E Djelë, 12.08.2019, 10:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
HUMBIN SHQIPTARËT NË ULQIN
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 01.28.2014, 10:01pm (GMT+1)

    
Thonë se bashkimi bën fuqinë, ndërsa përçarjet gjithmonë përfundojnë në disfatë.  Kjo fjalë e urtë merr një domethënie të veçantë kur flitet për mungesën e bashkëpunimit midis faktorëve politikë anë e mbanë trojeve shqiptare, por sidomos i përshtatet faktorëve politikë të shqiptarëve nën Ma të Zi, ku një grusht shqiptarësh janë të ndarë në një dyzinë partishë dhe faktorësh të tjerë politikë.   Të djelën që kaloi, në Komunën e Ulqinit u mbajtën zgjedhjet për qeverinë e ardhëshme komunale.  Sipas informacioneve nga media e Ulqinit, shumicën e vendeve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit i fitoi, për herë të parë, në këto 20-e sa vitet e demokracisë faktori politik malazez, Partia Demokratike e Socialistëve, PDS. 

Shumë nga problemet e sotëme të shqiptarëve në Mal të Zi mund t'i atribohen politikave të hershme dhe aktuale të Cetinës ose Podgoricës kundër interesave të shqiptarëve në trojet e veta, por humbja e faktorit shqiptar në zgjedhjet e fundit në komunën e Ulqinit duhet të vendoset aty ku e ka vendin -- para dyerve të partive dhe faktorëve të tjerë politikë dhe udhëheqsve të tyre, në rrethin e Ulqinit. Gjatë dy dekadave të fundit, anë e mbanë trojeve shqiptare, krijimi i partive dhe faktorëve politikë është këthyer në një industri të vërtetë, por është një industri e cila nuk krijon punë për askënd, përveçse garanton vetëm punësimin e  kryetarit të partisë,gjithmonë në kurriz dhe pa marrë shumë parasyshë interesin e përbashkët.  Kjo ka  ndodhur edhe në radhët e shqiptarëve nën Mal të Zi, por u vu në dukje haptas të djelën që kaloi, ku sipas dhënave mund të ketë pothuaj një dyzinë partishë dhe faktorësh të tjerë politikë, iniciativash qytetare e tjera, për një popullsi shqiptare që nuk i kalon 50 mijë banorë.   Ndoshta një gjë e tillë nuk do të ishte aq katastrofale, nëqoftse atyre nuk do tu mungonte bashkrendimi i mirëfilltë i politikave dhe strategjive bashkrenduese, në interesin e përbashkët të popullësisë shqiptare të atyre anëve. Është e qartë se për derisa të vazhdojnë këto përçarje në radhët e faktorëve politikë të shqiptarëve në Mal të Zi, ata vet si udhëheqës dhe as problemet me të cilat përballen shqiptarët nën Mal të Zi, nuk do të merren seriozisht as nga Tirana as nga Prishtina, madje as nga ndërkombëtarët -- por mbi të gjitha, as nga  qeveria në Podgoricë, e cila do të vazhdojë të luaj me fatin e tyre politik dhe ekonomik, për derisa shqiptarët të mos kenë një strategji veprimi të përbashkët politike. Numëri i madh i këtyre partive nuk është asgjë tjetër veçse një fushë e përshtatshme për tu shfrytëzuar në bazë të thënjes së vjetër romake, “Divide et Impera”, përçajë e sundo.

Shpresoj që zgjedhjet e të djelës që kaloi në komunën e Ulqinit të jenë një zgjim nga gjumi, nga një ëndërr e keqe, dhe që të ketë tronditur politikanët shqiptarët të këtyre trevave.  Si rrjedhim, ende ka mundësi për shpresë se ata do të shikojnë përtej interesave të ngushta të karrigave të tyre partiake dhe të bashkohen për interesin e përbashkët të shumicës së banorëve të Komunës së Ulqinit.  Ende ka mundësi për ndreqjen e gabimeve para zgjedhore.  Ka ende mundësi për shpëtim, ka ende mundësi që politikanët shqiptarë të riabilitohen, jo vetëm në sytë e banorëve të kësaj treve, por  edhe në sytë e të tjerëve jashtë kësaj komune, qoftë mbrenda Malit të Zi, qoftë jashtë tij.  Pasi nevojiten 17 vende për të qeverisur Komunën e Ulqinit, lind pyetja nëse a do të bashkohen tani në koalicion, të pakën tri partitë kryesore të shqiptarëve të cilat duke bashkuar forcat, do të përbënin shumicën dhe si të tillë do të mund të qeverisin përsëri Ulqinin?

Kjo besoj është dëshira e të gjithë shqiptarëve kudo, por sidomos e banorëve të Ulqinit të cilët duan një qeverisje që do të mbronte dhe do të mështeste interesat e tyre politike, ekonomike dhe kombëtare.  Duke iu referuar udhëheqësve të tri partive kryesore të shqiptarëve, redaksia e faqes elektronike, Lajme Nga Ulqini, në një artikull me titull: "A do të bashkohen këta tre burra që të shpëtojnë fëtyrën e ulqinakëve", pyetje me vend dhe me seriozitetin më të madh, drejtuar klasës politike të Ulqinit, duke nënvijuar siç duket shqetësimet e mëdha në radhët e banorëve të asaj komune. Duke shprehur shqetsimet e saja mbi të ardhmen e komunës, redaksia bën këto pyetje:   "A do të bashkohen këta tre burra për të shpëtuar fytyrën e Ulqinakëve? Apo ndoshta këta tre burra nuk do të mund të merren vesh se kujt t’i takojë ulësja e kryetarit të qytetit, e kujt ajo e kryetarit të Kuvendit? A do mund të merren vesh këta burra se kush do udhëheqë me departamente të ndryshme të komunës?  Apo ndoshta këta tre burra as që e kanë ndërmend të bisedojnë për një gjë të tillë?  Ndoshta për ta ky opsion nuk do të shqyrtohet fare, ose do të shqyrtohet sa për sy e faqe, ashtu siç u shqyrtua opsioni i bashkimit për zgjedhjet parlamentare, e i cili dështoi ende pa nisur mirë.  E kjo “tentativë” do ju shërbejë, si edhe më heret, për të fajësuar njëri tjetrin për dështimin e iniciativës.   A do të mendojnë një herë të vetme këta tre burra për të mirën e qytetarit, për të mirën e shqiptarëve në Ulqin?   Ne qytetarët gabuam, kush me dëshirë, kush nga mosdija, e kush nga kushtet e vështira me të cilat po manipulon shtresa politike.   Por a do gabojnë edhe këta tre burra, e do lejojnë këtë njollë në historinë e Ulqinit të shqipeve?   Nazif, Fatmir e Mehmet, mendojini mirë veprimet tuaja sepse ju do shkruani historinë tonë, ju do vizatoni të ardhmen tonë. Mos shkatërroni atë për çka të parët tuaj e tonët kanë dhënë edhe jetën. Mendoni mirë …", shkruhet në faqen elektronike Lajmet nga Ulqini.

Përfundimi i zgjedhjeve  të së djelës në Ulqin dhe gjëndja politike dhe ekonomike e shqiptarëve në Mal të Zi në përgjithësi, ndiqen me interesim të madh edhe nga diaspora e madhe në numër nga ato troje shqiptare, sidomos nga diaspora që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Ameikës.   Njëra prej organizatave që  vepron në Nju Jork, Shoqata Shqiptaro-Amerikane, “Ana e Malit” e cila grumbullon rreth vetes shqiptarët e emigruar në Amerikë nga ato troje, i dërgoi një letër të hapur  udhëheqësve të subjekteve politike të komunës së Ulqinit duke u bërë thirrje që tri partive kryesore të shqiptarëve dhe udhëheqsve të tyre, (Forcës së re Demokratike, Koalicionit “Për të Ardhmen e Ulqinit” dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve) që  të bashkojnë fuqitë duke krijuar kështu një shumicë në kuvendin e komunës, ndonëse shumica dërmuese e kësaj komune janë shqiptarë.  Letra e hapur e shoqatës “Ana e Malit”, shprehë ndjenjat e shumë shqiptarëve jo vetëm në diasporë, kurë shprehet se, "Apeli i ynë buron thjeshtë nga ndjenja e dashurisë sonë për vendlindjen dhe të ardhmen e saj. Tani është momenti që Ju të lëni në një anë interesat partiake, dhe vendimin Tuaj t’a bazoni në interesat e përgjithshme kombëtare apo në interesat e shumicës shqiptare të Komunës së Ulqinit.  U  jemi drejtuar me këtë rast pasi që juve u është dhënë edhe një mundësi e fundit që gjendjen ta ktheni në tabanin kombëtar dhe që asnjë subjekt politik shqiptar, të mos bëhet derë e hapur për dorëzimin e Komunës.  Ju bëjmë thirrje që të shfrytëzoni këtë mundësi në favorin tuaj duke marrë parasyshë se çdo opcion tjetër shkon kundra interesit të pergjithshëm dhe do të mbani përgjegjësi dhe do të merrni gjykimin e përshtatshëm në faqet e historisë. Gjeneratat e ardhshme nuk do t’ju gjykojnë në bazë të asaj se çka është folur, por në bazë të asaj se si keni vepruar dhe koha është tani për të vepruar", përfundon letra e kryesisë së Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” në New York, drejtuar klasës politike të shqtarëve nën Mal të Zi.

Edhe po të doja, unë nuk mund të shprehesha ndryshe dhe as më mirë se nga thirrjet e mësipërme drejtuar ndërgjegjes së faktorëve politikë të shqiptarëve në rrethin e Ulqinit.  Shpresoj që këto thirrje të mos jenë thirrje në shkretëtirë, por të plotësohet dëshira e popullit për unitet dhe strategji të përbashkët programesh për përmirësimin e jetës të të gjithë banorëve të asaj komune. Thirrjet e banorëve të komunës Ulqinit, të pasqyruara në shkrimin e agjencisë, “Lajme nga Ulqini” dhe letra e hapur e të mërguarve shqiptarë në Amerikë nga Ulqini me rrethe, për nga forca e tonit të ashpër,  janë tepër dëshpëruese nga një anë, por edhe shpresëdhënse nga ana tjetër se udhëheqsit politikë të partive shqiptare nën Mal të Zi, më në fund do të tregojnë ndërgjegje dhe përgjegjësi të lartë morale dhe politike duke dëgjuar zërin dëshpërues por shpresëdhënës të shqiptarëve kudo, i cili thërret për bashkim të forcave politike shqiptare në Mal të Zi.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KËRKIM TË MODELEVE PËR NJË SHOQËRI NË KRIZËNga MENTOR KIKIA (01.28.2014)
KRAJLI I RI, KRYEMINISTRI GJUKANOVIÇ, NGJALL NË KËTË JANAR, NË ULQININ SHQIPTAR, KRAJL NIKOLLËN E VJETËRNga RAMIZ LUSHAJ (01.25.2014)
NJË FILM PËR NËNË TEREZENNga FRANK SHKRELI (01.24.2014)
LIRIA NËN PRESION ANEMBANË BOTËSNga FRANK SHKRELI (01.24.2014)
IBRAHIM RUGOVA ËSHTË LIDERI HISTORIK – BERAT BUZHALA ËSHTË NJË GRAFOMAN KOMIKNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2014)
DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PARË I SHQIPTARËVE (Me rastin e 460-vjetorit të Mesharit)Nga FRANK SHKRELI (01.22.2014)
21 JANARI TRE VJET MË VONË Nga ILIR SECI (01.21.2014)
ZËRAT E KORBAVE TË ZINJNga RESHAT KRIPA (01.21.2014)
PSE SULMOHEN MAJAT E KOMBIT?Nga GANI MEHMETAJ (01.20.2014)
'MASAKËR DHE KRIM KUNDËR NJERËZIMIT'Nga FRANK SHKRELI (01.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]