E Martë, 10.15.2019, 11:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË OMBUDSMAN PËR SHKENCËN
Nga AFRIM KRASNIQI

E Mërkurë, 01.29.2014, 08:49am (GMT+1)


Kur në vitin 1999 universitetet gjermane krijuan institucionin e Avokatit për Shkencën (Ombudsman für die Wissenschaft) synimi ishte i thjeshtë: verifikimi i të gjitha publikimeve shkencore dhe ruajtja e shkencës nga rreziku i vjedhjes, imitimit apo deformimit të saj. Atë kohë pritshmëritë publike ishin minimale, por sot, 15 vjet më pas, OW ka provuar të paktën 400 raste të abuzimit me studimet shkencore dhe për pasojë, anulimin e gradave, çmimeve apo vlerësimeve të tjera shkencore dhe akademike që janë siguruar përmes këtyre abuzimeve. Në Gjermani janë më se 24 politikanë të lartë, përfshirë katër ministra në kabinetet e fundit (madje vetë Ministrja e Arsimit A.Schavan). Kjo e fundit e kishte mbrojtur tezën e saj rreth 40 vjet më parë, më 1980, gjithësesi distanca në kohë nuk ishte justifikim për të mbajtur edhe më tej titullin akademik dhe për të qenë ministre në qeveri. Viktima më e njohur e plagjiaturës në rang evropian mbetet Presidenti i Hungarisë, P.Schmitt, i cili më 2012 dha dorëheqje për shkak të plagjiaturës në doktoraturën e tij 20 vjet më parë, më 1992. Të tjerë ministra, deputetë, shefa partish, kryetarë bashkie, profesorë apo drejtues institucionesh listohen në secilin vend tjetër të pjesës perëndimore të Evropës. Rregulli mbetet i thjeshtë: kush ka kopjuar, humbet titullin akademik dhe postin politik.
Shqipëria e vitit 2014 bëri lajm javën e kaluar me shifrën e mbi 1.4 mijë doktoraturave brenda një viti, ndërkohë që në Kosovë, Universiteti shtetëror vendosi verifikimin e të gjithë titujve akademikë të fituar në Tiranë, sidomos në një universitet privat. Vetë Kosova vijon të jetë nën akuzë për tituj fiktivë dhe krijim të një sistemi vlerësimi jashtë çdo kriteri shkencor, diçka që në Tiranë flitet, shkruhet dhe akuzohet prej vitesh, madje duke sjellë edhe raste konkrete. Libri më i njohur i një studiuesi që më pas u bë ministër e ndihmoi atë për karrierë, por më pas një zyrë avokatie e një vendi perëndimor e hodhi në gjyq për vjedhje në gradën 90%. Gjyqi e humbi, por postin dhe gradat i fitoi, këto të fundit i mban ende. Një politikane e lartë që vijon të jetë në parlament është provuar se ka mbrojtur titull me një temë të pashkruar prej saj, një kryetar bashkie u provua se ka mbrojtur titull akademik me një punim të vjedhur identik në Itali, disa dhjetëra drejtues të universiteteve tregohen me gisht nga studentët dhe media për botime të kopjuara, madje edhe të përkthyera keq nga autorë të huaj, ndërkohë që pjesa më e madhe e titujve që vijojnë nga periudha e mëparshme politike, dominohen nga terma, analiza, citate e trajtesa ideologjike, pa asnjë vlerë në demokraci dhe jashtë çdo lidhjeje me kriteret shkencore të vlerësimit akademik evropian.

Për pasojë, Shqipëria ndeshet me një sistem vlerash fiktive, të deformuara dhe të pafuqishme të bëjnë transparencën publike të tyre. Politika, për nevoja të ditës me akte zyrtare i dha miratimin emërimit akademik të mijëra zyrtarëve politikë, ideologjikë e burokratikë, dhe më pas, ligjërimit të tyre si pikë reference dhe vlerësimi për brezat më të rinj. Ndaj nuk është rastësi se sot, në auditorët më të rëndësishme akademike publike, aty ku duhet të jetë mendimi më i lartë shkencor, vijojnë të drejtojnë, të imponojnë kritere e rregulla, të mbajnë një këmbë një sistem antivlerë dhe anti-meritë, pa asnjë efekt pozitiv për shkencën e shoqërinë, shumë prej tyre që erdhën aty falë diplomave ideologjike, pa asnjë vlerë shkencore. Nuk është e rastit që në akademi, institute, universitet, dekanate e katedra shkencore ka më shumë mësues të marksizëm leninizmit, fiskulturës, ushtrues të mundjes klasike, llogaritarë në ndërmarrje të mesme e kooperativa, sociologë e juristë me kurse vetëm disa mujore, sesa fjala vjen, ekspertë të ekonomisë së tregut, sociologë me formim bazë, akademikë sipas kritereve shkencore akademike, kërkues shkencorë të spikatur apo jurist me formim bazë juridikun, jo shkencat politiko-filozofike!
Le të shohim CV e atyre që marrin vendime për shkencën, - deputetë e ministra në dy qeveritë/legjislacionet e fundit, dhe më shumë rezultojnë të jenë produkte “shkencore” të një universiteti – kioskë diku në autostradën drejt Rinasit apo student “të vonuar”, sesa produkte të një sistemi profesional shkencor të rangut mesatar evropian. Disa prej tyre aktiv edhe sot vijojnë të kenë në CV tituj akademikë të marrë përpara se universitetet/programet e studimit të akreditoheshin, pra jashtë kritereve ligjore. Le të heqim dorë nga gjykimi i titujve dhe tu kërkojmë të gjithëve të publikojnë një nga disa dhjetëra punimet shkencore të detyrueshme për të marrë titullin shkencor që ata mbajnë, - dhe me siguri, 99% e tyre nuk kanë përgjigje, nuk citohen dhe as gjenden në asnjë motor kërkimi në internet, më shumë emrat e tyre gjenden në skedarët e policisë sesa në qindra mijëra fashikujt e arkivave të shtetit apo bibliotekës kombëtare. Detaje të tilla janë dëshmi e një situate të paprecedentë, skandaloze, të papranueshme dhe abuzive, - peng i së cilës ka mbetur prej vitesh shkenca, legjislacioni, vendimmarrja politike dhe reformat e këshilluara nga partnerët ndërkombëtarë.

Sot flitet për reformën në arsim. E vonuar, e nevojshme, jetike, prioritare. Por ende flitet për akte formale apo procedurale, jo për përmbajtjen. Mund të mbyllet ndonjë universitet, mund të mbyllet ndonjë program, mund të duket se procesi i ri do sjellë më shumë rregull në arsim, por asnjë nuk ndryshon në atë që mbetet sëmundja më e madhe e shkencës shqiptare: fiktiviteti. Reforma e re nuk merret fare me këtë aspekt, nuk e përfshin dhe vendimmarrësit nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa konkretë në këtë drejtim. Ky është problemi, këtu ndodhet çelësi real për suksesin e një sistemi arsimor, universitar dhe shkencor në një shoqëri e shtet. Si mund të bëhet? Mjafton një ligj me fuqi dhe hapësirë rivlerësimi pa limite kohore, për të krijuar një Ombudsman për Shkencën dhe për ti dhënë mundësinë atij të dëshmojë çfarë ishte, çfarë është dhe çfarë mbetet shkencë në Shqipëri. Mjafton një akt i tillë, shoqëruar me profesionalizëm dhe transparencë publike, për të shkaktuar termet në sistemin tonë antivlerë, dhe për të rikthyer shpresën se një ditë, edhe në Shqipëri, do kemi apo do të mund të kemi studime shkencore, origjinale, profesionale, funksionale.

www.afrim-krasniqi.info

AFRIM KRASNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE NË POLITIKAT ZYRTARE TË MALIT TË ZI SHQIPTARËT E PARTITË POLITIKE SHQIPTARE JANË TË “DORËS SË TRETË”?!Nga RAMIZ LUSHAJ (01.29.2014)
HUMBIN SHQIPTARËT NË ULQINNga FRANK SHKRELI (01.28.2014)
NË KËRKIM TË MODELEVE PËR NJË SHOQËRI NË KRIZËNga MENTOR KIKIA (01.28.2014)
KRAJLI I RI, KRYEMINISTRI GJUKANOVIÇ, NGJALL NË KËTË JANAR, NË ULQININ SHQIPTAR, KRAJL NIKOLLËN E VJETËRNga RAMIZ LUSHAJ (01.25.2014)
NJË FILM PËR NËNË TEREZENNga FRANK SHKRELI (01.24.2014)
LIRIA NËN PRESION ANEMBANË BOTËSNga FRANK SHKRELI (01.24.2014)
IBRAHIM RUGOVA ËSHTË LIDERI HISTORIK – BERAT BUZHALA ËSHTË NJË GRAFOMAN KOMIKNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2014)
DOM GJON BUZUKU DHE LIBRI I PARË I SHQIPTARËVE (Me rastin e 460-vjetorit të Mesharit)Nga FRANK SHKRELI (01.22.2014)
21 JANARI TRE VJET MË VONË Nga ILIR SECI (01.21.2014)
ZËRAT E KORBAVE TË ZINJNga RESHAT KRIPA (01.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]