE SULMOHEN MAJAT E KOMBIT?
Nga GANI MEHMETAJ

E Hënë, 01.20.2014, 07:15pm (GMT+1)



Ka vjet që grupe mercenarësh shqipfolës bëjnë fushatë të egër e denigruese kundër personaliteteve më të mëdha shqiptare. E nisën "kozmopolitët evropianë" më Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, në përpjekjen për të zvogëluar madhështinë e tij, në emër të kinse luftimit të nacionalizimit shqiptar; e vazhduan përbaltjen e heroit tonë kombëtar islamikët antishqiptar me përrallat fetare shkombëtarizuese. Qëllimi i mercenarëve ishte i qartë: frika paranoike se duke e thirr në ndihmë Gjergj Kastriotin, simbolin e bashkimit kombëtar, shqiptarët do të kërkoni të drejtën historike dhe të drejtën etnike.

Nuk mbeten prapa fushatës denigruese, ose e tumiren edhe disa parti politike në Kosovë, sepse përpiqeshin që luftën e vitit 1999 ta kapitalizonin me heronjtë e shpifur e të flashkët, ndërsa druanin se personalitetet nga e kaluara do t'u bënin hije, duke ua zvjerdhur luftë partizanëve të rinj. Prandaj i toleronin apo e ndërsenin sulmin e tillë.    
 
Por pavarësisht që u derdhen shumë para, u shpenzua shumë energji renegatësh, Skënderbeu qëndroi i fortë përballë sulmeve të egra të mercenarëve antishqiptar. Në këtë përpjekje thirrën në ndihmë Lindjen e Perëndimin (ishte hera e parë që të dy palët merreshin vesh mirë në mes veti), shprushen e shtrembëruan fakte, duke u përpjekur të ilustronin tezat e tyre të mbrapshta, por ishin të pakët shqiptarët që i përfillen apo që u besuan.

Kujt i pengon Nëna Terezë e Ibrahim Rugova
 
Kur dështuan për faqe të zezë kundër Skënderbeut (megjithatë ata nuk pushojnë), vazhduan  me të njëjtën egërsi kundër Nënës Terezë, shqiptares më të famshme të shekullit XX dhe meljeniumit të tretë, simbolit të shpirtit të madh shqiptar.
Niveli i atyre që përjargeshin kundër Nënës Terezë ishte i mjerë: ca hoxhë sharlatanë e primitiv deri në skajshmëri, ndonjë gazetar-shkrimtar i dështuar që s'ia thoshte askund,  pos në intriga e prostituim profesioni, prandaj u ngjiteshin shoqatave islamike që t'u zhvatnin para. Por ishin edhe më të mjerë ata që i dëgjonin si kopeja, ndërsa nuk reagonin. Por ata po i ndërsejnë militantët talibanë të sillen si vandalistë.    

Pastaj iu kthyen sërish presidentit Rugova, duke hedhur baltë mbi te, sepse edhe nga varri u bënte hije mercenarëve e politikanëve të dështuar që ndërrojnë ngjyra e përcaktime politike sipas interesave materiale. Një dështak stalinist e sulmonte për mungesë guximi, kurse vet gjithë jetën ishte zvarritur nga nënshtrimi në nënshtrim, tjetri përpiqej ta zhvlerësonte në strategjinë politike, ndërsa shquhej për përçartje  e panagjerike për ideologjitë më antishqiptare (një herë ky kritik i Rugovës ishte titist e enverist i tërbuar, herën e dytë u bë islamik i çartur, një herë lavdëronte Jugosllavinë deri në trans, tash përgjërohet për Turqinë me të njëjtën eufori ). Të dy këta dështakë që aq shumë lakmuan postet, ishit të pazotët të arrinin majat e politikës, prandaj shkumëzojnë kundër personaliteteve. 
 
Është e habitshme se si gazetat e televizionet në Kosovë e në Shqipëri u jepnin hapësirë një grushti njerëzish të publikonin sharje e fyerje të këtilla. Renegatët mbase shpresonin se duke sulmuar njerëzit e madhej do të merrnin diçka nga madhështia e tyre, por e mashtronin veten, sepse mjerani nuk del nga balta as kur matet me hijen e kolosëve.  

Kur dështakëve u bëjnë hije personalitetet

Meqë nuk u mjaftuan më të vdekurit, iu kthyen kolosëve të gjallë, të vetëdijshëm se ata ua kujtojnë vogëlsinë e qyqarin e tyre çdo ditë: në mëngjes e në mbrëmje. Kështu, vazhdimisht e kanë ngacmuar, apo janë përpjekur t'ia zbehin famën shkrimtarit më të madh shqiptar të te gjitha kohërave, emblemën kombëtare, Ismail Kadaresë. Arsyet e sulmit janë nga më të ndryshmet, shpesh herë nga më të pabesueshmet. E para, sepse Kadare në situatat më të vështira doli në mbrojtje të kombit, në mbrojtje të së vërtetës, si asnjë shkrimtar apo intelektual shqiptar, duke demaskuar shkrimet antishqiptare. E dyta, sepse fjala e tij publike kishte peshë të madhe kombëtare e planetare, kështu që i zhvlerësonte qindra shkrime denigruese të huaja e "˜vendase". E treta, sepse qëndronte në piedestalin më të lartë të Olimpit, prandaj ashtu sikurse rrufeja godet lisin më të lartë, ndërsa të vdekshmit shohin me zili majën e Olimpit, ashtu "mendimtarët" e kombit dhe dështaket e pendës e shihnin me zili shkrimtarin që qëndronte me dinjitet mbi ta.

Më kot përpiqen t'ia zbehin shkëlqimin këtij gjeniu të letrave, më kot hedhin baltë e pluhur mbi te, ai i sfidon me gjenialitetin e vet.

Ismail Kadare printe dhe prin edhe më tutje në shumë segmente: Qytetari Ismail Kadare është shqiptari më i madh i gjallë në rruzullin tokësor. Ismail Kadare është shkrimtari më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Krijuesi Ismail Kadare është njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë në planet.  Intelektuali Kadare është shqytari më i guximshëm i çështjes kombëtare. Asnjë shkrimtar, në asnjë kohë, nuk e ka mbrojtur çështjen kombëtare me aq sukses e këmbëngulje se sa që e ka bërë ky kolos në qarqet ndërkombëtare dhe nëpër televizione e gazeta prestigjioze evropiane. Asnjë shkrimtar shqiptar nuk i ka dal zot Kosovës në periudhat më të vështira se sa që e ka bërë këtë gjë Ismail Kadare me intervista, shkrime autoriale apo deklarata të ndryshme, madje edhe me libra.

Edhe shkrimtarë të tjerë shqiptar kishin mundësi, mbase edhe kapacitet intelektualë të shkruanin në gazeta të ndryshme evropiane, edhe sot nuk i pengon askush të bëhen më të guximshëm dhe më energjik për t'i dal në mbrojtje çështjes shqiptare, apo për t'iu kundërvënë dukurive të shëmtuara që e rrezikojnë qenien kombëtare, mirëpo me ndonjë përjashtim (kryesisht u mjaftuan të debatojnë brenda provincave të tyre politike e kulturore, shpesh duke shpenzuar energji për të sharë njëri-tjetrin apo për të denigruar kundërshtarët politik e rivalët e pendës). Madje kur një lukuni islamikësh mesjetarë dalin me tezat nga më të çoroditura në opinion, shkrimtarët tonë heshtin, ose ua tumirin apo i takojnë hoxhallarët e tillë antishqiptarë për t'ua puthur dorën. 

Ismail Kadare është ai i cili çdo deklaratë antishqiptare nga kuzhina politike serbe, a nga kuzhina antishqiptare turke i ka ndenjur për kundruall duke iu përgjigjur flakë për flakë, pa asnjë ngurrim. Në kohën kur propaganda serbe e bënte tymnajë shtypin perëndimor me gënjeshtra e shpifje, ishte Ismail Kadare ai i cili i përgjigjej me sukses. Të  shumtën e herëve ishte i vetëm, ndërsa një pjesë e tyre e goditen keqas sikur donin ta ndihmonin propagandën serbe.

Edhe sot është Ismail Kadare ai i cili po i përgjigjet flakë për flakë servilizmit të skajshëm të disa intelektualëve haxhiqamilistë, të cilët po e mbrojnë okupimin pesëshekullor turk (të thuash se Turqia e shpëtoi Shqipërinë nga shkombëtarizimi është sikur të thuash se Serbia e shpëtoi Shqipërinë nga turqizmi).

Është Ismail Kadare ai i cili e ngriti në kulm qenien kombëtare, duke i nxjerr në pah vlerat  kombëtare me tërë madhështinë e vet, ndërsa disa nga mercenarët apo renegatët shqipfolës përpiqeshin që këto vlera t'i "ç'mitizonin", që nënkuptonte t'i bënin hi e pluhur.

Natyrisht Ismail Kadare në qasjet ndaj ndonjë problemi apo çështje në periudha të caktuara pati gabime, apo keqinformime, duke i vlerësuar në mënyrë të pa drejtë. Mirëpo, është ndër të paktit që e pranoi qasjen e gabuar, duke i kërkuar falje opinionit. Kadare e vlerësoi gabim Ibrahim Rugovën dhe veprimet e tija strategjike në një fazë të përpjekjeve për pavarësi. Kur e analizoi më gjakftohtësi nxitimin e vet, bëri burrni, erdhi në Prishtinë, i kërkoi falje Rugovës dhe e tha publikisht se ishte i informuar gabimisht. 

Autori i këtij shkrimi në kohën kur Kadare vlerësonte me nxitim situatën në Kosovë, shkroi disa shkrime kritike ndaj shkrimtarit në gazetën Rilindja.    

Ismail Kadare është shkrimtari më kombëtar në letrat shqipe. Asnjë shkrimtar tjetër shqiptar nuk është marr me tema kombëtare më shumë se sa Kadare, asnjë shkrimtar tjetër shqiptar nuk e ka bërë lexuesin e tij ta ndjejë veten mirë, sepse e ka bashkëkombës  shkrimtarin. Të gjithë neve që na ka rastisur të dalim jashtë vendit, me t'u prezantuar para të huajve, emrin e parë që na e kanë përmendur me respekt ishte shkrimtari ynë-Kadare.
   

Boks:
Ku është shteti kur rrëzohet shtatorja e Nënës Terezë?

Rrëzimi i shtatores së Nënës Terezë në Mitrovicë është akti më i turpshëm që mund ta bëjnë joshqiptarët në qytetin e shqiptarëve. Është një veprim që të rrëqeth. 

Shfeqetkrasniqet dhe krasniqët e tjerë po i nxisin vandalizmat e këtilla. Mjerë shteti që i lejon dhe populli që i duron. Aziatikët e ardhur terrorizojnë popullatën shqiptare, vetëm na e durojmë. Joshqiptarët e fyen rëndë kombin tonë, ndërsa ne bëjmë sehir. Turpërohem para këtij akti dhe para indiferencës sonë. Po te ishte ndonjë përmendore serbe, kurrë s'do të guxonin ta rrëzonin, po të ishte serb qeveritarët  tanë tashmë do të shkumëzonin duke e gjykuar e dënuar. Madje, policia do ta vinte në pranga. Por është shqiptare dhe kujt s'i bëhet vonë. Ku është Presidentja, kryeministri dhe ministri i brendshëm? Po policia?

Shteti i kujt është ky? Pse nuk arrestohet ai që frymëzoi rrëzimin e bustit?

Kreu i shtetit duhej të ishin në vendin e ngjarjes dhe të tregonin se i kapen keqbërësit.
 
GANI MEHMETAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'MASAKËR DHE KRIM KUNDËR NJERËZIMIT'Nga FRANK SHKRELI (01.16.2014)
VIZITA EDI RAMËS NË BEOGRAD PRODUKT BALLKANIK JO EUROPIANNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.16.2014)
ÇKA ISHTE TAKIMI I 11 JANARIT NË PRIZREN?!Nga RAMIZ LUSHAJ (01.15.2014)
GREQIA MERR PRESIDENCËN E RADHËS TË BASHKIMIT EUROPIANNga FRANK SHKRELI (01.15.2014)
PËR PRIZRENIN, RAMËN, THAÇIN, PAKICAT NË KOSOVË E SERBI DHE INTEGRIMET SHQIPTARE NË BE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.14.2014)
A ka PR KM Edi Rama1.KARTOLINA E OBAMËS ME TEKST TË CUNGUAR 2.EDI RAMA NUK MUND T’I BËJË REPLAY QEVERISJES BERISHANga ELIDA BUÇPAPAJ (01.13.2014)
BRUKSELI DHE FANTAZMAT E BANJA LUKËSNga SHABAN MURATI (01.13.2014)
RIBASHKIMI SHQIPTAR, PSENjë coptim me forcë lind një qëllim të përhershëmNga SAIMIR LOLJA (01.12.2014)
MESAZH PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE TË AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ (01.11.2014)
SHQIPTARËT JANË NJË NË TROJET E VETANga FRANK SHKRELI (01.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]