VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

21 JANARI TRE VJET MË VONË
Nga ILIR SECI

E Martë, 01.21.2014, 07:43pm (GMT1)


 

Socialistet sot kane perkujtuar 21 Janarin... diten kur 4 perkrahes te PS u vrane para godines se Kryeministrise. Kurdo qe te shkruhet historia ka per t'u thene qe "Me 21 Janar 2011 u vrane 4 perkrahes te PS ne nje proteste te organizuar kunder korrupsionit te qeverise se asaj kohe.Shtyse per protesten e asaj date sherbeu transmetimi ne "Top Channel" i nje filmimi me kamera te fshehte te Zv/kryeministrit te asaj kohe Ilir Meta teksa po përlante 700 mije euro. Militantet u ngriten ate dite te revoltuar, 4 veta u vrane dhe ajo proteste ndikoi shume ne humbjen e qeverise Berisha ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013,zgjedhje ne te cilat shkaktari i protestes se 21 Janarit Ilir Meta fitoi katerfishin e votave!?"

...Ketu te kjo pjese e tekstit historik nxenesit e shkollave do i thone mesueses se kjo fraza e fundit duhet te jete ndonje gabim shtypi se s'ka logjike ne tekst.Uroj me gjithe shpirt qe nxenesit shqiptare te se ardhmes vertete te gjykojne ashtu!Ta shohin me habi ate kohe kur mungesa e logjikes dhe iracionaliteti ishin tipare dominuese te nje shoqerie ne tranzicion.Tipare te zhvillimeve te ashtequajtura demokraci te atij çerek shekulli mbas renies se diktatures enveriste ne vitin 1991.Tipare te kohes kur koalicionet politike beheshin pa asnje baze morale duke krijuar preçedente politike te papare!

Kur u transmetua ne "Top Channel" filmimi qe tregonte makuterine e Ilir Metes,Sali Berisha pati shansin e fundit politik ne karrieren e vet qe te ndahej nga e keqja dhe nuk e beri?! Jo vetem nuk e beri por edhe e mori ne mbrojtje Ilir Meten ate Ilir Mete qe vete Berisha e kishte akuzuar sa e sa here per "vjedhes te thesarit te shtetit"?!

Asokohe Edi Rama si kreu i opozites nuk pushonte asnje edhe nje minute se sulmuari "Hajdutin Meta"...

Ilir Meta nga ana e vet doli ne media ate kohe dhe nuk la akuze pa bêre ndaj Edvin Rames me nje fjalor qe as mund te citohet!Te gjithe keto sulme te ndersjellta ende gelojne neper YouTube!

E gjithe ajo maskarade vazhdoi deri me 1 Prill 2013 kur "armiqte e betuar" u hodhen ne krahet e njeri-tjetrit...Jo rastesisht per date te pajtimit historik zgjodhen pikerisht Festen e politikaneve shqiptare 1 Prillin!...

Sot me 21 Janar 2014 televizioni zedhenes i Partise Socialiste "Top Channel" nuk tregonte nese ne ceremonine per 4 te renet kishte nderuar me pranine e tij edhe Kryeparlamentari Ilir Meta?!...Ilir Meta qe ne fakt duhet te jete i ftuar i nderi per rolin e rendesishem qe pati per ate proteste! Po ai Ilir Meta qe mbas 21 Janarit pati ironizuar higjenen e te reneve te asaj dite duke i quajtur "kokepalare"!?... Nderkohe kryeministri Edi Rama sot mesohet te kete thene:"Nuk u votuam për të zëvendësuar një Qeveri me nje tjeter, por për të ndryshuar rrënjësisht dhe mënyrën e sjelljes së qeverisë me qytetarët, për t'i dhënë kuptimin e duhur fjalës drejtësi, dhe për të luftuar që drejtësi të bëjë drejtësi, të mos blihet dhe shitet në dyert e gjykatave. "...

Shume bukur shoku Edi ja ku e keni shansin historik "per t'i dhene kuptimin e duhur fjales drejtesi",filloni me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta...


 

ILIR SECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.